ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Propozohet kantonizimi i Malit të Zi

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Prof. Nail  Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në opinion malazias ka kohë që qarkullon  idea   për decentralizimin e pushtetit në Mal të Zi, ne tre nivele, ku me rëndësi të veçantë është riorganizmi  territorial administrativ me formimin e nëntë kantoneve  ndërsa në aspektin zgjedhor formimi i pesë njësive zgjedhore, që paraqet risi dhe mundësi debati nga individë e subjekte të ndryshme qeveritare e  shoqëria civile, sepse çështja e decentralizimit duhet të trajtohet  me profesionalizëm dhe analogji me vendet e ndryshme evropiane

Autorët e kësaj iniciative nga OJQ”Inicijativa Direktne Demokratije-IDD” shpjegojnë me pak fjalë rëndësinë e saj për rirregullimin e sistemit politik në Mal të Zi, duke u thirur në Kushtetutën e Zvicrës, që si duket është model edhe për Malin e Zi. Madje ata cekin se  në atë vend  kushtetuta e cila është  bazuar në demokracinë direkte është  miratuar  në vitin 1848,  dhe deri më tash dy herë është verifikuar dhe është avancuar në vitin 1874 dhe 1999, duke dëshmuar seriozitetin në çështjet organizative shtetërore.

Sistemi i tashëm politik me dobësi të theksuara

Në arsyetimin e tyre më tutje cekin se rregullimi i deritashëm i sistemit politik në Mal të Zi ka treguar shumë dobësi, para se gjithash në mundësinë e vogël që qytetarët të ndikojnë direkt  në proceset politike. Elitat politike largohen nga qytetarët  dhe në vend që politikanët  të jenë ekzekutuesit  e vullnetit të qytetarëve, ata paraqitën  si kreator, manipulues dhe uzurpator të vullnetit. Më shumë  thellojnë ndarjet(etnike, religjioze, gjuhësore e politike) përmes të cilave disa përfitojnë ndërsa qytetarët humbin. Rritet distanca etnike dhe çdo distancë tjetër kërcenon që në të ardhmën të shkatërroi shoqërinë.

Qe këto probleme të tejkalohen ndërsa fuqia t`iu kthehet qytetarëve, propozojnë  ndryshimin terësisht  të sistemit politik në shtet.

Pushteti  në tre nivele

Sipas këtij propozimi pushteti duhet  të ndahet në tre nivele: 1.në nivelin e shtetit të Malit të Zi, 2.në nivelin e kantonëve dhe 3.në nivel të komunave.

1.Shteti-niveli i parë i pushtetit

Organizimi i pushtetit në nivelin shetetëror duhet të jetë i definuar me Kushtetutë, në të cilën duhet të vendosën të gjitha ndryshimet përkatëse sipas modelit të Kushtetutës së Zvicrës, që do të mundësohej  ndarjen e pushtetit në tre nivele dhe decentralizimin e tërësishëm, si dhe bartjen e peshës së fuqisë se politikanëve te qytetarët.

Organi suprem ligjdhënës i pushtetit  në shtet duhet të jetë Kuvendi i Malit të Zi, të cilën do ta përbënin dy dhoma.

1.Dhoma  shtetërore (nacionale) e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe zgjidhën në mënyrë proporcionale sipas numrit të banorëve në pesë njësitë zgjedhore, çdo njësi zgjedhore do të kishte rreth 100.000 banorë.

Risi në këtë propozim janë regjionet përkatësisht pesë njësitë zgjedhore  që do të ishin:

Regjioni 1-Hercegovina e vjetër(Starohercegovacki) 116.355 votues-17deputet,

Regjioni 2-Bregdeti-malazias(Crnogorski-primorski) 114.574 votues-16 deputet,

Regjioni 3-Shkodrës(Skadarski) 114.879 votues-16 deputet,

Regjioni 4-Moraçës(Moracki) 94.277 votues -16 deputet dhe

Regjioni 5-Limit(Limski) 99.242 votues-16 deputet.

Të gjithë së bashku në Kuvend janë 81 deputet që zgjidhën përmes listave të hapura.

2.Senati(Këshilli i kantonit)në të cilën kantonët delegojnë përfaqësuesit e tyre, ku së cili kanton zgjedh  dy përfaqësues në zgjedhjet direkte. Duhet të përcaktohet numri adekuat i kantonëve dhe hapësirën e tyre territoriale duke respektuar kontinuitetin historik, traditën, kulturën etj.,duke mos getoizuar grupët etnike  por të integrimi i tyre.

2.Kantonët-niveli i dytë i pushtetit

Në lidhje me nivelin e dytë propozohet ndarja e territorit në kantone e ate në nëntë(9) të  tillë  të cilët janë: 1.Kantoni i Bokës së Kotorrit, 2.Kantoni bregdetar, 3.Kantoni i Zetës, 4. Principata e Malit të Zi, 5.Kantoni i Nikshiqit, 6.Kantoni i Pivës-drobnjakut, 7.Kantoni i Limit-Moraçës, 8.Kantoni i Beranës-Rozhajës dhe 9. Kantoni i Plevlës-Bijellopolës.

Organizimin e pushtetit  në nivelin e kantonit e përcaktohet në sajë të kushtetutës së vet kantonit. Që kushtetuta e kantonit të realizohet në praktikë ate duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi, e ai do ta miratojë nëse kushtetuta e kantonit i plotëson dy kushtet themelore: 1.Duhet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi dhe

2.Që qytetarët e kantonit e kanë miratuar në referendum

3.Komuna – niveli tretë i pushtetit

Në këtë propozim çdo vendbanim merr kompetenca të veçanta  sepse do të fitonte statusin e Komunës apo komunës urbane. Komunat më të vogla do të kishin Tubimet e përgjithshme popullore bazuar në traditën malazeze,  ndërsa komunat më të mëdha mund të zgjedhin që të kenë përfaqësuesit e tyre të cilët do ti zgjedhin direkt përmes listave të hapura apo do të kenë kuvendin digjital ku do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët.

Arsyetime në favor të propozimit

Në lidhje me këtë formë të ndarjës së pushtetit   nga Iniciativa e Demokracisë Direkte, janë dhënë dhjetë  arsyetime ku mes tjerash cekin se: pengohet getoizimi i grupeve etnike e fetare, qytetarët pamarrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare do të njihnin përkatësinë territoriale atij kantoni dhe do të kërkonin zhvillimin e tij intenziv si shprehje te interesit të përbashkët të gjithë qytetarëve, do të zvoglohej distanca etnike, do të rritet kohezioni ne mes popullsisë, do të arrihet në zhvillimin të ballancuar regjional, do të zvoglohej administrata, do të zvoglohej korrupcioni,do rritej besueshmëria në shtet dhe institucione  etj.

Në fund cekim se iniciativa e tillë  i është drejtuar direkt kryeministrit të Qeverisë, z.Zdravko Krivokapiq,  ku nga ai  presin  të iniconjë implementimin  ligjor të zgjidhjeve të ofruara.

Deri më tash nuk kemi pasur ndonjë reagim publik ndaj iniciativës së tillë,  nga asnjë subjekt politik, apo shoqëria civile, andaj duhet të presim  në muajt në vijim sepse kemi të bëjmë me një propozim i cili trajton decentralizimin territorial por edhe të pushtetit në Mal të Zi, çështje e cila nuk është trajtuar më heret nga institucionet qeveritare e shoqëria civile.

Harta nr.1.Ndarja e territorit të Malit të Zi në nëntë(9) kantone

Harta nr.2. Ndarja e Malit të Zi në pesë(5) njësi zgjedhore

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kjo emrohet Taktike zvarritëse e Serbise e ne shtetin e Malit te Zi. Dhe eshte e do te jet Serbia Ante Portas (Para Dere) dhe Shqiperise, Otrantit permes Greqise, e me radhe dhe Maqedonise. Plani i tyne i paraqitur ne Graz te Austrise me 1992., e nga Radovan Karadžić, atehere. Ne anen perendimore te Malit te Zi eshte Republika Srpska. KURTH per tokat shqipetare dhe plan per rrzimin e Shqiperise. Atehere bjen dhe gjithe teritori i Kosoves ne dure te serbeve. E lejne vetem Gjakoven e si toke te djegur, e lejne Shqiperise te cunguar dhe te dobsuar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu