ARKIVI:
21 Janar 2025

Provokimi Mysliman i Sokol Plakollit, islamistit nga “Koalicioni për Familjen Myslimane!”

Shkrime relevante

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

Nga: Arif Ejupi Burrë i devotshëm e Atdhedashës! Ishe mendjendritur e i durueshëm...

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

Florim Zeqa Faleminderit shpëtimtari ynë! Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për...

Krahasimet e pakrahasueshme për “Token e Rankoviqit” dhe “Token e Askujt!”

Msc Belisar Jezerci, historian KRAHASIME TË PAKRAHASUESHME ! Krahasimet që bëjnë disa gazetar,...

Provokimi Mysliman i Sokol Plakollit, islamistit nga “Koalicioni për Familjen Myslimane!”

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Sokol Plakolli, kandidat për deputet nga "Koalicioni për...

Shpërndaj

Sokol Plakolli, kandidat për deputet nga “Koalicioni për Familjen”, paska zgjedhur një format tjetër të bërjes fushatë. Plakolli ka improvizu një ambient patriarkal para bustës së Gjergj Kastriotit, ku ka vendosur një sexhde dhe disa nga gjësendet që gjoja na qenkan arte fakte të kulturës e traditës shqiptare. Ai u mundua të krijoj apo imrovizoj një ambient gjoja tradicional, të tillë ku na paskan jetu shqiptarët gjatë shekullit të XIX dhe XX-të. Dikujt po i pëlqen jeta patriarkale me tipare otomane-turke, duke dashtë që edhe njëherë të na kthejnë në errësiren mesjetare. Kjo po vjen tani kur përendimorët po eksplorojnë planetet e ftohta, duke u mundu të krijojnë kushte për të zhvillu turizmin por edhe për jetë.
Kulmi arrihet kur aty paraqitet Ferid Agani profesori universitar me mendësi mesjetare patriarkale, i cili e afirmon veprimin e Plakollit dhe i fton qytetarët që ta votojnë këte promovues të vlerave e kultures arabe, sepse kjo që e pamë te ky “artist” nuk kishte asgjë shqiptare përveq plist.
Qytetarët shqiptar duhet ta din se secila votë që ju jepet këtyre shkelsëve të kulturës e traditës shqiptare, paraqet një votë kundër familjes, identitetit kombtar, dokrve, zakoneve, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Kjo parti e ka qëllimin kryesor që ta krijoj një identitet tjetër për shqiptarët, taman ashtu si Tito kur e kishte formuar një komb të ri artificial e të paqenë që nuk e gjenë as në shtetet e lindjes së mesme, ku krijoi kombin “musliman” që ua dedikoi boshnjakëve dhe shqiptarëve të cilët për fat të mirë e kishin refuzu këte ofertë asimiluese. Tani në çerekun e parë të shekullit XXI apo shekullit të informatikës e inteligjencës artificiale na shfaqen tipat si Ferid Agani, Eman Rrahmani, Sokol Plakolli, Visar Korenica, Asdren Bytyqi e shumë të tjerë po duan që shqiptarët të shëndërrohen në musliman dhe kështu të kthehemi edhe njëherë në errësiren mesjetare e patriarkale që shqiptarët i përjashton nga bota perendimore ku e kemi vendin si komb me prejardhje pellazgo-ilire.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu