Nga: Avdi Gegë Drini
PSE KJO NDËRDIJE SHQIPTARE AQ E RËNDUAR NGA ISLAMI?
Shqiptarët, ndoshta më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan, mbajnë mbi supe një ndërdije të rënduar nga shekujt e sundimit osman. Një ndërdije e imponuar, e mbushur me frikë, turp dhe një pranim të heshtur të asimilimit.
Kemi mësuar të shmangim të vërtetën, të mos flasim për atë që na ndodhi, të pranojmë një histori që nuk është e jona. Por pse? Pse kemi frikë ta themi të vërtetën? Pse nuk e pranojmë se me ardhjen e islamit në trojet tona erdhi edhe tragjedia kombëtare, e cila edhe sot na gërryen shpirtin? Pse ende sot, pas kaq shekujsh, ndjejmë një lloj “borxhi” ndaj një feje dhe kulture që nuk ishte e jona, por që na u imponua me dhunë dhe mashtrim?
Asimilimi i shqiptarëve nuk ishte një aksident, por një strategji e qëllimshme. Perandoria Osmane i ndau, Serbia i përdori, Turqia i përvetësoi. Një proces i koordinuar. Shqiptarët që sot quhen “muslimani” në Sanxhak, Plavë, Guci, Rozhajë dikur ishin shqiptarë, arbërorë. Me pushtimin osman, u islamizuan dhe më vonë u sllavizuan. Sot flasin serbisht dhe i thonë vetes boshnjakë, duke humbur gjurmën dhe vetëdijen kombëtare.
Një proces i ngjashëm ndodhi edhe me shqiptarët që u shpërngulën në Turqi si “arnautë”. Dikur shqiptarë të trojeve të tyre, sot janë turq të bindur, më turq se vetë turqit, të asimiluar plotësisht, duke humbur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Këto dy asimilime nuk ishin të pavarura nga njëra-tjetra. Ishin pjesë e një loje të madhe historike, ku Turqia dhe Serbia vepruan në mënyrë të sinkronizuar për të zhdukur shqiptarët si komb. Njëri ia dorëzoi tjetrit, duke i ndarë dhe tjetërsuar. Dhe ne? Heshtëm. Pranuam të harrojmë. Dhe sot kemi një ndërdije të rënduar, një frikë për ta thënë të vërtetën.
Por ne nuk mund ta varrosim edhe shpirtin tonë arbëror, shpirtin e Gjergj Kastriotit, historinë tonë! Koha është tani! Shqiptarët duhet të çlirohen nga kjo barrë historike dhe të rikthehen tek origjina e tyre fisnike. Me pagëzim, tek feja e të parëve, tek besa e parë me Zotin!
Vetëm aty ndërdija jonë do të gjejë paqen me veten dhe me Zotin.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me t’u kthyer nga Turqia, ku fioti gradën Skënderbé- tuboi krerët e fiseve shqiptare e ju tha:
1. A e kemi besën qysh e kemi pasë?.
2. Tash t’i lam’ xhamia e kisha,
3. E t’i ldhim duer e gishta.
Mirëpo, nuk u pajtuan disa krerë dhe e lëshuan tubimin.
Dmth. edhe në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbut ka pasë xhamia e kisha; 424vjet më vonë, Vaso Pashë Shkodrani i thotë fjalët e famshme:
Mos t’i kqyrim kisha e xhamia, se feja e shqiptarit asht shqiptaria!
Do të thotë se gjatë kohës se Skënderbut edhe pas vdekjës Skënderbeut (1468) ka pasë xhamia e kisha dhe ka edhe sot e kësaj dite. Në Kosovë janë afër 900 (nëntëqind) xhamia, por kalojnë mirë me priftërinjtë dhe Bashkësia Islami e Kosovës (BIK) kalojnë mirë me Ipeshkvin e Katedralës “Nëne Tereza” në Prishtinë. Pra toleanca fetare qëndron.
Kam respekt per kauzen tuaj te drejte te bashkejeteses apo tolerances fetare ne mes te shqiptareve te besimeve te ndryshme. Por me habitë fakti se perse ngulni kembe per disa fakte historike qe nuk jane te verteta. Ne vitin 1444 nuk kishte xhamija ne territorin ku zoteronte Lidhja e Lezhes. Kjo eshte nje e vertete e pakontestueshme. Ju, nese keni gjetur fakte te reja, atehere ju lutem qe te na tregoni burimin.
Albert!
Periudha sa ka mbivepruar Skëderbeu ka qenë e shkurtër – vetëm 25 vjeçare, kështuqë edhe gjatë jetës se tij (1405-1468) ka pasë xhamia. Skënderbeu nuk i ka “rrënuar” (mbyllur) të gjitha, meqenëse edhe vet Skënderbeu, ka qenë musliman – për kohën sa ka jetuar ne Turqi…:
Xhamia ka pasé edhe 424 vjet më vonë, në kohën kur ka jetuar Vaso Pasha (1825-1892); ka pasë edhe më vonë… e gjërë më 1912 kur është shpallë Mëvetësia (Pavarësia) e Shqipërisë…Vlora ka qenë e mbushur përplot me ushtri e xhandarmëri turke.
Këto janë fakte historike (ato që i kërkon ti).