ARKIVI:
8 Maj 2025

Pse Ferizaj e mbanë të fshehur maskarën e 2, 3 dhe 4 dhjetorit 1944 ?

Shkrime relevante

Kontrastet e PDK

Gani I. Mehmeti PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet...

Shqipëria në Eurovision 2025 në Zvicër – “Zjerm” nga Shkodra Elektronike ndez emocione dhe krenarinë kombëtare

 Nga: Nexhmije Mehmeti Këtë pranverë, qyteti i Basel-it do të mirëpresë Eurovision...

Neoshqiptarizmi si vizion e mision kombëtar

Nail Draga, Ulqin Arian  Galdini, NEOSHQIPTARIZMI,Botimet Jozef, Durrës, 2025 Si ide e koncept...

As edhe një kurorë me lule për Gjergj Kastriotin, në ditëlindjen e tij

Nga: Frank Shkreli Një datëlindje që nuk ishte!  6 Maji mendohet –...

Çmimi me të cilin u fitua liria e Shqipërisë nga fashizmi

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë Është e konfirmuar se Lista e plotë e...

Shpërndaj

Msc Muhamet Shabani, historian
___
Më 2 dhjetor 1944, 76 luftëtar pasi dorëzohen,para kësaj ndërtese pushkatohen dhe masakrohen!
100 veta u vranë nga njësia përcjellëse e Shtabit Suprem të Kosovës,dhe mëse 150 të tjerë,shqiptar të kapur nëpër shtëpi gjatë “spastrimëve të terrenit” më 3 dhe 4 dhjetor 1944 masasakrohen.
Gjatë spastrimit të qytetit prej kufomave,vetëm në podrumin e Ndërteses së Rrethit të Ferizajt u gjetën më shumë se 100 kufoma shumica të vrarë e të masakruar!
Gjithsejt të masakruar 326 shqiptar!
Këta të masakruar me mbi 1800 litra gjak e kanë ujit oborrin e Ndertesës së Rrethit,tani quhet Biblioteka “Sadik Tafarshiku”
Sipas dëshmitarëve të kohës,çetniko-partizanët nën tingujt e daulleve të romëve,me kazme,thika,sopata,çekan me gozhda të skuqura copëtonin,shponin trupat e shqiptareve!
Kjo ishte MASAKËR , sepse kemi vrasje e therrje mizore të njerëzve në masë!
***
Vëmendje !
Z.Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt,
Agim Aliu
Zonja Xhemile Murati-Shabani,Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport e komunes së Ferizajt,
Zonja Teuta Demiri , drejtoresh e Bibliotekes “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj,
***
FSHEHJA e MASAKRES së 2,3 dhe 4 dhjetorit 1944, është VEPER PENALE në bazë të:
KODI NR.04./L 082.KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
P.S.
Ftoj PROKURORIN e Republikës së Kosovës të filloi urgjentisht procedurën për HETIM TË RASTIT!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Kjo ngjarje duhet te zbardhet sa me pare sepse keshtu mbesin ne harrese ngjarjet historike. Poashtu, eshte detyre dhe obligim shteteror, patriotik e qytetar qe te kerkohen me ngulm ekzekutuesit, te ekzekutuarit duke gjurmuar per emrat e mbiemrat e tyre.
    Kujt i duhet te fshihet tash kjo ngjarje!!!
    Eshte ne te mire te autoriteteve komunale te Ferizajt qe sa me shpejt te zbardhet kjo ngjarje duke mbeshtetur personat pergjegjes e profesional me gjithe kapacitetin material e logjistik.

  2. Kjo ngjarje duhet te zbardhet sa me pare sepse shume familje shqiptare vendase te Ferizajt besoj qe kane mbetur si pasoje e kesaj pa baba e vellezer e besa edhe te persekutuar apo te anashkaluar pas kesaj nga pushteti komuniste. Akteret kryesore pjesemarres te ketyre ngjarjeve deri vone kane qene gjalle qofte te njeres ane partizane si Fadil Hoxha e edhe te anes tjeter te çetave balliste etj. si Hysen Terpeza me bashkeluftetare qe kane vepruar ne kete ngjarje historike.
    Prandaj, eshte obligim moral e patriotik qe te angazhohen personat kompetente te kesaj fushe si historiane te vertete qe te hulumtojne ne menyre qe te dalin me te dhena e fakte duke pasqyruar te verteteten e kesaj ngjarje makabre ne qytetin e Ferizajt, duke hulumtuar per emrat e viktimave shqiptare qe kane pesuar ne kete masaker si dhe personat pergjegjes qe kane dhene urdhera si dhe qe kane kryer kete krim.
    Besoj qe ndoshta dikund do te kene qene te shenuar emrat e te pushkatuarve apo te masakruarve shqiptar nga pushteti i atehershem apo te kene pasur dijeni edhe grupi i Hysen Terpezes.
    Me duket e habitshme se si eshte lene aq lehte ne harrese deri tash nga historianet tane kjo ngjarje aq e rende dhe historike!!!
    Fundja, keshtu i mbulon harresa faktet historike!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu