ARKIVI:
9 Maj 2025

Pse po heshtet çështja e ndërtimit të stadiumit në Korroticë të Drenasit?

Shkrime relevante

Reagim i Organizatës “Shqiptaria” lidhur me arrestimin e Hysri Selimit, agjentit mysliman të Serbisë në Kosovë

Organizata Shqiptaria përgëzon organet e sigurisë së Republikës së Kosovës për...

Mbrëmje e artit në Prishtinë për një qëllim humanitar, me 15 maj 2025, në ora 20:00

Action for Health Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq baletin "Hope" Koreografi nga Sead...

Kontrastet e PDK

Gani I. Mehmeti PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet...

Shpërndaj

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas

Pak kohë më parë, në afërsi të Zonës Industriale në Korroticë të Epërme, u planifikua ndërtimi i një stadiumi olimpik, një projekt ambicioz dhe strategjik për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës në Kosovë. Lokacioni ishte ideal: fare pranë Aeroportit të Prishtinës dhe buzë autostradës Prishtinë-Tiranë, në një zonë ku kushtet klimatike janë gjithmonë të favorshme. Për këtë projekt thuhet se janë kryer edhe përgatitje të mëdha, përfshirë një studim fizibiliteti që ka kushtuar miliona euro.

Megjithatë, ndonëse pritshmëritë ishin që ndërtimi të niste dhe stadiumi të ishte gati për limage/jpegojërat mesdhetare të vitit 2030, që pritet të mbahen në Kosovë, realiteti tregon diçka tjetër. Në vend të stadiumit, në këtë zonë u inaugurua ndërtimi i Zonës së Dytë të Parkut të Biznesit, një projekt që përmbysi planet fillestare për këtë hapësirë. Në këtë ngjarje, madje, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës.

Pas këtij zhvillimi, heshtja ka përfshirë të gjitha palët. Askush nuk përmend më stadiumin, e aq më pak arsyet pse ky projekt është lënë mënjanë. Spekulimet rriten ndërsa disa aludojnë se projekti mund të jetë zhvendosur në Bërnicë, një zonë ku shumë pronarë të fuqishëm të pasluftës kanë interesa. Çfarë ka ndodhur realisht mbetet mister.

Për më tepër, ngritja e Zonës II të Parkut të Biznesit në Korroticë duket se ka vulosur fatin e stadiumit. Shpenzimet e kryera deri më tani, përfshirë studimin e fizibilitetit, duken të jenë humbur. Pyetja që ngrihet tani është: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dështim? Pse heshtin institucionet dhe kush përfiton nga ndryshimi i destinacionit të këtij projekti? Kosova ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie, sidomos kur bëhet fjalë për projekte që prekin të ardhmen e sportit dhe zhvillimit të saj ekonomik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu