ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Prof. Mufaku, kush jeni ju? Kush ju tha që ne kemi prejardhje arabe?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Në foto: Muhamet Mufaku – Arnauti

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë, në Gjakovë, pranë kafes italiane  doja t`i përmblidhja do shkrime të cilat janë brenga më shqetësuese  kombëtare ; Prejardhja e shqiptarëve ?  Ishte viti 2015, viti i përmbysjes totale morale të shqiptarëve në të gjitha tokat e veta.

Po çka na ligjëroi Hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleq?

”-Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.

– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.

-Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.

-Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.

– Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve.”

Vetëmohimi kombëtar nga vet shqiptarët kishte filluar herët, ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim, se pse bëhej në emër të shkencës ““Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është doktor i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon se projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” ( Në kafen Rostand f. 172).

“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderriz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri. ( Enver Robelli )

Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoratë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe. Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( (Ismail Kadare )

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke,  antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve _-ankohet Dr. Mufaku .

Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimi ne porositur Zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj

” “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente vetën të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë ; normalisht prekëse kur dikush e thyen teorinë  serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981, dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nëse ““këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” atëherë pse shkruhet në një disertacion shkencor .

 Ik ore, ik!

Fahri Xharra, 14.09.21

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Respekte pafund prof.Fahri Xharra , per punen tuaj shkencore ne dobi te vertetesise se autoktonise shqiptare ne Gadishullin tone Ilirik.

  2. Po GJERGJ GJON KATSRIOTI prej kah ka kene?
    Po Imzot PAL ENGJULLI prej kah ka kene?
    Po intelektual katolik Prof. Marin Brleta prej kah ka kene?
    Po intelektuali katolik Prof. Merin Beçikemi prej kah ka kene?
    Kush e mbrojti Keshtjellen ROZAFAT nga pushtimi turk-osman, a ishin popullsia katolike e Shkodres apo sllavt apo muslimant, te cilet erdhen aty mbas ramjes se Rozafes?
    Pèo imzot Fran Bardhi prej kah ka kene?
    Po imzot Gjon Buzuku prej kah ka kene?
    èo imzot Pjeter Bardhi prej kah ka kene?
    Po Imzot Bogdani prej kah ka kene?
    Po ky kler katolik shqiptar kujt i ka sherby, sllaveve apo turqve?
    Po familja e prejardhjes se Papes Kelmedni i XI prej kah ka kene?
    Po Kuvendin e Arberit te vitit 1703 ne Melqi te Lezhes kush e organizoi. Etjetjetj…….
    E vetmja PROVE E PAMOHUSHME ,qe trojet shqiptare jane shqiptare, asht EKZISTENCA E POPULLSISE SHQIPTARE KATOLIKE AUTENTIKE, te cilen nuk e prune ne keto troje as sllavt, qe e persekutuen vazhdimisht deri sot; as nuk e sollen turqit, qe e persekutuen kete popullsi shqiptare katolike qyshe nga koha e pushtimit e deri sot.

    Prandej asht kote me u marre me argumenta, qe nuk sjellin asnji PROVE TE SIGURTE ,qe trojet shqiptare kane kene gjithmone troje te banueme shekullarisht nga shqiptar.

  3. Sulltanat kishin pase marue haremme Per me qnjerzu femna
    shqiptare Ku kan mujte E mos ia zeni per te madhe keti far
    Hoxh fillorrenci se koka djale i nanes se haremit
    Te sulltan Hamave ! Se nta kish gjakun e Nores se kelmendit
    kurr sja kish kthye shpinen vendit !

  4. Nuk po më habit fakti që ai libër qenka bouar edhe në Tiranë më 2009-n. Unë i kam kërkuar kësaj akademie të më botojë librin 1600-faqesh me titull “Shestani” dhe nuk ma ka botuar. Mbasi e kam botuar “Shestanin” me kontributin e donatorëvet, i kam çuar dy ekzemplarë në bibliotekën e Akademisë dhe nuk m’i kanë pranuar. Nuk m’i kanë pranuar, sepse kërkova që bibliotteka të m’i paguante ato dy copë libra, siç veprohet në të gjithë rastet kur ajo bibliotekë furnizohet me libra të rinj. Mjerimi kulturor dhe moral i drejtuesvet të institucionevet tanë të shkencës dhe kulturës, është i pashoq në shkallë botërore. Mjerim, që kombi ynë po e paguan shumë shtrenjtë.

  5. Ju lutem mos bëni analiza për pa i lexuar veprat e prof dr Muhamet Mufakut (i cili është me origjinë nga Vrella e Istogut, Kosovë, por i lindur në Damask -Siri) i edukuar në frymën patriotike ai nuk harroi asnjë herë rrënjën shqiptare. Dy herë ka mbrojtur titullin dr në dy Universitete të Kosovës. Nuk ia vlen të hedhim urrejtje ndaj figurave të shquara siq është dr Mufaku.

    • Mbasi ju zoja Arta e njifkeni mire prof. Muhamet Mufakun, jam kurjoz te dij diçka ma shume per ate:
      1- Kush i qoi, kur i qoi dhe pse i qoi keto “arnaut” ne vendet arabe?
      2- Cili asht konkretisht kontributi i prof. Muhamet Mufakut per KOMBIN SHQIPTAR dhe cili asht konkretisht kontributi i tij per HISTORINE E POPULLIT SHQIPTAR?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu