Ne foto: Prof. dr. Jahja Drançolli, historian nga Prishtina
Ne shkrimin “Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit” profesori kosovar Dr. Jahja Drançolli, ndër të tjera thotë:
Para vitit 1899 “ ..në tërë Shqipërinë, publikimet e çdo teksti në shqip ishin të ndaluara. Madje edhe publikimet e librave që nuk ishin thjesht me lutje fetare, nga ana e Qeverisë turke konsideroheshin porsi vegël politike me qëllime kryengritjeje dhe ligjërisht dënohet autori dhe shpërndarësi….”.
Tue qene se gjate pushtimit turk-osman kleri katolik shqiptar ka dhane kontributin kryesor per gjuhen shqipe, studjuesi Dr. Jahja Drançolli asht perqendrue ne kontributin e pikrisht te ketij kleri per shkrimin dhe levrimin e gjuhes shqipe gjate ketij pushtimi shume shekullor obskurantist si nji problem me randesi te veçante patriotike.
(Ne foto At Gjergj Fishta – kryetari i komisionit ne kongresin e Manastirit 1908)
Nga te dhanat historike rezulton se per shkak te perpjekjeve te klerit katolik shqiptar per te ruejte gjuhen shqipe, ky kler asht persekutue nga pushtuesi turk-osman simbas sanksioneve te percaktueme ne urdhnat e sulltanit dhe ka pase priften katolik qe jane eleminue edhe fizikisht per kete shkak tue u ba martir te Atedheut per gjuhen shqipe. Ky kler ka qene koshjent per rrezikun e jetes per shkak te shkeljes se ketyne urdhnave te pushtuesit turk, me gjithe ate ai nuk asht terhjeke nga kryemja e kesaj detyre patriotike, vetem e vetem qe te mos humbin gjuha dhe kultura e shqiptarve, prà identiteti shqiptar. Nji kontribut te randesishem, por ma te vogel, per ruejtjen dhe levrimin e gjuhes shqipe ka luejt edhe kleri orthodoks shqiptar, tue luftue ne dy fronte qofte ndaj urdhnesave ndaluese te pushtuesit turk-osman, qofte edhe ndaj nderhymjeve te egra te shovinistve grek. Ky kler ka luftue gjithnji per krijimin e nji Kishe Orthodokse Autoqefale Shqiptare te shkeputun qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte edhe nga Kisha Orthodokse Greke. Edhe ky kler ka pase martirt e vet te Atedheut per gjuhen shqipe.
(Ne foto martiri i gjuhes shqipe Papa Kristo Negovani, 1875-1905)
Nji shembull i njohtun nga te gjithe asht prifti orthodoks Papa Kristo Negovani (1875-1905), te cilin e vrane shovinistet grek ne vitin 1905, sepse donte te perdorte gjuhen shqipe per Liturgjine kishtare orthodokse, qe ishte nji nga elementet e shkeputjes se Kishes Orthodokse Shqiptare nga ajo greke. Mendoj se asht i nevojshem nji studim edhe mbi kontributin e klerit orthodoks shqiptar per gjuhen shqipe gjate kohes se pushtimit turk-osman.
Me te drejte studjuesi nga Gjakova Prof.Mexhid Yvejsi nder te tjera thote:
“ …. Gjuha është shenja më e madhe e një kombi… Këta gjuhëtarë, këta atdhetarë, ishinë shqiptarë kur ende s’kishte Shqipni…. “ .
Dhe pikrisht per kete arsye se Gjuha është shenja më e madhe e një kombi pushtuesi turk-osman ka dashte ta çveshin popullin tone, veç aspekteve te tjera, edhe nga ky element i randesishem i identitetit te tij.
Prandej qendrimi ndaj lavrimit te gjuhes shqipe gjate pushtimit turk-osman kishte karakter jashtezakonisht te madh patriotik dhe asht nji nder treguesit e ketij qendrimi, asht vija e demarkacionit midis qendrimit patriotik te vertete dhe qendrimit kuislingo-oportunist.
I vetmi “autoritet shqiptar” gjate pese shekujve te pushtimit turk-osman, qe populli respektonte me bindje, ishin tre kleret shqiptare te besimtarve shqiptar. Keto klere kane qene mbeshtetja shpirtnore dhe morale respektivisht e besimtarve musliman, e besimtarve orthodoks dhe e besimtarve katolik shqiptar. Por nga ana tjeter keto klere nga ana e tyne kishin edhe detyra ndaj popullit te vet. Keto klere veç detyrave shpirtnore, kishin edhe detyren e randesishme patriotike ndaj besimtarve te vet ne lidhje me lavrimin e gjuhes shqipe si nji nder aspektet e identitetit shqiptar. Pa dyshim detyren kryesore gjate okupacionit turk, e ka pase natyrisht kleri musliman shqiptar, qofte si kleri i 70% i shqiptarve, qofte edhe sepse ky kler ka pase pozita ma te forta gjate pushtimit turk-osman..
Prandej vetevetiu lindin keto pyetje:
Mbasi “ …Gjuha është shenja më e madhe e një kombi …” a e ka krye dhe si e ka krye ne pergjithesi kleri musliman detyren e vet patriotike per gjuhen ndaj besimtarve te vet shqiptare musliman, prà ndaj shumices se popullsise shqiptare?
A e ka ba kleri musliman perkethimin e Kur’an-it ne gjuhen shqipe gjate pushtimit turk-osman, apo, per oportunitet ka miratue urdhnesat ndaluese te pushtuesit per shkrimin e gjuhes shqipe pa ba asnji lloj tentative apo qendrese?
Pra perfundimisht cili ka qene Kontributi i Klerit Musliman Shqiptar per gjuhen shqipe gjate pushtimit turk-osman dhe per Kongresin e Manastirit?
Un mendoj se asht i nevojshem nji studim edhe mbi kontributin e klerit musliman shqiptar per gjuhen shqipe gjate kohes se pushtimit turk-osman si kleri dominant shqiptar dhe keshtu te percaktohet njikohesisht edhe qendrimi patriotik apo jo i tij.