Prof. Sami Repishti
Me 22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.
Vdekja e tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo kand te botes. Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle. Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te Republikes se Lire te Kosoves.
Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990, kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr. Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij. Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kredibilitetin e Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot “problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.
Sami Repishti me Ibrahim Rugovën
(Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote europiane”)
Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.
Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes, dhe nji subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe, intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te perhereshme qe mundin edhe vdekjen.
Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!
Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim, a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte? Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.
2- “Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji domosdoshmeni (e imponue-me), dhe nga nji zgjedhje e jona (e ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme. Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes sone paqesore te rezistences.”
Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe zbatoi kete politike!
Si rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot, vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne: nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove me nji fjale, esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne Kosovne martire vitet e ”vrasjes kolektive te nji populli te heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu: ” Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes (se perendimit)”
Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne trojet dardane!
Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem, sikur dojshin me thane:
O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!
Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e Galmiche)
Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne trojet dardane!
3- Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon, ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare, aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi, dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!
Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental, ishte i pergatitun me pranue modernizmin. Ne shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet. Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun. Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe jetojne, e mendojne me plot ndjesi.
Ai kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor” i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet qendra e vemendjes sone; cdo gja tjeter mendohet ne funksion te sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe, ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!
Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne, marrin pjese ne jeten e vendit tyne; me nji fjale, ata pranojne me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi. Te dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven. Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te ngjarjeve tragjike qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue ne nji levizje njerezore e clirimtare…!
4- “Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme! Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja, nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves ashte angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe predikon rezistencen paqesore…!
Sa e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!
Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr. Ibrahim Rugova, “njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem, ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte ceshtje jete o vdekje”.
Linde solidariteti i te persekutuemeve!
“Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine Garapon.
“Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.
Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….
Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja e paepun e bujarit te shuem dardan…!
Më 22 janar 2006
Profesor Sami Repishti: LAVDI PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA | EuroEmigrant (wordpress.com)