ARKIVI:
17 Janar 2025

Prof. Dr. Suzana Golemi në mes të Shkoder loces, krenohet me 500 vjet robërimi turk

Shkrime relevante

Kosova nuk ka nevojë për “gjeneral” të etur për pushtet…!

Halil Geci, Skenderaj Kosova nuk ka nevojë për gjeneralë të etur për...

Një flirt “filifuncash”, gjithmonë ishte i pranishëm në “Debat Plus”!

Afrim Caka, Gjakovë ____ “Orgji e korit operativ”!... Një letër drejtuar, personalisht korit të...

Situata politike në Kosovë, perspektiva historike dhe dinamikat aktuale

Agim Vuniqi, New York Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë...

Pensionistët e gazetës “Rilindja”, pa shpresë dhe përkrahje!

Nga: Zeqir Bekolli, Prishtinë ___ Sot, drejtuesit e Sindikatës dhe një grup punonjësish...

Udhëtimi apostolik i shenjtërisë së tij Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe (3-5 shkurt 2019)

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi DOKUMENTI MBI – VËLLAZËRINË NJERËZORE PËR PAQEN BOTËRORE DHE...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Nuk di se ç`të them në këtë garë të madhe që po zhvillohet në mes serbëve dhe turqve se e kujt është Shkodra? Deri sa serbët e mbajnë si kryeqytet të tyre që para Krishtit, turqit krenohen me atë se si i paskan mbrojtur trojet shqiptare. Një histori e ringjallur mu në sallat e Univeristetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nën udhëheqjen e Rekotores Suzana Golemi , e cial pas fjalimit të të Ambasadorit turk , kjo “e nderuar “ ia plotëson fjalimin e tij me fjalë edhe më vëllazërore.

Bukur shumë ! Më habit fakti që kjo rektore apo ky Univeristet nuk e organizoi asnjë herë ndonjë përballje me historianët serb, në mënyrë që një herë e përgjithmonë të “spastrohen hesapet “ me apetite terbe për vjedhje të historisë. E mira e fundit nga Suzana erdhi një shtrembërim i historisë jo më largë se 500 vjet,. Si duket që kjo Pr.Dr. nuk e ka të lexuar as “Rrethimin e Shkodrës “ të Marin Barletit.

Dhe shtiret sikur nuk din asgjë për masakrat dhe gjenocidin ndaj Shkodrës e të një varg qytetesh shqiptare nga ana e Sulltan Mehmet – Fatihut, shkatërruesit të Shkodrës deri në themel dhe kolonizimin e saj me popuj nga Perandoria Osmane e atëhershme.

Të mu asaj Shkodre, që njihet si kryeqytet i kulturës shqiptare, ku për fat të keq edhe Myftiu i qytetit, Muhamet Sytari po ashtu i thur lavde pushtimit turk-osman, përderisa në fillim të nëntorit të vitit 2016 pati reaguar si jo-shqiptar pas arrestimeve për dyshimet për planifikim të akteve terroriste në qytetin verior, që çuan në anulimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në atë kohë, Muhamet Sytari shprehimisht pati thënë: Të paudhët (dmth., policia e shtetit) qëllimisht provokuan myslimanët!

Të vazhdojmë me analizën e deklaratës antishqiptare të Suzana Golemit.

‘Edhe pse autori ishte prift, Marin Barleti na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallë kush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479. Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit. Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjëve në drejtim të Perëndimit.”

Më duket që rektorja, mos i qoftë falë kurrë ky takim nuk e paska lexuar as :
Krimet e Mehmet Fatihut në Shqipëri nga Mihael Kritopulos (1410 –1470 )
Ekzaltimi fetar i një lufte që perceptohej si luftë e shenjtë kundër të pafeve, kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh, që shërbenin si legjitimim e përligjje e pushtimeve.Në librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnë dëshmi të panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë.
Këtu më poshtë janë të plotë kapitujt për Shqipërinë, si shfaqet areali shqiptar në sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.


Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në trojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe ndërtimi i fortesës së Elbasanit.
Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), flamujt-emblema të pushtimit – u vunë në lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët – të prirë prej fitores – për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. “Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: “Omilingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)”.
“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.”
Pra, e lexuam një pjesëz të shkruar dhe të parë nga sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, “ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.”
Tursun Beu shkruante: “Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.” ( shqiptari.eu )
Për krimet e Mehmet Fatihut në Shqipërinë e kohës , i gjetëm edhe shkrime tjera, kronika tjera të të njejtës kohë të tmerrit kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh. Një dëshmitar i rrënimit të Perandorisë Bizantine nga turqit , ishte pra Mikael Kritobulos. Për te dihet shumë pak. Sipas të gjitha gjasava kishte lindur në ishullin Imbros të Egjeut. Shumë pak kohë pas rënjës së Konstantinopolit , ai e kishte vizituar qytetin e rrënuar.
Për ne i rëndësishëm është librit i tij i tretë historik “ Historia e Mehmet Pushtuesit “(Author : Michael Byzantine Critobulus (Μιχαήλ Κριτοβούλος 1410 to 1470), “History of Mehmed the Conqueror” ) , në të cilën gjër e gjat përshkruhet tmerri i ushtrisë së sulltanit në pushtimin e Shqipërisë .
Për tu cekur është se historiani Kritopulos shqiptarët i quante Ilir . (When speaking of the Ottoman campaigns in the Peloponnese and the Illyria /lbanian resistance against them he identifies them consistently with the Albanians as Illyrians as he describes the utter destruction Mehmet made in the area ..)

Credit Flavio Sheholli

E moj Zonja Suzana Golemi që postin e Rektores e ke marrë me intervenimin e Presidentit Ilir Meta, të them ato që na i këshillonte Sami Frashëri :’ E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).”

Besoj që e kuptove

Më 13.12.2021

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Kur osmanet e pushtuan Shkodren, pjesa dermuese e arberve e leshoi qytetin . Nje pjese mori malet kurse pjesa tjeter u shperngul ne Venedik. Turqit, duke e pare qe Shkodra mbet pa popullsi, nuk vonuan dhe qytetin e populluan me pecenegë, gabel, selxhukë, tartarë, gagauzë, abhazë, mongolë, kumanë … Jam i sigurte qe edhe kjo zonje do te jete bijë e ketyre fiseve qe ne shqiptaret me te drejte i quajmë mbeturina osmane.

  2. Shkodren nuk e nderon kjo zonje por duhet të reflektoj ajo dhe te tjerë dashakeq që Shkodra eshte fortesa ma e fortë ne shqiptari dhe që nuk mund ta prish askush dhe asnjeher!
    Shkodra per ma se 3000 vjet eshte kryeqyteti i
    Ilirisë dhe i shqiparis dhe kshtu do mbes përjetë!
    E kan lakmuar të gjitha mbretërit sepse ka pozit strategjike ne Ballkan dhe ka gjithçka i lypet nje qyteti të bukur dhe të shendetshëm!
    Shkodra u shkaterrua disa herë dhe perseri u ngrit si nje zonje e rendë me kultur europjane dhe nje fortes e pathyeshme shqiptare🇦🇱

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu