ARKIVI:
18 Janar 2025

Profesorë, gazetarë dhe studentë marrinë pjesë në promovimin e librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit Mr.sc. Musa Sabedini

Shkrime relevante

Vdekja e heroit kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastrioti Skënderbeu(Video)

https://www.youtube.com/watch?v=geZDXqY0slk&t=8s&fbclid=IwY2xjawH4yqhleHRuA2FlbQIxMAABHdHdezRzUR6Wfc81JuS-klTUCKXpc9yk7gdajnc76eoXskEtKdfox4xzMQ_aem_cl4DPXEdRDdIYcILMZ45uA Shikojeni videon ne YouTube

Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Nga: Arif Ejupi STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE! Ode kushtuar z.Xheladin...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Sot, në Prishtinë në njërin prej amfiteatrove të Universitet të Biznesit dhe Teknologjisë u bë promovimi i librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale “e autorit tashmë të njohur Mr.sc.Musa Sabedini.

Ky libër universitar i treti me radhë i profesorit dhe gazetarit, Musa Sabedini, është edhe një ndihmë tjetër shtesë për studentët e gazetarisë dhe drejtuesit e medias, qofshin ata gazetarë, botues apo udhëheqës portalesh e radio-televizionesh të ndryshme.

Në këtë ngjarje të veçantë, e cila tuboi personalitetet më shquara të kësaj fushe i pranishëm ishte edhe Prof.dr. Edmond  Hajrizi, rektor i UBT-së.

Hajrizi që në hapje të këtij tubimi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit. Ai vërehej i entuziazmuar dhe i kënaqur me arritjet e këtij institucioni. Nga dita në ditë ky tempull i vërtetë i shkencës, dijës dhe kulturës, i themeluar dhe i udhëhequr nga prof.dr.Edmond Hajrizi, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, po shënon rezultate të lakmueshme.

Kjo vatër e pavarur e Arsimit të Lartë e Republikës së Kosovës, përveç aftësimit të kuadrove në fusha të ndryshme merret edhe me botimin e librave nga informatika, ekonomia, jurisprudenca, shëndetësia, sporti etj.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji i Prishtinës në mënyrë që t’u dalë në ndihmë studentëve të tij dhe atyre që merren me studimin e Medias dhe Informimit, këto ditë ka botuar librin e profesorit dhe studiuesit Mr.sc. Musa Sabedini “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Rektori, Hajrizi duke i bërë një analizë të hollësishme librit të Mr.Sc.Musa Sabedini “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale ka thënë “sikurse dy librat e mëparshëm edhe ky libër do të ndihmojë në formimin e gazetarëve të rinj ,si dhe në avancimin e gazetarisë profesionale në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare, papërjashtuar edhe diasporën.”

Daljes në dritë të këtij libri duhet t’i gëzohen sidomos ata që studiojnë gazetarinë, ngase deri me tani në këtë fushë është ndjerë mungesë e theksuar e literaturës.

Libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale ”përveç dobisë kolektive ia rrit prestigjin edhe UBT-së, ku vite me radhë Mr.Sc. Musa Sabedini. është ligjërues i rregullt.

Mbi rëndësinë e këtij libri ka folur edhe, Dr.Safet  Zejnullahu. Ai duke qenë recensent i librit në fjalë e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e pareshtur të kolegut të tij, Musa Sabedini.

Sipas, Zejnullahut ky libër voluminoz me 520 faqe është një thesar i çmuar për shoqërinë e veçanërisht, gazetarinë dhe publicistikën.

Studimi i vëmendshëm i tij do të ndihmojë studentë e gazetarë në përsosjen e profesionit dhe shmangien e dobësive apo flakjen e lëshimeve eventuale.

Dr. Safet Zejnullahu thotë” temat që i trajton kolegu Musa Sabedini në librin “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale “zgjojnë kureshtjen e të gjithë atyre që merrem me gazetari dhe publicistikë.

Ky libër tejet interesant, po u studiua me zell i forcon profesionalisht studentë e gazetarë aktiv në mediat tona.

Dr.Safet  Zejnullahu,ndër të tjera tha ”meqenëse libri u dedikohet studiuesve të gazetarisë, secili student edhe gazetar qoftë i mediave të shkruara apo vizive duhet t’i qaset seriozisht studimit të tij”

Mr.Sc.Musa Sabedini me përvojën mbi 30-vjeçare në gazetari në këtë studim i ka shtruar ashtu si duhet të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë lami.

Veç kësaj z. Sabedini, shquhet me kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë ndër vite gazetarisë së Kosovës. Ai edhe në kohë lufte nuk e ka ndërprerë për asnjë çast punën prej gazetari e krijuesi.

Sabedini.si autor i shumë trajtesave dhe librave edhe kësaj here ka bërë përpjekje maksimale që të nxjerrë në dritë një libër me vlerë, që u hynë në punë studiuesve të zhurnalistikës dhe përgjegjësve të mediave.

Kjo vepër e tij është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe përvoje prej tri dekadash e më tepër në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese.

Mr.sc. Musa Sabedini, i pasionuar pas gazetarisë dhe publicistikës është edhe themelues e drejtues i portalit me mjaft ndikim Rajonipress.

Falë paanshmërisë dhe punës profesionale në këtë dritare informative dhe kulturore me punimet e tyre nga të gjitha fushat prezantohen studiues, shkrimtarë dhe analistë të njohur shqiptarë.

Sabedini si profesionist i vërtetë duke qenë vite me radhë edhe anëtar i Bordit të KMSHK-së, ka ndihmuar dhe ndihmon në zhvillimin e gazetarisë shqiptare.

Ai me kujdes dhe profesionalizëm të lartë në këtë libër i ka trajtuar nocionet dhe rregullat kryesore të etikës, gazetareske, duke ofruar shembuj konkretë nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Libri është ndarë në tre kapituj ku në secilin kapitull shoshiten të gjitha temat që kanë të bëjnë me etikën në gazetari.

Mr. Sc. Musa Sabedini thotë se “Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, nëse gazetarëve dhe redaktorëve u mungon ky element bazë s’ ka shanse me i ofruar lexuesit apo shikuesit artikull e lajm të besueshëm.

Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është koka dhe kurrizi i artikullit kronikës, analizës apo tekstit gazetaresk. Nëse e kemi respektuar etiken, automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetvetes dhe lexuesve apo shikueseve tanë.

Promovimin e librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” e pasuruan vështrimet e kritikëve të librit dhe pyetjet e shumta dhe interesante të studentëve drejtuar autorit Mr.sc.Musa Sabedini.

Mr.sc.Sabedini, si çdoherë i gatshëm për debat të shëndoshë dhe konstruktiv të gjitha pyetjeve dhe paqartësive të studentëve u ka dhënë shpjegime dhe sqarime të sakta.

Konstatim i të gjithëve ishte se ky libër dhe dy librat paraprak të Mr.sc. Musa Sabedinit, do ta bëjnë dukshëm më të lehtë punën e atyre që synojnë profesionin e gazetarit apo redaktorit të njëmendtë.

Ata që mëtojnë gazetari të mirëfilltë dhe duan të jenë të pandikuar nga grupe të caktuara të interesit, patjetër duhet t’i kenë këto libra ,që shpërfaqin të mirat dhe të metat e gazetarisë, në mediat e shkruara dhe vizive të Kosovës dhe më gjerë.

Puna profesionale e profesorit të palodhshëm të UBT-së, Mr.Sc. Musa Sabedini, duhet të çmohet dhe të ndiqet edhe nga profesorë e studiues të fushave të tjera.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu