ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Pritje spektakolare për Kryeministrin Albin Kurti në Vatër

Shkrime relevante

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Florim Zeqa Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na...

Çka mund të mësojmë nga studentët e Beogradit?!

 Ali Sh. Mehmeti  A është rritur një gjeneratë e ra në Serbi,...

Ferhat Draga, personalitet i përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare, përkujtim me rastin e 80-vjetorit të vdekjës (1944-2024)

Ferhat Draga(1873-1944) Nail  Draga, Ulqin Sipas të dhënave të dëshmuara familja Draga...

Lidhja Shqiptare për rikthim në katolicizëm, me seli në Bruksel, një fener i dritës dhe dinjitetit kombëtar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  Bruksel, selia e shpresës së re shqiptare —...

Ti ishe fati ynë!

Emrin Tënd e kam skalitur në mendje, zemër e âsht. Atë do...

Shpërndaj

Shkruan: Sokol Paja, New York

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i rezervoi një pritje spektakolare Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti. Përfaqësuesit më në zë e dinjitozë të komunitetit shqiptar në New York e shtetet përreth, vatranë, veprimtarë, media e të ftuar zhvilluan një takim mbresëlënës me Kryeministër Kurtin i cili u shpreh i mahnitur nga pritja madhështore në Vatër. Nën prezantimin e Dr. Pashko Camaj, kryetari i Vatrës Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes theksoi dhe shpalosi rolin e Vatrës në histori dhe proceset ku Vatra ka pasur një ndihmesë përcaktuese në formimin, ruajtjen dhe forcimin e themeleve të shtetit shqiptar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shoqërohej në Vatër nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, Ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli, Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Luan Dalipi, Konsulli i Kosovës në New York Lulzim Krasniqi dhe ekipi i diplomatëve e stafit mbështetës. Në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Vatër, Kryeministri Albin Kurti ndër të tjera tha: ” Këtu është shtëpia ku u vu harta e rrugës që hapi rilindasi i madh, më i riu prej tyre Noli bashkë me Faik Konicën i ndihmuar nga patriot bashkë me të gjitha organizatat e shqiptarëve që veprojnë këtu. Tani e 110 vjet, Vatra juaj, Vatra jonë, e paraprirë nga Dielli e Kombi i dhanë shqiptarëve këtu e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi. E njëjta, si rrallë ndonjë organizim tjetër, jehon ende nga arritjet madhështore që janë mbrritur nga ky organizim. Këtë e kemi edhe 113 vjetorin e Diellit, gazetës tonë më të parë, si në ditar e kemi të shkruar të gjithë historinë politike të para pavarësisë së 12_tës, organizimin deri tek arka e shtetit të ri. Veçanërisht në 10 deri 15 vitet e para të krijimit të shtetit shqiptarë, Vatra e shpëtoi, e ndërtoi dhe anëtarësoi shtetin e ri të kërcënuar ngado, mes kombeve si të barabarta, dhe ja siguroi mbështetjen më të lartë ndonjëherë deri në atë kohë, për të drejtën për vetëvendosje të kombit shqiptar. Vatra është në themel të deklarates monumentale të presidentit amerikan Woodrow Wilson, e miqësoi përjetësisht Shqiptarinë e Amerikën dhe e vendosi në nivelin më të lartë cilësinë e kësaj marrëdhënie falë dijes, patriotizmit ekselent, ndershmërisë dhe këmbënguljes së pathyeshme përballë drejtuesve politik e përfaqësueve diplomatikë. Sot Republika e Pavarur e Kosovës e ka pak a shumë moshën e Shqipërisë së asaj kohe. Në arkivin tuaj të vyer dallohet më së miri se çka do të thotë organizimi i këtij lloji dhe ndihma rrëzëllonjëse për ta forcuar Shqiperinë ndërkombtarisht.

Sot në këtë vit jubilar të 110 vjetorit të Vatrës, kushdo prej nesh, kudo që ndodhet, ja uron ditën e themelimit dhe jetë të gjatë sa të jetë kombi, për hir të historisë, për hir të nëvojave të mëdha për organizim dhe bashkërendim, për hir të shqiptarëve dhe veçanërisht për hir të Kosovës aktualisht. Natyrshëm jo vetëm unë por kushdo që e njeh veprimtarinë, shpreson dhe beson në forcën, aftësinë e bujarinë tuaj vatranë të nderuar” tha ndër të tjera Kryeministri Kurti. Nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit Elmi Berisha, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të krijimit të saj nderoi me Mirënjohje Kryeministrin Albin Kurti me motivacion: “Për përfaqësimin dinjitoz shtetëror e kombëtar, për punën e shkëlqyer, kontributin e reformat e thella në shtetin e Kosovës, në ndërtimin e një imazhi të bukur e të fortë, forcimin e jetës pluraliste e Institucionale, Sigurisë Kombëtare dhe Promovimin e Integrimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”. Kryeministri Kurti zhvilloi një bashkëbisedim intensiv dhe shumë interaktiv me komunitetin ku u vu theksi te zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zbatimi i ligjit dhe forcimi i miqësisë me Amerikën.

Vatra i shpreh mirënjohjen e veçantë Kryeministrit Kurti për respektin e treguar dhe seriozitetin e një vizite ndër më të suksesshmet në dekadën e fundit në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Nuk kuptoj z. Albert qellimin e mire apo ironik qe keni me krahasimin e pritjes se dy Kryeministrave ne Amerike ,te Kosoves si dhe te Greqise . ? Gja qe s”besoj ne cfare shkruaj per qellimin tuaj ne komentin e mesiperm .Thjeshte e keni permendur si nje lajm sensacional . E vertete ky fakt per nderin qe i ben kryeministrit grek te flase ne Kongresin Amerikan ku mbajti dhe nje fjalim te gjate gati 40 minuta .Nder qe per dy shekuj u jane bere pak personaliteteve ne gjithe boten .Kosova eshte nje shtet i ri ,i brishte dhe cdo takim ne Amerike apo Europe eshte pozitive . Tregon perpjkjet e te gjithe paleve per zgjidhjen e problemeve . Mos e zgjat shume por mendoj se Greqia u dhimbset e perdoret nga te gjithe shtetet si nje shkak e barrikade kundrejt Turqise .Ne se me te vertet lufta e trete boterore do te zhvillohet ne nje te ardhme te afert ( nga fronti i lindjes Ukraina jo ,ajo do te mbetet lufte rajonale qe do te zgjase shume ),, ajo do te filloje mes dy shteteve fqinje Turqi – Greqi . Aty po , do te nderhyje Amerika e te tjere ,se do te kemi te bejme me nje lufte te shenjte per te krishteret .Quaj rezilleqe e turpe shkuarjen e Kryeministrit Rama ne Amerike e prezantimin si grua ( Bilalit ) per te bere nje fotografi me D.Tramp e te pagoje shuma te medha . Dhe se fundi ku jane shqiptare mire eshte qe te vizitohen nga kryetare te qeverive , Kosove e Shqiperi sic nenvizoni dhe ju ,,per forcim e bashkpunim ndihmon .

  2. Znj. Rita!
    Ketu ne Kosove po debatohet shume per viziten e z. Kurti ne Sh.B.A. Ne njeren ane eshte opozita e cila kete vizite po e sheh si te deshtuar dhe ne anen tjeter jane fanatiket e kryeministrit te cilet edhe takimin e tij me kengetaren Flaka Krelani e shohin si te suksesshme ( spektakolare). Shkrimi i z. Paja mu duk i ekzagjeruar prandaj komentova. E kam shume te qarte qe vizita ne “Vatra” eshte shume i rendesishem, por jo aq sa te quhet spektakolar. Qe vizita e tij te jete spektakolare, ai do te duhej te takohej me ndonje nga udheheqesit e larte te Shtepise se Bardhe. Prandaj bera krahasimin e takimit te tij me “Vatren” dhe takimit te kryeministrit te Greqise me z. Biden.
    Eshte e vertete qe per Kosoven qe eshte shtet i brishte eshte shume me rendesi qe te kete takime sa me te shumta me perendimoret, por te mos harroje Albini qe keto takime kane munde t’i bejne edhe ministrat e tij. Albini ka shume pune per te bere ne Kosove… Do ta vazhdoj me vone se me dolen do pune…

  3. Llogjika e arsyetimit t’uaj me shtyn dhe te kerkoj ndjese per c’ka shkruaj me siper.Jo se fshij fjalet e mesiperm por ate dilemen e mini komentit t’uaj se per cfare ju shtyri te benit ate krahasim. Teper e vertete qe z.Kurti duhet te dergoje ministrat e postet e duhura per vizita te tilla.

    • Prioritet i kryeministrit duhet te jete dialogu. Mendoj qe rrethanat e krijuara me luften ne Ukraine jane shume me te favorshme per ne se sa per Serbine. Prandaj ai duhet t’i shfrytezoje ne maksimum rrethanat e reja. Tjeter problem i madh per te eshte shtrejtimi i perditshem i jeteses se qytetareve. Pothuajse te gjitha shtetet e rajonit nderhyne duke ulur TVSH-ne apo akcizen. Qeveria e Kosoves nuk do te ja dije per keto lehtesime te qytetareve. Eshte kembengulese dhe kokeforte. Prandaj mendoj qe kryeministri nuk mund te ja lejoje vehtes nje komoditet aq te madh me nje vizite aq te gjate ne Amerike, sidomos kur po shohim qe takimet e tij me zyrtaret amerikane jane te rendit te dyte apo te trete.
      Sa i perket luftes Greqi-Turqi, une kam mendim tjeter. Nuk ka mundesi qe SHBA-te te nderhyjne per nje lufte te shenjte. Amerika (dhe jo vetem ajo) sot nuk luftojne per luftera te shenjta. Ne radhe te pare per ta eshte interesi. Turqia duhet ta dije se perendimi e beri te forte ekonomikisht. Ajo gjithmone kishte perkrahjen e perendimoreve. Eshte nje vend gjeostrategjikisht shume i rendesishem, prandaj perendimi e perkrahe. Por c’po ndodhe tani me Turqine? Turqia eshte vendi i vetem Evropian, se bashku me Serbine dhe Bjellorusine qe nuk i vuri sankcione Rusise. Eshte i vetmi vend qe fton ne Rusi oligarket rus. Eshte i vetmi vend qe mbron jahtet e oligarkeve rus te cilet jane te sanksionuar nga perendimoret. Eshte vendi i vetem i NATO-s qe bllokon pranimin e Suedise dhe Finlandes ne NATO. Dhe tani perendimi, sidomos Amerika, Turqine (Erdoganin) po e shohin si nje aleat te pabesueshem dhe joserioz. Prandaj per shkak te ketyre lojerave turke Amerika filloi te ndryshoje strategji. Ajo gjithnje e me shume po afrohet me grekun. Dhe faktet po shihen; pritja madheshtore qe presidenti Biden i beri Mitsotakisit. Dhe tjetra, qe eshte shume me e rendesishme se e para, Amerika filloi ta ndertoj nje baze shume te madhe ne Thrakine Lindore, mu prane kufirit me Turqine, ne Aleksandropolis.
      Qe te me mos keqkuptoni, une nuk jam perkrahes as i Greqise e as i Turqise. Per mua e keqja me e madhe per popullin tone vie nga trekendeshi i se keqes Serbi-Greqi-Turqi.
      Te pershendes.

  4. Aspak nuk ju keqkuptoj ,perpara fakteve duhet te jemi te sinqerte ,rasti i pritjes teper te mire Kryeministrit grek K .Micotaqis .Me te vertet lufta e sotme ne Ukraine eshte ne favor te Kosoves qe shtyn dhe te tjeret te korigjojne apo te mbarojne punet e lena pergjysem .Per inflacionin nuk vuan vetem Kosova dhe Shqiperia por mendoj se kjo krize ka kapur tan Europen e ndoshta krejt boten .Ulja e cmimeve eshte ne raport me rezervat shteterore qe ka shteti si dhe buxheti ekonomik.Per luften midis dy fqinjeve kuptoni lufte boterore sic dhe shkruaj me siper dhe jo ato provokimet tokesore ,detyre apo ajrore qe jane te perditshme gati .Ne kete lufte do te nderhyje Amerika e krejt europa gja qe uroj asnjehere te mos ndodhe !! Kam shume per te shkruar per kete teme por as vendi e koha nuk shkojne e mbi te gjitha nuk jam analiste apo politikane .Pershendetje dhe nga une !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu