ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Promovimi i romanit “Gjon Nikollë Kazazi” në Tropojë: Tropoja dhe veriu, muze i kujtesës sonë shpirtërore dhe historike

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Theksime nga promovimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Tropojë
Edhe letërsia, sikurse historiografia, mund ta shfrytëzojë faktin historik, jo që ta kthejë në mjet të dokumentimit, siç bën historia, por që atë ta nxjerr si fakt jetësor të ndërlidhur me kujtesën shpirtërore, filozofike dhe në përgjithësi si formë e trashëgimisë së shënuar të një trungu identitar. Natyrisht se letërsia si pjesë e krijimtarisë, është në gjendje që muzeun e vlerave, qoftë edhe të harruar ose të anashkaluar, ta ruajë ose ta rikthejë me mjetet e veta (imagjinatën) te përmasat e një monumenti artistik deri në shkallën gjithëkohore dhe gjithënjerëzore siç ndodh me Luftën e Trojës nga vepra e Homerit e të tjera, që nuk është në gjendje ta bëjë as empirizmi hulumtues sado kompleks qe nga filozofia e deri te historiografia dhe disiplinat tjera që merren me konservimin e së kaluarës (etnografia, antropologjia, arkeologjia e të tjera).
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” , si letërsi, trajton dy momente të tilla emblematike nga kujtesa jonë shpirtërore dhe filozofike nga antikiteti, që vinë si muze historik i një vlere të veçantë. Ato, edhe sot e gjithëditën, në Tropojë dhe Veri në përgjithësi ruhen pjesërisht, po edhe pasqyrohen në njërën anë me mbetjet e kozmogomisë dhe simboleve të saj (besimi i lidhur me katër elementet e natyrës: diellin, ujin, tokën dhe ajrin si betime “pasha tokën”, “pasha qiellin”, “pasha diellin”, “pasha zjarrin”, “pasha ujin”, “pasha këtë gur”…) dhe në tjetrën anë – me shfaqjen në antroponomi në formën e kultit të shpezëve dhe kafshëve te emrat ( Zog, Zoge, Ujk, Shpend, Cub, Mic, Curr e të tjera) dhe në toponomastikë (Zogaj, Rrasaj, Dushkajë, Curraj e të tjera).
Momenti tjetër i përmasave universale që këtë botë e lidh me Dijet e Vjetra të anatemuara nga monoteizmi dhe religjioni, është edhe ai i përballimit të epidemive (murtajës dhe sëmundjeve të tjera që vinë nga bakteret dhe mikrobet e padukshme), që rëndom kanë marrë haraç të madh jetësor deri te përmasat e shfarosjeve dhe janë shpjeguar si “fatume”.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ndonëse imagjinar, megjithatë, shfrytëzon një fakt historik, atë të dijës së përdorimit të mikrobit të padukshëm si mënyrë e veçantë e imunizimit të sistemit vieral, madje edhe atij të murtajës, me anën e grrithjeve (një lloj vaksine, që për herë të parë do të aplikohet nga mjekësia para një shekulli me zbulimin e Kohut), metodë kjo që mjekësia sot e përdorë për antiviruse dhe luftimin e pandemive, siç është edhe kjo e tanishmja me të cilën po përballohemi prej më shumë se një viti.
Ky fakt, që për shekuj është mbajtur i fshehur nga qendrat imperiale, por që është përdorur prej tyre si armë shkatërruese (biologjike), në këtë vepër ngrihet në një fakt jetësor të përmasave gjithënjerëzore dhe gjithëkohore, që jo rastësisht, kohëve të fundit, këtë vepër, me përkthimin në disa gjuhë botërore (fëngjisht, italisht, anglisht, gjermanisht dhe të tjera), ta kthejë në qendër të vëmendjes deri te përmasat që edhe të filmohet (siç po punohet tash nga një shtëpi e njohur filmike italiane).
Në këtë aspekt, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, gjeografisë sonë shpirtërore dhe kujtesës historike ia jep dimensionin e devotshmërisë, që është në gjendje ta bëjë vetëm krijimtaria letrare si pjesë e artit në përgjithësi….

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu