ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Profesori Pirro Prifti mendon që Kadare është një mit i rremë për Shqipërinë dhe shqiptarët 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Janë folur e shkruar shumë për Kadarenë dhe siç ndodh përhera sa më shumë të shkruhet dhe të flitet për një person, aq më i turbullt dhe mitik ngelet personi i tij.  

Njihen shumë raste kur njerëzit për të ngelur në histori kanë bërë çmëndurira dhe çmëndurirat më të mëdha janë krijuar nga ngjarje ogurzeza dhe vrastare. Një nga shëmbujt është dhe historia e një adjutanti spanjoll, i cili në një kështjellë të rrethuar  të mbrojtur nga një komandant  shumë i zoti, për të ngelur emri i tij në histori në një moment të luftës e përqafoi komandantin e tij dhe së bashku me të papritur u hodh nga kështjella. Emri i tij nuk përmëndet për shkak të veprës së shëmtuar që bëri por historia mbeti. 

Një ngjare e  tillë për të mbetur emri në histori kanë ndodhur në rrethana të ndryshme, madje dhe në Shqipëri,  e cila njihet për tradhtarët e shumtë po aq sad he për hero jtë e shumtë që ka nxjerrë ky popull. Madje At Zef Pllumbi ka thënë: `Kurrë s`ë kam kuptue se si një popull i vogël ka mujt me nxjerrë kaq shumë rrugaça`.  Një nga ata ka qënë Ballaban Pashë Badera që luftoi kundër popullit të tij të drejtuar nga Skënderbeu por u vra me armë zjarri të asaj kohe nga një ushtar i thjeshtë krutan me emrin Gjergj Aleksi. Ose Hamza Kastrioti nipi i Skënderbeut që e tradhtoi por Skënderbeu e burgosi por e fali më vonë. Në kohën tradhtarët janë aq të shumtë sa që ngatërrohen edhe me heronjtë ashtu siç ka shkruar dhe Fan Noli tek shkrimi `Pesë Anarkite e shqiptarëve` , ku tek Anarkia e katërt shkruan:“E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh“. Që të mos e zgjas më shumë për tradhtarët që lanë `Nam`, për të ngelur në histori, mund të dëgjosh me ëndje Hymnin tonë kombëtar të shkruar nga Asdreni ku si në asnjë hymn tjetër të shteteve të tjera përmënden `tradhëtorët`:  

Prej lufte veç ai largohet 

është lindur tradhëtor, 

Kush është burrë nuk friksohet, 

Po vdes, po vdes si një dëshmor! 

Në këtë tip kategorie të njerzve që duan të lenë `Nam` për të ngelur me çdo kusht në histori, është dhe shkrimtari i talentuar ynë Kadare, njëlloj sit ek filmi horror `I talentuari Mr. Ripley`. 

Pra, përse Kadare duhet çmitizuar qoftë për rolin  e tij si `anti komunist` dhe `anti enverist`, qoftë dhe për rolin e tij  si `patriot` , qoftë dhe për rolin e tij si talent letrar? 

 Së pari Çmitizimi duhet të fillojë që nga aureola e tij si `një anti komunist dhe antienverist`, dhe kjo për shkak se ai ka qënë deputet në Kuvendin popullor të Shqipërisë dhe nën kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë së bashku më Nexhmije Hoxhën si kryetare, me të gjitha privilegjet e diktaturës. Roli i tij i kamufluar për të mbrojtur figurën e Enver Hoxhës nëpërmjet librave të tij si Gjakftohtësi, Dimri i Madh, dhe sidomos tek poema `Pashallarët e Kuq`, i mbushën mëndjen popullit se Diktatori ishte ai nga buron uji pastër por që e ndotin atadrejtues poshtë, dhe se njerëz si diktaori janë të rrallë dhe dalin për Shqipërinë një herë në 50 apo 500 vjet duke e krahasuar më Skënderbeun. Mbrojtja e tij diabolike që i bëri Enver Hoxhës me shkrimet e tij të kamufluara dhe rezultat dhe Enveri e mbrojti atë edhe nga sulmet e kundërshtarëve të tij enveristë. Kadare mbeti shkrimtar oborri, dhe kjo mund të sjellë dyshimë nëse ishte ai që hodhi dyshimë tek Diktatori, për rrezikun që mund të sillte Mehmet Shehu nëse do të ishte pasuesi i Diktaorit. Këto dyshime  vijnë për shkak se ai kishte miqësi të madhe me njërin nga bijtë e tij që sot shkruan duke `mbrojtur gjithashtu indirekt diktaturën dhe të jatin`. 

Së dyti, në Shqipëri dihej se nuk pati dissidence të vërtetë, por vetëm një person njihet me të vërtetë si dissident i atij rregjimi dhe ky ishte Pjetër Arbnori, sepse disa nga ish të burgosurit që më vonë u quajtën të persekutuar ishin të dënuar si ordinerë porse një pjesë mori kartën si i përsekutuar.  

Në këtë mishmash ndodhi dhe transformimi i Kadaresë. Nga komunist i vendosur dhe me shumë privilegje, ai, nëpërmjet R.Alisë, iku në Francë dhe u përpoq nëpërmjet asaj diktature të kthehej si dissident, por e kaluara e tij nuk e la. Sidoqoftë Kadare bëri një kthesë 180 gradë në shkrimet e tij të pas `90, duke u hequr anti komunist i orëve të para duke lëpirë ato që kishte pështyrë për 30 vjet të diktaturës. Dhe kjo nuk e nderoi aspak. Ky fakt mendoj, ishte dhe shkaku që Kadare i talentuar, dhe shkrimtar oborri nuk e fitoi dot çmimin Nobel, sepse Komisioni nuk gjeti ndonjë mesazh domethënës nga shkrimet e Kadaresë për popullin e tij, dhe për botën, ashtu siç gjeti mesazhe sinjifikative tek Nobelistët e tjerë. 

 I vetmi mesazh i Kadaresë, karakteristik për shqiptarët është mesazhi `dridheni sa të mundni e përfitoni nga rregjimet sa të mundni, lidhuni me këdo armik a mik për tu pasuruar, dhe mos tu vijë aspak keq për rregjimet që bien e ngrihen`. Epo kjo domethënie sigurisht nuk mund të pëlqehet nga bota e qytetëruar. 

 Së treti, namin si shkrimtar i madh Kadare e mori nga PPSh dhe personalisht Enver Hoxha. Si shëmbull mund të kujtojnë fjalën e një sekretareje partie të Sarandës në një takim më Kadarenë dhe shkrimtarë të tjerë , e cila në takim ndërhyri: “ “Gjeniu i kombit është shoku Enver, Kadareja pa porositë dhe sugjerimet e partisë dhe shokut Enver, pa luftën heroike të popullit tonë dhe realitetin e ri, nuk bëhej dot një shkrimtar i madh i realizmit socialist”( Miti i Kadaresë e tejkalonte mitin e Enver Hoxhës – Kulturë (gazetatema.net). 

 Josi Papagjoni tek shkrimi i tij `Miti I Kadaresë e tejkalon Mitin e Enver Hoxhës` tek gazeta Tema, pikërisht padashur shpreh se talenti i Kadaresë u bë publik dhe jehonë të madhe, pikërisht për interes të sistemit dhe jo se ishte një talent mbi të tjerët. 

Dhe të kesh një përkrahje të tillë sigurisht do të të dalë nami. Kadare nuk mori nam as si Shollohov apo Solxhenjicin, dhe as si shkrimtari çek President Vlacllav Havel, por `Namin` e mori nga Partia që po krijonte `njeriun e ri` dhe `shkrimarin e ri` të realizmit socialist, duke shkatërruar të gjithe oponentët dhe kundërshtaret e tij gjatë asaj kohe.  

 Dihet që Shqipëria kishte dhe ka edhe sot plot shkrimtarë të talentuar, njëri nga më të mirët në kohën e diktaturës ka qënë Jakov Xoxa dhe të tjerë, ishin shkrimtarë të realizmit kritik, por dominoi Kadare dhe Agolli si përçues të vij së Partisë. Të paktën Agolli ishte edhe kritik i problemeve të sistemit me aq sa lejohej si tek `Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo`, por ky shkrimtar i qëndroi edhe pas viteve `90 si një shkrimtar dhe personalitet dinjitoz i majtë  që hodhi teserën e partisë para Ramiz Alisë. Kurse Kadare jo vetëm që nuk bëri një veprim të tillë por u fsheh pas mbrojtjes R.Alia, dhe pas`90 e këtej u përpoq turpshëm të godasë një sIstem i cili e bëri hero të Tijin. 

Së fundmi Miti Kadare ka nevojë të çmitizohet jo për vetë shkrimet e tij por më tepër për diabolikën që shprehu në shkrimet tej kontroverse dhe kontradiktore para dhe pas `90.  

Interesant është fakti që kategoria e ish-spiunëve dhe ish bashkëpuntorëve të sigurimit të shtetit kanë 30 vjet që mitizojnë këtë figurë sikur duan të kenë përsëri mbi veten e tyre një person që kishte ngjashmëri me diktatorin. Dhe kjo vazhdon duke i dhënë honorifikë si jashtë shtetit  (sigurisht me rekomandimet nga shtetarët ish spiunë), por edhe nga disa intelektualë `katundarë`, që kanë kapur universitetet private dhe shoqata apo instuicione private apo shtetërore të cilat i bëjnë jehonë një shkrimtari oborri, i cili nga klloun i diktaturës u kthye në një klloun të demokracisë 

 Sot kërkohet më në fund një ligj i lustracionit dhe i dekomunistizimit të shtetit, ligj i cili duhej të ishte bërë që në 1993, por që nuk u realizua as nga Berisha, as nga Nano, as nga Meta. Shpresojmë të bëhet nga Rama, sepse një nga personat që i zgjati jetën rregjimit me veprën ishte pikërisht Kadare dhe lakejtë e tij të grupit të 120.000 ish bashkëpuntorëve të sigurimit të shtetit. 

Kjo është e vërteta e Mitit të  Kadaresë në ditët e sotme. 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu