ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Pse duhet ta mbrojmë Donika Gërvallën ?

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi

Donika Gërvalla-Schwarz kohëve të fundit po iu nënshtrohet sulmeve të mirëorganizuara, të pandërprera e brutale nga persona të caktuar të partive politike që e sunduan vendin në këto njëzet vitet e fundit. Nuk është fare lehtë ta ndëgjosh fjalorin e kontaminuar dhe të lexosh se kush është duke e sulmuar dhe për çka po e sulmojnë.

Në këtë histori të sulmesh të panjerëzishme u fut edhe një herë UÇK – ja, sikur ajo të kishte qenë ndonjë ushtri private e lloj-lloj naivi dhe krimineli , që në mënyrë të përllogaritur ka bërë krime dhe është fshehur pastaj pas famës së saj. Fshehja pas UÇK – së dhe patriotizmit të rrejshëm e të pa dëshmuar duhet të përfundoj një herë e mirë, nëse duam të mbijetojmë si komb e të bëhemi shembull moderniteti e kulture, si të tjerët përreth nesh. 

Ka ditë që vazhdoj t’ia bëjë vetës pyetjen: Po ku e gjetën mu Donika Gërvallën, që ta derdhin ndaj saj gjithë këtë mllef, urrejtje, helm e frustrim ?

Nuk ka asnjë dyshim se Donika Gërvalla është duke iu penguar shumë disave, madje tepër shumë. Sulmet e shfrenuara e të pandalshme ndaj saj , e tregojnë qartë natyrën e ligë të tyre. Një grua e arsimuar dhe me kulturën e duhur, nuk është lehtë të durohet e pranohet nga mediokriteti dhe fodullëku , që aq shumë e ka vërshuar jetën tonë.

Nga të gjithë ata që shihet qartë se nuk e kanë lehtë me të, pasi sharjet, fyerjet e shpifjet nuk po u ndihmojnë fare, përkundër faktit se po ndihmohet nga propagandat e ulëta të një pseudogazetarie.

Donika Gërvallën duhet ta mbrojmë të gjithë kur ajo e ka mirë, përndryshe “ne” kështu nuk do ta lëmë të rritet, formohet e stabilizohet askend në politikbërje. Duke kërkuar me çdo kusht “qime në ve” (thuajse ata ishin ëngjëjt e viteve që kaluan, që tashmë pa pritur e kujtuar po sulmohemi prej djajve!) , ne nuk e bëjmë të pasigurtë vetëm Donikën, por edhe Kosovën, gjë që nuk guxon me ndodhë.

Ata që e humbën pushtetin me votën e lirë të zgjedhësve pas njëzet vitesh sundim, anarki, vjedhje dhe zhvatje të pasurisë së popullit, do të duhej që të pushonin pak e mos të bënin aq shumë zhurmë , se më asnjë zhurmë nuk do t’i ndihmoj ata që mendojnë se edhe pasi e kemi ushtrinë tonë, FSK – ën, që po bëhet gjithnjë e më moderne dhe e aftë, mund të fshihen edhe më tej pas patriotizmit, UÇK – së, pasi njerëzit e lodhur nga padrejtësitë e shumëta , të shkaktuara nga sundimet dhe anarkitë partiake, tashmë duan vetëm drejtësi dhe funksionim të shtetit ligjor.

Njerëzit nuk duan më që ata që s’kanë punuar kurrë në jetë, të na udhëheqin e shesin moral që se kanë pasur kurrë!

Ata që po e sulmojnë Donika Gërvallën , sulmet e tyre nuk i kanë të rastësishme dhe as naive. Ta sulmosh Donikën pandërpre, do të thotë se dikush është duke synuar ta shkatërroj një ndër shtyllat gjigande të patriotizmit e atdhetarisë së mirëfillt të Kosovës. Një grua të sjellshme , e cila nuk imponohet aspak e me asgjë. Prandaj, “Supermenët” e patriotizmit e atdhetarisë së shpifur, duhet ta kuptojnë mirë e qartë se nëse Kosova e përkrah , forcon  dhe mbështetë Policinë e Republikës së Kosovës, një ditë jo aq të largët do ta harrojnë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, meqenëse  nëse e duam forcimin e shtetit (e kjo nuk ka alternativë) , shumë vagabondë që iu imponuan politikës në Kosovë që nga paralufta e deri sot, do të përfundojnë prapa grilave.

Histeria e përjargëja e sulmuesve të mirëorganizuar ndaj Donikës nga ata që i patëm në pushtet e që na kënaqën me sjelljet e veprimet e tyre vagabonde, është grahma e fundit dhe çartja në përballje me realitetin e atyre që u ka hy frika në palcë se nesër – pasnesër, përfundon “jeta e tyre idilike” dhe e patrazuar, pasi më nuk do të ketë polici partiake që do t’i mbrojë , ndërsa çështja e UÇK -së , do t’i takoj asaj që i takon: Historisë!

Policia e Kosovës nuk ka asnjë dyshim se e din mjaft mirë se Kosovës iu imponuan njerëz të shantazhuar, madje edhe të tillë që i ka vënë në pozitë çmendie BIA e Serbisë pasi “pulat e cofta” kishin vendosur apo kanë rënë në grackën e “përfenjes” me “gusanin” serbomadh , duke e futur vetën dhe vendin panevojshëm në kurthet ngashnjyese të gjitfarë të ashtuquajturash shërbime sekrete, që duke i mbajtur në pozitë të vazhdueshme të trembjes, përmes të tillëve e ka dëmtuar edhe forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Të tillët e kanë vënë në një pozitë të rëndë e të pashtekdalje Kosovën: I shantazhuari i PDK-së e ka mbajtur nën “thundër” të shantazhuarin e LDK-së, duke na vënë në aso pozitash inferiore , që fatkeqësisht e kanë prekur edhe sigurinë nacionale të vendit. Në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, askë nuk e ka dërguar Donika Gërvalla, por Donika e ka shumë mirë kur ka theksuar se do të lajmëronte për krimet, pasi ato në të vërtetë kanë ndodhur, sidomos vrasja e organizuar e shumë personaliteteve të LDK-së , por edhe të ushtarëve të UÇK -së.

Këtu nuk duhet bërë asnjë dallim dhe për askë nuk duhet pranuar definicionin partiak të së vërtetës së shtrembëruar se a ishte apo nuk ishte fajtorë.

Askush nuk ka pasur të drejtë që t’i vriste figurat e shquara partiake të LDK-së, ashtu sikurse që askush nuk ka të drejtë që në shenjë hakmarrje ti vras ata “të luftës” apo “pasluftës” tash. Janë Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjyqet e Kosovës, ato që kanë obligime e detyra që t’i ndriçojnë krimet e tilla , pasi ato nuk janë bërë prej “alienëve-jashtëtokësorëve” që zbritën në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik me “pajatat e tyre fluturuese”, i kryen vrasjet dhe ikën, por ata ishin dhe mbetën në vendin e krimit.

Atyre do tu duhej që përjetësisht të mbeteshin në pushtet, mundësisht që të kishin pozita të larta partiake e shtetërore, të jenë sa më shumë të pranishëm në tv etj, që sa herë do të shpërthej e rrezikoj të dal diçka “prej thesit” , njerëzit e tyre të vëmendshëm e syçelë të ishin aty e t’ia lidhnin grykën “thesit” edhe më mirë.

Ata janë aty ku e kishin menduar krimin, planifikuar dhe ku i kishin gjetur mercenarët që t’i ekzekutonin viktimat e shënjestruara prej tyre.

Këto janë krime të rënda ndaj Atdheut. Nuk është në pyetje LDK këtu , pasi LDK nuk i ka mbrojtur e s’ka guxuar kurrë të bënte diçka konkrete për të vrarët e plagosurit e shumtë, përveçse i ka mashtruar familjet e të vrarëve me shpresa të rrejshme se ndriçimi i tyre bëhet posa të vinin “në pushtet”.

“Prit magar, sa të del bar’!”

LDK i pati edhe pozitat e synuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por kurrgjë kurrkujt!

Çështjet e krimeve të kësaj natyre duhet të mbesin vetëm çështje e organeve përkatëse të Republikës së Kosovës, që ndriçimin eventual të krimeve të këtilla nuk e bëjnë assesi për shkak të përkatësisë partiake të viktimës, por për hirë të interesit suprem të shtetit të Kosovës, i cili duhet ta dekriminalizoj skenën politike e shtetërore prej mbjelljeve të tilla antishqiptare. Kosova nuk duhet ta lejoj askend që ka bërë krime dikur a më vonë të pa dënuar e të pa ndëshkuar, që pastaj aq gjatë t’i strehohet e merr “azil” në “politikbërje e shtetbërje!”.

Andaj, të gjithë ne, pra edhe une, duhet ta harrojmë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, por të mendojmë për përgjegjësitë që i kemi si banorë të vendit tonë. Nëse Serbia me makiavelizmin dhe largpamësinë e saj serbomadhe , ka bërë që të na imponohen njerëz të shantazhuar në majat pushtetore, njerëz që janë detyruar deshtën a nuk deshtën pastaj të punonin për interesat e saj për një Kosovë sa më të shkatërruar e joshtetërore, është detyrë e domosdoshmëri e kohës që asnjë i shantazhuar të mos zë qoftë as pozitën më pak të rëndësishme në shtetin e Kosovës.

Këto që thuhen …, Policia e Kosovës i din më mirë se secili prej nesh.

Kështu që, të gjithë ata që janë në Hagë, le ta mbrojnë vetvetën dhe të rivlerësohet vendimi se atyre u dashka tu paguhen avokatët aq të shtrenjtë nga mbarë bota. Vendimi për t’i paguar avokatët e tyre është marrë shumë më përpara se që të arrestoheshin. Kjo do të thotë se “ata” e paskan ditur se “kanë bërë krime”.

Nëse kanë vra ushtarë serbë në fushën e betejës, kjo mund tu falet , pasi çdo ushtri në botë, çlirimtare apo pushtuese qoftë ajo, e vret kundërshtarin e vet që e ka përballë.

Por, jo civilët apo civilin …

Nëse vërtetohet nesër – pasnesër me vendim gjyqësor se janë të pafajshëm, atëhere ndoshta Kosova ka obligim t’ua paguaj shpenzimet për avokatët etj.

Përndryshe: Jo !

Prandaj, Donika Gërvalla nuk ka bërë asnjë të keqe as dje e as sot, që të meritoj t’i nënshtrohet një fushate kaq irracionale të njerëzve të pakuptimtë, që na kanë dëshmuar se në jetën e tyre nuk janë kurrfarë shembujsh të mirë për vendin.

Se kush janë ata dhe çka ka bërë ai apo tjetri, më së miri do të na tregoj e ardhmja e afërt.

Një gjë do të duhej me qenë e qartë për secilin prej nesh: Kushdo që vërtetohet se ka orgaizuar vrasje të kundërshtarëve politik, ai nuk bënë të mbetët i padënuar prej ligjeve të shtetit të Kosovës.

Donika Gërvalla jo vetëm që nuk ka gabuar asgjë, por ajo e të tjerët si ajo duhet të ndihmohen e mbështetën nga i gjithë populli që të punojnë e angazhohen pandërprerë për një Kosovë ligjore e europiane, që ka munguar deri tash.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu