ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Provimi i parë i madh i Qeverisë Kurti ndaj kontrabandës me drogë e cigare

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Kontrabanda me drogë dhe me cigare, provimi i parë i madh i Qeverisë Kurti
Hajrullah Ternava, ekspert i sigurisë dhe analist politik                                                  

E thëna në kriminalistikë se krimi gjithnjë është një hap para zbulimit u dëshmua edhe me këtë rast, sepse më në fund u vërtetua se aksioni i organeve të sigurisë dhe të informacionit, të zbulimit të krimit të organizuar të rrjetit të trafikut të drogës, por edhe ai i zbulimit të kontrabandës me 80 mijë kilogram duhan, se një bashkëpunim i mirëfilltë dhe i sinqertë me mbështetje politike kundër krimit të organizuar, e ndryshon imazhin e shtetit dhe bindjen ndërkombëtarë për pozitivitet, madje edhe për 180 shkallë.

Nëse dje fillimisht kishte edhe dyshime lidhur me ngarkesën prej 400 kg kokainë, pas reagimeve të shteteve të përfshira në këtë aksion të mirë koordinuar si SHBA-të, Italia dhe Shqipëria, mund të konstatohet se aksioni i fundit është ekzekutuar me sukses të plotë dhe duhet të shërben si një provim e mësim për të ardhmen, për t’i prerë rrugën secilës lidhje të krimit të organizuar të nivelit kombëtar e ndërkombëtar. Prandaj ky bashkëpunim apo bashkërendim dëshmoi faktin se ku dhe kur ka vullnet në kupolën politike të drejtimit të shtetit dhe ku punohet pastër, suksesi vjen dhe mund të jetë i jashtëzakonshëm e sidomos kur organet e ndjekjeve bashkëpunojnë bashku, si në këtë rast Policia dhe Prokuroria atëherë rezultatet asnjëherë nuk mungojnë.

Por edhe në këtë raste u tregua e nevojshme se duhet të spastrohen këto institucione nga “keqbërësit apo kriminelet” që gjinden brenda këtyre organeve, sepse po nuk u pastruan këto institucione nga “kriminelet” e supozuar Kosova do të shndërrohet në një vend krimi në Ballkan dhe BE, që me këtë do t’iu plotësonin dëshirat e armiqve të Kosovës, dhe po ata do të dilnin me argumente e fakte që ta bindin botën për investime të gabuara që bota i bëri për ta çliruar Kosovën, e që edhe shteteve mike tani do iu shkaktonim telashe në këtë aspekt. Prandaj me këto veprime, gjithsesi këto institucione duhet të qëndrojnë të pastra sa i përket krimit në përgjithësi nëse duam me pas shtet të qëndrueshëm.

Ky zbulim i këtyre dy rasteve të njëpasnjëshme megjithatë na japin arsye për të dyshuar se athua a janë të vetmet raste deri më tani që kanë ndodhur, dhe nëse qenkan të vetmet raste që i zbuluam kaq shpejtë, athua a i paskemi këto organe të ndjekjes kaq të afta që i zbuluam menjëherë, megjithatë duhet të pajtohemi me faktin së paku që në të ardhmen ti luftojmë këto dukuri ashtu si duhet. Edhe për të kaluarën të gjithë pajtohemi dhe kemi dyshime se Kosova nuk është edhe aq e pastër nga krimi sikur që mendohet tani, sepse kemi pasur raste të krimeve të ndryshme që janë zbuluar edhe si pjesëmarrës që ishin vetë policia përbrenda sajë, si për ryshfet, shitje të drogës, apo që ishin në shërbime të “shefave” etj, sepse sikur me kohë ti kishim këto institucione te drejtësisë dhe policisë të pastra së paku nuk do ta kishim gjendjen e tillë tani me kaq dallime të mëdha në popullatë si tepër të pasuruar dhe të varfër, e që ky dallim po vërehet edhe nga larg, por besohet se tani veç po fillon një etapë-kohe tjetër që krimi do të luftohet me një seriozitet tjetër dhe qytetarët do të binden për këtë veprime pozitive dhe këtë qeveri do ta respektojnë si kontribuuese të së mirës.

Prandaj me spastrimin e rrënjësishëm të këtyre institucioneve që e luftojnë krimin do të argumentohet e thëna se kur duam dhe kemi vullnet të mirë, rezultatet asnjëherë nuk duhet të mungojnë. Tani është koha por edhe faktet po na bindin se këto raste të krimit që u zbuluan duhet të shërbejnë pikërisht nga këto aksione për fillimin e hetimit dhe diferencimit të lidhjes së krimit në të gjitha hallkat kryesore të shtetit, në dogana, në polici dhe AKI, sikur edhe ne prokurori dhe gjykatat e Kosovës. Nëse tani fillohet me një seriozitet që të spastrohen institucionet që i përmendem, dhe të ngritët niveli i vlerësimeve të atyre që kontribuojnë më shumë në këtë pikëpamje, dhe të shpërblehen po ata që janë më të zellshëm dhe kontribut dhënës, si në aspektin material apo edhe avancimin e tyre, tani policia, prokuroria, gjegjësja do ta kenë arsyen e kontributit më të madhe, dhe do të spastrohen të gjithë nga ato dyshime që ndoshta dikur kanë ekzistuar mes tyre. Të gjithë ata që janë marrë me veprime kriminale, duhen të largohen nga vendet e punës dhe ndaj tyre të ngritën aktakuza sikur ndaj kriminelëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu