Vetë hapja nga ana e Prokurorisë Themelore të Pejes e hetimeve ndaj “Lëvizjes per braktisjen vullnetare të fesë islame” nga disa musliman të Deçanit asht nji veprim i kundraligjëshem nga ana e kësaj Prokurorie, sepse “Liria e Ndergjegjes” garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Të Drejtat e Njeriut, të aprovum edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkume.
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]
1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.
3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
Neni 44 [Liria e Asociimit]
1. Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.
Prokuroria Themelore e Pejes nuk ka asnji bazë ligjore per hapjen e hetimeve ndaj nji Lëvizje, e cila gjithçka e ban të bazume në ligj dhe me transparencë si Drita e Diellit.
Vetem në vendet afro-aziatike islamike, që kan si Kushtetë Sheriatin me gjykata fetare, me prokurori fetare dhe me polici fetare, prokuroria fetare mund të hapë hetime penale ndaj atyne muslimanve, të cilët kerkojnë të braktisin vullnetarisht islamin, dhe të kërkojnë denimin e këtyne muslimanve denimin me vdekje, ku ekzekutimi simbas librit të tyne bahet me varrosje në dhè per së gjalli dhe vrasja me gur. Këtë mënyrë ekzekutimi ata e quejnë “Gurëzim.