ARKIVI:
18 Dhjetor 2024

Pse e krahasova kthimin e profesor Hysni Gashit në Prizren me kthimin e Gjergj Kastriotit në Krujë? 

Shkrime relevante

Letër Kryeministrit Kurti

Nga: Lis Bukuroca Zoti Kryeministër, në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në...

Prokuroria kundër vullnetit popullor dhe votës së lirë!?

Agim Vuniqi ___ Legjitimiteti i qeverisë dhe e kryeministit në demokraci është shprehja...

Shejtani i Madh po vuan nga “Kompleksi i Zotit”

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Gabimet dhe Fajet e  Opozitës më të madhe...

Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

Florim Zeqa   Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste,...

Ç’do me thënë ecje përpara ?

Prof. Saimir Lolja    Ç’domethënë të keshë, të dishë, të ngjitesh, të...

Shpërndaj

Hysni Gashi-Toska, plak e në mendime, kujton fëmijërine, rininë e burrërine

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë”, 31 mars 2023  

Po i afrohem fundit të fejtonit apo serisë së shkrimeve për Hysni Gashin.   

Sot në mëngjes më mori në telefon një ish koleg i profesor Hysni Gashit dhe ish profesor imi kur isha nxënës gjimnazi në Malishevë. 

Ai më tha se arësyeja pse të thirra kaq herët ishte titilli i shkrimit që e paska lexua ai sot, ”Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë”. 

Unë isha zgjua në ora 3 të mëngjesit por, pasi kisha lexua shtypin, dëgjua lajmet e shikua televizionin suedez për më të rejat e fundit nga vendi rajoni e botam përsëri më kishte marrë gjumi e kisha fjetur bukur mirë. Babëgjyshi, Imer Seferi na thonte: ”dreqnit, katlargit, në sabah të pahitin që t`mos qohesh me punue por me fjet”. Ai ish profesori nuk më zuri ”gafil” *) se unë e gjuajta jorganinin në anë të krevatit. I tregova pse e kam titullua dhe e kam lidhur emrin e Hysni Gashit me emrin e Skënderbeut. Për mua është i natyrshëm ky krahasim ksepse këso krahasime gjejmë edhe në art, letërsi e kulturë e në poezinë (letërsinë) popullore.  

Por e vërteta e këtij titulli simbolik është kjo: 

Kur Hysni Gashi filloi punën në Kosovë, pas kthimit nga Greçani punonte, si honorar në Prizren në gjimnaz dhe disa orë në shhkollën e muzikës e vendin e rregullt të punës e kishte në Rahovec, diku pas vitit 1967 …  

Një ish nxënës i Hysni Gashit kishte qenë duke punua në gjimnaz, si mësimdhënës i lendës së historisë (Emrin për shkak të privatësisë, nuk po e bëj publik). 

 

Në kohën e pushimeve të shkurtëra, ku mësimdhënësit kishin vetëm 5 minuta kohë, sa për me i ndërrua klasët dhe ditarët e punës, ai (ish nxënësi i Hysniut) i ankohet ish mësuesit, Hysniut dhe kërkon ndihmën e këshillat e ish mësuesit:  

”Nxënësit e një klase nuk më dëgjojnë e unë nuk po mundem me e zhvillua orën e mësimit si duhët …Nuk di çka të bëjë etj.” Ankohet ai. Hysniu i propozon ish nxënësit që ti ndërrojnë klasët nëse bën. Ai pajtohet, nëse edhe drejtori i shkollës pranon.  

Kur shkon Hysniu në klasën, ta quaj me nxënës problematikë, në orën e parë, asnjë nxënës nuk e ngriten në këmbë e as nuk e përshëndesin siq ishte zakon me me përshëndetjet ”mirëmëngjesi” ose ”mirëdita”, varësisht së në cilin ndërrim është mbajtur mësimi, pasi që në Kosovë në mungesë të klasëve, mësimi mbahej paradreke e pasdreke*) 

Hysniu e fillon orën dhe iu drejtohet nxënësve:   

-”Kam dëgjua dhe besoj se ju të gjithë e doni dhe me gëzim e prisni orën ku keni lëndën e hisorisë” 

-Jooooooo! Dëgjohet zëri i shumicës së nxënësve dhe ia kthejnë shpinën (kurrizin) Hysniut. Vajzat që nuk iu binden urdhërit të disa djemëve, nxënës, djemtë fillojnë me i pickue e kap për flokë dhe adhe ato detyrohen të kthehen mrapsht. 

Hysniu, sipas planit e programit mësimor kishte pas temën e mësimit ”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” që është një temë sa e dashur po aq edhe emocionuese. 

Nxënësit kur e dëgjojnë Hysniun se si fliste e dukej sikur edhe Hysniu ishte me Skënderbeun në Krujë, takimin me nënen e plakun në ballë të oxhakut, nxënësit dalëngadalë, një nga një fillojnë të kthehen e ta shikojnë në sy e ta dëgjojnë Hysniun. I bëjnë sy e vesh bashkë. E mbyllin gojën e hapin sytë e veshtë … 

Kjo ishte arësyeja pse unë e huazova nga historia temën, titullin ”Kthimin e Skënderbeut me kthimin e Hysniut” mu në Prizren, në ish kryeqytetin shqiptar. Ishte ëndërr e rilindasve që Prizreni të bëhet kryeqytet i Shqipërisë por s`u bë se s`u bë.  

Vdiq profesori Hysni Gashi, arsimdashësi dhe rilindasi i Llapushës (ishte shkrim kur vdes profesor Hysni Gashi-Toska, po e ribotoj)   

Kishin kaluar më shumë se dy javë që nuk më merrte në telefon profesor Hysniu e as nuk më shkruante Nakija, gruaja e profesorit. Rrija me vesh në krah se e dija se ishin infektuar me sëmundjen e Koronavirusit, Pandemi 19, që ishte një murtajë e dytë por që nuk besoja se do ta marr profesorin tim pa u takuar edhe njëherë.  

Nuk kishte pushim vjetor a ndonjë udhtim tjetër që bëja në Kosovë e të mos shkoja ta takoja profesorin e dashur, mikun e kolegun e profesionit, Hysni Gashin i cili banonte me një shtëpi, të ndërtuar për mrekulli në vitet pas çlirimit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.  

Sot, djali i madh i profesorit, Burimi nga Gjermani më kishte shkruajt: ”Sinan, profesori na la sot. Të shpreh ngushllime ty dhe faleminderit për interesim të vazhdueshëm”! (12 dhjetor 2020) 

Nuk arrita ti shkruaj Valbonës, një letër ngushëllimi qikës së vetme, Kushtrimit e Arbenit, djemëve të profesor Gashit por në heshtje e mendova gjithë jetën e zorshme (”zor”, vështirësi) të profesorit.  

Kush është profesor Hysniu?  

Nuk e kam ndërmend të shkruaj ”biografinë” e as ”libër” monografik por dua vetëm të tregoj shkurt ato që më tregonte profesori gjatë ndejave të shpeshta që kishim me Toskën *). Unë shkoja te ai, në Rahove, në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, aty kua ai me familje banonte.  

Profesori më tregonte se kishte pasur një fëmijëri plot me vuajtje e varfëri të skajshme. Qysh si fëmi kishte punua si rrogëtar ku i kishte ruajt bagëtitë e zotnisë dhe në mbrëmje, kur bagëtinë i mbyllte në ahur e vathë ai iu shërbente zotnijëve në odë dhe mysafirëve të zotnive.  

Por Hysniu i vogël nuk ishte dorëzua para sëmundjes e armikut të quajtur fukarallëk por kishte vazhdua mësimet në shkollat e kohës, për ti kryer studimet në Fakultetin Filozofik, për histori.  

Atje kishte pasur ”shokë” të studimeve që i dërgonte pushteti komunist i kohës por ky rrinte larg tyre me drojë por i kujdeshëm. Ndodhte që më fliste për ata por shihej se asnjëherë nuk ishte pajtua me ata, dmth me pushtetin.  

Shok të studimeve e kishte pasur edhe Adem Demaçin, Zekeria Canën me të cilët takohej.  

Profesori pas përfundimit të studimeve për histori, profesion të cilin e deshi dhe punoi më mirë se çdo kush tjetër, se e kishte zanat që e njihte më mrë se çdo zanatqi tjetër. 

Profesor Hysniu punoi me ditarë në dorë gati, vetëm kur e ndalonte pushteti, gjatë gjithë jetës, në Prizren, Rahovec, në paralelet e ndara të Gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit, në Ratkoc e në Malishevë, Prishtinë e deri edhe në rrethin e Gostivarit në Maqedoni deri kur pensionohet. Vitet e pleqërisë i kaloi në Prishtinë, ku e gjeti dhe e mori vdekja.  

Ishte viti 1970 (viti shkollor 1970/1971) kur u hapën klasët para të Gjimnazit në Malishevë. Pata fatin që edhe unë të isha Gjenerata e Parë, dhe vërtetë ishim e E PARA kudo dhe u njohëm me Hysni Gashin.  

Me Hysniun shkonim si uki e dhia e si artaket (pop.) në orët e mësimit. Unë e pysjja e ai më qortonte: 

-Ulu qerrata! *) 

Profesorët e gjimnazit Ramiz Sadiku nga Rahoveci, me keqardhje e them, por jo të gjithë nukk dëshironin të vinin në Malishevë, dikur qendër komunale e tash një qendër e varfër lokaliteti.  

Ata ”profesorë” që vinin nga Rahoveci në Malishevë, i voziste me një gazikë *) Qazim Sharku, një i afërm i Hasan Sharkut, drejtor e cili ”vrajke e kthellte” në Rahovec. Hasani mbante një thupër të trashë në dorë, sikur dirigjent (”korife”) dhe kënd do që e gjente në koridorin e shkollës, edhe profesorëve iu bërtiste ”Gomar”…?   

I vetmi që vinte me dëshirë dhe me plot gëzim e na shpjegonte për kohët e vjetra e të renë, për njehësimin e kohës, se si plakat shaiptare e kanë matë kohën kur iu kanë lindur fëmijët e kur lopa i ka pjell ”6 javë para Shëngjergji”, (Shën Gjergji është festë e motmotit, në çdo 6 maj), Lamitë (të korrurat e grurit- Korrik), Shën Mitri (8 Nëntor) sepse festat nuk i harronin plakat. Ishte Hysniu, i pari që na shpjegoi ” çka është Historia”? Nga Hysniu mësuam proverbat e vjetër latin ”Historia magistra…. ”, ”Hanibale ante portas”, ”Homo hominus llupus est” etj.  

Po nga Hysniu mësuam, ama shkurt edhe për Ilirët, Daradanët, për Skënderbeun, Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Hasan Prishtinë e … Ali Kelmendin. 

Ishte Profesor Gashi ai i cili na edukoi, na frymzoi e na nxiti që të lexojmë e ti vazhdojmë mësimet sepse vetëm shkolla, mësimi e dituria e mundin skamjen, mjerimin e ni hapin dyert e dritaret për zhvillim të përgjithshëm e vetëdije kombëtare krahas popujve më të përparuar.   

Orët e mësimit në lëndën e historisë me profesor Gashin ishin orë që edhe mysafirë, jashtë shkolle vinin e dëgjonin Ciceronin. Ai ishte një aktor në orën e mësimit, ishte valltar e plak. Zëri i tij, sipas nevojës ngritej e ulej saqë nganjëherë e afronim veshin duke dashur ta dëgjojmë çdo fjalë. Ky ishte qëllimi i profesorit, që vëmendjen tonë ta mbaj në klasë, te ora e mesimit.  

Ishte profesor Gashi, që në kohën kur diskutoheshin Amandamente Kushtetuese, (1974) para të gjithë nxënësve e profesorëve na njohu, çka janë ato, që edhe Kosova duhej të ishte e barabartë me njësitë tjera të federatës jugosllave (lexo: republikat e tjera ish jugosllave) e shqiptarët duhet të ishin ata që ishin, komb e popull e jo kombësi e pakicë kombëtare. Ai edhe pase e kishte të ndaluar të fliste, foli. Foli para nxënësve dhe nuk u ndalë asnjëherë ani pse ndiqej nga UDB-ja dhe për ketë e dinim të gjithë. 

E thirrnim TOSKË sepse e fliste gjuhën më pastër se të gjithë. Profesor Gashi për nxënësit e ish gjimnazit të Malishevës, ishte edhe prind i dytë. 

Emri i Hysni Gashit nuk do të harrohet të nxënësit e gjeneratës së parë, të dytë e të tretë por gjimnazin në Malishevë na mbyllën politikanët në Rahovec, mjerisht politikanët shqiptarë por profesorit nuk mundën me ia mbyllur gojën. 

Një mbrëmje kur shkuam një grup shokës studentë (unë, Skënder Gashi, Xhevat Durmishi) ta shihnim në Fushë Kosovë, se i kishte vdekur baba më tha (1978/1979, profesori më tha: 

-Sinan, më nuk munda të punoj në Rahovec. Nxësnësit më të dobët u bënë kolegë të mi…  

Letra me profesorin nuk kam shumë sepse, nuk shihte e kishte vështirësi por flisnim njëherë në javë nga 30 e 40 min.  

Eh profesor, profesor na ike pa na lyp hallallin por ti do të mbetesh në zemrat tona e emri, yt nuk do të harrohet te krahina jonë- Llapusha dhe Podrimja.  

Profesor, lamtumirë!  

Profesor, do të doja të vije te varri yt me një tufë lulesh, ti them dy tre fjalë e ti derdh dy tre pika lot,  

  1. S. Kuvendi Komunal i Malishevës, sa më më kujtohet mua, më ka thënë vetë profesori se ka marrë një iniciative me e shkruajt një libër monografik për punën e madhe që ka bërë Profesor Gashi. Libri për shkaqe të njohura nuk u shkrua por, do të ishte mirë që Malisheva, udhëheqja e saj dhe vetë Ragip Begaj që ishte nxënës i profesor Gashit, ta nderojnë me emrin e ndonjë parashkolle, shkolle ose shtepi kulture a biblioteke e ta nderojnë shkollën po edhe emrin e Hysni Gashit. 

Të gjithë kryetarët e Komunës së Malishevës, Jakup Kastrati, Gani Krasniqi, (Isni Kilaj, ishte kryetar i komunës në Malishevë por nuk e di a ishte nxënës i Hysni Gashit), Ragip Begaj … ishin nxënësit e Hysni Gashit. Ishin edhe shokë klase me mua, unë isha shokë klase me ata. Jakupin e kam edhe djalë axhe.

Ky shkrim kushtuar Hysni Gashit, është publikua në disa portale, dy ditë pasi vdes profesori, më 14 dhjetor 2020 

*) GAFIL ndajf. bised. 

Në gjendje të papërgatitur ose të shkujdesur, kur nuk e ka mendjen aty, në befasi. U ndodh (u gjend) gafil. E gjeti (e zuri) gafil. 

*) PARADREKE f. 

Koha para drekës ose para mesditës; paradite. Gjithë paradreken. Paradrekeve është në punë. 

PARADREKE ndajf. 

Në kohën para drekës a para mesditës; paradite. E pa (e takoi) paradreke. 

Del paradreke.

*) PASDREKE f. 

Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite. 

Tërë pasdreken ndenji brenda. 

PASDREKE ndajf. 

Në kohën pas drekës a pas mesditës; pasdite. Punon (studion) pasdreke. Eja nesër pasdreke! 

Vrejtje: Unë mendoj se PARADREKE” e ”PASDREKE”, është më e drejtë dhe logjike se saPARADITE” e ”PASDITE 

*) Toskë 

Hysni Gashi, në rrethin e Rahovecit dhe më gjerë, aty ku ai ka punua, njihej edhe ”Toskë”. Për këte kam folur bukur shumë.  

*) QERRATA m. bised. 

  1. Njeri i zgjuar e i shkathët, por zakonisht dredharak e tinëzar. Të folur që bën, qerratai! I ditka të gjitha qerratai! Ia doli në krye, qerratai. Është qerrata i madh.
  2. përk. Fëmijë i zgjuar e i gjallë, por pak i prapë. Eja këtu, o qerrata i babait. Ha vetë, qerratai.
  3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Qerrata djalë. Qerrata bari që ishte.
  4. përd. mb. Që të sjell shqetësime e ngatërresa, që të nxjerr kokëçarje; i keq. Qerrata botë. Qerrata erë. Qerrata moshë. Qerrata duhan.

*) Gazikë, makinë ushtarake e policore për terene të vështira  

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 1 prill 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu