Ushtar në Doboj, 1981/1982
Sinan Kastrati, Suedi
1 Nëntor 1881, si ushtar i ish APJ-në më arrestuan në Doboj e më vonë në Sarajevë dhe në fund, në mars 1992 më izoluan dhe më dërguan në Tuzëll.
Kush ma vodhi shulin e pushkës?
Ishte ditë e dielë, 1 Nëntor 1981, ndërsa sot, më 1 nëntor 2021, është e hënë. Po kjo nuk është diçka me rëndësi, që duhet ndalur. Ditët çdo vit ndryshojnë e ndrrohen sepse kemi vetëm 7 ditë në javë e viti ka disa qindra ditë që rrotullohen epshtillën rreth muajve e viteve, si planetet, toka, hëna e dielli.
Shulin e pushkës ma morën Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, për me pasur arësye me më burgosur.
Sot, pas një “pushimi” disa ditor mendoja të vazhdoj më “Fëmijërinë e rininë e Sylës”, çobanit turjakas, por jo, Syla duhët të pres.
Duhët të presin edhe disa shkrime të tjera që e kisha ndërmend ti publikoj sot duke u mbështetur nga shkrimet “Politikania nga Sarajeva , Sabina Ćudić, rrëfen për tradhëtinë e Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën si dhe për shërbëtoren e tij, Vlora Çitakun” dhe një tjetër të ngjashme, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet!”, dhe për një urim të Ismail Sylës, “urim të veçantë për ditëlindjen e presidentit”, “Ismail Syla, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar këtë të fundit me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të.
“Nga 50 vjet jetë, 20 prej tyre, po u shprehëm me gjuhën e fizikës, ishin vite nukleare. Edhe shumë e shumë tjera president!”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.
Eh more Ismail Syla, Ismail Zeza po a ende mendon ti se Hashimi është hero?
Ai mundet me qenë hero yti por jo i Kosovës dhe aq më pakë i shqiptarëve të Kosovës. Ai do të mbahet në mend vetëm për të këqia që I solli Kosovës.
Por edhe Hashimin e Ismailin po i lë të presin në hajat të odës e unë po e vazhdoj më Ditarin tim nga jeta si ushtar në ish APJ-në.
Hashimi është mire në Hagë dhe do të ishte edhe më mire për të mirën e Kosovës që ai të mbetet pjesën tjetër të jetës në burg, bashkë më “10-shen” dhe 10-tra të tjerë, se atje e kanë vendin.
Koha vjeshte, e vërtetë, sikur vjeshta e 1 Nëntorit 1981, para 40 vjetëve.
Qyteti i Dobojit në Bosnjë ishte i heshtur. Mjegulla e kishte mbuluar edhe at mëngjes e lumi “Bosnja” nuk e ndalte rrugën që e kishte nisur para qindra vjetesh e nuk dihej se ku dhe do ti ndërrohej edhe ”Bosnjës” e lumit Sava destinacioni sikurse që iu ndryshuan emrat qytetve mbi Savë, ”Bosanki Brod” në Srbija Brod.
Kazerma ”4 Korriku” e Dobojit ishte vendosur në Jug -Përëndim të qytetit, 2, 3 km larg qendrës së qytetit të bukur të Bosnjës Qendrore që nuk e kishte larg Brćken e Banjallukën dy qytete, njëri me myslimanë boshnjakë e tjetri kryeqytet e serbëve të Bosnjës.
Gjatë natës kisha bërë gjumë si i vdekur, në dhomën e gjumit që ishim shumë ushtarë, 40-të?.
Një ”Mllađi vodnik” që e kishte krevatin te dera, jastëkun e gjuante te këmbët e kryet e mbulonte me qebe, at natë nuk kërrhati 1*).
Në Kosovë, më 1 Nëntor, martohej Behgjet Hajriz Krasniqi, vëllai i ish Ministrit të mëvonshëm të Luftës e në Tiranë mbahej një Kongres Partie (nuk di cili ishte Kongresi i radhës). Ahmeti, kishte ndejtur duke dëgjuar vndimet e Kongresit të PPSH-së.
….
Të shtunën natën e 31 tetorit 1981, një çetë me ushtarë këmbësorie nga Tuzlla kishin ardhur në Doboj për ushtrime ushtarake. Të ngratët ushtarë kishin ecur këmbë 100 km me 80 kgr paisje në shpinë.
Disa nga ata ushtarë i kishin ndarë nëpër dhomat e kazermës sonë dhe i kishin vendosur edhe në dhomën tonë të gjumit ndërsa armatimin e kishin lënë në korridor, aty ku e kishim edhe çeta jonë armatimin dhe çizmet.
Jakupi më shkruante letra nga Manastiri i Maqedonisë, ku shërbente edhe ai si ushtar, bashkë me Abdyl Morinën e Skënder Gashi, mjek nga Drenofci i Zatrqiit, nga Novi Sadi, ku e e kryente shërbimin ushtark, pa pikë kujdesi më dërgonte letra që kur ”i hapja” e rroksha kryet me dy duart sepse nuk e kuptoja se a ishte ai në mend kur gati çdo ushtarit shqiptar i çelnin (hapnin) letrat që i vinin nga familjet dhe i lexonin e varësisht prej njeriut, në ata dyshonin, letrat i fotokopjonin dhe pastaj ”i mbyllnin” por ndodhte që letrat nganjëherë ” i harronin” pa i mbyllur, mua më vinin të hapura.
Xhevat Durmishi, një ish shoku i studimeve, edhe ai mjek në Bihaq dhe Fatmir Azem Kastrati, nga Nishi më shkruanin por me ”temsile” (mesele) më tregonin se çka po ndodh me ta, në ushtri dhe në familjet e tyre.
Xhevati njëherë, ”shplut” më kishte shkruajtur:
”Sinan njeriun që na ke qu te na si amanetgji, ishte njeri i UDB-së”, i kishte thënë Xhafer Durmishi, vëllai më i vogël që ishte një nga bashkëpuntorët më të ngusht dhe më besnik i Jusuf Gërvallës. Fjalën e kishte për Sadik Blakan i cili në muajin prill-maj 1981, e gjeta në burgun hetues të Ferizajit, si të ”burgosur politik”.
Sa isha në burgun hetues në Prishtinë dhe Ferizaj, nuk kisha të drejtë të lexoj gazetë, shikoj TV-e e të dëgjoj radion. As vizitat nuk na lejoheshin përveç teshave që na binin. As ushqim nga familja (shtëpia) nuk na linin në burg. Por këto i përballonim ama unë kisha një dert tjetër, kisha plot shtepinë me libra, gazeta e revista që kisha marrë në Shqipëri. Ato duhej patjetër ti largonin se përndryshe mua më rëndohej edhe më shumë barra e dënimi më rritej.
Po qysh ti lajmëroja se?
Dhe kjo barrë e ky dert, preokupim që kisha, sikur mu hoqën kur më dërguan në Burgun e Ferizajit.
Atje gjeta në dhomë “një intelektual, të burgosur politik që kishte qenë në burg më shumë se 5 vjet”, sipas fjalëve të të ”burgosurit” … E ai shte Sabit Blakaj.
Këtu duhet pranua se mua nuk ma prente mendja që s`kisha të drejtë me pasur as gazetë ditore, Rilindjen, fletore e laps, por Sadiku i kishte të gjithat. Pasi u lirova dhe u binda se është burrë i mirë, iu hapa dhe i tregova çdo gjë që kishte ndodhur më 11 e 26 Mars 1981, ato që unë kisha parë, si pjesmarrës aktiv i atyre ngjarjeve, duke i treguar edhe emrat e disa nga pjesmarrësit e tjerë të demonstratve, si Ali Lajçit, Xhevat Durmishit, Haki Berishës, Muhamet Mahmuatajt etj.
Edhe ai më tregoj shumë nga jeta, se si është burgosur kur punonte si profesor në gjimnazin e Pejës. Më tha se së shpejti do të dal nga burgu, prandaj kjo për mua ishte lyp në qiell e gjeje në tokë dhe iu luta që të shkoj deri te një mik besnik, Xhevat Durmishi në Stanofc të Ulët ose, Stanofc të Qerkezëve, e ti thua që të shkoj në Turjakë e t`mi largojnë ato që munden-literaturën nga Shqipërisa.
Ai pranoi por, më tha ai:
-Më mirë është që ti ta shkruash një letër sepse mua, mund të mos më besojnë. Dhe unë iu binda Sadikut dhe ia lidha të dy duat vetit.
Sadiku, letrën time të cilën e shkruajta nga burgu për Xhevat M. Durmishin, me laps e fletë të fletoreve të Sadik Balakajt, e dërgon te agjentët hetues të SHSSH të Kosovës: Muharre, Dana i Gjakovës, Lutfi Ajazi i Sankovcit të Drenicës. Faik Nura, gjithashtu nga një fshat i Drenicës, që të gjithë shërbëtor të Sigurimit Jugosllav (SHSSH).
Kjo letër nuk mund të mohohej, ishte dora ime që e kishte shkrua e nënshkrua, me datën e vend dhe më vonë u përdor kundër meje si fakt i pamohueshëm, të cilën e pranova, eksakt pas një viti, më 1982, para ish nënkolonelit, më vonë Gjenera, Aleksandër Vasiljevićit- Aca.
Vjeshta para dritares sime dhe në det, Malmö, 1 Nëntor 2021
Shulin e pushkës ma kishin vjedhur UDBA
Dhe përsëri te dita e diel, 1 Nëntor 1981
Në mëngjesin e 1 Nëntorit, erdhi desetari, një serb nga Beogradi dhe më tha duke qeshur:
-Kastrati, bëhu gatu, rruaju, pastroj këpucët dhe vishi teshat e reja se po të thërrasin në Komandë. Ai duhej ardhur me mua deri sa të më dorëzoj e pastaj, ai e thente qafën.
Në kazermën e Dobojit kishte ardhur një oficer nga Tuzlla që në ushtri e quan ”politićki oficer”. Ishte ditë pushimi por unë duhej të shkoja patjetër se kështu ishte urdhëri.
Para se të shkoja, oficeri kujdestar, më tha se shulin e pushkës ta kanë vjedhur. Ishte e kotë ta bindja se është ”požarni” ai që duhej marrë në pyetje dhe përgjegjësi e jo unë.
Kjo ishte një parandjendjë të cilën e ndieja thellë në shpirt se diçka e keqe po më pregatitet.
Pa vonuar, shkova në Komandë, ndërtesë që ishte në oborrin e kazermës. Trokita në derë ndërsa pa pritur përgjigje, derën e hapa një kapiten i klasit të parë, një thatanik, burrë mesatar. U prezentava sipas ligjeve ushtarake, me shifra dhe pasi mora lejen nga ai u ula afër tij.
Më tregoj se kush ishte: Muharem Efendić që punonte në Tuzëll dhe kazermat që ishin nën komandën e Tuzllës, Berćko dhe Doboj, kundër armiqëve të sistemit jugosllav në armatë.
Më foli për shumë ushtarë shqiptarë që kanë dashur me i helmua me ushqime ushtarët tjerë dhe asi që donin të bënin një kundërrevolucion e luftë kundër Jugosllavisë. Më kujtohet se ma kanë përmendur se si Shefki Krasniqi, një ushtar që e paskan zënë me helm duke dashur ta qes helmin në kazanët me gjellra e ushqime. ….
Më pyeti edhe për ish shokët e mi student dhe ata që i kisha pasur shokë dhome në konviktet e studentëve …në Prishtinë. Të gjitha këto pyetje ishin shkaku i Demostratave të Pranverës (11, 26 mars, 1 e 2 prill 1981) që Krysitë e KQ të LKJ-së e ajo e RSFJ-së, i kishin cilësua si kundërrevolucionare e armiqësore.
Më pyeti për Eksurzionin në Shqipëri dhe personat që i kisha takuar atje. Nuk harroj të më pyes edhe për Ahmet Krasniqin, oficer në ish APJ-në.
Për burgun hetues në Prizren, Prishtinë e Ferizaj dhe ish hetuesit, nuk u zgjat shumë sepse e ruante më vonë që të më ballafaqoj me dëshmitë që ata kishin ”Letrën e Sadik Blakajt”, bisedat e Fadil Alisë, ushtar në Doboj nga Drenica.
Nuk ma merrte mendja se ai din aq shumë por, mendja nganjëherë të mashtron.
Pas përgjigjeve që mori, mi muar shenjat e gishtërinjëve të duarve dhe këmbëve dhe më tha se do të shihemi së shpejti.
1*) GËRHAS jakal.
Nxjerr nga gryka e nga hundët, gjatë frymëmarrjes në gjumë, një zhurmë të mbytur e dridhëse që të bezdis. Gërhet shumë (lehtë). Gërhet në gjumë.
I gërhasin (i kërcasin, i këndojnë) zorrët shih te ZORR/Ë,~A.
2*) çetë
1 Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh. Çetat e lirisë. Çetat e maleve. Çetë kusarësh. Lufta e çetave. Luftëtarët e çetës. Dolën në çetë.
…
3*) çizme
Këpucë prej lëkure ose prej gome me qafa të gjata, zakonisht deri afër gjurit. Çizme burrash (grash, fëmijësh). Çizme oficerësh. Çizme gjahu. Çizme gome (lëkure). Qafat e çizmeve. Mbath (vë, heq) çizmet.
fig. Sundimi i egër i klasave shfrytëzuese; zgjedha e huaj. Çizmja e imperializmit. Çizmja e pushtuesit. Nën çizmen e huaj. Vë nën çizme sundoj; pushtoj.
Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh. Çetat e lirisë. Çetat e maleve. Çetë kusarësh. Lufta e çetave. Luftëtarët e çetës. Dolën në çetë.
4*) A.”Sadik Blakaj, i cili jeton në Francë dhe me shkrim në mediet elektronike ka deklaruar se Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu, vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,…”.
B. 4. Sadik Blakaj nga Komuna e ish-Istogut, Burimit, – në bashkëpunim me udbashët Selim Brosha e Jusuf Karakushi i ka qitur në kurthë plakun Qazim Sabit dhe Tahir Demajn, të dy nga Gjilani…
-Më vonë ky, i poshtri Sadik Blakaj ka shkuar në Paris i cili ma vonë e ka qitur në kuthë Hysen Gegen , i cili u dënua me 13 vjet Burg.
(UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër
KOSOVA Lipjani News.Com 28/09/2014
UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër)
C. “Isuf Gervalla, i thote dil perjashta ti Ibrahim Kelmendi
:: politika, flet Donika Gërvalla, në press-ing, në KTV
https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t3171-isuf-gervallai-thote-dil-perjashta-ti-ibrahim-kelmendi
D. Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit
Sinan Kastrati
Sadik Blakaj ,”I burgosuri politik”?
Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit
Kush është Sadik Blakaj?
Dëshmi dhe fakte të publikuara e të pamohueshme
Sadik Blakaj ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Është nga komuna e Istgut. Tash jeton në Francë, “pa asni therr` n`kam”.
Sipas disa dëshmive, Sadikun m UDB-në jugosllave e ka lidh Ibrahim Kelmendi “Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij”.
“Sadik Blakaj, “BLAKAJ SADIK, – Sadik Blakaj, agjent i UDB-së nga komuna e Burimit (ish Istogu). Sipas shokut të tij Ibrahim Kelmendi, një ndër agjentët më të pastër se loti që ka pasur UDB-ja ndonjëherë”.
Ibrahim Kelmendi: “Sadik… Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” fq. 20 e fjalorit (Letër për Sadik Blakaj, 21 janar 1981; Faridin Tafallari, T.- Dhimbje, Qëndresë”, Tiranë 1997, fq. 407).”
(XHAFER DURMISHI “FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS” , THEIR FINEST HOUR, MAJ 2013)
VAZHDON
Malmö, 1 Nëntor 2021
__________
- Një sqarim i portalit Drini: Vrasjen e vëllezërve Gërvalla, Jusufit dhe Bardhoshit , sikurse edhe të Kadri Zekës, e ka kryer Željko Ražnjatović Arkan me ekipin e tij, i udhëhequr direkt nga UDB e ish-federatës jugosllave dhe i ndihmuar nga shërbëtorët shqiptarë të KSA të Kosovës së asaj kohe.
Kosova ka nevojë për një arsim cilsor sepse në 30 vitet e fundit eshtë shkatrrue baza e diturisë se popullut e bash me të edhe vetdija kombtare dhe shtetnore !
Na kemi nevojë për Dekriminalizim ,
Decentralizim ,
Deklanizim ,
Desegregalizim ,
Defamiljarizim ,
Depatrialkalizim,
Defamiljarizim ,
Debajraktarizim …!!!!!!!
Jeta juaj z.Kastrati me c’ka lexoj me siper ka drite-hijet e saj.Per akuzat qe shkruan me rastin e burgut ne kohen e ushtrise besoj se dosjet shtetetore do flisnin qarte per ju dhe per shokun e burgut Sadik spiuni.Apo ato dosje rregjimi serb i ka zhdukur apo i ka marre me vete ashtu si dhe mori kembet nga Kosova.Me te vertete perpara demonstratave te pranveres se 1981 grupe e turiste nga Kosova filluan te vinin ne Shqiperi dhe.pritja e tyre behej ne hotelet me luksoze te asaj kohe .Pas pak kohe ose me qarte pas vdekjes se Titos ( 1980 ) filluan dhe demostratat ne Prishtine qe boni buje dhe ne mediat e jashtme.Ne ate kohe un kam debatu shume keq me tim ( rahmet paste) qe i thosha se ne s’kemi me hanger,s’kemi ate e kete e ai me nervozizem me kundershtonte ato nuk dine gjo , nuk u tregohet e verteta per situaten tone etj. aq sa gjakrat u uleshin duke hik nga shtepia per disa dite.Shkoja tek motra e martume qe banonte as 500- 600 m.larg.Dhe sot s’kam arrit te kuptoj dashurine e tim eti per Kosoven.Sepse duke qene familje e persekutueme ( me gjyshin, baben e babes te vrame ne menyre makabre me 1948, me baben tim i Partise se Ballit ) ai ,baba kurre nuk fliste me mu per te kaluaren per te me ruajtur se plot 10 – te vjet prisja arrestimin.Nesje dua te dal tek vrasja e vellezerve Gervalla.Ju thoni dhe emrat e vrasesve .Por faktet qe ka policia gjermane si bishtat e cigareve te mbledhura ne vendin ku vrasesit prisnin me ore prehen e tyre dhe sot nuk eshte bo ekzaminimi ? Pse ? Ne mos goboj ai Rezili Rizai ka qene dhe disa muaj i burgosur ne Gjermani per kete akuze dhe e kane liruar..Miloshevici diktatori i Serbise kur eshte pyetur per vrasjen e te treve ne Helibronin e Gjermanise ka thene me ironi e gati tallje se vrasesi fliste shqip.Qe do te thote e keni mes jush .mos e kerkoni tek ne.Tash a nuk ju shkon mendja dhe perfshirjen e Sigurimit shqiptar ne vrasjen e vellezerve Gervalla ? Se 1 muaj perpara eliminuan nr.2 te shtetit shqiptar M. Shehu.Dhe Jusufi i ndjere ishte miku i ngushte i tij.Shteti i atehereshem ka pas bo marreveshje me ish Yugosllavine per vijen kufitare ,kthim sic e pesuat vete ju.si dhe pjestare te policise sekrete bashkpunonin midis tyre ne te dy anet e kufirit.Cdo Infomacion qe kishte UDB me emra e mbiemra i kishte te sakta nga Sigurimi shqiptar.Ne vitet 1982 ,83, e tutje besoj se jeni ndjere te trathtuar e te braktisur.Ju prisnit nderhyrje ushtarake nga Shqiperia ? Po qysh ? Kur ajo ishte vete e vetmuar pa perkrahjen e askujt ,as dhe te Kines qe para 10 – te vitesh kishim prishur marredheniet.I gjendur para nje situate te tille alarmante diktatori Hoxha eliminon krahun e djathte.Nuk ishte hera e pare por e 10, 20,- ta.qe vriste sajonte akuza me trillime per agjentura te huaja O Zot ai demon e kishte fillu karrieren me vrasje dhe me vrasje do ta mbyllte.Z. Kastrati e mbyll se u zgjata.I takojne se kalueres.Une do shkoj nga kjo bote me pishmanin qe nuk kuptova pse im ate e donte aq shume Kosoven dhe pse jeten ja kishte nxi sistemi Hoxhist.Sot po kane ndryshu sistemet, dhe une e du Kosoven.!
Oj Ritë, faleminderit.
Unë nuk mund ti them të gjithat. Ato ngjarje e ata njerëz kanë fillua të harrohen. Për vrasjen e Gërvallajve, nuk dihet shumë. Ajo që dihet tash po përsëritet.
Janë gjallë tre nga ish shokët e Jusufit. Sabri Novosella, Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi ndërsa Ibrahim Kelmendi, Sadik Blakaj, gjithashu janë gjallë e të fortë.
Hysen Gega( Vasili) ka vdekur. Ka edhe të tjerë por, si Riza Salihu, Saime Isufi, Xhafer Shatri, Avdullah Prapashtica, Mustafë e Emrush Xhemaili et.
Disa nga këta i njoh personalisht.
….
Me Mustafën ishim dy vite bashkë në Studime dhe banoim afër njëri -tjetrit. Ai banonte me Rrahim Sadikun e unë me Ismail Kurteshin.
Me Emrushin, vëllain e Mustafës jemi takur njëherë, kur shkova edhe unë dhurova gjak për babain e Mustafës që ishte në spitalin e Prishtinës.
Jusufin e njoha kur ai studjonte shkallën e tretë, Letërsinë e shpesh ligjëratat i dëgjonim bashkë te Hasan Mekuli.
Nuk e njoh mirë Jusufin, vetëm nëpërmjes shkrimeve dhe në Rilindje ku unë shkoja te Veli Gërvalla, Skënder Zogaj, Ymer Shkreli etj.
Pse janë përzier gjithë këta emra rreth Jusufit, telalli e marrtë vesh.
Unë e kam thënë disa herë në disa dhjetëra faqe mendimin tim kur kam folur për Demonstartat e vitit 1981, fejton në 18 vazhdime dhe që është pritur mirë e vlerësuar lartë nga njerëz të penës, të shkencës, kulturës e të letërsisë.
Por unë do të vazhdoj të shkruaj më tepër vetëm mua cka më ka ndodhur.
Ritë, për Demonstratat e viti 1981, i pata publikua nës nuk gaboj për herë të parë në Botapress “Nga: BOTA PRESS – 19/03/2015: ”Në kujtim të demonstratave te vitit 1981 në Prishtinë” dhe qe disa nga letrat që mora pas publikimit:
1. Idriz Zeqiraj
Tor 2015-03-19 22:47
Miku im i nderuar – Sinan Kastrati,
ju falemnderit për shkrimin, i cili ka vlerë të veçantë njohëse. Është njëri nga shkrimet më të besueshme dhe me të sinqerta për demonstratat e vitit 1981. Të lumtë!
Falë me shëndet – Idriz Zeqiraj
2. Milazim Krasniqi, poet, profesor univerziteti, studjues dhe ish shoku im i studimeve:
I nderuari Sinan,
me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje, por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse.
Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë sic ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tionë.
Por, ti e ke kryer punën tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë.
Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.
Të uroj gjithë të mirat!
Milazimi
3. Rovena nga Lezha, tash nuse e djalit të axhës, Dr. Kujtim Kastrati
“Baci Sinan,
e lexova shkrimin duke mbajtur frymen e me lot ne sy. cdo fjale e cdo rrjesht e projektova ne imagjinaten time si nje film bardh e zi duke mos arritur ta besoj se keto te gjitha ishin te verteta. Kaq i ri dhe kaq peripeci kishit kaluar… edhe tani qe po shkruaj syte i kam me lot… cfare te them? kam shume pyetje: ku eshte Sadik Blakaj sot? po Vesel Krasniqi dhe ata shqiptaret qe te rrahen ne prishtine? po familja jote gjate kesaj kohe dinte gje per ty? a te kerkonin? Po Xhevat Durmishi te fali? Cfare do besh me kete shkrim???? Sa keni kaluar mor baci Sinan, e sa mire qe keni shpetuar gjalle nga gjithe kjo.
Rovena
________________________________________
Nuk dyshoj z.Sinan per pjesmarrjen e kontributin tuaj ne trazirat e 1981 – tes.Por kujt ja thoni ,?? Ne kete moment qe pyes eshte ajo Rita jo vetem ishte kundra kundra demostratave por ironite nuk mungonin.Nesje kane kaluar shume vite 40 e ca muaj.Cdo emer qe ju permendni te marr ate qe meriton.Dhe besoj se ju personalisht jeni denigruar atehere dhe besoj qe me shkrimet e juaja te keni arritur qellimin pozitiv ..Do te thoni ,mikrobi, me pelqen te shkruaj.Une jam teper e rregullt ne lexime ,perafersisht e pakta 2 ore lexoj ne dite ,normalja 5 ore .Dhe komentimin spontan.Pershendetje z.Kastrati.