ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Pse duhet të heshtim për bashkimin kombëtar …?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Copat e tokave shqiptare kullojnë gjak. Tradhëtia nuk paguhet me asgjë!
Unë pyes veten se përse realiteti duhet të jetë aq i thjeshtë. Mjaft me shpërthime ndjenjash. Thashë me vete se do ta rrëfeja këtë fotogarfi greke duke qenë sa ma i paanshëm, dhe ashtu do ta bëj.
Kjo ishte, është dhe do të mbeten përgjithmonë kërkesë e popullit shqiptar për të gëzuar të drejtën e vet legale e legjitme, si gjithë popujt e qytetëruar, që të jetojë i bashkuar, i lirë dhe vendosë vetë fatin e vet. Politika dhe shteti, ndonjë parti politike a edhe ndonjë individ, një regjim a një sistem jo çdoherë janë në shërbim të interesit, në mënyrë të veçantë të programit kombëtar shqiptar. Prirë nga motive utilitare, në të shumtën e rasteve, nga lakmi të sëmura lideriste dhe dëshira të ruajtjes së posteve e të pushtetit (ata që i kanë), këta edhe marrin guximin t’i bishtojnë intesit dhe programit kombëtar shqiptar, herë-herë madje edhe të jenë kryekreje në kundërshtim me të dhe të veprojnë kundër tij, duke bërë lloj-lloj zhonglerimesh e pehlivanllëqesh gjoja për të mirën e kombit.
Mirëpo, rrallë të gjendet shqiptar i ndërgjegjshëm, edhe më rrallë intelektual i mirëfilltë, shqiptar e intelektual me mendje të shëndoshë dhe me ndjenja të pastra shqiptarizmi, që do të mund të pushonte së lakmuari e së luftuari për bashkimin kombëtar shqiptar dhe që do të pajtohej ndonjëherë të jetojë (edhe më tej) i ndarë nga shteti amë.
Filozofia e pritjes dhe amullia e sotme politike dolën shterpe. Pritja mund të jetë, akumuluese, por edhe shkatrruese. Dhuna serbo-greke po zhvillohet para syve tanë. Në qoftëse nuk arrijmë të ndikojmë dhe ta ndalim, nesër nuk do të ishte plotësisht e drejtë të të akuzonim vetëm historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa dënuar edhe mungesën e gatishmërisë së përpjekjeve adeukate dhe aftësisë sonë, si pjesëmarrës të drejtpërdrejt në hapsirat mbarë shqiptare. Me këtë veprim regjimi Maqedon tregoi fytyrën e vet shovene se është kundër përparimit e zhvillimit të përgjithshëm të popullit shqiptar. Këto akte, krahas shkallëzimit të represionit policor në të gjitha fushat e jetës, janë veprime të paramenduara që kanë për qellim dhe zhdukjen e qenies kombëtare shqiptare. Protestojmë kundër politikës së dhunës e terrorit greko – serbe dhe kërkojmë nga subjektet politike e kombëtare të Shqipëris dhe të Dardanisë të alarmojnë opinionin ndërkombëtar përr rrezikun që u kanoset shqiptarëve në trojet e tona.
Pa zgjidhjen e çështjës shqiptare s’mund të ketë paqe. Shqiptarët nuk pranojnë të jenë kundra Evropës. Pushtuesit fqinjë bëjnë elaborate më çnerëzore të na asimilojnë, të na ndjekin dhe të na zhdukin nga trojet etnike. Ata eksperimentojnë me fatin tonë, kurse ne shqiptarët jemi bërë durimtarë të zellshëm. Durimit mund t’I vijë fundi si çdo gjëje në jetë. Është rrezik t’i përmbahemi vetëm durimit. Prandaj, është i domodoshëm hartimi i Programit Kombëtar, ku në menyrë shkencore do të shtroheshin rrugët e zgjidhjes së çeshtjës sonë kombëtare. Pra nuk mund të silllemi brenda një rrethi të mbyllur. Duhet të hulumtojmë rrugët që na çojnë në zgjidhjen e problemit ÇAMË që na krijuan të tjerët.
Nuk mund të merrmi me vetëm me pasojat që na shkakton armiku. Duhet t’u prijmë gjërave e proceseve, e jo të shkojmë verbërisht pas tyre. Këtë mund ta bëjmë, sepse kemi akademi, universitete dhe të gjitha institucionet shkencore. Jendja ekzistuese e shqiptarëve, veçanarishtë e shqiptarëve Preshev, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri etj., e zhbërë, është shumë e rëndë dhe nuk na jep të drejtën të bëhemi vetëm vështrues e përshkrues të thjeshtë të problemeve, që po e rëndojnë qenien ekzistenciale të shqiptarëve. Këtë duhet kuptuar me një ndjenjë të thellë kombëtare, se vërtet po na kanoset një e keqe e madhe. Për ta pamundësuar këtë duhet të dëshmohemi të mençuri për një organizim më të mirë, për një përgjegjësi më të madhe ndaj realitet tragjik.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotëri Afrim CAka, unë pajrtoj dhe mbështesë shkrimin tuaj.
    Ne gjithherë të vonuar. Unë besoj se askush nuk na ndal për Bashkimin e popullit shqiptar, pëveç ne shqiptarët vet, që jemi pengesa kryesore.
    Askush nuk mund të na ndal, po e morëm punën me zell, me shpirt e me dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin.
    Prej pas luftës në Kosovë kemi mundur të punojmë shumë më shumë, pse nukështë punuar fare në asnjë drejtim. Po shohim ku jemi. Arsimi, shëndetësia, prokuroria, gjyqësia të nëpërkëmbura e të rëna nën stihin e politikë së korruptuar, kanë rënë përtoke. Askush punën, për të cilën paguhet nuk e kryen me nder. Akush nga “politikajt” e mjerë nuk mendon e nuk ka menduar për Bashkim kombëtar! E, bashkimi Kombëtar nuk vjen vetë, dohet bërë shumë për këtë, në radhë të parë zhvillimi ekonomik por edhe programet, siç e thoni Ju!…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu