ARKIVI:
29 Mars 2025

Pse duhet refuzuar shaminë ?

Shkrime relevante

Mendime rreth librit të Diamant Salihut, ”Deri sa të vritemi të gjithë”

Ilir Canhasi, Suedi  Deri sa të vritemi të gjithë ”Tills alla dör”, në...

Morgenbladet (1932) / Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji për Faustin dhe pak për gjithçka(11)

Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932,...

Përkujtime në ditëlindjen e Andon Zako Çajupit

Nga: Frank Shkreli “S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër...

Bajram Curri & Liugj Gurakuqi

Nga: Dilaver Goxhaj Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu...

Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635

Anna Hida, studjuese, Romë (Nushe Zhuba) Falenderoj ABC NWES dhe gjithë stafin e...

Shpërndaj

Ama, këtu është fjala shpesh për propagandë panislamike të pavetëdishme të ndokujt, sigurisht edhe të Dude Bale-s.
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Për ta evituar edhe një keqkuptim, keqinterpretim, keqveprim dhe keqimplementim duhet ta kuptoni këtë të vërtetë të hidhur :
Ne si popull i vogël dhe shtet i brishtë jemi të monitoruar natë e ditë prej aleatëve tanë, të cilët na kanë çliruar dhe ndihmuar për t’u pavarësuar nga Serbia.
Përkatësisht për t’u çliruar nga robëria dhe skllevëria qindra vjeçare dhe për të themeluar shtet.
Dhe jo vetëm kaq, por jemi të monitoruar dhe pjesërisht të dirigjuar edhe nga armiqtë shekullorë që na kanë shkelur dhe shtypur si elefantet hindus peshqit e lumit Nil.
Prandaj duhet ta kuptojmë një detaj shumë të rëndësishëm:
Nuk vlenë edhe për neve, çdo gjë që vlenë për shoqëritë e përparuara, shtetet e forta dhe demokracitë e etabluara.
Prandaj ne jemi të detyruar për të hequr dorë nga disa të drejta elementare dhe liri individuale, për të mirën e përgjithshme.
TV Llapi para një kohe e kishte një emision të kotë në temën: A duhet bartur shmija në FSK. Që në fillim duhet thënë: Jo! As shamija që është simbolikë për identitetin mysliman e as rrobat e kokës së grave të Rrafshit të Dukagjinit, për shembull, që janë simbolikë e stërlashtë e grave shqiptare. Këtu përfundon debati pasi nuk mund të ketë “të drejta e liri njerëzore”, aty ku preket e cenohet identiteti i një kombi.
Pse duhet të heqim dorë nga kërkesa për bartjen e shamisë nëpër institucionet shtetërore, publike, arsimore, shkencore, kulturore dhe edukative ?
Sepse mbi njëqind femra na janë kthyer shtatzënë nga Siria.
Nga kush?
Nga djemtë dhe nipat e Abu Omarit dhe Bin Ladenit, ndërsa kemi eksportuar luftëtarë të Isit në krahasim me numrin e banorëve më shume se çdo shtet evropian, pra më shumë sesa edhe vetë Turqia.
Përveç kësaj kemi ndërtuar aq shumë xhami në vend se univerzitete, çerdhe dhe fabrika, saqë na kanë lakmi dhe inat edhe talebanet e Avganistanit.
Kushdo që beson se ju ka ikur ky detaj i rëndësishëm aleatëve edhe armiqve tanë të përbetuar që na monitorojnë natë e ditë, thjesht është naiv si Linda Morina dhe i verbër si lakuriqi i natës.
Përveç kësaj Serbia natë e ditë po bën propagandë në Bruksel dhe Uashington me këtë fenomen të rrëzishem të cilin vetë e ka financuar, mbjellë dhe përhapur tek ne.
Dhe lobimi i saj me argumente të rreme ka dhënë më shumë fryte për të, sesa lobimi ynë më argumente të vërteta për ne.
Pse?
Sepse udbashët e saj shqipfolës e kanë udhëhequr edhe politikën tonë të brendshme edhe atë të jashtme për njëzet vjet rresht.
Prandaj për hir të mirës së përgjithshme duhet të heqim dorë nga kjo e drejtë elementare dhe liri individuale, e jo pse mua më pëlqen.
Sepse nuk mund të jemi edhe lypës edhe zgjedhës.
Ne duam integrim në EU dhe jo në Ligen e Shteteve Islamike.
Prandaj nëse ne si shtet laicist bëjmë reklame për integrim me këtë maskotë olimpike, atëherë vaj halli për ne.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu