ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Pse KOS-i urdhnoi arrestimin tonë më 1990?

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Halil Matoshi, shkrimtar nga Prishtina
* Kjo foto e Halil Matoshit është nga koha kur ia kishte filluar punës si gazetar i Zërit të Prishtinës.  
(Tue lexu librin e Zoran Stijović-it, ”Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” të UDB-shit që drejtoi shumë ooeracione kundër rezistencës shqiptare në Kosovë)
1.
Me themelimin e Parlamentit Rinor (1989 -1990) sistemi jugosllav në Kosovë mori edhe nji goditje.
Milicitë sekrete përdorën helme toksike ndaj pjesës ma aktive të popullit të Kosovës, rinisë shkollore, me e neutralizu dhe paralizu për çfarëdo rezistence. Mas nji reagimi ndërkombëtar, shërbimet sekrete serbe na arrestuan ne, tetë aktivistave të kësaj organizate, fillimisht me akuzën e fabrikueme të KOS-it për inskenim të helmimeve, për frikësim dhe zmbrapsje të Alternatives kosovare (që e përligj në librin e tij fashist, nji nga zyrtarët e DB-së serbiane në Kosovë, Zoran Stijović!?) dhe kur e panë se kjo akuzë nuk kishte gjasë me kalu, na inkriminuen për cënim të rendit kushtetues jugosllav.
Të akuzuar ishim:
1. Agron Jaha, student mjekësie dhe profesor në Podujevë;
2. Shaip Azemi, absolvent letërsie; Bradash;
3. Bajram Hoxha, i diplomuem në Elektro, ingjinier në fabrikën e armaturës, Podujevë;
4. Naim Maloku, student i juridikut, Podujevë;
5. Fatmir Toplica, student i Teknikut, nga Bajçina, arsimtar në Podujevë;
6. Blerim Shala, gazetar, Prishtinë;
7. Halil Matoshi, gazetar, Prishtinë; dhe
8. Lulëzim Shala, gazetar, Prishtinë.
2.
Zoran Stijović, nji zyrtar i naltë i UDB-së në Kosovë, në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje”, në të cilin ai, nga prizmi i milicisë sekrete serbe jep “dëshmi” dhe analizon Lëvizjen çlirimtare të Kosovës, nuk i shmanget për asnji çast shablonit fashist të profilizimit të shqiptarit si irridentist e terrorist dhe jo si njeri i rëndomtë që kryengritet për lirinë e vet.
Duke folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse ne, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen
dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)
3.
Derisa Qeveria jugosllave kurrë nuk pranoi se pati helmime, dr.Bernar Benedetit nga “Mjekët pa kufi”, konstatou se “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarakë”.
Ndërsa udbashi Stijović ndërton teori konspiracioni ndaj shqiptarëve, simas shablonit të njohtun të terrorizmit shtetnor serb, të Crna Ruka-s, OZNA-s, UDB/BIA-s, tânë shekullit 20, tue madhnue hegjemonizmin dhe fashizmin serb e tue i shpërfill viktimat. Pa asnji keqardhje për fëmijtë e fqinjve të tij të masakruem, Stijović u bjen daulleve të luftës, tue i nxit serbët në mizori prej urrejtjës patologjike, të përjetshme, si nji thirrje qiellore për me vra e poshtnu jetë shqiptare.
P.S.
Në mars dhe prill të vitit 1990, më shumë se 7 mijë nxansa e studenta shqiptarë të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi.
Ma vonë u konstatue se KOS (Kontra Obaveštajna Služba – shërbimi kundërinformativ i ushtrisë jugosllave përdori në Kosovë helmet luftarake Sarin dhe Tabun.
Halil Matoshi në mes të vllaznevet Lulëzim e Blerim Shala, ditën e lirimit nga arresti.
Photto Credit Hazir Reka

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pergzime botuesit te drini.us dhe komplimente gazetarit, pendes te mprehte dhe te kjart, Halil Matoshit. Me ne fund mas shume kohe Halil Matoshi kthehet aty ky eshte me i shkathet dhe superior, gazetarise. Ne Kroaci dhe Slloveni Halil Matoshin e konsiderojne si nje nder 6 gazetare me te fort te te gjitha shteteve qe ishin te perfshira ne shtetin jugosllav.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu