Urdhëri që këngëtarja jonë Shkurte Fejza, të mos e këndoj këngën “Mora fjalë” , në stadium, i ka indinjuar tërë shqiptarët në Kosovë dhe një shumicë të madhe në Shqipëri.
Absurditet i pakuptueshëm nga Tirana
Vetëm shqiptarët e dobët, e disa të shitur e bejnë dallimin e shqiptarëve në regjione e religjione.
Dikur në sistemin e Titos, shqiptarët i burgosëshin vetëm pse e kishin dëgjuar Dervish Shaqën, që transmetohej permes Radio Kukësit. Më vonë shqiptarët e Kosovës burgosëshin nga Millosheviqi, pse thonim Nëna Shqipëri dhe pse e lexonim Ismail Kadarenë, e vepra tjera nga Tirana , që na vinin tinëzisht në Kosovë. Për këta djelmosha burgjet serbe ishin të rënda siç ishin edhe denimet nga 7-15 vjet.
Duke u bazuar, që për të gjithë shqiptarët jashtë kufijëve zyrtarë , Shqipëria ishe NËNA JONË. Shqqipëria ishte baza e vetëdijes kombëtare gjithëshqiptare.
Si është e mundur që NËNA SHQIPËRI t’ia ndalojë Shkurte Fejzës këngën “Mora fjalë”?
Si është e mundur që Këshilli organizativ, të merrte guximin të ndalonte këngën Mora fjalë”?
Për dëshirën e kujt, Shqipëria mori vendim që Shkurte Fejza të mos e kendonte në stadium këngën “Mora fjalë “? !
A ndalua kënga e Shkurte Fejzës “Mora fjalë” , për t’i treguar Serbisë se Shqipëria është kundër luftës çlirimtare e veçanërisht më këtë rast kundër rezistencës së Adem Jasharit? !
A ndalua kënga e Shkurte Fejzës “Mora fjalë” , për të bërë ndarjen e shqiptarëve nga Kosova dhe atë nga Shqipëria , që t’ia plotësojnë dëshirën Serbisë?!
Shqipëri&Kosovë&Ҫamëri& Preshevë jemi NJË DHE SKA FORCË POLITIKE as në Kosovë e as në Shqipëri që mundet të bëjë një ndarje e dallim të tillë!
Kam dëshirë që në postimet tuaja ne FB, e portale tjera , secili shqiptar të shprehë indinjaten e tij në mënyrën e vetë dhe t’i tregojmë disave se Shqipëri- Kosovë, jemi një popull.
Ende nuk e kan kuptu shqiptart e Kosoves se ne “Nanen Shqiperi” sundojne tosko-komunistat aleat te Serbise KUNDRA GEGNISE ne Shqipni dhe Kosove.
Unë nuk kam lexuar askund qe kjo këngë është ndaluar në Shqipëri.
Kam lexuar se ka pas kritika rreth kësaj kënge qe mos të këndohet në stadium , qe kjo këngë e trimërisë nuk ka lidhje me sport. Gjërat brenda shqiptare duhet të kuptojmë drejt, nuk besoj qe dikush ia ndalon dikujt çfarë të këndoj.
Lej menjëanë teksti e këngës që s^ka asnjë kritikë por meqë më erdhi rasti po shtoj një mendim për këtë melodi , muzikë ,këngë .Duke qenë ( muzikante ) them mendimin tim profesional se melodi më antipathuese , më mos tërheqëse rradhë më kanë dëgjuar veshët . Por ,pse ,mungojnë profesionistë , kompozitorë të shquar që heroit legjendar Jashari t^i kushtohej një melodi ndryshe , e ëmbël e madhëngjyese . Personalisht ajo melodi nuk më pëlqen . Me shpresë se do të lindë një kompozim i pëlqyeshëm . Ky urdhër menskin , për ndalesë ,në se është e vërtetë mos ka pak lidhje me mospëlqimin nga shumica për at melodi ,i thënçin. ? Apo cfarë ? Dhe kur përdoret në stadiume , sheshe publike ,etj të kemi një këngë me tinguj tërheqës ,pikërisht për heroin A. Jashari nga të gjithë ,verior e jugor .
“Ndalesa” ndaj këngëtarës së mirënjohur për mos këndimin e këngës kushtuar Adem Jasharit – nëse është e vërtetë, është jo e sinqert’ dhe dhe jonjerëzore.
P.S.
Komenti i të respektuarës muzikantës Rita më fjalët:
“…Duke qenë ( muzikante ) them mendimin tim profesional se melodi më antipathuese , më mos tërheqëse rradhë më kanë dëgjuar veshët…”
Këto dhe fjalët ttjera të Ritës nuk më pëlqyen,
Ndaj e pyes Ritën: – Shkurte Fejza e “mbajti” 50-të vjetorin e karierës, athue të tjerët “muzikaant” kur do të arrijn në 50-të vjetorin e karierës?!