Shkruan: Halim EMËRLLAHU
Hyrje
Vepra e Profesor Artan Fugës “Njeriu fëmijë – Teknikat e propagandës autoritare’’, paraqet një punim shkencor, origjinal dhe shumë profesional sociologjik, filozofik e politik. Ajo ngërthen në vete përmbajtje sociologjike e filozofike të ndërtuar me një metodologji bashkëkohore, që u jep kuptim shkencor fushave shoqërore me njohuri epistemologjike, por edhe të filozofisë politike e sociologjisë bashkëhore për teoritë politike. Ky studim i profesor Artan Fugës shtjellon në përpikmëri dhe me dioptrinë shkencore sociologjike e të filozofisë politike zanafillën e konceptimit të teknikave rreth propagandës autoritare, se si liderët politik përdorin teknikat e propagandës autoritare për ta mbajtur pushtetin.
Profesor Fuga ka shtjelluar rrjedhat ideologjike e historike, politike me përmbajtje socio-filozofike, rreth teknikave propaganduese autoritare e sidomos politikat e totalitarizmit e autoritarizmit për gjatë shek XX, që këto politika ishin dominuese në Evropë dhe në Ballkan. Kjo periudhë kohore e studimit shkencor të kohës moderne të shek XX ishte jashtëzakonisht e komplikuar ,e mbushur me urrejtje raciste, ideologjike, kulturore e politike. Profesor Fuga në këtë vepër shkencore shtjellon teoritë shkencore të autorëve më eminentë rreth propagandës autoritare, duke filluar nga Edward Bernays, Claude Levy-Straus, Hannah Arend, Walter Lippman, Robert K. Merton, Eric From, Teodor Adorno etj.
Në studimin e këtyre filozofëve e gjejmë edhe studimin e teknikave të propagandës autoritare, totalitare të ideologjisë marksiste-leniniste edhe në Shqipëri.
Propaganda me paraqitje kokëposhtë e realitetit
Nga ky studim i profesor Fugës analizohen teoritë dhe rrjedhat ideologjike të propagandës politike të sistemeve politike si: autoritare, komuniste, totalitare etj. Konceptualisht ideologjitë propaganduese, propaganda përgjithësisht kanë fuqi të madhe dhe ndikuese mbi ndërgjegjjen individuale e kolektive të njerëzve, madje shumë më të madhe se sa sistemet tjera.
Me këtë forcë ideologjike ka zotëruar propaganda e regjimit ideologjik totalitarë. Ajo ishte e natyrës manipuluese dhe I përkiste si e tillë regjimit politik totalitar, e të atillë e ka përjetur edhe Shqipëria. Kjo ideologji historike e propagandës totalitare sunduse në Shqipëri zgjati disa dekada. Ky system politik totalitarë nisi ideologjin e tij menjëherë pas largimit të ushtrisë imperialiste e hegjemoniste naziste nga Shqipëria, në vitin 1944 dhe vazhdoj deri në vitin 1990, kur Shqipëria, e fundit nga vendet komuniste në Evropë, e hapi horizontin e një shoqërie të bazuar në ideologjin e pluralizmit politik, e bazuar në lirinë e ndërgjegjes individuale kolektive dhe ekonomisë së tregut të lirë. Keqkuptimi në Perëndim për Lindjen dhe keqkuptimi në Lindje për Perëndimin, vijen nga propaganda komuniste e totalitare tutje. Ja çka kishte bërë propaganda! Ajo kishte sjell keqkuptime e kishte krijuar edhe mes vetë shqiptarëve ndasira. Dihet se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, kanë jetuar të izoluar gati krejtësisht prej njëri-tjetërit. Fundja, Kosova ishte e pushtuar.
Vepra e Profesor Fugës na tregon në mënyrë të argumentuar rrjedhat e kësaj idologjie politike pas vitit 1948, ku Jugosllavia dhe Shqipëria nuk kishin pothuaj as një lëvizje njerëzore midis tyre. Shqiptarët e Kosovës deri në vitin 1990 kanë arritur të marrin informacione mbi Shqipërinë vetëm nga mediat zyrtare, e kryesisht nga Televizioni shqiptar dhe Radio Tirana. Shqiptarët e Kosovës e kishin ëndërr bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në aspekt të realitetit social, ekonomik, politik, kulturor. Pas viteve ‘90-ta nisi procesi i demokratizimit dhe u liberalizuan kufijtë mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë., sidoqoftë lëvizja e kosovarëve në drejtim të Shqipërisë vazhdonte të kishte ndeshtrashat e veta.
Por, më në fund, me një kujdesë të shtuar, shqiptarët e Kosovës udhëtonin drejt Shqipërisë së ëndrrave të tyre; ata ishin të gatshëm të paguanin çmim të rëndë vetë e vetëm që ta shihnin Shqipërinë. Shqipëria e pa zhvilluar, e izoluar, rrugët e pa shtruar, me gropa, qytetet me ndërtesa me shumë katshe të pafasaduara, me shkallare të rrënuara… Pytja shtrohej ku është Shqipëria e idealeve tona? Kishte prej tyre që thoshin se ne kemi mbajtur me vite burg në Jugosllavinë e Titos sepse e propagandonin Shqipërinë sipas parafëtyrimit që kishte dhënë Radio Tirana, por po shohim se paska qenë thjesht një ”ëndërrim radiofonik” dhe i mbajtur vite të tëra burg për një ëndërr radiofonike.
“Propaganda përdor metafora për ta paraqitur shoqërinë, shtetin, partin, grupin e deputetëve, si struktura kolektive ku elementi individual nuk ka vend karshi veprimit kolektiv” kishte funksionuar. Propaganda autoritariste e krahason politikanin që ka postin më të lartë në qeverisje me parullën e prijësve kombëtarë, dhe propaganda në fushata elektorale edhe tash në shek XXI dhe në shek. e kaluar, liderin politik të një partie e ka krahasuar me figura më të larta historike të kombit krahasuar, madje edhe me atë të Skëndërbeut!
Origjina të përkufizimit të propagandës
Vepra e profesor Artan Fugës zbret tek origjina e përkufizimit të propagandës, duke e shtjelluar termin e propagandës të bazuar në argumentet shkencore të autorit amerikan Edward Bernays, i cili njihet si pioner i kërkimeve shkencore në këtë fushë. Profesor Fuga sjell shembuj ilustrues të shumtë nga libri i këtij autori – “Porpaganda”, që gjithësesi mbetet si një libër i famshëm ‘’. Bernays paraqet në fund të viteve 20 të shek XX fenomenin e propagandës, meqë ai kishte studiuar shumë afër propagandën e lëvizjeve fashiste, naziste, bolshevike, që si qëllim kishin një strategji dhe përpjekje për ta përhapur një doktrinë ose një ideologji të caktuar.
Edward Bernays shkruan se, propaganda është mekanizmi nëpërmjet të cilit idetë janë të përhapura në një shkallë të madhe; në kuptimin e gjerë ajo është një përpjekje e organizuar për të përhapur një besim apo një doktrinë të veçantë. Propaganda është një ideologji e një mekanizëmi rreshtimi, që për qëllim ka integrimin e masave të gjëra rreth subjekteve politike, shtetit dhe organizatave dhe grupeve të ndryshme shoqërore me orientime të ideologjive të ndryshme. Berneys në lidhje me ketë shkruan tutje : ‘’Janë pakicat intelegjente, të cilat kanë paqartësisht nevojë të bëjnë propagandë në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike’’.
Nga ky studim Beneys konkludon se propaganda është betejë idesh, që shihet thjesht si një teknikë që kishte si qëllim vetëm përhapjen e disa ideve abstrakte.
Edward Benays e ka meritën se dallon propagandën e mirë nga propaganda e keqe.
Propaganda për Edward Bernays është me natyrë politike, morale, fetare, etj, por ajo ka qëllime komerciale kur merr formën e reklamës.
Profesor Fuga vazhdon rreth konceptit të propagandës, duke pohuar se ajo ka lidhje shumë të ndërlikuar me informimin në përgjithësi dhe kryesisht me informimin masiv. Do të ishte gabim të mendohej se atje ku ka propagandë, nuk ka informim masiv dhe ku ka informim masiv nuk ka propagandë; rrjedhimisht propaganda ma shumë është keqinformim se sa dezinformim.
Propaganda ka ndodhur madje vazhdon të ndodhë të mbështetet në një mashtrim të madhë, në një gënjeshtër të madhe, por kjo aktualja ua kalon kohërave të kaluara, kur mjetet e informimit nuk ishin të zhvilluar sikur sot.
Porfesor Fuga nëlibrin e tij shtjellon edhe teoritë sociologjike të komunikimit masiv të Robert K. Merton-it, i cili që nga mesi i shekullit të kaluar, theksonte se është e pamundur që sistemi i mediave masive t’i japë informacione publikut, nëse ato nuk përputhen me inteersat e pronarëve të mediave, si edhe nëse ato informacione vijnë në kundërshtim me vlerat që mbajnë në këmbë modelin institucional të shoqërisë.
Po ashtu në libër kemi edhe një vështrim tjetër antropologjik mbi propagandën të analizuar nga profesor Fuga e të bazuar në teoritë thelbësore nga antropologu i njohur francez i shekullit të njëzetë Claude Levy-Strauss. Afrimi me konceptet e tij shkencore u realizua pasi u konstatua se përmbajtja ideore e propagandës totalitare në Shqipëri është përpjekur të ndërtoj një sistem idesh, bindjesh ideologjike, tenknikash manipulimi, edukimi, indoktrinimi.
Propaganda totalitare në Shqipëri përpunoi një mekanizëm shpjegues të shoqërisë, duke u nisur nga modelet e jetës së njeriut në familje. Këtu ka ndodhur një proces i familjarizimit të shoqërisë . De fakto është paraqitur shoqëria si një famlije e madhe dhe kjo është përdorur si mekanizëm për ta bërë propagandën e pranueshme dhe të përvetësueshme nga masat. Po ashtu sikurse njeriu përjeton marrëdhëniet në jetën e përditshme me familjen e vet, pikërisht në atë mënyrë i propozohet ta mendojë edhe vendin e tij në shoqëri e marrëdhënie me shtetin e me pushtetin. Dhe si mund të jetë e mundur të ketë sukses manipulim i tillë ? Habia e fillimit ishte zbehur kur kemi hasur në një ide me forcë të veçantë shpjeguese, e cila ishte përpunuar edhe nga autori Claude Levy- Straus i cili shkruan: ‘’Mënyra sesi njeriu mendon, është projektimi i marrëdhënieve të tij me botën dhe njerëzit’’.
Brenda teknikave manipuluese të propagandës totalitare ndodh edhe një proces i dytë, i cili kuptohet shumë qartë nëse adoptohet një përqasje antropologjike. Dhe ky proces i dytë, sipas Claude Levy Straus, vihet re edhe në shoqëritë parahistorike të bazuara në komunikimin oral.
Vështrimi antropologjik mbi propagandën
Propaganda totalitare e plotëson antopologjizmin me antropomorfizimin e sistemit politik me pjesë të ndryshme të sistemit politik si ushtria, policia, partia në pushtet, organizat e quajtura e masave. Në shoqëritë orale të tipit klanik, propaganda totalitare e shpjegonte të kaluarën historike të kombit sipas politikës në fuqi.
Vepra e Artan Fugos na mëson njohjen e propagandës totalitare në Shqipëri. Shqipëria si një vend i vogël dhe me një numër mjaft të kufizuar popullsie, ishte shumë e përshtatshme për eksperimentim. Vendet e vogla në territor dhe me një numër popullësie të kufizuar shërbejn edhe si laboratorë sundimi e sprove të dukurive shoqërore. Shqipëtarët brenda territorit të shtetit të Shqipërisë, aty në dekadën e fundit të regjimit totalitar, ishin në rreth tre milon e gjysmë, por ajo që nuk duhet harruar se Shqipëria e kohës po shihet si vendi amë i gjithë shqiptarëve në Ballkan me një numër të madh të popullsis që arrinte atëherë diku midis shtatë e tetë milion njerëzve, dmth pa llogaritur numrin e shqiptarëve që kanë emigruar e integruar në shtetet e tjera si në Itali, Greqi Turqi etj. E kjo ishte pasoj e propagandës totalitare mbi shqiptarët e Shqipërisë e që përhapej si valë e nxehtë edhe në vende tjera të Ballkanit. Sot tek shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës – që kanë emigruar në Londër, Boston e në shumë vende tjera, vërehet zhgënjimi ndaj dogmave të propagandës totalitare.
Shqipëria në anën tjetër ka zgjedhur kurdoherë për aleatë fuqi të mëdha botërore jashtë kontinentit evropian. Deri në fillim të shek XX, shqiptarët mbeten në suazën e Portës së lartë dhe u ndanë prej saj me mbështetjen e Austro-Hungarisë vetem në vitin 1912, kur themelohet shteti i pavarur i shqiptarëve. Por pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte kërcënuar nga presionet e Jugosllavisë së Titos, rrjedhimisht Enver Hoxha bëhet aleati më besnik i Stalinit që e drejtonte me dorën më të hekurt Bashkimin Sovjetik, ndërkaq pas shkëputjes nga BRSS-ja, diku nga fundi i viteve ‘60-ta, Shqipëria totalitare u bë aleate e Kinës Popullore. Propaganda totalitare e mediave shqiptare për këtë periudhë nuk mungoi të ishte zgjatim në Evropë i propagandës maoiste.
Profesor Fuga pohon në këtë vepër shkencore se, shoqëria shqiptare e viteve +40-të të shek të kaluar, në aspektin fetar ishte një shoqëri me shumicë fetare muslimane, por pa përjashtuar edhe identitetet tjera fetare që s’kanë munguar si: komuniteti fetar katolik, ortodoks dhe grupe tjera fetare hebrenjsh, protestantësh, bektashi,njtë… Sidoqoftë edhe këto grupe shoqërore ishin pjesë e propagandës totalitare. Kjo taktikë totalitare ndaj identiteteve fetare është studjuar pak ose fare : Ndërkaq kanë munguar fare studimet mbi ndikimet e propagandës totlitare staliniste mbi popullësitë me tradita fetare islame në Evropë.
Nga këndvështrimi i Hannah Arendt konstatohet se ka një llojë ndikimi të ndërsjellë midis totlaitarizmit dhe miltarizimit të shoqërisë si nga Gjermania fashiste ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik, që ishin organizuar në operacione luftarake, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në rastin e shqiptarve, jo vetëm që kemi të bëjmë me një model shoqëror politik të totalitarizmit që sundoi 40 vjet, i pa njohur gjatë luftës, por kemi të bëjmë me propagandë totalitare në kohë paqeje.
Kur analizohet ky diskurs politik i propagandës totalitare në shoqërin shqiptare nën autoritetin Stalinist, atëherë venerojmë se sa shumë ka ndikuar në ndryshimin e evoluimit të shoqërisë shqiptare. Pushteti totalitare e ka fut Shqipërinë në Traktatin e Varshavës. Shqipëria kishte strehuar një bazë ushtarake, pikërisht në zonën që kontrollonte kanalin Otrantës. Pas prishjes së Enver Hoxhës me Hrushovin, që de faktotensionet kishin filluar të ndjeheshin që pas vdekjes së Stalinit, në vitit 1953, e që shpërthyen hapur në vitin 1961, dy vendet kishin ndërprer marrëdhëniet diplomatike me njëri-tjetrin.
Nga pozicioni ideologjik i njejtë, edhe pas vitit 1960 , u thellua propaganda totalitare e Shqipërisë kundër modelit kapitalist, demokracisë liberale perëndimore, por edhe kundër modelit të socializmit burokratik diktatorial të vendeve të lindjes.
Profesor Fuga në këtë vepër shkencore filozofike e sociologjike analizon edhe problemet fetare në Shqipëri për gjatë sistemit totalitar. Përpara pushtimit nga Perandoria Osmane, popullësia shqiptare i përkiste fesë krishtere. Territori shqiptarë ishte ndarë mes influencave të Kishës së Romës dhe Kishës së Bizantit. Pushteti i Perandorisë Osmane filloi ta imponojë konvertimin e popullatën shqiptare në fenë islame, natyrisht me metoda dhune, shtrëngim ekonomik, blatimi i privilegjeve për princrit dhe fisnikët lokal etj.
Popullësia shqiptare gradualisht arrin në shek XIX pothuajse e ndarë tërësisht, në njërën anë një shumicë e theksuar që ishte konvertuar në islam, kurse pjesa tjetër e popullsisë kishte vazhduar të ruaj identitetin fetarë të krishter.
Pavarësisht ndarjes së popullsisë shqiptare në identitete të ndryshme fetare, si tërësi popullsia ishte monoteiste, Zotin e kishin të përbashkët. Nëdrkaq, gjaët sistemit totalitar komunist, do të shohmi se si propaganda totalitare në shekullin XX e shpalli Shqiprinë shtet ateist !
Profesor Fuga në ketë punim shkencor i kushton rëndësi të madhe kulturës së Rilndjes Kombëtare. Sidomos në gjysmën e shekullit XIX vullneti dhe dëshira e Kombit shqiptarë ishte për ta fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane, edhe pse shumica e popullsisë ishte me identitet të fesë islame, vullneti për çështje kombëtare ishte i madh.
Filozofia e Rilindjës kombëtare tek shqiptarët, kishte qëllimin jo vetëm të pavarësisë por edhe unifikimin e kombit shqiptar. Ideja e çështjes së Rilindjes kombëtare tek shqiptarët ishte që gjithqka tjetër: jeta individuale, shoqërore, fetare duhet ti nënshtrohen interesave kombëtare, me qëllim të ruajtjes së identitetit kombëtar.
Liria e individit duhet të shkrihet në lirin e interesave të Rilindjes kombëtare. Është me interes kombëtar të venerohet se si kultura, pavarësisht besimeve të ndryshme identitare fetare, tradita kanunore, zakunore partriarkale dhe ideologjia politike e Rilindjes kombëtare të shekullit XIX, nuk e kanë zhdukur a eleminuar njëra-tjetren. Shqiptarët nga pikëpamja e identitetit të besimeve fetare nuk u ndanë në myslimanë dhe të krishterë ; ata nuk i ka ndarë ndërgjegja e tyre në përkatësin kombëtare të ndryshme.
E gjithë bota intelektuale shqiptare, burrat e këtij shteti janë thirrur në formulën e poetit shqiptar Pashko Vasa, i cili në shekullin XIX e afishoi përmes poezisë tsë tij se ‘’Feja e shqiptarit është shqiptaria’’. Kombi shqiptar dhe shteti nuk ka njohur një luftë fetare mes komuniteteve që e përbëjnë.
Nëse shikojmë mediat e viteve 1967-1968, pikërisht për gjatë kësaj periudhe feja në Shqipëri e pëson një goditje shumë të rëndë. Institucionet fetare ishin mbyllur pa përjashtim dhe kleri fetarë ishte detyruar të ndërpresë çfarëdolloj aktiviteti e ceremonie fetare në rrugen legale në institucionet e kultit fetarë. Padyshim se një pjesë e madhe e klerit fetarë u burgosën, u persekutuan, u fyen publikisht dhe janë dënuar edhe me vdekje.
Arsyeja kryesore e propagandës autoritare të kësaj Ideologjie ishte se ‘’Feja është opium për popullin’’. Kjo ishte ideologjia e idesë marksiste për ketë problem ; propaganda theksonte se feja po e idealizon dhe po ngjall ë shpresën për një botë qiellore ,e në anën tjetër, po përbuzë realitetin tokësor.
IKJA NGA LIRIA
Profesor Fuga në këtë vepër konstruktive për shoqërinë shqiptare trajton edhe teoritë e Eric Fromit, sidomos në kapitullin ‘’Ikja nga Liria’’.
Aty sjell argumente të mjaftueshme se përse njerzit i nënshtrohen propagandës totalitare, duke pohuar se frika ishte elementi qenësor që zotërooi arsyen. Por, duket e pamundur ti shpjegosh rastet e lëvizjes totalitare , psh ardhjen e nazizmit në pushtet përmes rrugëve legale, pra nëpërmjet votës.
Lëvizjet politike totalitare kanë bërë për vete shumë masa e turma njerëzish duke i mobilizuar ato në rrugë dhe sheshe, sikur që ishte rasti i fashizmit italian, por edhe duke i mobilizuar edhe në shumë beteja të përgjakshme me forcat republikane, sikur që është rasti i frankizmit në Spanjë. Po ashtu kur shqyrtojmë edhe rastin e pushtetarëve në regjimet totalitare në vendet komuniste si ish Bashkimi Sovjetik dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore. Kjo duket si e pabesueshme se si dia shtresa të caktuara shoqërore sillen dhe paraqiten sikur vetë kanë dashur të privohen nga liria. At’herë na vënë në dyshim se njeriu është ngritur kundër lirisë së vetë ! Ky fenomen sjell në pikëpyetje edhe formulimin e Zhan Zhak Rusoit mbi atë se ‘’njeriu lind i lirë’’.
Me këtë formulim ai ka dashtë të tregojë se, pririja për të qenë politikisht i lirë, është për të vendosur vetë për fatin e tij, se ajo është shtysë natyrore e njeriut, atë ia garanton e drejta natyrore. Po ashtu edhe ikja nga realiteti, nga këndvështrimi i Hannah Arend, ku thotë se propaganda totalitare është manipuluese, për ta fshehur realitetin e krijuar nga sistemi totalitar. Regjimet totalitare për aq kohë sa janë në pushtet komandojnë masat dhe qëndrojnë deri në fund në fuqi dhe në mbështetje të masave. Studimi filozofik të H. Arendt mbështetet të arsyetim të saj për shoqërinë e masave, kurse në shoqëritë moderne e postmodernizuese, si pasojë e saj, e transformimeve, e të ardhurave nga industrializimi etj. individi fillon të humbasë lidhjet me grupet e mëparshme të integrimit të vetë social. Me këtë bazë analiza e Hannah Arendt ka arritë ta shpjegojë faktin se propaganda totalitare ka fuqi t’u kundërvihet fakteve, realitetit që nuk është në përputhje me ideologjitë e saj.
Totalitarizmi si ideologji nuk kënaqej nëse përballë fakteve të kundërta, tutje pretendonte se papunësia nuk ekziston, se ai do ti zhdukte edhe anët pozitive të papunësisë si pjesë e propagandës totalitare.
Libri shkencor i profesor Fugës ‘’Njeriu Fëmijë’’, trajton edhe studimin e filozofit Eric Fromit ‘’Ikja nga Liria’’. Aty mësojmë mbi qasjen e E. Fromit për ikjen nga Liria. Ai nuk sheh individin e izoluar, anonim nga pikëpamja e statusit të tij social, si një bartës e mbështetës i pushtetit totalitar. Eric From mbështet tek analiza e rastit, ai pohon arsyet pse kishte ndikim propaganda naziste tek shtresa e ulët e klasave të mesme në Gjermaninë e viteve 30-ta.
E. Fromi u shprehej se ‘’Nazizmi është problem psikologjik, por faktorët psikologjik në vetëvete duhet të kuptuar si të formësuar nga faktorët socio-ekonomikë; nazizmi është një problem ekonomik dhe politik, por mbivendosja e tij mbi një popull të tërë duhet kuptuar në një rrafsh psikologjik’’. Në ketë rrash Eric Fromi ka veçuar sjelljen me prirje sado-mazohiste të individëve, që u bënë pjesë e krizës tek shtresat e ulëta dhe të mesme, që solli kriza ekonomike të thella e me pasoja financiare.
Psikologjia e ndjekësit të ideologjisë e propagandës totaliltare është bërë dhunuese, që i bjen se individi vetëdhunohet, por edhe dhunon. Në këtë rast njeriu ‘’iku nga liria’’ se, në bazë të studimit të E. Fromit, brenda psikologjisë së tij, flinte një vetëdëshire për t’u vetëndëshkuar, vetë-kërcënuar, vetë-izoluar etj.
Studimi tjetër i profesor Fugës është edhe pikëpamja tjetër nga Analiza Teodor Adornos se si ajo e analizon propagandën naziste e fashiste në vitet 30 të shekullit të kaluar, në kuadër të një shoqërie demokratike, siç ishin Shtetet e Bashkuar të Amerikës në dekadat e para të shekullit XX. Teodor Adorno ju përket atyre mendimtarëve që kuptojnë ndkimin e propagandës totalitare jo vetëm nga presioni psikologjik, por edhe nga lëvizjet e ushtruara nga pushteti totalitar. Teodor Adorno thotë se regjimet totalitare i heqin njeriut liritë politike, i rrezikojnë qenien dhe jetën individuale dhe atëherë nuk ka hapësirë që të ketë lidhje për interesa apo bashkëjetesë të arsyeshme midis individit dhe shtetit. Pa lirin politike nuk mund të ketë interes dhe zhvillim ekonomik e as material. Adorno thotë se, me zhvillimin teknologjik e të mbështetur tek logjika shkencore, njeriu nuk ka mundësi të sillet në mënyrë të pa arsyshme e të pa argumentushme.