ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë ?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Më habit atdhedashuria e Kryetarit të Kroacisë Milanović që gjenë kohë të merret edhe me falsifikatorët serb të historisë . Eshtë e rallë që një kryetar shteti të demantojë rrenat serbe jo vetëm nga akademikët serb por edhe nga ata të cilët të gjitha informatat i marrin nga Akademia dhe figurojnë tëvetëm , por me një lexueshmëri të madhe dhe shikueshmëri milionshe në Youtube.
Fjala është për një farë Goran Shariçin , me preardhje serbe ,i lindur dhe i shkolluar në Rijekë të Kroacisë, nga feja është pravoslav por ka studjuar në Universitetin katolik.

Goran Shariqi është teolog katolik dhe historian nga Rijeka i cili u bë i njohur pasi që doli me teorinë “ se serbët janë pasardhësit e ilirëve dhe popull autokton i Ballkanit, dhe se trashigimia e serbëve e lashtësisë bahet nga Kultura e Vinçes e deri me sot në banorët e Serbisë.”
Në fakultetin e Teologjisë në Rijekë ky i ka marrë të gjitha shënimet për historinë lashtësisë në të cilën as që përmenden serbë dhe ia ka përshtatë falsifikimeve serbe, tashmë si Historia serbe . Për të pasur edhe një mbështetje “morale “ për ate që shkruan , e ka kryer edhe fakultetine Historisë në Kroaci. Serbët e paraqesin si historian kroat, dhe ky spekulon me historinë e Kroacisë, Bosnes dhe posaqërisht të shqiptarëve në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.
Si e lexuat edhe titullin, kroatët nuk ia lënë asgjë rastit , përveq të tjerëve, edhe Kryetari i Kroacisë merret me Shariqin dhe spekulatorët tjerë të historisë. Sot është një trend i përditshem i serbëve që të pëvetësojnë historinë shqiptare, ilire , pellazge. ( po flas për ne ).
Sipas Shariqit, ne shqiptarët ose nuk ekzistojmë ose që jemi ardhur nga Kaukazi në shekullin 11 –të. por pa histori dhe pa dinjitet kombëtar. Sidoqoftë

Sidoqofë, nuk e kam këtë shkrim për kroatët dhe boshnjakët por m`u shtua guximi kur edhe Kryetari i Kroacisë reagon ndja këtij të stërkequri dhe ne heshim. Por unë, Nuk do të heshti !

Në një postim të tij ai shkruan që shqiptarët jo vetëm që po e vjedhin historinë por ata edhe po e dhunojnë atë . ( Hrvatski istoričar: “To što Albanci rade nije samo krađa, to je silovanje istorije” )
Si t` i them këtij? Maniak historik-nuk mjafton, i çmendur-është pak. Hë de, me ndihmoni ta gjej një fjalë që i përshtetet këtij historiani .

“ Në përpjekjen e shqiptarëve për të sfiduar praninë e serbëve në Kosovë dhe Metohi, Goran Shariç, si njohës i shquar i historisë së Ballkanit, thotë se sado të gërmojmë në të kaluarën, në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin gjejmë gjurmë serbe. .
I pyetur nëse propaganda mund t’ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë, si dhe pse po vidhet historia serbe, historiani kroat tha në një intervistë për KosovaOnline se është një “përdhunim i historisë”.
Ajo që po bëjnë shqiptarët nuk është thjesht vjedhje, është përdhunim i historisë.Kur vjedh territorin e dikujt, duhet ta mbulosh vjedhjen me ‘të drejta historike’ Mark Twain thotë :”se ndërsa e vërteta është të veshësh këpucë, gënjeshtra udhëton në gjysmë të rrugës nëpër botë. Ata pohojnë se shqiptarët kanë mijëra vjet në Ballkan, se Nemanjiqët janë me origjinë shqiptare dhe se serbët nuk kanë ekzistuar para Vuk Karaxhiqit. Sa më e madhe të jetë e vërteta, aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta fshehur atë”, tha ai.
Ai vazhdon: : “ Këta historianë shqiptarë na kujtojnë batutën për gungaçin që e lëshoi ​​mjekrën, që mos ta quajnë më gungaç por mjekërosh.
“Autorët grekë dhe romakë nuk janë të prirur për këta vendas të Kosovës. Ata i përshkruajnë me përbuzje dhe urrejtje, gjë që është karakteristikë për përshkrimet e mëvonshme të serbëve. Në fakt nuk bëhet fjalë për larje johigjienike, por për larjen rituale. Është interesante se e njëjta gjë zakoni i larjes rituale tek serbët ka mbetur edhe sot e kësaj dite.”- tha Shariq për KosovaOnline, duke shtuar:
Qyteti i famshëm në shtetin dardan quhej Bila Zora, që në serbisht do të thotë ‘agim i bardhë’, frazë që përdoret edhe sot. Mbreti më i njohur dardan ishte Grabo nga fisi i Grabiqit. Serbët dhe sllavët e tjerë të jugut kanë ende mbiemrat Grabar, Grabovac. , Grabarić, Grabarević dhe Grabović, si dhe vende të ndryshme me emrat Grab ose Grabić. grab ‘… “.
Shariqi thekson se sa më shumë të gërmojmë të kaluarën në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin, gjejmë gjurmë serbe dhe se në këtë zonë gjatë Perandorisë Romake ekzistojnë të paktën gjashtë fise emri i të cilëve është bazuar në “ser” ose “sar”. – Servi (Limiganti ), Serreti, Serapilli, Sardi, Sardeati dhe Sarmatët dhe shtoi se duket se Kosova ka qenë tokë e shenjtë për banorët e Ballkanit edhe në epokën më të re të gurit, gjatë të ashtuquajturës. Qytetërimet e Vinçës..

Shariçi shprehet se shqiptarët shfaqen në Ballkan në shekullin e 11-të, me sa duket si trupa shoqëruese të udhëheqësit ushtarak romak Georgius Maniak,
“Ata vijnë në Kosovë më vonë, emigrantët e parë shqiptarë mbërrijnë pak para ardhjes së turqve.” Këto fjalë që u flitshin në qarqet tona historika , Apo Jo ?
Ju kujtohet “ Shpërngulja e madhe serbe” për të cilën kam shkruar disa herë,
Shariqi thotë :” “Gjatë shekujve të parë të sundimit osman, prania shqiptare në Kosovë ishte në nivelin e një gabimi statistikor, deri në fund të shekullit të 17-të dhe në luftën austro-turke kur ushtria perandorake austriake depërtoi në Prishtinë, në anën e saj ranë serbët, por në janar të vitit 1690.ushtria e Carit tërhiqet dhe i lë serbët në mëshirën e turqve, dhe Patriarku Arsenije III Çarnojeviq dhe dhjetëra mijëra serbë shpërngulen në Beograd, duke lënë fshatra të tëra të shkreta. fillimi i shekullit të 20-të”, shprehet ai.

Historiani Shariç: “Kosova në shqip nuk do të thotë asgjë, serbët janë pasardhës të banorëve të lashtë të asaj zone. Është aktuale një përpjekje e disa historianëve shqiptarë për ta paraqitur trashëgiminë serbe në Kosovë si shqiptare. A mundet propaganda t’ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në Kosovë? Pse po vidhet historia serbe?
I kujt është Deçani? Të kujt janë manastiret dhe kishat në Kosovë? Nëse janë shqiptarë, pse i ruan NATO?
Deçani është serb, si të gjitha manastiret dhe kishat e tjera në Kosovë e Metohi. Ato janë ndërtuar nga mbreti serb Uroš 3. Deçanski, në kohën kur shqiptarët nuk jetonin as në Kosovë. Propozimin për ndërtimin e tempullit në Deçan e ka dhënë vetë Shën Sava. Pse qendra e Patriarkanës Serbe u zhvendos nga Zice në Pejë në vitin 1253? Sepse Kosova ishte atëherë qendra e shtetit serb, një territor serb etnikisht i pastër.

Tani , lexojeni se çka thotë Shariçi , thuase po flet Paskal Milo, Mustafa Nano apo ndonjë hoxhë i Kosovës :
“Çfarë na tregon fakti që qyteti i Beratit në Shqipërinë e sotme quhej Beograd dhe Svetigrad?
-Kjo na tregon se një pjesë e madhe e Shqipërisë së sotme ka qenë e banuar nga serbët para ardhjes së shqiptarëve. Pse nuk kemi qytete në Serbi me emra shqiptarë? Mos harroni se Shkodra ishte qytet mbretëror serb dhe se në atë zonë darkonin familjet fisnike dhe mbretërore serbe – Balshiq, Crnojeviq, Brankoviq, Mrnjavçeviq, Kastrioti. Emri Kastriot sipas fjalës latine për fortifikim ushtarak – “castrum”. Nëna e Skënderbeut ishte princesha serbe Vojislava Brankoviq, babai i tij quhej Ivan Braniloviç dhe ai e mbylli jetën në Malin e Shenjtë si murg ortodoks. Vëllezërit e tij ishin Stanisha, Reposhi dhe Konstantini, kurse motrat Mara, Jelena, Andjelija, Vlajka dhe Mamica. Duket se të gjithë në familjen e tij ishin serbë, dhe ai është i vetmi shqiptar. Kjo nuk do të thotë se në ushtrinë e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë, ka pasur, por vetë Skënderbeu ka qenë serb.”

Më falni, më humbi durimi të shkruaj më shumë , Shariçi më dukej thuaj se po më flet shqip e jam duke e parë në ndonjë televizion të Shqiperisë apo të Kosovës.
Ky është mjerimi shqiptarë kur historianët nuk dalin në rrjete sociale dhe të ballafaqohen me hajnin, e jo neve të na quajnë hajna.
Po , politikanët ku janë ? ata janë të ngarkuar ndryshe duke e lavdëruar vetën për të kaluarën jo më të largët se njëzet vjet.

Me 07.03. 2022 

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Urime 8 Marsin Fahri Xharra!

    Milanovici i Kroacise, eshte nje nostalgjik i madh jugosllav i cili dikur tha: ” Hrvati i serbi su isti”(Kroatet dhe serbet jane te njejte), “Hrvatska je slucajna drzava” (Kroacia eshte shtet i rastesishem) etj…Mund te kete ndryshuar ne nuansa Zoran Milanovici, por ” thonin dhe mishin e perbashket jugosllav” ka qef me i pa ose me i lane bashk.

    Nderkohe qe shumica e kroateve ( si shkijet e Serbise)-kane qendrime, fobi, paranoja ose paragjykime skllavopronare, borxheze, feudaliste, negatore ose proteksioniste ndaj shqiptareve, te cilet i njohin dhe pranojne me teper si furraxhi, burekxhi, pasesticar, argjentar ose filigranist, picaxhi, fshesaxhi, hamallgji, fatalista etj.

    Ka edhe kroat te mire dhe ekselent qe ua duan te miren Kosoves dhe shqiptareve, por jane pakice ne raport me kroatet e “shkolles jugosllave” ….

    Ndaj, mos i jep forte zor me do sene qe nuk i njeh, se e then qafen ne shuuren tende.

  2. madje dhe Lajbnici e dinte…
    se sllavët janë mozomokeq kur është fjala per “falsifikime” të historisë – se mos vetem ata, sipas meje (300 vjet pas Lajbnicit – them se) grekët po ashtu, filosllavët në përgjithësi, filogrekët… shuuuuumë nga aso “historianë” me mendësinë “bizantineske të origjinalitetit”, sikur dhe ata të lashtësisë – unë madje, tani e 20 vjet më përpara, pata shkruar dhe një diç si poezi rreth kësaj “teme” 🙂

    S’KA MË NATË PELLAZGJIKE
    S. Guraziu, 2002

    Është agshol i ngrohtë
    dhe nën gurin tënd gjarpërushe
    rrymë që s’të lejon “freezing”
    të gjakut, por jo, mos u brengos,
    s’është agim me tre diej
    të kthehet në “crematoria”,
    asnjë sistem nervor koncentruar
    në bisht s’të ndihmon dot,
    ti dhe vetë e di, mos m’u fshih
    tash nën gurë Butrintesh…
    edhe dymbëdhjetëmijë unaza
    helios, palcën kurrizore
    të vetë Zeusit ta kesh, kameleon
    luminantia – grimcash fosforike,
    të shoh si xixëllon në eshtrat
    e varreve, madje dhe natën
    ta shoh errësirën në bebzat…
    miopia të tradhton, ti ke tjerë sy,
    e di si shohin gjarpërinjtë
    këtë tashmë e dinë dhe fëmijët
    e “National Geographic”, të shoh
    si lëpihesh thundrave helenike
    ti këlysh-serpentia pa ngjyrë,
    pa frymë, pa gjak!

    – – – –

    “…alfabetet moderne evropiane rrjedhin nga latinishtja, me përjashtim të dy atyre sllavë: alfabetit Çirilik dhe të ashtuquajturit Glagolitik. Disa autorë më vonë ia atribuuan këto Shën Jeronimit, i cili ishte me origjinë ilire, ama ishte atributime në mënyrë të rreme, sikur gjoja gjuha e lashtë ilire t’na ishte një lloj sllavishteje. Mirëpo sllavët u vonuan për t’mbërritur në Iliri, jo para epokës së Justinianit. Ilirët e lashtë ishin me origjinë kelte. Ata e përdorën një gjuhë të lidhur ngusht me gjermanishten dhe galishten. Është evidente se relike të kësaj (prejardhjeje) ruhen në gjuhën moderne, veçanërisht në atë të epirotëve, nga të cilat kam parë ekzemplarë të botuar. Në ditët e sotme në përgjithësi gjuhën sllave e quajnë ilire sepse sllavët u vendosën në Iliri. (Vienna, 13 January 1714 – Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716) – [ Opera Philologica (Hildesheim: Georg Olms, 1989). Përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga albanologu Robert Elsie ] – Korrespondenca (e Lajbnicit) rreth Gjuhës Shqipe 1705-1715

    – – –

    Pothuaj 2000 vjet më përpara, në “Noctes Atticae”, Aulus Gellius mbante shënime për gjëra interesante që i dëgjonte në Athinë dhe rreth e rrotull, po ashtu për gjëra interesante që i haste gjatë leximit. Në një rast i pati blerë një grumbull librash (i pati gjetur “lirë”) dhe shkruante se disa autorë grekë në librat e tyre flisnin për “ilirët me nga dy bebza në sytë”.

    Kureshtja e parë që më “shkrepi” ishte: vallë për cilët Ilirë e kishin fjalën ata shkronjësit (nga të cilët pati lexuar Gellius)? Po ata vetë, vallë t’i kenë lexuar “bebzat” e Plinit (Plakut)? Pasi citimi i Gellius është mjaft i përafërt me fjalët e Plinit.

    Të flasësh për “dy bebza” dtth. të flasësh për ligësinë, për “syrin e keq”, për botën e ligë dhe për “djallëzinë”.

    Sakaq m’u kujtuan epitomanët, m’u kujtuan shkronjësit e zellshëm grekë – Gellius nuk e përmend as Plinin, as “Historinë e Natyrës” së tij (referencën më të hershme me shkrim për “dy bebzat” e kemi nga Plini, rreth 77 pas e.s.). Ndoshta sepse i ngrati Gellius nuk e kishte idenë, ndoshta libri i Plinit nuk ishte ndër librat e “grumbullit”, autorët nga të cilët ka lexuar Gellius ndoshta nuk e kanë përmendur emrin e tij, prandaj s’ka patur as ai si ta përmend Plinin.

    [ – – – Aulus C. Gellius – Noctes Atticae* (Net Athinase) – – – ]

    …gjithë ato libra ishin në greqisht, plot me tregime të mrekullueshme, gjëra të padëgjuara, gjëra të pabesueshme; por shkrimtarët ishin të lashtë dhe nuk ishin aq të njohur (…) vëllimet të ndyra nga neglizhenca e gjatë, në gjendje të keqe dhe të shëmtuar. Megjithatë u afrova dhe pyeta për çmimin; pastaj, i tërhequr nga çmimi jashtëzakonisht i ulët e i papritur, bleva një numër të madh prej tyre për pak para dhe i lexova me një frymë gjatë dy netëve të ardhshme. Duke lexuar, zgjodha prej tyre, mbajta shënime për disa gjëra që ishin të mrekullueshme dhe për pjesën më të madhe të pa përmendura nga shkrimtarët tanë vendas…
    (…)
    …në të njëjtit libra shkruante se ka persona midis Ilirëve, të cilët me shikimin e tyre i vrasin ata që i shikojnë me zemërim për ca kohë; dhe se këta persona që e posedojnë këtë fuqi të shikimit të dëmshëm, qofshin meshkuj a femra, i kanë nga dy bebza në secilin sy…

    * atticae – athinase; po ashtu dialekt grek që përdorej nga athinasit e lashtë, forma letrare kryesore e greqishtes së vjetër

    [ S. Guraziu – Noctes Atticae, Pupula Duplex, dhe Ilirët! – Ars Poetica, D 2017 ]

  3. Sarkazmen, cinizmin dhe injorancen anash: Kroatet ne asnje menyre nuk krahasohen me serbet. Kroatet i takojne popujve (kombeve) me te ngritura, me te emancipuara, civilizuara dhe perparuara te Europes.

    kroatet jane te krishtere ose katolik, shkruajne me latinice e jo cirilice.

    Kroatet gjithashtu jane popull trim, krenar dhe heroik qe nuk e njohin dhe s´e pranojne kurre cizmen, tutelen ose sundimin e huaj.

    Ne Kroaci kane lindur ose jane themeluar edhelevizjet e famshme clirimatare dhe panilirike si “Nova Ilirija”(iliria e re), “Ilirski preporod” (Rilindja ilirise) etj…

    Presidenti Milanovic , sipas shume gjasave ben “humor” te tepruar ose eshte produkt i elektoarit projugosllav ose filoserb ne Kroaci.

    Mos harroni se ish presidentja sharmante, superintelegjente, ekskluzive dhe ekzotike, Kolinda Grabar- Kitarovic, gjithashtu eshte kroate.

    Edhe Ante Starcevici, Tuxhmani, Mazhuranici, ban Jelacici, Supilo etj…

    Kroate ( shumica absolute e tyre)-gjithemone u jane gjendur prane Kosoves dhe shqiptareve ne caste ose momente te veshtira ose delikate.

    Me z. Xharra kam bere pak humor te bardhe, pa te keq.

    Frahri Xharra eshte edhe trim, edhe intelektual, edhe patriot, edhe pjesetar i nje familje qytetare, intelektuale dhe patriotike ne Gjakove.

    Pershendetje z. Guraziu.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu