ARKIVI:
14 Prill 2025

    Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

    Shkrime relevante

    Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?

    Nga Aurel Dasareti Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të...

    Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

    Na mungon Agim Doçi, poeti i festivaleve dhe i këngës shqiptare

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) NA MUNGON POETI I FESTIVALEVE...

    Një tjetër komandant i Hamasit u vra në Gaza

    Foto fra Twitter/X Arnt Jensvoll  / Document.no Izraeli konfirmoi më 10 prill se...

    Shpërndaj

    Shkruan: Ramiz Tafilaj

    Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, të autorit Adem Lushaj, i cili tashmë është përkthyer në gjuhën turke, angleze dhe malazeze. Si botues i librit, pata mundësinë të njoftoj të pranishmit mbi krimet serbe të kryera në komunën e Deçanit dhe në komunat përreth.

    Në këtë ngjarje, ku morën pjesë figura të rëndësishme politike dhe intelektuale, disa kopje të librit iu dhuruan Abdülselam Yıldız, kryetarit të partisë më të madhe në Rajonin e Urfës, “Yeni Refah Partisi”, si dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie. Gjithashtu, një kopje e librit u dërgua në shkollën e muzikës EDDO MUZIK, e drejtuar nga Ali Aşan, një figurë me ndikim në komunitetin bektashi dhe drejtues i institucionit më të mirë muzikor në rajon.

    Diskutimi rreth librit nxiti interes të madh dhe u shoqërua me pyetje të shumta mbi luftën dhe krimet serbe të kryera në Kosovë. Pjesëmarrësit shprehën dëshirën që autori Adem Lushaj të ftohet në Urfa për të ndarë nga afër përvojën dhe njohuritë e tij mbi këtë temë.

    Dërgimi i librit në rrethe të ndryshme, përfshirë edhe institucione arsimore dhe kulturore si EDDO MUZIK, ndihmon në përhapjen e së vërtetës historike dhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar mbi vuajtjet e popullit të Kosovës.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu