ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Propagandat serbe çdoherë mbesin të njejta

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Pleqtë tanë gjithnjë thoshin se “serbët janë në gjendje që edhe fëmijët e tyre ti vrasin për arritjen e qëllimeve të tyre hegjemoniste e ekspansioniste”.

Që nga viti 1981, Serbia ka filluar me inskenimet e rasteve e nxitjen situatave të ndryshme në Kosovë, që serbët e Kosovës përmes mediave të tyre shtetërore t’i paraqesin si, kinse, viktima, të shtypur, të dhunuar, të përndjekur e të vrarë nga shqiptarët.

Po i tregoj dy raste me njerëz që i kam njoftë personalisht: Në vitin 1987, një i njohur, i cili ishte njëri prej ekonomëve më të mirë e me pozitë në Trepça – Komerc, i’a huazon veturën e tij një kolegu serb. Në veturë e kishte edhe një gazetë “Rilindja”, i cili si shumë kush që e bënte, e kishte dorëshkruar edhe emrin e tij me stil nënshkrimi në krye të ballinës së gazetës.

Serbi që e kishte huazuar veturën e tij, rrugës për Prishtinë, diku te Millosheva, ndalet dhe e merr një femër serbe e cila bënte autostop, e cila del nga vetura me të hyrë në Prishtinë. Ajo femër serbe, pasi që zbret nga vetura, gërvishet e i shqyen rrobat e saj dhe shkon në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të asajë kohe dhe e paraqet rastin në milici si e dhunuar nga një shqiptar. Ajo milicisë ua tregon edhe markën edhe targat e veturës, por i’u qet përpara edhe gazetën Rilindja , me emër të personit që ajo e kishte marrë nga vetura. Para mbrëmjes, shqiptari arrestohet në shtëpinë e tij në Mitrovicë me akuzat për dhunim në baza nacionale, me ç’rast dënimet ishin mes 7 dhe 10 vite burg. Kur e vërteton ky alibin e tij dhe se gjatë tërë ditës veturën i’a kishte huazuar një kolegu të tij serb, hetuesi i SPB-së shkon dhe e merr në pyetje kolegun e tij serb, i cili tregon se kishte marrë një femër autostopere, të cilën e kishte zbarkuar në hymje të Prishtinës dhe se asgjë e çuditshme nuk kishte ndodhur.

Atëherë, hetuesi shqiptar shkon në Prishtinë dhe e shtrëngon atë femrën serbe të cilën e detyron ta tregoj të vërtetën. Kur hetuesi e pyet, pse ke gënjy?, atëherë ajo thotë se në pyetje ishin 6000 marka gjermane, që dikush i’a kishte ofruar që të gënjente.

Një rast tjetër ishte në vitin 1989 derisa unë kthehesha me autobus nga liqeni i Ujmanit. Në Zubin Potok në autobus hyjnë 5-6 djem të rinj, të gjithë me plisa të bardhë në kokë. Së pari, e çuditshme ishte që në Zubin Potok , ku kryesisht banonin serb, të hyjnë aq shumë persona me plisa në kokë, çudia e dytë ishte se nuk ishte e zakonshme që djemtë e rinjë të bartin plisa. Prandaj, edhe zgjoi kurreshtjen time dhe të shumë të tjerëve që ishim në atë autobus.

Kur shiqoj më mirë, e shoh se e njihja njërin. Ishte Zorani, djali i Dragicës nga Svinjari, një fshat afër Mitrovicës i banuar kryesisht me serb, e cila mbi një dekadë na shiste qumësht neve dhe disa fqinjëve tanë, ku në shumë raste e ndihmonte edhe djali i saj që atë ditë hypi në autobus me plis të bardhë në kokë. Prandaj edhe e njihja.

Në mbrëmje, në lajmet e Ditarit të TVP-së, raportohet se ishin sulmuar murgeshat serbe në kishën serbe në fshatin Llaushë të Drenicës.

Ndërsa në disa fshatra afër Vushtrrisë , ku jetonin serb, sulmuesit kishin vënë flakën disa tubave me sanë nëpër oborret e shtëpive serbe. Në të gjitha këto raste ishin parë një grup meshkujsh me plisa të bardhë në kokë e që supozohej se i kishin kryer këto sulme.

Pastaj, të rikujtojmë fotografinë e vitit 1984 të një serbeje nga Prekalla e komunës së Istogut, e cila me pushkë në krah e me fëmijë për dore shkonte t’i punonte arat. Pushkën e mbante, kinse, me i mbrojtë fëmijët e saj nga sulmues shqiptarë. Ajo fotografi, përveç se u shpall fotografia e vitit në ish-Jugosllavi, poashtu u publikua edhe nëpër shumë media evropiane. Para ca viteve doli e vërteta se e tëra ishte e inskenuar nga një grup gazetarësh të gazetës “Politika” të Beogradit, gjersa as pushka nuk ishte e saj, por ishte pushka e gjuetisë e një fqiu të saj.

Poashtu, në vitin 1989, një gazetë italiane e publikon një fotografi tē një murgeshe serbe ne pushkë në krah , e cila kinse atë e kishte për mbrojtjen e saj nga sulmuesit shqiptarë në Kosovë.

Të gjitha këto raste ishin të inskenuara nga qarqet e intelegjencës dhe politikës serbe, që në masë të madhe të nxitet nacionalizmi dhe shovenizmi serb, që Millosheviqi të mundet ta justifikojë suprimimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989, si dhe dërgimin e afro 120 mijë forcave policore dhe ushtarake në Kosovë me pretekstin që me i mbrojtë serbët nga shqiptarët, e që t’i vendosë masat e dhunshme të cilat i mbanë qytetarët e Kosovës në represion të tmerrshëm plotë dhjetë vite. Shumë kënd e ndëgjoj që e veçojnë Millosheviqin nga politikanët e mëparshëm serb. Shumë kënd e ndëgjoj që thoshte se po të ishte Ivan Stamboliçi, ai apo ky në vend të Millosheviqit, kurrë nuk do të ndodhnin luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi. Shumë kënd e ndëgjoj që thotë se po të ishte Zoran Gjingjiqi në vend të Vuçiqit ndryshe kishte me qenë raporti me serbët në Kosovë.

Mirëpo, shumica e inskenimeve të rasteve të ndryshme, si dhe të proçeseve të montuara politike, si kinse dhunimet e serbeve nga shqiptarët, si kinse sulmet ndaj kishave dhe murgeshave serbe, si raste të tjera e të panumërta që kinse shqiptarët kanë ushtruar presion ndaj serbëve vetëm që ata të ikin për në Serbi, shumica ndodhën para se me ardhë Millosheviqi në pushtet.

Millosheviqi ishte vetëm ekzekutori kur të gjitha këto inskenime e arritën nivelin e përcaktuar të nxitjes së nacionalizmit serb që Serbia të fillojë me realizimit të projektit të tyre për krijimin e një Serbie të madhe. Edhe pse në Serbi pas Millosheviqit erdhi një gjeneratë e re e politikanëve, edhe pse është një gjeneratë e re popullatës serbe, qëllimi i tyre serbomadh mbetet i njejti , siç ishte çdoherë.

Edhe metodat e nxitjes së nacionalizmit serb deri në një luftë, janë poashtu të njejta edhe sot. Duhet ndjekur mediat e armikut për ta kuptuar qëllimin e tyre. Sot, mediat serbe i nxirrnin para kamerave disa serb në komunat veriore të Kosovës me duar të lidhura me fashë, të cilët thonin se ishin lënduar nga Policia e Kosovës, e pastaj edhe nga KFOR-i amerikan. Gjersa në ekran, me shkronja të mëdha shkruante si 92 serb janë plagosur nga sulmet e snajperistëve shqiptarë. Ja se ç’farë propagande e tmerrshme nxitëse!

Dhe, duke i shiquar në retrospektivë të gjitha propagandat serbe që nga viti 1981, unë jam mëse i bindur se inskenimet dhe propagandat serbe kanë me qenë edhe më intensive e me raste shumë më të rënda, sepse qëllimi i politikës serbe është që të futet si gangrenë në Kosovë, që kurrë të mos e lejojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Unë shpresoj se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë të vetëdishëm se me ç’farë lloji kanë punë. Nuk është dashtë që Serbisë t’ia afrojnë kënaqësinë dhe mundësinë që serbët e stërprivilegjuar në Kosovë t’i paraqet si viktima para Bashkësisë Ndërkombëtare. Mirëpo, dëmi dhe gabimi veç ka ndodhë. Nuk mund të ç’bëhet ajo që ka ndodhë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës duhet pasur kujdes tani që gabimet e tyre të mos mundohen me i regullu me gabime të tjera, siç ka ndodhë tashmë për të tretën herë brenda një viti e gjysmë. Ata duhet të zbresin me dy këmbët në tokë dhe ta ftojnë tërë spektrin politik në vend, si dhe kokat dhe trurin vendit në një takim të përbashkët që ta zgjedhin mënyrën më të mirë të mundshme që shteti i Kosovës të dalë me faqe të bardhë nga kjo situatë.

Ishte gabim shumë i madh i dy kryetarëve të posazgjedhut të dy komunave veriore , që janë nga partia në pushtet, që të mos pranojnë të takohen me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë. Duhet pasur besim në shtetin që na ndihmoi të çlirohemi, që na mundësoi të pavarësohemi, që na i sollën shumicoe njohjeve ndërkombëtare, që na e ushtruan dhe armatosën ushtrinë dhe policinë, po besa edhe që na i mbrojnë kufijtë e shtetit dhe vetë ekzistencën e shtetit tonë.

Kur SHBA-të na thojnë “jump”, ne vetëm duhet pyetur “how high?”.

Vetëm kështu mund t’ia dalim në krye me shovenizmin serb , që e ka një Rusi të madhe e të fuqishme mbrapa.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. E pergezoj autorin e shkrimit. Ne me gjes posa dola ne shetine e mengjesit, fotografia e gruas serbe me pushke ne krah, foto te cilen e kisha pare, me shtyri ta lexoj fjale per fjale.
    Afrim, te lumte dora e mendja e ndritur.
    Ke tregua dy ngjArje qe shumices nga ne, na kane ndodhur por ti e ke shkrua qe edhe ti njohim serbet.
    Te gjita te mirat e shendet ne jete!
    Sinan Kastrati (Malmö), Suedi

  2. Një shkrim pikantë ku paraqitet politika serbe e ndërtuar gjithonë mbi gënjeshtra. Të lumtë Afrim Musliu për një sintezë të shkelqyer!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu