ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Pse Arshi Pipa e mohoi origjinën e Migjenit ? Pse Arshi Pipa nuk e dinte që në Maqedoni ka ende shqiptar ortodoks ?

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (13.10.1911-26.08.1938)

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Arshi Pipa (1920 – 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”, që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).

Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:

1) poezi,

2) estetikë e filozofi dhe

3) kritikë letrare.

Në poezi janë vëllimet shqip: “Lundërtarë”, “Libri i Burgut”, “Rusha” dhe “Meridiana”, me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Për sa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: “Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, “Fan Noli si një nga figurat kombëtare dhe ndërkombëtare shqiptare”, “Humanistët italo-shqiptar ”, “Bisedë përmbi Kadarenë”, “Fenomeni Kadare” etj.
Arshi Pipa i kishte disa paragjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikë vështrime derisa arrin në përfundimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.

“Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezia shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsinë shqipe ka qenë nji mësues katundi”.” Sa gabim nga Arshi Pipa !
Ky përfundim i Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip. “
Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Përfundimi është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.
Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës “ , Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip. Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”
Për shpjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shpërngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje të shpërngulura ne këtë qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera.
Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkodër. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithë banoret e asaj krahine, shqipen për gjuhë amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jetën në Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html )
Kurse Fritz Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën e Migjenit vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtës, i cili e ka thane mbi 77 vjetë përpara kush asht Milloshi i Gjergjit…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. 1- Mbasi ketu nuk permendet burimi i kesaj thanje (ma poshte) lind pytja. Kush e ka shkrue kete thanje?
    =Arshi Pipa i kishte disa paragjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikë vështrime derisa arrin në përfundimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”.=

    2- Un personalisht nuk jam marre kurr me kete teme, se nga ka kene MIGJENI, por teshti, mbas leximit te ketij shkrim, me lindje pyetja:
    A ka shkru kund MIGJENI per qendrimin antishqiptar te sllaveve dhe per krimet e sllaveve ndaj shqiptarve (gege me te cilet kufizoheshin)?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu