ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Pse Albin Kurti është kaq i rëndësishëm…?

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga : Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
___
1. Ata që pretendojnë se Albin Kurti është njeri i Serbisë janë njerëzit më të këqij, më budallenj, më të neveritshëm, më mashtrues dhe më gënjeshtarë në botë.
Sepse ta quash Albinin njeri të Serbisë është njësoj si të jesh katolik dhe të thuash se Papa i Vatikanit është kreu i muslimanëve të botës.
Në historinë e burgjeve politike jugosllave dhe serbe nuk ka pasur kurrë asnjë të burgosur tjetër politik shqiptar, boshnjak apo kroat, që ka treguar një qëndrim kaq të guximshëm dhe kaq dinjitoz para prokurorisë dhe gjykatave serbe.
Ta quash një të burgosur të tillë njeri të Serbisë, të cilit gardianët e burgjeve serbe ia nxorrën lëngun e bardhë të trurit përmes rrahjeve brutale me shufra hekuri, është një vetëvrasje e sigurt politike për ata që e bëjnë këtë.
Ramush sidomos ty të pret nje ndëshkim i madh nga populli me vota, që do ta sjellë vdekjen politike, sepse e ke tepruar ne çdo aspekt me shpifjet dhe genjeshtrat e tua budallaqe.
2. Ta fajësosh Albinin për sanksionet e turpshme dhe të paarsyeshme të BE-së dhe SHBA-së, edhe pse rasti Banjska tregoi se ai kishte plotësisht të drejtë që nuk i tërhoqi forcat speciale nga veriu, është edhe një vetëvrasje e tmerrshme politike për ata politikanë opozitarë që e bënë këtë.
3. Ta quash Albin Kurtin Kryeministër anti-UÇK që e do këtë ushtri heroike më shumë se çdo shqiptar tjetër që njoh në këtë botë, siç dëshmohet nga lidhjet e tij jashtëzakonisht të ngushta me familjen Jashari, është një vetëvrasje akoma më e tmerrshme politike për konkurrentët e tij politik budallenj dhe të pa shije që e bëjnë këtë.
4. Se sa budallenj janë konkurrentët e tij opozitarë, dëshmohet nga fakti se ata nuk janë në gjendje të zgjedhin temat e duhura për ta goditur atë me efikasitet, për shkak të verbërisë që ua ka shkaktuar urrejtja ndaj tij.
Dorën në zemër, edhe nëse Albin Kurti nuk arrin të bëjë politika të suksesshme ekonomike, investuese, punësuese, arsimore dhe shëndetësore, ata i fusin gishtat e tyre të ndotur edhe në atë lojë, sepse e sabotojnë vazhdimisht.
5.Duke shfrytëzuar institucionet ligjore që e bazojnë punën e tyre në të drejtën e veprimit që u jep Kushtetuta e Kosovës, Albin Kurti ndryshon gjendjen faktike në terren dhe i tregon botës së qytetëruar në mënyrë shumë kreative, piktoreske, të gjallë dhe të dokumentuar, jo vetëm pasurinë e pabesueshme që kriminelët serbë të luftës dhe paqes e fituan me metodat më mafioze të veprimit, por edhe mënyrën se si ata u bënë më kalimin e kohës zotër të jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës.
Përveç kësaj, ai i portretizon ata pikërisht ashtu siç janë, pra si gjuetarë mafiozë që nuk dallojnë aspak nga ata të bandave të dikurshme mafioze të Al Kapones dhe të hordhive klero-fashiste të Benito Musolinit.
Në këtë mënyrë ai fiton shumë simpati edhe te ata serbë që me sytë e tij i shohin edhe më qartë qëllimet e Vuçiqit dhe bandës së tij.
Dhe kjo është diçka që këta idiotë në mediat tona dhe në opozitë nuk e shohin sepse janë të barrikaduar, të burgosur dhe të dehur në marrëzinë e tyre si alkooli në shishe.
Pse
Sepse janë të verbuar nga urrejtja ndaj atij, vetëm pse nuk i lejon të vjedhin bashkë me batakçinjtë e Radojçiqit.
Veç kësaj, ata kanë edhe koka boshe nga qelizat e shëndetshme, kështu që nuk mund të shohin as pesë metra larg.
6. Duke lexuar postimet e z. Nikolla Sanduloviq, znj. Bojana Vatiq, z. Çedomir Stojkoviq, si dhe duke e parë mënyrën se si Nenad Çanak i drejtohet mediave serbe, ku flet haptas dhe me sinqeritet maksimal për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria serbe, kam përshtypjen e trishtuar se ne nuk jemi vërtet të vetëdijshëm se sa njerëz të mirë, të drejtë dhe të zgjuar ka në Serbi.
Prandaj ne nuk dimë t’i përkrahim dhe t’i forcojmë sa duhet, edhe pse janë pikërisht ata që po ia hapin sytë shoqërisë serbe se po udhëhiqet nga llumrat më të këqij luftënxitës, gjenocidal, kriminal, klerofashist dhe mafioz.
Të dashur shqiptarë, përkrahja jonë direkte për ta shpesh keqkuptohet nga serbët e çmendur nga propaganda klero-fashiste e pushtetit të tyre, si konfirmim se ata janë kundër tyre, gjë që është krejtësisht e pavërtetë.
Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë mënyra shumë më të zgjuara për t’i mbështetur ata.
Çfarë dua të them me këtë?
Përfaqësuesit zyrtarë të popullit dhe shtetit tonë në politikën e jashtme duhet të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre tek kolegët evropianë dhe amerikanë për t’i mbështetur dhe fuqizuar ata në çdo gjë të mirë, fisnike dhe humane që bëjnë ditë e natë, duke rrezikuar jetën.
Dhe ne nuk duhet të kemi turp që ata janë më të zgjuar, më të guximshëm dhe më kreativ se ne në paraqitjen e të vërtetës së plotë për gjendjen e shoqërisë dhe shtetit serb, edhe pse ne nga politika gjenocidale serbe kemi pësuar shumë më tepër humbje materiale dhe njerëzore, siç dëshmon numri i viktimave njerëzore dhe materiale që kemi pësuar në njëqind e pesëdhjetë vitet e fundit.
Zonja Bojana Vatiq ka publikuar mbrëmë dhe sot në profilin e saj në Facebook dy fakte prekëse, të cilat dëshmojnë se xhelatët e Millosheviqit me uniforma policore dhe ushtarake i futën kufomat e familjarëve tanë në frigoriferët e kamionëve të thertores shtetërore Progres nga Prizreni dhe i hodhën në Danub, ku dolën pas disa ditësh mbi sipërfaqe, por numri i shqiptarëve që e panë postimin e saj dhe që e admiruan atë për guximin e saj ishte jashtëzakonisht i vogël.
Ajo sot ka publikuar një videoklip në të cilin shihet ministri i Policisë, Xhelal Sveçla, duke ia treguar një gazetareje vilën luksoze të grabitësit kryesor të klanit kriminal serb nga veriu i Kosovës, Milan Radojçiq, me mbishkrimin “Albin, mos u ndal, por shko deri në fund në ekspozimin dhe shkatërrimin e tyre, që populli serb më në fund ta shohë se çfarë llumi po e udhëheq dhe si po e keqpërdor gjendjen e rëndë të serbëve të veriut për t’u pasuruar nga fatkeqësia e tyre.
E megjithatë numri i shqiptarëve që e shikuan dhe lexuan postimin e saj dhe që e mbështetën mesazhin e saj ishte jashtëzakonisht i ulët.
Eh, pikërisht këto janë ato momentet që më trishtojnë më së shumti, kur shoh sa bashkatdhetarë kam që nuk e dinë pse ekzistojnë në këtë botë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Rrena, mashtrimi ose genjeshtra, gjithemone flasin, bertasin ose ulurojne me ze te larte, duke kerkuar bashkepunetor ose deshmitar, ndersa e verteta dhe lavdia, gjithemone vijne e flasin me ze te ulet.

    Askush nuk po thote ketu se Albin Kurti eshte bashgkepunetor i Serbise, por gjithekush (edhe kalamajt e katundit) e dijne se Albin Kurti i urren per vdekje Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe komandantet tjere te UCK-se. E qebesa edhe Ibrahim Rugoven.

    Me fjale tjera, lume ti djali i mire, Albin Kurti eshte kunder luftes se UCK-se.

    Albin Kurti me punedhenesit dhe mesimdhenesit ose mentoret e tutoret e tij, e done (duan) Titen dhe sistemin proletar dhe internacionalist o “jarani i pites”!

    Por, ia qe revista “Drini” i ka gazetaret dhe opinionistet e vet, Koha Ditore, te vetet, Epoka e Re dhe portalet ose gazetat tjera, poashtu.

    Vec grahimi!

    Ju lumte!

    Albin Kurti nuk eshte as hasmi i turkut dhe as argati i serbit. Albin Kurti eshte si “Hanko Halla” ose ” zoti Koiner ne perballoat e shkurtera” te Berthopld Brechtitit. Gjithemone i pakenaqur ose ne revolte.

    A ke degjuar ndonjehere per lirbrin “Gomari nga Marsi” te Kasem trebeshines?

    e per “Jorikun e perjetshem” tek “Hamleti” i Shekspirit, a ke ni najhere….?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu