ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Profesoresha e Unikut …!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
FEJLTON ME VAZHDIME
Maj 1988.
Nxënës të dashur, sot është një ditë e përkryer për t’u helmuar dhe rënë si gjelat dhe pulat pa kokë në tokë, së bashku dorë për dore, meqë jeni shoqe dhe shokë.
E ju vajza aman veç Unikut të elektrizuar mos ia prekni dorën, se pastaj rrëzikoni ta humbni kontaktin me gravitetin, faunën dhe florën.
Profesoresha që e tha këtë e kishte kapur shumë herë dorën e Unikut, e madje e kishte dërguar me dorën e saj deri të organet e lagura intime.
Në fakt ajo nuk i përkiste as stafit të profesorëve të klasës, të cilës i takonte Uniku, por kur nuk e takonte dy ditë rresht tek mali me rrethoja, i shkumonte si Lumbardhi p…dhe goja.
Madje ajo ishte ilire e bosnizuar si Duda dhe sa herë që e kaplonin epshet e quante Barakuda.
Dorën në zemër helmimi masiv ishte shansi i vetëm për disa shokë dhe shoqe të klasës së Unikut, për t’ia lagur buzët njëri tjetrit dhe mbushur mushkëritë me frymë.
Madje me frymë të shkërmoqur nga pulsi i shpejtë i zemrës dhe epshet e ëmbla si mjaltë.
Mirëpo disa buzë ishin aq të thara nga pulsi i lartë i zemrës dhe frymarrja e shkërmoqur nga epshet, saqë ia përkujtonin Unikut gjethet e thara dhe zverdhura të vjeshtës.
Natyrisht kjo nuk ua lehtësonte aspak mjekëve identifikimin e nxënësve të helmuar njëmend.
Sepse në njërën anë ishte mungesa e kompetencës dhe përvojës ajo që i bënte t’i rrudhnin supet si Leci kur ia dëshmonte pafajësinë Cimes, e në anën tjetër ishte mungesa e pajisjeve moderne, që i bënte të besonin se helmet mund të zbrazen vetëm përmes fërkimit reciprok të epidermes dhe derdhjes së rrëmbyeshme të spermes.
Megjithatë Uniku e ndjente thellë në zemër se bëhej fjalë për një helm nervor pa erë dhe shije, i cili i mundonte më së shumti nxënësit me imunitet të rrënuar dhe sistem nervor paraprakisht të dëmtuar.
Prandaj i merrte shumë seriozisht ankesat e tyre, edhe pse personalisht nuk e hetonte asnjë ndryshim në trupin dhe trurin e tij.
Një vit më vonë filluan ditët dhe netët e çmendura të shoqëruara nga klithmat “Kaçusha-Azem” dhe nga dëshirat rinore për të përjetuar çaste magjike në rrethana skurrile.
Prandaj nxënësit shpesh ia bënin angazhimit serioz patriotik me hile.
Ia bënin me hile, sepse uria rinore për mardhënie intime nuk mjaftohej dhe shuhej vetëm me ledhatime.
Uniku që ua shkruante fjalimet politike aty për aty njëqind njerëzve rresht, kishte lodhje aq të madhe mendore, saqë s’kishte qare pa u zbrazur nga stresi, gjegjësisht pa i mbushur mushkëritë dhe bateritë.
Prandaj herë pas here zhdukej me ndonjë Hyri të Xhenetit për dy a tri orë, dhe kur kthehej sërish, njerëzit që e prisnin për t’ua shkruar fjalimin e radhës brohorisnin njëzëri : “Oh sa mirë që u ktheve”-si në kor.
Ishte ora 16:00 e pasditës kur Uniku hasi rastësisht në një polic serb, i cili urinonte pas një lisi të rrethuar me kaquba. Dhe i çmendur siç ishte, e pyeti në gjuhen e tij : A është më i mirë Millosheviçi, apo Fidel Castro nga Kuba?
Policit për pak sa nuk i ra të fikët dhe nuk u shtri për toke nga paniku, kur ia dëgjoi zërin, sepse serbishtja e tij iu duk si ajo e eprorit të tij nga Beogradi.
Prandaj fjalia “Fidel Castro nga Kuba” i tingëlloi si “Sadam Huseini nga Bagdadi”.
***********
E di që nuk do të më besoni nëse ju them se unë autori, këta rreshta po i shkruaj tani për tani.
Mirëpo unë në këtë mënyrë i shkruaj të gjitha tekstet, prandaj prej njërit çasti në tjetrin i plotësojë me përmbajtje të re.
Në fakt mua nuk më duhet inspirim për asnjë shkrim, sepse shkronjat që më radhiten në maje të gishtave grinden me mua dhe njëra tjetrën si femrat e llastuara, për të zbritur sa më shpejtë në letër.
Prandaj herë dalin të njoma dhe ëmbla si shalqin, e herë të brumosura dhe aromatizuara si pjepër.
E di që do ta pyesni vetën tuaj dhe njëri tjetrin nga e marrë guximin për të qenë kaq transparent dhe i çmendur ?
Por njeriut pozitivisht të çmendur nuk i duhet guximi, sepse çmenduria që qëndron së paku një shkallë mbi guximin është parakusht për gjenialitet, ndërsa gjenialiteti parakusht i përkryer, për të qenë i braktisur prej njerëzve të kompleksuar në këtë shoqëri dhe shtet.
Dhe t’ua them të drejtën: nuk ka dhuratë më të mirë për higjienën mendjes, sesa të mos jetosh i rrethuar nga njerëzit e kompleksuar.
Vazhdon…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu