ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pse nuk erdhi Gjeneral Rrahim Ademi në Kosovë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Dy pa shpirt, e (dhjetë) një pa krye!”, Drini.us, 1 Dhjetor 2021 në rubrikën ”Dossier”
Pakëz për vete, për Dr. Shukri Gërgjaliun, jetën familjare dhe studenteske, dhe për Gjeneralin e lavdishëm, Rrahim Ademin.
Jeta si student në Univerzitetin e Prishtinë (UP) ishte jetë e mirë, jetë që nuk përsëritet më. Ishte më e mira kohë e jetës sime. Shumica e studenteve (shqiptarë) ishim nga fshatrat dhe katundet e Kosovës dhe gati të gjithë ishim me duar në gjepa e me gjepa të thatë.
Aty për herë të pare, si student takoheshim nga krahinat e ndryshme të shqiptarisë, nga Presheva, Bujanofci, Medvegja, Kumanova, Kërçova, Manastiri, Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Tetova, Shkupi, Shestani, Kraja, Ulqini, Tuzi, Tivari, Tutini, Plava e … Gucia, Sangjaku etj.

Kishte studentë shqiptarë që vinin edhe nga Turqia. Vetëm nga Shqipëria nuk kishte asnjë student shqiptarë që studjonte. Kishte edhe nga Rusia, Bullgaria e Kina (për studime albanistike). Rrethanat ishin të atilla që studentët shqiptarë nga Shqipëria nuk mund të vinin por as ne, studentët shqiptarë nga krahinat e ndryshme të pushtuara nga ish Jugosllavia të ndarë edhe në tri republika tjera, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi (Presheva, Bujanofci e Medvegja) dhe në Kosovë, nuk mund të studjonim në Univerzitetin e Tiranës (UT). Ishte dëshirë e çdo studenti shqiptarë që së pakut ta shihnim Shqipërinë, ta shkelnim me këmbë, ta preknim me dorë e ta puthnim TOKËN NËNË. As në televizion nuk e shihnim Shqipërinë sepse kishte shumë pengesa televizioni. Ishte shteti Jugosllav që i pengonte valët e RTSH-së me anë të antenavet ë mëdha ushtarake që i vendoste në vendet ku më lehtë vinin valët e më shumë i pengonte (Golesh … afër Aeroportit të Prishtinës).

Dr. Shukri gjatë helmimeve masive të nxënësve, 1990

Por kishte disa katunde ku mund të shikohej televizioni shqiptar dhe atje shkonim shpesh si mysafirë. Unë shkoja te tezakët në Sferrkë të Gashit, katund afër Drinit të Bardhë, te Klina, te Milazimi, Qerimi e … te Xhevat Durnishi, në Stanofc të Vushtrrisë, te Hasan Breznica, prindërit e Milazim Krasniqit, në Mitrovicë, te vëllai Laha dhe daja Fazli në Gjakovë etj. Në këto vende shikohej pa pengesa TVSH-ja.

 

Dr. Shukri Gërgjaliu, shoku më i ngusht i shkollës dhe i bankes me Gjeneral Rrahim Ademin

Ama hiqnim keq derisa e gjenin vendin ku me e vendos antenës e pastaj me e lidh e me e shtrëngua që kur të fryen era, mos të na humbin fotografitë e zëri. Ndodhte që kishte zë por jo fotografi ose, fotografi e jo zë.
Në Mitrivicë, te Hasan Breznica, vetëm te Nevojtorja (WC-ja) në oborr, antenën duhej vendosur se tjetër vend nuk bënte punë.
Kjo ishte një nga arësyet që ne si student shkonim shpesh te Xhevat Durmishi në Stanofc të Vushtrrrisë, nga 2, 3 e deri në 15 studentë. Aty edhe flenim në odë e hanim bukë të grurit nga toka bukanike e Mustafë Jasharit nga Majanci i llapit, baba i Xhevatit.
Baca Mustafë na rrinte ulur përpara gjithë natën me qehre, duke na bërë muhabet, shkep duhan kaçak, kafe turki e llafe burrash.

Shukri Gërgaliu si dëshmitar në gjyqin e Hagës me deshmi kunder Milloshevicit

Përveç mësimit, studentët shiheshim e takoheshim me student-e të rinj e të reja nga të gjitha trojet shqiptare, përveç nga Shqipëria, në Konviktet e Studentëve, në Menzën e Studentëve, në Bibliotekën Univerizitare dhe ate të ish Boro e Ramizit, në Teatrin Krahinor në shetitore, në lagjen Ulpiana, në parkun e Gërmisë etj.
Shpesh ndodhte që studentët e një profesioni të ardhshëm, psh ata të mjekësisë ose të Letërisë, para afateve të provimeve, të takoheshim në njëren nga dhomat e konvitit dhe përsërisnim bashkë duke i bërë pyetje shoqi -shoit.

Dekoratë nga TMK-ja, Dr. Shukriut

Kishte studentë shqiptarë që kishin ardhur edhe nga Turqia, një nga ta ishte edhe Avniu që shoqërohej me Shukri Gërgjaliun.
Në dhomën e Xhevat Durmishit, student mjekësie, konviktin nr 3, e njoha Shukri Gërgjaliun gjithashtu student i medicinës. Në dhomën dykrevetëshe të Xhevatit dhe Skënder Gashit, nga Drenofci i Zatriqit të Rahovecit, tuboheshin studentët e mjekësisë, Bajram e Muhamet Nura, vëllezër, Fahri Kida i ndjerë etj …

Nje tjeter Qertifiketë për Dr. Shukriun

Aty vinte edhe Shukri Gërgjaliu, një student i dalluar me shpirt humanisti dhe kuadër i aftë i mëvonshëm. Shukriu te Xhevati vinte me 2 studentë shqiptarë nga Turqia, me Avni Nesheli nga një katund i Shalës së Bajgorës dhe Ramiz Balli, nip i Ahemte Shtimjes, prindërit e familjet e të cilëve ishin shpërngulur në Turqi në vitet 1930.
Avniu ndiente një urrejtje të madhe kundër pushtuesve turq dhe ishte një patriot i flaktë, i majtë (komunist). Ai i urrente edhe titujt e gradat turke, si “Aga”,” Beg” e … ”Pasha”, prandaj Avniun në shaka Shukriu e thirrte ”Avni Agai” e Avniu reagonte në mënyrën e vetë që ne të tjerëve na bënte me qesh …

Kontratë private e shit-blerjes së një shtëpie dhe trualli

Histori të shkuara e tregime të dhimshme

Shukriut qysh kur kishte qenë fëmi i kishte vdekur nëna. Ai ishte rritur me njërin prind, babën dhe njerkën.
Te Shukriu si te askush tjetër, dallohej sinqeriteti i theksuar por edhe një ndjenjë tepër e forte e dashurisë që kishte për punën, për studimet, dashurinë për njerëzit, për njerëzoren e Shqipërinë nënë e kishte në zemër.
Shukriu ishte dhe mbeti një ushtar vetëmohues e kurrë nuk u bë “epror” ushtarak e aq më pakë “gjeneral” ani pse ishte në luftë. Ai punoi gjithë jetën deri në pension dhe nuk u bë i pasur si mjekët e tjerë.

Vërtetim nga gjimnazi ”17 Nëntori” i Malishevës , 17. 12. 1992

Kur shkova në Kosovë, pas lufte, Shukriu më tregoi se do ta ndërtoi një odë të vogël në fund të oborrit por nuk pat mundësi materiale që ta meremetoj e të hyjë në te, të pres mysafirë e miq sepse profesioni i mjekut humanist, si Shukriu kishte nevojë për një dhomë, si ordinancë, sepse pas orarit të punës priste të sëmuerit e fshatit që Shukriu i shëronte me fjalë, këshilla e barëra, dhe nuk kishte vend tjetër pos në oden që e kishte gëlqerosur.
Kontaktet me Shukriun e vazhduam e muhabetin nuk e k`putëm. Shukriu kur kisha më së shumti nevojë, më ndejti afër …
Shukriu, tash jeton një jetë të thjeshtë me hallet e jetës e po Lufton me një sëmundje që iu kishte lajmërua këta muajët e fundit.
-Sinan po më mundon kur pe marrë terapinë, më tha dje.

Deshmi, Vërtetim nga Vojni Oseku, 11. 05. 1992

Tjetër here do të flas më shumë për Shukriun sepse edhe pse e thirra dhe i shkruajta, ai nuk po më lajmërohet.
Si më ndihmoi Shukriu
Jeta e vështirë e papërballueshme më beri që të mendoi se kah të ia mbaj, qysh të jetoj me gruan e tre fëmijë, “pa punë e pa kulm mi kry”. Në të vertetë, ne të dytë punonim. Unë (ri)fillova të punoj si mësues në gjimnaz, kur na ndali financimin Serbia (viti shkollor 1991/1992) e gruaja, Nexha punonte si mësuese e mësimit klasor në Zhilivodë. Banonim në Vushtrrri te Beqir Dumnica, afër Mulla Feratit dhe Izet Xhakës, djali i Hazir Xhakës nga Oshlani. Të dytë udhtonim për në punë, këmbë e me autobus. Unë udhtoja me autobus nga Vushtrria deri në Prishtinë e pastaj, me autrobusin tjetër për në Malishevë. Zbrisja nga autobusi në Carrallukë dhe ia mësyeja këmbë deri në Vll. Drenofc, aty ku mbanim mësim disa paralele të gjimnazit “17 Nëntori” të Malishevës pasi që pushteti policor serb na kishte largua nga ndërtesa e bukur e shkollës. Mua më kishin lirua për shkak të largësisë por Bali Maloku, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, tash në SHBA, më kishte dërgua një “lutje” e përshëndetje (selam) që të shkoj së pakut dy here në javë “ta ndihmoj” me disa orë sepse ai ankohej e nuk kishte para për biletë autobusi. Unë punova me nderprerje deri në fund të vitit shkollor 1991/1992, deri sa i mbylla notat dhe e përfunduam vitin shkollor me sukses.

Sinan Kastrati, kontrollor

Rrugës me ndodh rastësisht me ardhur ndonjë traktor apo kerr me kuaj, ishte gëzim si me udhtua me limuzinë.
….
Pasi e përmenda në një shkrim timin Shukriun, në lidhje me Gjeneralin Rrahim Ademi e pastaj plasi një sherr i vogël, dje ia dërgova Shukriut një letër bashkë me urimet për 28 Nëntorin dhe dëshirat për shëndet, si dhe shkrimin ku kisha folur edhe për Shukriun dhe Gjen. Rrahim Ademin.prej katundit Karaqë e Vushtrrisë. Baba i gjyshja së Dr. Shukriut, Hanifja e ka pasur një Rexhep i cili ishte vra nga serbët e vëllai i Rexhepit e kishte pasur emrin Rrahim të cilin e kishte mbytur një lis e emrin e kishte trashëgua Rrahimi, gjenerali i ardhshëm, prandaj gjyshja e Shukriut së pakut njëherë në javë donte ta shihte Rrahim Ademin sa ishte ai në shkollën fillore dhe të mesme me Shukriun.
”Përshëndetjet e mëngjesit !
I nderuari Shukri, shpresoj dhe dëshiroj që ti dhe familja juaj të jeni mirë.
Besoj se edhe 28 Nëntorin e keni pritur mirë e me gëzime.
Unë, bashkë me një grup të vogël mësuesish, për 28 Nëntor, 3 ditë radhazi kemi pregatit programe me nxënës e prindër, kemi promovuar disa libra dhe (bashke me ambasadorin e Shqipërisë, Viron Kule) kemi pasur një debat, natyrisht, isha edhe unë në panel, për ruajtjen e gjuhës shqipe në Mërgatë.
Te dëshiroj të mira e shëndet!
Sinani, Suedi
P. S.
Shukri, nuk mora pergjigje për truallin, deri ku kanë shkua punët1*)?
Ketu i ke edhe komentet për ty, Shukri Gergjaliun e Rrahim Ademin etj.
Te fala!
Sinani

Gjenerali i Ushtrisë së Kroacisë, Rrahim Ademi

Pershendetje, o Sinan pashë,

Rrugës me ndodh rastësisht me ardhur ndonjë traktor apo kerr me kuaj, ishte gëzim si me udhtua me limuzinë.
….
Pasi e përmenda në një shkrim timin Shukriun, në lidhje me Gjeneralin Rrahim Ademi e pastaj plasi një sherr i vogël, dje ia dërgova Shukriut një letër bashkë me urimet për 28 Nëntorin dhe dëshirat për shëndet, si dhe shkrimin ku kisha folur edhe për Shukriun dhe Gjen. Rrahim Ademin.prej katundit Karaqë e Vushtrrisë. Baba i gjyshja së Dr. Shukriut, Hanifja e ka pasur një Rexhep i cili ishte vra nga serbët e vëllai i Rexhepit e kishte pasur emrin Rrahim të cilin e kishte mbytur një lis e emrin e kishte trashëgua Rrahimi, gjenerali i ardhshëm, prandaj gjyshja e Shukriut së pakut njëherë në javë donte ta shihte Rrahim Ademin sa ishte ai në shkollën fillore dhe të mesme me Shukriun.
”Përshëndetjet e mëngjesit !
I nderuari Shukri, shpresoj dhe dëshiroj që ti dhe familja juaj të jeni mirë.
Besoj se edhe 28 Nëntorin e keni pritur mirë e me gëzime.
Unë, bashkë me një grup të vogël mësuesish, për 28 Nëntor, 3 ditë radhazi kemi pregatit programe me nxënës e prindër, kemi promovuar disa libra dhe (bashke me ambasadorin e Shqipërisë, Viron Kule) kemi pasur një debat, natyrisht, isha edhe unë në panel, për ruajtjen e gjuhës shqipe në Mërgatë.
Te dëshiroj të mira e shëndet!
Sinani, Suedi
P. S.
Shukri, nuk mora pergjigje për truallin, deri ku kanë shkua punët1*)?
Ketu i ke edhe komentet për ty, Shukri Gergjaliun e Rrahim Ademin etj.
Te fala!
Sinani

Dëshmi mjeku nga Dr. Shukri Gërgjaliu

Pershendetje, o Sinan pashë,
Rrahim Ademin e pata shok klase e shok në ulëse (shok banke). Rrahimi është djalë i dajës së babës tim të ndjerë bile ai e ka trashigue emnin e vellait të gjyshes teme e cila çdo javë e thirrte në vizita aq shum e donte e mbante te na nga disa ditë e mesojshim bashkë me Rrahimin. Edhe tani kemi kontakte e takime të përzemërta kur Rrahimi vie në Kosovë, për shkak qe ka pasur aktakuzë nga gjykata e Hagës nuk ka pas mundësi të udhetoj gjatë luftës në Kosovë por çdo herë është ka folur dhe janë këshillua me Agim Çekun. Kështu më ka thënë (për fat) gjë që e pat thënë edhe Agim Çeku në një tubim pas lufte në ish hotelin Viktoria ku ishin të dytë bashkë.
Ndërsa kur është transformue TMK në FSK është ftua tri herë (kanë biseda) nga Syla (Sylejman Selimi) por nuk ka pranua me ardhur në Kosovë sepse në TMK thot se ishin dy eprorë qe kishin qenë dëshmitarë atherë kur para lufte, është denue pesë (5) vite burg në Sarajeve e tri i ka mbajtë!
Sinan ti qova ca foto. Kjo e fundit është gjetë dëshmisë në Hagë ku deshmova tri herë. Me inqizime e foto i argumentova krimet serbe te tribunali! Me vitin 2003, 2006 dhe 2009 v.
Me Zotni Sinan Kastratin njifemi që nga mesi i viteve të 70 -ta, si studentë. Më 1979 si grup irridentist, separatist e nacionalist ishim për vizitë në shtetin amë. Pastaj Sinani bëhet dhëndërr i jonë martohet me një bukuroshe vushtrriase (nga katundi Zhilivodë). Me Sinanin kemi pas marredhënie të ngushta vllazërore para lufte si aktivistë në LDK, në PR (Partinë Republikane, ku edhe e propozuam kandidat për deputet të Kuvdndit të Kosovës, më 1992), Sindikatën e pa mvarur, në NENË TEREZË, në pajtim të gjaqeve e ngatrresave etj… Edhe tash me Sinanin kemi raporte vllazërore e shpirtërore, i kemi deri me sot e deri në vdekje .

Sinan Kastrati, te Syri i kalter, Sarande, 2019

Unë kam lindur në Studime të Vushtrrisë. Pas e përfundova fakultetin e mjekesisë në UP i kreva dy specializime, një në Beograd, ”Mjekësi e punës e mbrojtje radiologjike” e pas lufte ”Mjekesine familjare”. Pas aktiviteteve të cekura bashkë me Sinanin, me 1998, në korrik iu bashkangjita njësiteve të UÇK-es në ZOSH, brigada 141, Mehë Uka. Pastaj më 1990 siq shifet në foto i trajtova nxënsit e helmuar, poashtu edhe minatoret e Trepçës ku u ngujuan nëpër horizonte! Poashtu në mënyrë konfidente afro 15 vite i trajtova femrat e dhunuara gjatë luftës nga serbet. Tani jam pensioner me një pension modest. Jetoj në Kosovë.
Shukriu është djali i Salih Gërgjaliut e Maliqe Magjunit.
Në fund të viteve 1980 e fillim të viteve 1990-ta Shukriu ishte te babai im në Turjakë dy herë. Shukriu: ”Sinani edhe pse kishte nevojë për ndihma, ai nuk pranonte ndihma por na ndimonte me ndihma …. Ishim në Turjakë 2 herë në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990.të babai i Sinanit Ukë Imeri bashkë me Dr. Pajazit Pllanën…. Dr. Jeton Bekën, Dr. Nysret Haradinajn, Dr. Ramadan Gjonin, Shefqet Popovën, ish profesor … Në Turjakë grumbulluam ushqime: miell, pasul, patate për puntorët e larguar nga puna në Vushtrri, një kamionetë.
1*) Deri ku kanë shkua punët?
Një shtepi të cilën e pata blerë para më shumë se 30 vjetëve në Gllavotin, katund afër Maleve të Qyqavicës, afër Lumit Sitnicë, te Prilluzha e Vushtrrrisë, katundin me popullsi më të madhe serbe në Kosovë, pushteti serb i ndihmuar nga argatët shqiptarë nuk më lejuan të hyjë në shtepinë time. Shukriu më premtoi se do ta gjej serbin që ma ka shitur shtëpinë e ai ka me ma qit mbi vete.
Dhe e gjeti serbin, Toma Vasiç-in në Prilluzë dhe ai nuk i kishte ndryshua fjalët.:
-Po tha, në praninë e Shukriut dhe të Besim Pllanës, ti e ke blerë dhe nuk ia shes askujt tjetër e tash jemi afër me procedurat gjyqësore për me u bë unë pronar ligjor prandaj e pyeta: Deri ku kanë shkua punët?
”Sinan, ishte i papunë dhe i pa shtepi e nuk largohej por e detyruam që ai ka nevojë më shumë se ne të tjerët të largohet. Ai përveç rrezikut, që mund të burgosej, armiq tjetë e ndiqnin pas, si hieja: fukarallëku dhe sëmundja.
Kryesia e RSFJ-së, kishte shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme (Gjendje lufte) e unë nuk kishte Letënjoftim 2*) e as Pasaportë për me udhtua a dalur jashtë shtetit.
Dr. Shukriu bëri të pamundshmen që të më ndihmojnë e ta marrë pasaportën (në Prizren). Pas Gjendjes së Jashtëzakonshme, lufta kishte fillua në Slloveni, djemtë e burrat nga mosha 18 e deri në 65 vjet, nuk iu lejohej ta lëshonin ”shtetin”, Jugosllavinë dhe nëse kanë nevoja ose (s)`kanë pengesa, më së pari Mbrojta Popullore (Vojni Osek) duhej lëshua vërtetim e me Vërtetimin e Mbrojtjes, duhej me e kompletua një krah dokumente për te SPB-ja (Sekretariati për Punë të Bredshme), ku nxirreshin pasaportat.
Mua, pasi ma kishte plotësua një vërtetim (që mjerisht nuk po mund ta gjej) që e kishin shkrua një grup mjekësh: Dr. Shukri Gërgjaliu, Dr. Pajazit Pllana, Dr. Shaban Merovci etj. unë e dërgova vërtetimin në Vojni Osek në Rahovec e Vojni Oseku i Rahovecit, më liroi nga ndonjë mobilizim i mundshëm për luftë dhe kështu, pas vërtetimit që ma lëshoi Vojni Oseku, mora pasaportën në Prizren, pas 6 muajve rrugë lodhje, maltretime, hargjime, e bakshishe.
….
2*) Nuk kishte Letënjoftim
Kur punoja si kontrollor autobusi, na ndalnin policia serbe dhe i ”kontrollonin” edhe biletat e udhëtarëv, diçka që ndodhte vetëm në Kosovë. Në Veternik, kur udhtoja me autobus për në Orizren, na ndalën policia speciale serbe dhe të armatosur, me maska, mashinka, shlema pancir u futën në autobus. Autobusi ishte plot me udhtarë. Fëmijët filluan të qajnë e nënat e ngrata i shtrëngoni fëmijët sikur donin ti fusnin në gjoks. Edhe unë isha në autobus, si udhtar dhe udhtoja për në Prizren. Rilindja, gazeta e përsditshme shkruante se vëllai, Adem Kastrati ishte burgosur dhe gjindej në burgun e Prizrenit, prandaj shkoja të marr vesh e ta vizitoj. Kur hynë policia në autobus, atherë, jam qu nga karriga në këmbë dhe iu kam afrua ”shefit” të plicisë:
-Me i kontrollua për biljeta, jam unë i autorizuar e jo ju!
Qëllimi ishte që ata të mos i maltretojnë ushtarët e mos ti frikësojnë fëmijët.
-Kush je ti? Na jep letërnjoftimin. Unë kisha letërnjoftim por që i kishte kalua afati. Ata më muarën mua dhe dualëm jashtë. Ma muarën letërnjoftimin por udhtarët, nënat e fëmijët pshtuan. Një polic shqiptar, ngadalë më tha:
-Pse fole?
-Desha që ti pshtoj fëmijët, i thash policit shqiptar i cili nuk mund ta ndihmonte as vehten se jo më të tjerët.
Për fund:
As kesaj radhe nuk munda ta kryej tregimin për Shukriun e për Gjeneral Rrahim Ademin pasi që dikush nga familjarët e Shukriut mu lajmërua:
-Shukriu është tu marrë terapi në spital. Telefonin e ka lënë në shtëpi se është i lodhur shumë pas terapisë. Kur të këthehet nga spitali, të therret”

Malmö, 2 dhjetor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu