ARKIVI:
19 Shtator 2024

Provokatori i veriut të Kosovës: Arsenijevic orkestron përleshje të reja, Buzhala e mbështet atë

Shkrime relevante

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Loja e rrezikshme e Amerikës me Serbinë

Vudi Xhymshiti Më 18 shtator 2024, në mjediset e qeta dhe thuajse...

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Shpërndaj


Vudi Xhymshiti

Në Mitrovicën e Veriut, një incident i ri me Aleksandar Arsenijevic ndezi tensionet etnike, duke përplasur mbështetësit dhe autoritetet, ndërsa Berat Buzhala mbrojti të drejtën e tij për protestë.

Në atmosferën e tensionuar të Mitrovicës së Veriut sot, një shkëndijë e vogël ndezi një tjetër shpërthim të tensioneve etnike, një skenë që është bërë shqetësueshëm e njohur në rajon. Aleksandar Arsenijevic, i njohur për aktet e tij provokuese, ishte në qendër të polemikës së fundit, duke tërhequr vëmendjen e publikut edhe një herë. Arsenijevic, një lider i vetëshpallur i Iniciativës Qytetare ‘Mbijetesa Serbe’, i njohur për provokimet e tij të hapura kundër autoriteteve kosovare, orkestroi një tjetër incident publik — kësaj here duke shkaktuar një përleshje që rezultoi në arrestimin e tij.

Mbështetësit e tij ngritën zërin, duke e quajtur si një shembull tjetër të shtypjes nga qeveria e Kosovës, ndërsa të tjerët e panë si një veprim të nevojshëm kundër një provokatori, lidhjet e të cilit me krimin e organizuar dhe agjendat nacionaliste janë të thella.

Berat Buzhala, një figurë kontroverse e medias dhe ish-politikan në Kosovë, ka ndërhyrë në këtë situatë, duke mbrojtur të drejtën e Arsenijevic për të protestuar dhe duke e kornizuar arrestimin e tij si një sulm ndaj lirive demokratike.

“Demokracia në një shoqëri varet nga të drejtat e pakicës,” ka pohuar Buzhala, duke sfiduar legjitimitetin e veprimeve të policisë nën administratën e Kryeministrit Albin Kurti. Qëndrimi i tij i ngjan një narrative më të gjerë që e përshkruan qeverinë kosovare si represive dhe shpërfillëse ndaj të drejtave të pakicave—një narrativë që rrezikshëm përkon me retorikën nacionaliste serbe të bashkërenduar me Kremlinin zyrtar.

Një Rrjet Lidhjesh: Nga Buzhala tek Arsenijevic

Mbrojtja e Berat Buzhalës për Arsenijevic nuk është pa kompleksitetet e saj. Buzhala, dikur një politikan i njohur me lidhje të thella me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë bujë jo vetëm për sipërmarrjet e tij mediatike, por edhe për lidhjet e tij të errëta. Marrëdhënia e tij me figura si Zvonko Veselinovic, një figurë kriminale e njohur e listuar nga SHBA, dhe Milan Radoicic, i implikuar në sulmin e Banjska-s, pikturon një pamje shqetësuese. Rrjeti kriminal i Veselinovic shtrihet shumë përtej Kosovës, duke u ndërlidhur me aparatin politik të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke ngritur pyetje për besnikëritë dhe motivet e Buzhalës.

Lidhjet e Buzhalës me Veselinovic dhe mbështetja e tij e hapur për Arsenijevic sugjerojnë më shumë sesa një përputhje të thjeshtë interesi; ato pasqyrojnë një strategji të qëllimshme për të forcuar influencën serbe në Kosovë. Veselinovic, i cili prej kohësh është lidhur me krimin e organizuar dhe manovrimet politike, ka punuar ngushtë me Radoicic—një lojtar kyç në përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e veriut të Kosovës. Këto lidhje u ilustruan gjallërisht në fotografi dhe raporte nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), duke shfaqur Veselinovic në takime miqësore me rrethin e brendshëm të Vuçiqit, përfshirë vëllanë e tij, Andrej Vuçiq.

Aleksandar Arsenijevic: Provokatori

Aleksandar Arsenijevic, i njohur lokalisht si “Aco Ludi” ose “Aco i Çmenduri,” ka qenë një problem i vazhdueshëm për Kosovën. Manovrimet e tij politike dhe provokimet publike janë pjesë e një manuali më të gjerë që kujton taktikat dezinformuese ruse—provoko, inçizo dhe manipulo narrativën. Pjesëmarrja e Arsenijevic në orkestrimin e kaosit, shpesh nën maskën e protestës civile, shërben për të legjitimuar pretendimet e Beogradit për instrumentalizimin e interesave serbe në Kosovë, duke pasqyruar taktikat e përdorura gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Dyshimet e dokumentuara e lidhin Arsenijevic me sulmet e Banjska-s në vitin 2023, një përpjekje kjo për aneksimin e veriut të Kosovës nga grupe të armatosura të mbështetura nga Serbia që vepronin me taktikat ruse të ‘njerëzve të gjelbër’. Provokimet e Arsenijevic nuk janë incidente të izoluara, por janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të ruajtur një gjendje trazirash që mëton të arsyetoj ndërhyrjen e mundshme serbe në veriun e Kosovës. Lidhjet e tij me figura të implikuara në këto sulme, si Milan Radoicic, tregojnë më tej lidhjen e tij me krimin e organizuar dhe politikën agresive të Beogradit që kërcënon stabilitetin rajonal.

Motivimet e Buzhalës: Një Mbrojtje e Llogaritur

Mbrojtja e Berat Buzhalës për Arsenijevic mund të shihet si një lëvizje e llogaritur për t’u përafruar me interesat nacionaliste serbe, ndoshta si një përpjekje për të siguruar ndikim dhe mbështetje nga figura të fuqishme serbe. Duke mbrojtur të drejtën e Arsenijevic për të protestuar, Buzhala nuk është thjesht duke avokuar për të drejtat e pakicave, por është duke miratuar në mënyrë të nënkuptuar një narrativë që përshkruan qeverinë e Kosovës si autoritare—një narrativë që i shërben qëllimeve të politikës serbe.

VIDEO: “Arrestohet nje serb qe po fishkellonte, kur andej po kalonte Kryeministri Kurti. Prej kur eshte e ndaluar kjo?” Berat Buzhala.

“Demokracia në një shoqëri nuk matet me sa të drejta ka shumica, por me sa të drejta ka pakica,” deklaron Buzhala, duke e pozicionuar veten si një mbrojtës i demokracisë.

Buzhala ka kohë që i përdor taktikat dezinformuese ruse — sikur Arsenijeviç, provoko, inçizo dhe manipulo narrativën. Buzhala jo që shqetësohet për demokracinë, ai e përdor atë si trampolinë për të manovruar mbështetje për politikën agresive të Beogradit ndaj Kosovës.

Megjithatë, fokusi i tij selektiv mbi të drejtat e pakicave, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë është tregues i qartë se kush “ia qet taxhinë” atij. Ndërkohë përderisa Buzhala injoron implikimet më të gjera të veprimeve të Arsenijevic, sugjeron një agjendë jo të sinqertë. Mbështetja e Buzhalës për figura si Arsenijevic, të cilët janë lidhur me aktivitete kriminale dhe përpjekje destabilizuese, hedh një hije të gjatë mbi përkushtimin e tij të deklaruar ndaj vlerave demokratike.

Analiza e deklaratës së Berat Buzhalës përmes mendimit analitik të Anne Applebaum dhe kornizës së Yuri Bezmenov mbi subversionin ofron një pasqyrë se si retorika e tij mund të përgatisë terrenin për pranimin e mundshëm të veprimeve agresive të Beogradit në Kosovë.

Analiza të Anne Applebaum:

Minimi i Legjitimitetit: Buzhala e përshkruan aktin e zbatimit të ligjit si një tejkalim dhe shtypje të të drejtave të minoriteteve, pavarësisht kontekstit më të gjerë apo nevojës për të ruajtur rendin publik. Duke barazuar arrestimin e një protestuesi që fishkëllen me një shtypje më të gjerë të të drejtave të minoriteteve, ai pozicionon qeverinë si intolerante dhe jodemokratike, gjë që mund të dobësojë besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike në Kosovë.

Applebaum do të argumentonte se mënyra se si Buzhala i kornizizon ngjarjet e sotme në veriun e vendit, ai përgatit terrenin për aktorët e jashtëm, veçanërisht Serbinë, për të arsyetuar ndërhyrjen me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të minoritetit serb. Duke paraqitur incidente si dëshmi të shtypjes sistematike, Buzhala në mënyrë delikate bashkohet me narrativat që Beogradi mund të përdorë për të legjitimuar veprime agresive në veriun e Kosovës, duke i paraqitur ato si ndërhyrje të nevojshme për mbrojtjen e serbëve.

Në anën tjetër, Yuri Bezmenov, një dezertor nga KGB-ja sovjetike, shpjegon një proces shumëfazor të “përmbytjes” së të vërtetës nëpërmjet manipulimit dhe manovrimit me fjalë, i cili mekanizëm përdoret për destabilizimin e shoqërive. Retorika e Buzhalës hyn brenda kësaj kornize, duke u fokusuar veçanërisht në fazat e demoralizimit dhe destabilizimit:

Demoralizimi: Deklarata e Buzhalës synon të demoralizojë publikun duke vënë në pikëpyetje drejtësinë dhe integritetin e veprimeve të shtetit, duke sugjeruar se zbatimi i ligjit në Kosovë selektivisht shënjestron individë bazuar në etni dhe jo në veprime. Kjo taktikë synon të gërryejë besimin në institucionet shtetërore, një strategji klasike e përmbytjes së vërtetës e theksuar nga Bezmenov.

Destabilizimi: Duke sugjeruar se veprimet e zbatimit të ligjit janë të motivuara etnikisht, Buzhala nxit ndarje brenda shoqërisë shumëetnike të Kosovës. Ai krijon një narrativë që mund të përshkallëzojë tensionet midis grupeve të ndryshme, duke krijuar një pretekst për ndërhyrjen e jashtme nga Serbia, e cila mund të pretendojë të mbrojë minoritetin serb nën kërcënimin e sajuar nga vetë Buzhala dhe satelitëve të tij — duke u përpjekur të krijoj parakushte të arsyeshme për veprime dhe ndërhyrje agresive jo-shtetërore.

Kush është Arsenijeviç?


Zbulimi i lidhjeve:
 Kjo fotografi, e siguruar nga burimet e Revistës FRONTLINER, paraqet Aleksandar Arsenijevic (i dyti nga e majta) me Marjan Radojevic (i pari nga e majta), Blagoje Spasojevic (i treti nga e majta) dhe Nemanja Stankovic (në skajin e djathtë), të gjithë të lidhur me sulmet e Banjska-s. Vlen të përmendet se Spasojevic dhe Stankovic janë aktualisht të ndaluar, ndërsa Radojevic është ende në arrati, i kërkuar për akuza për terrorizëm nga autoritetet kosovare.

Aleksandar Arsenijevic, i përmendur nga Buzhala si një “aktivist i shënjestruar,” ka lidhje të afërta me Milan Radoicic, një figurë e lidhur me krimin e organizuar dhe dhunën politike i cili me mbështetje të Beogradit zyrtar sulmoi Kosovën në Shtator 2023. Narrativa e Buzhalës në mënyrë të përshtatshme i shmang këto lidhje, duke e paraqitur Arsenijeviçin si një protestues të pafajshëm, duke rehabilituar natyrën e aktiviteteve të tij dhe duke keqinterpretuar motivet prapa veprimeve të zbatimit të ligjit.

Në prill, ndërsa po ecja nëpër Mitrovicë, hasa në “Sfens Caffe Pub” pranë Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në veriun e qytetit. Kur pyeta për pronësinë e tij, vendasit hezituan e disa edhe pëshpëritën emra si “Dejan” dhe “Aco”.

Aleksandar Arsenijevic, i njohur në veriun e vendit si ‘Aco Ludi,’ (Shqip: Aco i çmendur) është i lidhur me pub-in, siç konfirmohet nga burime kombëtare dhe ndërkombëtare të inteligjencës, si dhe nga banorët lokal. Emri i tij në rrjetet sociale, “Aco_Sfens,” sugjeron më tej lidhjen e tij me këtë biznes, të cilin her thuhet se e ka menaxhuar e her thuhet se është bashkëpronar.Danijel (Dejan) Djukic, i identifikuar përmes një telefoni të gjetur në vendin e krimit, është anëtar i ‘Mbrojtjes Civile,’ e shpallur organizatë terroriste nga qeveria në Kosovë. I fotografuar këtu me djalin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Djukic dhe vëllai i tij janë të kërkuar në Kosovë për trafik droge dhe për përfshirjen e tyre në një sulmin e Banjskas në veriun e Kosovës.

Hulumtimi i THE FRONTLINER identifikon Danijel (Dejan) Djukic si pronarin aktual të ‘Sfens Caffe Pub’ — një i arratisur i përfshirë në Sulmet e Banjskës së shtatorit 2023, të orkestruara nga Milan Radoicic, kreu i partisë Srpska Lista, e cila në mënyrë agresive duke përfshirë akte terroriste avokon për interesat e Serbisë në Kosovë. Kjo lidhje e Arsenijeviç minon portretizimet e tij për qeverisjen e Kosovës si shtypëse. Policia kosovare e ka identifikuar Djukic-in si anëtar të organizatës “Mbrojtja Civile,” e cilësuar si entitet terrorist, dhe e ka lidhur atë me sulmin me prova të gjetura në vendngjarje. Djukic, i kërkuar gjithashtu për trafik droge së bashku me vëllanë e tij, është fotografuar me djalin e Presidentit serb Aleksandar Vucic, duke ndërthurur elementë të politikës së Beogradit me rrjete kriminale në rajon e më gjerë.

A është Berat Buzhala pjesë e doktrinës “Bota Serbe” ?

Deklarata e Berat Buzhalës në mënyrë strategjike e paraqet zbatimin e ligjit në Kosovë si shtypje të motivuar etnikisht, e cila mund të shihet si përgatitje e terrenit për arsyetimin e mundshëm të agresionit të ardhshëm nga Beogradi. Duke përdorur taktika të përshtatura me metodat e taktikave ruse të përmbytjes së të vërtetës siç përshkruhen nga Yuri Bezmenov dhe duke minuar institucionet demokratike siç vë në pah Anne Applebaum, retorika e Buzhalës luan një rol kritik në betejën më të gjerë të narrativave mbi të ardhmen e veriut të Kosovës. Përfaqësimi selektiv i fakteve, anashkalimi i lidhjeve kyçe dhe theksimi i të drejtave të minoriteteve në një kontekst të anshëm qartësisht shërbejnë për të destabilizuar situatën, duke përgatitur potencialisht terrenin për ndërhyrje të jashtme.

SPOTLIGHT
Nën Hijen e Vuçiçit: Manipulimi Mediatik në Kosovë
Në peizazhin kompleks politik të Ballkanit, akuzat e fundit për manipulim mediatik dhe manovrime politike kanë ndezur debate të ashpra dhe kundërshtime të zjarrta. Në qendër të kësaj polemike qëndron Berat Buzhala, një ish-politikan dhe 1magnat mediatik, veprimet dhe lidhjet e të cilit janë nën vezhgim të rreptë…

Përputhja e Berat Buzhalës me Aleksandar Arsenijevic dhe lidhjet e tij më të gjera me figura si Veselinovic dhe Radoicic zbulojnë një model shqetësues të manipulimit të medias dhe manovrimeve politike që shtrihen shumë përtej avokimit të thjeshtë për të drejtat e pakicave. Këto aleanca shërbejnë për të avancuar një agjendë nacionaliste serbe që minon sovranitetin dhe stabilitetin e Kosovës. Ndërsa Kosova përballet me sfidat e saj demokratike, veprimet e figurave të medias si Buzhala nënvizojnë nevojën për vigjilencë kundër dezinformimit dhe manipulimit të diskursit publik për përfitime politike.

Në lojën komplekse të politikës ballkanike, lëvizjet e Buzhalës duken të udhëhequra jo nga një shqetësim i sinqertë për demokracinë, por nga një përpjekje e llogaritur për të mbështetur diskursin agresiv të Serbisë kundër Kosovës. Mbrojtja e tij për Arsenijevic, e kornizuar si një qëndrim për të drejtat demokratike, është një maskim i hollë mbi motivimet më të thella dhe më të rrezikshme që kërcënojnë të nxisin konfliktin dhe destabilizojnë rajonin. Ndërsa linjat midis medias, politikës dhe krimit të organizuar bëhen të paqarta, nevoja për gazetari transparente dhe të përgjegjshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më kritike.

SPOTLIGHT

Ndërveprimi Kompleks i Ndikimit të Medias dhe Fuqisë Politike në Kosovë
Në zemër të Ballkanit, ku fijet e intrigës politike dhe pakënaqësive historike janë të ndërthurura thellë, Berat Buzhala shfaqet si një figurë e mbuluar në polemika, veprimet e të cilit ngërthejnë hije të gjata mbi peizazhin politik të Kosovës…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Vetem ne shtetet totalitare sic eshte Koreja e Veriut burgosen qytetaret qe kundershtojne duke i rene filikaqave. Arrestimi i serbit nga ana e qeverise tone eshte nje akt i turpshem qe tregon se vendi yne po shkon kah autokratizmi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu