ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Profilin e politikanëve shqiptarë s’ka nevoje fare për ta analizuar, e lërë ma për ta studiuar, se budallallëku i tyre shihet nga aeroplani!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Edi Rama me Aleksander Vuçiç-in. Ja se si “kënaqet” duke qeshur Vuçiç me Edi Ramën dhe kryeministrit naiv e sharlatan të Shqipërisë i mbushet mendja se është duke e mahnitur me “sharmin” e tij Presidentin e Serbisë!
Lirim Gashi, Prishtinë
Politika në përgjithësi është e stërmbushur me djajë të veshur me rroba të engjëjve, mirëpo në politikën serbe numri i djajve të veshur me rroba të engjëjve është dhjetë fish më i madh.
Në fakt bëhet fjalë për super djajë që aktrojnë me shkathtësi të paparë super engjëj.
BIA ua bën profilin e saktë deri në indet e gjeneve të gjithë politikanëve të rëndësishëm evropian dhe amerikan para se të ndodh kontakti i drejtpërdrejtë i politikanëve të rangut të lartë serbë me ta.
Të krijosh profilin e saktë të dikujt, do të thotë të njohësh çdo shkathtësi dhe dobësi të tij deri në imtësi, ndërkaq shërbimi sekret serb ka përvojë të jashtëzakonshme në këtë sport.
Vetëm profilin e politikanëve shqiptarë s’ka nevoje fare për ta analizuar e lërë ma për ta studiuar.
Sepse budallallëku i tyre jo vetëm që shihet nga aeroplani, por edhe secili ekzemplar është i ngjashëm me tjetrin si veza me vezen.
Tek Albin Kurti sharra u ka hasur në gozhdë, sepse Edi Rama u ka premtuar se do ta shndërroi në Hashim të dytë.
Mirëpo Albini jo vetëm që nuk shndërrohet në Hashim të dytë, por me mençuri dhe shkathtësi i mbyt.
Dhe jo vetëm kaq, por e detyron super gjarprin Rama për ta treguar çdo ditë më shumë fytyrën e tij të vërtetë, sepse e vërteta në fund vet-vret.
Këtë nuk e kam zbuluar unë, por e ka dëshmuar historia.
Duhet të jesh përtej çdo mase i pa ditur, i kompleksuar dhe pa asnjë gram shije për të besuar se Goran Bregoviç është një super artist dhe Sinisha Mihajlloviq një njeri i mirë vetëm pse ishte një super futbollist.
Duhet të jesh përtej çdo mase naiv për të besuar se Aleksander Musliu është kthyer brenda natës prej Zaulit në Paul, respektivisht prej djallit në engjëll, vetëm pse ka arritur brenda pak vitesh që shqiptarët viktima t’i lë të duken si agresorë, ndërsa vetë të duket si viktimë.
Sepse ai rolin e viktimës e loz çdo ditë edhe kur komunikon me popullin serbë, të cilin e ka futur në një errësirë mediatike dhe politike si askush para tij.
Në fakt Edi Rama nuk është aspak naiv, ani pse kohë të gjatë e lozi në mënyrë të përkryer rolin e një naivi të pafajshëm.
Apo më sakte Edi Rama kurrë nuk ishte engjëll, ani pse kohë të gjatë e lozi në mënyrë të përkryer rolin e engjëllit.
Me sa e di unë ai kur ia dha shpërblimin e parë Goran Bregoviçit në kokë kishte plotë qime të zeza dhe gati asnjë të bardhë.
Që do të thotë se udbashi Bregoviç nuk shkoi në Shqipëri për të promovuar dashuri dhe mirëkuptim përmes muzikës, por për të celebruar djallëzi dinake dhe tërheqëse përmes politikës.
Sepse ai edhe kur bën muzikë promovon politikë.
Kushdo që e njeh për së afërmi Goran Bregoviçin ta thotë të njëjtën gjë :
Nuk ka djall në këtë botë që ia kalon për djallëzi.
Sepse është aq misterioz saqë do ekstra deshifrim. Ngaqë hieroglifet i ka më të koklavitura se shkronjat kineze.
Skizofreni Edi Rama është ashtu kështu një palaço pa identitet, që tallet dhe argëtohet deri në çmenduri me budallallëkun e atyre që e quajnë Baba të Kombit.
Sepse në fakt ai është vetëm Baba i Narkotikëve, prandaj halucinon natë e ditë për ta parë njeriun e errësirës me emrin Goran Bregoviç si një qiri që bën dritë.
Hë për hë po kalojmë pak të Batoni.
Kushdo që beson se Batoni s’ka lidhje me vizitën e parë të Goran Bregoviçit në Shqipëri është i verbër sa lakuriqi i natës.
Sepse asi i parë i Batonit për ta futur Edi Ramen në xhep nuk ishte Shkëlzen Maliqi djali i super udbashit me emrin Mehmet, por pikërisht Goran Bregoviçi.
Sepse kështu i dha urdhër Jovica Stanishiqi.
Shkëlzen Maliqi ishte vetëm parapërgatitje e terrenit për Gent Caken dhe Sorosin Junior.
Që do të thotë se skenaristë dhe regjisorë të dramës teatrale patriotike në të cilën Edi Rama e lozi rolin kryesor me mjeshtri të paparë, herën e parë në Beograd dhe herën e dytë Luginë, ishin pikërisht personat e lartpërmendur.
Frytet e punës së tyre po i shohim sot.
Unë qysh në fillim ua kam deshifruar hieroglifet dhe shpartalluar muhalifet, prandaj çuditem dhe smeritem, që ende ka njerëz që besojnë në “Alisen e Botës së çudirave”.
Edi Rama është thjesht i hipnotizuar nga BIA e sotme, respektivisht UDB-a e dikurshme.
E sidomos nga lekët e Sorosit.
Kushdo që ka ende dyshim, le ta lexon planin e Fondacionit Soros të Beogradit për Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu