ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Projektues dhe themelues të shtetit jemi Ne-LDK-ja…!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Fatmir Bajraj
___
Paska shkretue sërish, i dobishmi i pushtetit dhe konsulenti i Qeverisë Kurti, ideologu dhe iluministi i turmave, i “Klubit të budallenjëve të Kosovës”, nihilisti dhe skizofreni patalogjik, kuqaloshi, Sadri Ramabaja.
Ky hardup i podrumeve në kohën e apartheidit, 89-99, militant i bahnhofeve të kohës së luftës, dhe “revolucionar” n’liri, i sistemuar e ranguar naltë në organizatën “shpetimtare” (lexo : terroriste) : ” Syri i popullit, me identitetin e mirënjohur, Sadri Ramabaja, duke i’u përgjigjur një deklarate të z. Lutfi Haziri, atakon, përbaltë dhe përdhosë, proscesët politike të vendit, levizjën nacionale për liri & pavarësi, dhe vetë projektuesit dhe realizuesit n’praktikë të këtij projekti, në krye me Atin themelues të shtetit të Kosovës, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova !
Ky ideolog i teorive staliniste për shtetin, në këtë “përplasje”, merr shkas një pasues të deklratës së z. Lutfi Haziri, për ta njollosë kauzën e lirisë dhe projektin nacional që derivoj dhe determinoj procese që rrumbullaksuan këtë projekt me lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ky intrigant, manipulant dhe indoktrinues i “Kmerit të Kuq” (LVV), me paftyrësi dhe paturpësi, levizjen dhe projektin tonë nacional për liri & pavarësi, përmes organizimit të sistemit paralel përballë pushtuesit dhe armikut shekullor, e sheh dhe e “ligjeron” si projekt të dështuar të LDK-së, dhe sipas tij, të “lejuar nga Serbia armike”, dhe jo si projekt shtetëror dhe aspiratë kombëtare !
Ky manipulant me uniformë të një specie të avansuar,  fyen intelegjencën tonë nacionale, dhe të alatëve tanë që i dolën n’dihmë kauzës sonë për liri & pavarësi, duke i’a atribuar meritat vetit dhe organizatës së tij klandestine & kriminale, e cila në kohën e rezsitencës aktive paqësore dhe të asaj të armatosur, numërikisht ishte në shifrat e mizave të një magari, dhe hiq ma shumë.
Madje “citon” Arbër Xhaferin e vdekur me gjëja deklaratën për LDK-në : “piramidë vetmashtruese prej letre”, dhe e cila sipas këtij intriganti përfid, “gjatë luftës dezertoj dhe u shpërbë” !
Dhe pason pytja logjike :
Kush dezertoj dhe kush u shpërbe, për të shkuar tutje me pyetjet kush e bëri luftën, kush solli lirinë dhe si e bëmë shtetin ?
LDK-ja, dezertoj dhe u shpërbe  ?!
Ajo LDK e cila aspiratën kombëtare e artikuloj me shpalljën e subjektivitetit të Kosovës, organizimin e sistemit paralel dhe të rezistencës paqësore dhe të armatosur ?
Ajo LDK, e cila kishte organizuar  mirëmbajtën dhe mbiijetësën e Kosovës në kohë apartheiedi nga rexhimi fashisoid e gjenocidal i Millosheviqit, 1989-1999 !
Ajo LDK, si bartëse edhe e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe presidentin historik Rugova, e cila kishte ruajtur miqësitë tradicionale, kishte krijuar miqësi dhe aleanca të reja në Europën përëndimore dhe pertej Atlantikut, në SHBA ?
Ajo LDK, edhe ajo Republikë e 2 Korrikut & 7 Shtatorit 1990, e dy palë zgjedhjeve parlamentare e presidenciale dhe me presidentin historik Rugova, e cila senzibilizoj dhe e ngriti në axhendë të perëndimit qështjën e Kosovës dhe lirinë tonë ?
Ajo LDK, dhe ai president historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili i’a doli mbanë të thyej mitin serb “Kosova djep i Serbisë”, dhe kauzën tonë nacionale  ta bëjë edhe interes të perëndimit dhe interes kombëtar dhe kauzë të vet SHBA-ve ?
Jo, jo or budallenjë të kësaj specie specifike, sikur Sadri Ramabaja !
Konsultojeni ndërgjegjën, nëse e takoni farë diku…
A nuk mbani mend pritjen që i’u bë presidentit Rugova pas kthimit nga Italia ?
A nuk i’u kujtohet kthimi nga deshmia e Tij n’tribunalin e Hages kundër Millosheviqit dhe pritja në Kosovë ?
A i keni harruar fitoret brilante të LDK-së deri në shkuarjën në amshim të presiddentit Rugova ?
I kujtoj këtij hardupi të habitatit animal-zvarranikëve të Kurtit & CO !
Deklarata të papjekura, të papërtypura dhe të paduhura nga motive dhe arsye nga ma të ndryshmët, për kursin, filozofinë dhe vet misionin historik të presidentin Rugova, kishin thënë edhe elitarë të ndergjegjes kombëtare, siq ishin Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, shkrimtarë me nam botëror, por të cilët me pas  ishin penduar dhe me pendesë kishin kërkuar falje presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës për huqje esence, dhe tani nuk do merrem me deklaratat e tyre që dihen botërisht dhe janë publike, për shkak të hapësirës dhe kohës n’këtë formë debati!
Lexojini ato, dhe pse jo edhe vlerësimin e At Zef Pëllumbit për nivelin intelektual dhe gadi profetik të misionarit historik-kombëtar, Atit themelues të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe vlerësimet e burrave të shteteve përendimore.
E kuptoj por nuk e mirëkuptoj faktin se ky far Ramabaj Sadri, eksponent i VV-së dhe i pushtetit aktual, konsulent i Kurtit, nuk denjon ta pranoj faktin se LDK dhe presidenti Rugova, janë ideator, projektues dhe realizues të shtetit të Kosovës, dhe jo levizja anarkiste & anakronike e zuzarit Kurti, e cila në gjithë trajektorën e saj ishte dhe mbeti kundër kësaj kryevlere të sistemeve shqërore dhe kryevepër e projekteve nacionale të lirisë.
Ramabaja : “LVV, grishë për syçeltësi e kujdesë të shtuar”
PS.
Alarmon për luftë, si nevojë e pushtetit të pa aftë dhe të pazot në përballje me sfidat dhe deshtimet n’qeverisjen e vendit, duke tremb  investitoret dhe duke dëmtuar deri n’palc shtetin dhe zhvilimin ekonomik të vendit.
Duke prodhue pasiguri dhe me deklarata të tilla-blof, vret shpresën për të rinjët dhe zbrazë Kosovën, ngase Kosova nuk është në luftë dhe nuk qendron krahasimi me Ukrainën, absolutisht JO !
Çfarë përfaqson realisht oborrtari, Ramabaja Sadri, dhe politikani me përvojë, z. Lutfi Haziri !
Ramabaja, e ka lider shpirtëror, zuzarin Kurti, i cili në kohën e luftës, refuzoj të marr armën dhe t’vesh uniformën ushtarake, dhe i cili pas burgosjes, u lirua nga burgu, falë flirtit me bijën e Zoran Sokoloviqit.
Pas çlirimit të Kosovës, Kurti i Ramabajes, u kap nga SHIK-u në Binq, në t’njëjtin automomjet me eksponentë të BIA-së serbe, dhe s’fundmi në pushtet, u kap duke u kordinuar e me Radojqiqin kundër ligjit për veteranet e UÇK-së, përmes Mimoza Kusarit.
Për dallim, z. Haziri, është pioner i levizjes nacionale për liri & pavarësi, nga veprimtarët e dalluar të brezit të Republikës dhe ushtar i UÇK-së, për të vazhduar me kontribut të jashtzakonshëm në proceset politike të pasçlirimit për vendin, siq ishin negociatat për Statusin e Kosovës në Vjenë dhe në proceset e shtëndertimit dhe shtetbërjës, si poltikan, Kryetar Komune dhe Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ramabaja Sadri, ky militant politik i profilit të “brigadave të kuqe”, në sherbim të pushtetit autokratik të Kurtit, levizje kjo që shquhet për veprime jokonvencionale, anti-demokratike dhe vandaliste deri në akte dhe aksione terroriste, kundër të gjitha proceseve të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Levizje kjo, në anagramin e së cilës skanohet rezistenca agresive kundër misioneve ndërkombëtare në Kosovë, që nga protektorati ndërkombëtar (UNMIK) si fazë kalimtare, misioni i NATO-së përmes KFOR-it, për ruajtjën e paqës, dhe ai i BE-së përmes EULEX-it, si mision i sigurisë për rend dhe ligj.
LVV, levizje kjo, për “Bashkim Kombëtar” !
E cila që nga ngjizja e saj si Levizje Vetvendosje, ishte hapur kundër projektit nacional të Dardanisë antike-Kosovës në krye me arkitektin Ibrahim Rugova, për një Kosovë të pavarur, të integruar në NATO, BE dhe n’miqësi t’përhershme e SHBA-të, ajo e “luftoj” me t’gjitha mjetet “konvencionale dhe demokratike” këtë projekt, dhe vet kryevlerën e këtij projekti, shtetin e Kosovës.
Dhe ja çka e vë në sprovë VV-në sipas Ramabaj Sadri ?
“Shteti është kryevlera në hierarkinë e vlerave që ka prodhuar civilizimi ynë. Prandaj duke e vlerësuar të tillë si është – si kryevlerë, kur vihet në rrezik, ai vazhdimisht na vë në sprovë”.
Përgigja imediate :
Për cilën kryevlerë të civilizimit tonë keni fjalën, Rambaja Sadri ?
A është kjo kryevlerë, shteti i Kosovës, të cilin ju dhe kasta n’pushtet, e quani projekt të përkohshëm ?
Kush po e vë n’rrezik këtë kryevlerë ma shumë se vet ju ?
Askush !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu