ARKIVI:
3 Mars 2025

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Shkrime relevante

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Nga: Gjergj Kabashi Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se...

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit duhet t’ua marrë shqiptarëve rrënjen historike

Daut Dauti, historian, Londër Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri...

Me rastin e 40 – vjetorit të vdekjes së Dr. Don Gaspër Gjinit (1930 – 1985)

Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ In memoriam: Miq të pikëlluar dhe të ngushëlluar: Dikush...

Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme…

Nga: Aurel Dasareti I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi

Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se “të çmoj për atdhedashurinë…”.
Të them të drejtën une që jam vetëm gazetar kritik, nuk i kam në qef vlerësimet e tilla, edhe kur më bëhen nga njerëz dashamirë, sikurse ajo.
E vërteta është se atdhedashuria nënkuptohet dhe se atdhetare/atdhetar duhet të jemi të gjithë, pa asnjë përjashtim.
Nëse Ti/Une apo Ai se duam vendin tonë, atë e do tjetërkush.
E don si të vetën ai shtet që se heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë apo shteti tjetër që nuk e njef Kosovën e pavarur.
Apo shteti i tretë që po të islamizon dhe “ti” e shikon si i marrë islamizimin dhe shfytyrimin e vendit tënd…?!
Në këtë vlerësim qëndron një e vërtetë tjetër, fatkeqësisht mjaft e hidhur, se, në Shqipëri, Kosovë e kudo që jetojnë Shqiptarët atdhetari/atdhetarët konsiderohen njerëzit NAIV, se antishqiptarizmi i pavetëdijes sonë mendon se vetëm ai që vjedh, që vret e ban të zeza të tjera “pa mund kush t’i bëjë asgjë”, vetëm ai qenka atdhetare e atdhetar apo superatdhetar…!
Megjithëse isha gazetari më me vepër hulumtuese përpara lufte, “atdhetarët dhe profesionistët e tillë”, u munduan të më vrisnin me uri dhe t’i paraqisnin përpjekjet e mija profesionale të kota, “punë të një naivi!”.
Prandaj, “deri në të ardhmen”, pra deri në vetëdijësimin tonë që se dij se kur mund të ndodhë, nëse më quani atdhetar , nuk ua pranoj vlerësimin e tillë !
Hahaa!
Fundja ne duhet të mos jetojmë shumë në frazat tona, fraza që i kemi mësuar përmendësh në jetë prej familjeve tona, nga shteti/shtetet tona , që edhe sot e kësaj dite nuk e kanë propagandën shtetërore dhe kombëtare, ashtu si e kanë të tjerët përreth nesh.
***
Një televizion i Kosovës, Dje, e kishte dhënë si kryelajm pseudofaktin se në Konispol, në kufi me Greqinë, qenka ndërtuar xhami dhe pas atij lajm “parësor” , e kishte dhënë “lajmin dytësor” rreth përkujtimit të 581 vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës” !
Lajmi për “Besëlidhjen e Lezhës”, nuk paskësh qenë aq i rëndësishëm, sikurse “karshillëku” me xhami në KUFI me Greqinë apo si “karshillaku” tjetër, po me xhami, që mendojnë ta bëjnë ndaj serbëve në pjesën veriore të vendit tonë, mu tek Ura e Ibrit, në Mitrovicë.
E kam thënë dhe e rithem në vazhdimësi: Fanatizmi fetar dhe partiak, janë kartvdekja e kombit shqiptar.
Prandaj, secili prej nesh kot “gjuan me zemra” , kur nuk ke (kemi) zemër dhe as mendje me e pa të vërtetën, atë të vërtetë të njëmendt që duhet të ekzistoj për neve, që duhet të na përkujtoj se nuk duhet të flejmë “në shtretërit” e fanatizmave partiak dhe religjioz , se , përderisa ti, une apo tjetri flejmë , tjetri ti meremeton dhe i ndërton xhamitë (apo kishat ortodokse) për interesat e veta, që janë shtimi i islamistëve-turkofilëve e helenistëve.
Andaj , ty , mike, të falemnderoj që më çmoke e vlerësoke për atdhedashurinë time, por ta them që ta dijsh mirë se une jam vetëm gazetar kritik, gazetar që e pranoj gabimin kur e bëjë dhe që pres kritika të bazuara për pikëpamjet e mija për opinionin publik.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu