ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Profesor Dr. Gëzim Alpion sjell Nënë Terezën në Federatën gjithë-shqiptare “Vatra” në Nju Jork

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

A person standing at a podium Description automatically generated with medium confidence

Nga Frank Shkreli

Disa fjalë të një natyre jo formale…shënime me rastin e promovimit të librit, “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, i autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion, i Universitetit Birmingham të Anglisë.

Nuk kisha përgatitur ndonjë vlerësim zyrtar si të thuash sepse e di se shumë prej jush i kini lexuar mendimet e mia modeste në lidhje me këtë libër – pasi jam munduar të pasqyroj me disa shkrime, zhvillimet, reagimet dhe vlerësimet ndaj librit të Profesor Alpionit, ç’prej botimit e këtej.

Turneu i promovimit të librit për Nenë Terezën, e çoi autorin Gëzim Alpion, në dy universitet ndër më të njohura amerikane dhe botërore, Universiteti Georgetown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston dhe në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, por edhe tek  Zëri i Amerikës për një intervistë –për të cilat kam bërë një shkrim paraprak javën që kaloi — Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf.   Vizita e Profesorit Alpion në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr edhe vëmendjen e njerës prej gazetave të mëdha të Indisë, “Telegraf-India” online – e cila botoi të shtunën — ditën që Profesor Alpion foli për veprën e tij në kryeqendrën e Vatrës — këtë njoftim për lexuesit e vet anglisht-folës duke thekësuar rëndësinë e promovimit të librit të Dr. Alpion në Shtetet e Bashkuara:

Different images –”Something struck me about Mother Teresa during her beatification ceremony in Rome in 2003. St Peter’s Square, I remember, was packed with thousands of her followers from all over the world. I thought of her as belonging to India. She was ‘Mother Teresa of Calcutta’, after all. But others claimed her as the most important figure in the Catholic Church after the Pope. And it is the Catholic side of her life that Gezim Alpion is exploring in a lecture tour that is taking him to New York and the universities of Harvard and Georgetown. “The two Teresas are not contradictory,” he told me before leaving for America. Alpion, who is an academic at Birmingham University in the UK and of Albanian origin, has written several scholarly books on Mother Teresa, including one revealing her “dark night of the soul” in Mother Teresa: The Saint and Her Nation…” – (Telegraph-India online, April 30, 2022.)

Ç’prej botimit të librit “Mother Teresa, “The Saint and her Nation”, kam ndjekur dhe jam munduar të pasqyroj zhvillimet në lidhje me librin e Dr. Gezim Alpion në artikuj e që janë botuar, edhe në gazetën Dielli të Vatrës dhe në disa portale e gazeta, anë e mbanë trojeve tona në Ballkanin Perëndimor. E kam berë këtë se ia di vlerën dhe rëndësinë kësaj vepre, sidomos për lexuesit anglisht folës të botës. Kam pasur kënaqësinë që t’ua shpërndaj kontakteve të mia amerikane edhe njoftimet në anglisht nga Universiteti Birmingham dhe nga shtëpia botuese “Bloomsbury Publishing”, me rastin e botimit të librit ose kur Dr. Alpion bënte promovime para grupeve të ndryshme akademike të tjera. Të njëjtën metodë kam përdorur edhe me vlerësimet në anglisht që janë bërë për librin, nga India, në Angli e deri këtu në Amerikë.  Shumica e vlerësimeve të librit kanë qenë shumë pozitive qoftë nga bota akademike, qoftë edhe nga personalitete kishtare botërore, të pakën nga ato që kam lexuar unë, të cilat Profesori i nderuar m’i ka përcjellur vazhdimisht — e për çka e falënderoj nga zemra.   E kam berë këtë, jo për të ndihmuar Profesorin e nderuar, se për fat të mirë nuk ka nevojë për ne — megjithëse e meriton mbështjetjen e gjithë neve – por sepse kam qenë dhe jam i bindur se ky libër ka një rëndësi të veçant për historinë e jetës dhe të verpimtarisë së Nenë Terezës, por mbi të gjitha, është një burim i vyer në anglisht që të huajt të mësojnë për “Themelet Iliriane të Qytetërimit Perëndimor”.

Gazetari Frank Shkreli me autorin Profesor Dr. Gëzim Alpion, në hyrje të “Vatrës”

Në të vërtetë, është një libër që po të mos ekzistonte, do duhej të çpikej.  Por për fat të mirë është shkruar nga Prof. Alpion dhe si të thuash tani, për këtë libër, nami ka marrë dhenë. Bota anglisht-folëse, më në fund, falë këtij libri po mëson se Nenë Tereza ishte shqiptare, jetoi, veproi dhe ndërroi jetë si e tillë dhe që origjina e saj të mos vihej më në pyetje.

Personalisht, e kam pritur mirë librin e Profesorit Alpion në gjuhën anglisht, “Mother Teresa: “The Saint and her Nation”, botuar nga Bloomsbury Publishing, sepse shumë heret – në të vërtetë pothuaj para 45-50-viteve të pakën – unë dhe shumë të tjerë si unë e kemi ndier nevojën për një libër të tillë në anglisht, që të  fliste për origjinën dhe rrënjet shqiptare të Nënës Tereze. Ne shqiqptarët, natyrisht e kemi ditur se Nenë Tereza ishte shqiptare, por jo të tjerët.   Gjatë disa dekadave në Washington, duke filluar nga të 70 e 80-tat, si pjesë e punës time atje, shpesh ndodhte që me amerikanë dhe të huaj flitej për Nenë Terezen dhe origjinën e saj.

Por, siç dihet propaganda serbe, por edhe ajo maqedonase e asaj kohe, ishin, vendosmërisht, kundër origjinës shpiptare të Nenë Terezës dhe propaganda e tyre, ishte aq e përhapur sa që bota anglisht-folëse e konsideronte atë – bazuar në shkrimet falso të propagandës së tyre, si murgeshë bamirëse me origjinë sllave, serbe ose maqedonase, ose jugosllave, por kurrë si shqiptare. Nëqofste ka ende sot anglisht folës që nuk dinë se nga vjen Nenë Tereza unë u them: lexoni librin e professor Alpionit.: “Mother Teresa: The Saint and her Nation”., (Nenë Teresa: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj).

Prandaj unë besoj se ky libër, i Profesorit Alpion do duhej të ishte shkruar nja 50-vjetë më parë për të luftuar dhe korrektuar propagandën e atëhershme anti-shqiptare kundër Nenë Terezës dhe origjinës së saj.  Në atë kohë nuk kishte burime në anglisht për Nën Terezen, siç është sot libri i Profesorit Alpion.

Një kujtesë të shkurtër nga qershori i vitit 1985 – Presidenti Reagan kishte ftuar Nenë Terezen në Shtëpinë e Bardhë për t’i dekoruar asaj “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, që është çmimi më i lartë që Presidenti amerikan u akordon personave (kryesisht amerikanë) me merita dhe kontribute të jashtëzakonshme ndaj sigurimit dhe interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, ndaj paqës në botë dhe për arritje të veçanta në fushën e veprimtarisë publike ose private.   Në fjalimin e rastit në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës së Medaljes Presidenciale të Lirisë Nënë Terezës, Presidenti Regan e ka karakterizuar murgeshën me origjinë shqiptare, si “Heroinën e kohëve tona”. Ai ka thenë me atë rast, se ndonëse kjo medalje, tradicionalisht, u jepet shtetasve amerikanë, Z. Reagan ka shpjeguar me atë rast se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj, nrnë Terezës po i akordohej kjo decorate, pasi sipas vlerësimit të tij, “Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, është shprehur ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, duke folur për veëprimtarinë dhe jetën e Nënë Terezës.

Por në motivacionin e dekoratës së Shtëpisë së Bardhë, Nenë Tereza ishte identifikuar si “jugosllave” dhe më kujtohet fakti se me atë rast iu dërgua një letër Shtëpisë së Bardhë me të cilën u tërhiqej vëmendja se ishin të gabuar në konstatimin e tyre, se Nenë Tereza ishte shqiptare me origjinë dhe jo slave ose “jugosllave”. Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre ka qenë, po ne nuk gjetëm asnjë burim në anglisht që përcaktonte origjinën e Nenë Terezës si shqiptare.

Ky shembëll pasqyron rëndësinë e librit në anglisht të Profesor Gëzim Alpion, megjithëse sot bota anglisht-folëse, falë punës së vyer akademike të Profesorit tonë të nderuar, besoj se bota, kryesisht, tani e di se Nenë Tereza ishte dhe mbetet shqiptare.

Për të huajt, sidomos për anglisht folësit në botë, libri i autorit Dr Gëzim Alpion promovon anë e mbanë botës mugeshën shqiptare, duke e lidhur, përjetësisht, Nënë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Më në fund, në një shënim personal e falënderoj Profesorin Gëzim Alpion për kontributin e tij në këtë fushë, por edhe për durimin dhe fisnikërinë që ka treguar ndaj meje në shkëmbimet që kemi patur gjatë viteve…Urimet e mia më të përzemërta për suksesin që libri, “Nenë Tereza: Shënjëtorja dhe Kombi i Saj” po shënon anë e mbanë botës anglisht folëse, me urimin për suksese të tjera në fushën akademike për Profesiorin tonë të nderuar: lartë e më lartë!

Frank Shkreli

KUSH ËSHTË PROF. DR. GËZIM ALPION: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham.  Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit.  Specializimet e Profesorit Gëzim Alpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë.  Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

Frank Shkreli

*Këto shënime po botohen me rastin e promovimit të librit: Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, të autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion – në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork me datën 30- prill, 2022.

*Fotot janë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Beqir Sina

Njoftimi nga Universiteti Birmingham në Angli për prezantimtin e Prof dr. Gëzim Alpion në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju JorkDiagram, text Description automatically generated

A person standing at a podium Description automatically generated with medium confidence

Profesor Dr. Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham

D7CD44E4-F73A-474E-809D-ABF534098289.jpeg

Me Kryetarin e Vatrës, Z. Elmi Berisha

8D4C6BF8-746D-4DCB-9FDF-249A76ABE081.jpeg

Redaktori i Gazetës Dielli, Z. Sokol Paja duke paraqitur mysafirin e nderuar nga Anglia

May be an image of 8 people and people standing

Një foto përkujtimore me Profesor Dr. Gëzim Alpion, me disa prej pjesëmarrësve që kishin ardhur për të nderuar Profesorin Alpion dhe veprën e tij kushtuar Nenë Terezës, — “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj” – një vepër kjo që lidhë përjetësisht Nenë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Letër nga Joseph J. DioGuardi: Shpëtoni Butrintin

URGJENT

Dr. Lazare Eloundou Assomo

Director

UNESCO World Heritage Center
7, Place de Fontenoy
75352 Paris CEDEX 07
France
Tel.: +33 (0)1 45 68 11 04

Email to: L.Duwyn-Estrade@unesco.org

8 prill 2022

Ref:  Rrezikimi i mundshëm i statusit të Butrintit si Vend i Trashëgimisë Botërore në Shqipëri

I nderuar Dr. Eloundou Asomo,

Unë jam një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara nga  Nju Jorku,  1985-1989, dhe jam gjithashtu President i të Vërtetës në Qeverisje, një organizatë publike monitoruese e përkushtuar ndaj përgjegjësisë fiskale në qeverisje.  Përveç kësaj, unë jam edhe themelues dhe President Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane si dhe i Fondacionit Shqiptar Amerikan, dy organizata që nxisin angazhimin e zhdërvjellët të bashkësisë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Si një person privat dhe i shqetësuar, në mbështetje të nenit 11(4) të Konventës Botërore të vitit 1972 po ju tërheq vëmendjen për disa kërcënime të mundshme, që janë, “serioze dhe të posaçme”, të cilat rrezikojnë Vendin e Trashëgimisë Botërore të Butrintit.  Unë po tërheq vëmendjen tuaj tek një reportazh i kohëve të fundit nga Zëri i Amerikës, i datës 6 prill 2022 rreth situatës në Vendin e Trashëgimisë Botërore në Butrint të titulluar: “Qeveria shqiptare vendos që Butrinti të menaxhohet nga një fondacion”, tek https://www.zeriamerikes.com/a/6517829.html

Me sa kam dijeni, qeveria e Shqipërisë, nën ndikimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, një entitet me bazë në SH.B.A., ka ndryshuar Ligjin për Trashëgiminë Kulturore për t’i mundësuar një fondacioni privat që të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit. Më tej, unë kam mësuar nga reportazhi në Zërin e Amerikës se Qeveria e Shqipërisë ka pakësuar një hapësirë të konsiderueshme të mbrojtur në masën prej rreth 800 hektarësh brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, “duke hapur rrugën për zhvillimin e turizmit”.

Sikurse e dini, në vitin 1992 Butrinti u regjistrua në Listën e Vendeve të Trashëgimisë UNESCO. Në vitin 2000 u themelua zyrtarisht Parku Kombëtar i Butrintit, duke siguruar një menaxhim dhe mbrojtje efektive të tij përmes një larmie instrumentesh juridike të brendshme dhe ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Parisit dhe Konventën e Ramsarit. Unë jam besimplotë se autoritetet vendase në Shqipëri i kanë kapacitetet për ta administruar dhe menaxhuar vetë Butrintin, në pajtueshmëri të plotë me Konventën e vitit 1972l. Në fakt, si rrjedhojë e punës dhe përkushtimit të burimeve dhe kapaciteteve të brendshme njerëzore shqiptare, Butrinti në vitin 2005 u hoq nga lista e Vendeve të Rrezikuara të UNESCO-s dhe u ngjit në statusin që gëzon tani.

Megjithatë, ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës shqiptare kanë çelur shtegun për ndryshimin e strukturës së menaxhimit të Butrinit përtej modelit të mirënjohur të Konventës së Parisit, ku Shtetet Palë kanë ekskluzivitetin e menaxhimit, duke aplikuar një menaxhim të ri, eksperimental, privat, i cili do të udhëhiqet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Unë e kam ngritur këtë problem me kanalet e duhura në qeverinë amerikane për shkak të dukshmërisë së theksuar të konfliktit të interesit në këtë çështje. Me të vërtetë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit:

  1. ka paguar për ekspertizën juridike të Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore;
  2. ka lobuar për miratimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë; dhe
  3. si “investitor strategjik” do të marrë de facto në dorë menaxhimin dhe kontrollin e Vendit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit, në kundërshtim me modelin dhe parimet e Konventës së UNSECO-s, si dhe me praktikat më të mira të zbatuara në mbarë botën.

Në këtë drejtim, është politikë e vendosur dhe e qëndrueshme e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që Parqet Kombëtare, përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore, menaxhohen vetëm dhe ekskluzivisht nga Shërbimi Kombëtar i Parqeve (National Park Service), një agjenci e Departamentit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara.

Prandaj është e pakuptueshme që një organizëm i bazuar në Shtetet e Bashkuara, siç është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, devijon nga kjo politikë e mirëpërcaktuar e Qeverisë së SH.B.A.-së, duke u përpjekur kësisoj që të krijojë një model të ri, “hibrid” në Shqipëri, ku menaxhimi transferohet nga duart e një qeverie sovrane tek një fondacion i kontrolluar nga jashtë.

Duke iu referuar modelit “hibrid” që i është imponuar Shqipërisë, z. Michael D. Granoff, Kryetari i Bordit të  Drejtuesve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në një aktivitet promocional për Butrintin vitin e kaluar, arriti deri atje sa të deklarojë sa më poshtë:  “Ne duhet të krijonim një model për të ardhmen, jo vetëm që të zbatohej për Butrintin, por që mundësisht të zbatohej në vendet e trashëgimisë historike jo vetëm në gjithë Shqipërinë, por  që mund të ishte një model për botën… [theksimi i shtuar]. Me fjalë të tjera, çka ai dëshiron të thotë në të vërtetë është që le të rishpikim rrotën, harrojeni Konventën e vitit 1972, dhe le ta hedhim tutje modelin e mirëpërcaktuar të UNESCO-s.

Më duhet të shtoj se një ekspert me famë botërore nga Izraeli, Prof. Giora Solar, duke përshkruar punën e tij të gjatë vitit 2012 në Butrint të komisionuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, deklaroi se “klienti im amerikan [d.m.th. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit] nuk ishte fare profesional”. Ai shtoi më tej se, edhe pse Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të krijonte në instrument juridik të posaçëm për të menaxhuar Butrintin, kjo do të krijonte një konflikt interesi të hapur – duke shtuar se “ideja dhe sistemi janë të korruptuara”. [Gazeta Dita, 16 shtator 2020, tek https://tinyurl.com/c2jfkzhf].

Prandaj unë kërkoj që UNESCO dhe organizmat e veta të nisin sa më parë një hetim të thelluar ndaj këtyre shkeljeve të mundshme të Konventës së vitit 1972, si dhe të parimeve dhe praktikave të UNESCO-s, të cilat rrezikojnë seriozisht statusin e Butrintit si Vend i Trashëgimisë Botërore.

Lutem më kontaktoni lirisht nëse do të keni nevojë për informacione të mëtejshme.

Sinqerisht,

Joseph J. DioGuardi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu