Akademik Prof Dr Hakif XHAKJA
- Ku është fshehtësia
Partitë politike që janë të përfaqsuara në Parlamentin e Republikës Kosovës, ose nuk e dijnë, ose nuk kanë kuadra që t` i këshillojnë se çështja e vizave nuk është më problem i përmbushjës së kritereve. Këtë fakt të paskajuar duhet ta mësoi edhe Qeveria. E vërteta, hekja e vizave për Kosovën, nuk është as problem politiko juridik në kuptimin shkencor. Çështja e vizave për shqiptarët e Kosovës është problem RRELIGJIOZ, dhe mbi të gjitha fanatizëm i vjetër i identifikimit të Kosovës me rreligjionin islam. Këtë fakt e kam mësuar duke i studiuar dokuemnetet (sekrete) të kongreseve dhe konferencave “paqesore”, pas luftërave të mëdha, të cilat kanë shënuar rriedha të reja historike, por qëndrimet antishqiptare kanë mbetë statike. Në lidhje me këtë, mendoni lexues të nderuar vetëm një ngjarje të shëmtuar, kur ushtarët e NATO-s në Bosnje Hercegovinë lidheshin për hekurat e urave dhe po kjo politikë e Brukselit zgërdhihej, ndersa në Kosovë priteshin me LULE dhe me një entuziazëm të pashoq në histori. Së dyti, Srebernica dhe ZHEPA kanë qenë nën mbrojtje të OKB-ës. Çka ka ndodhë në këto vende, historia kurrë nuk do ta zbardhë, për faktin se kemi të bëjmë me viktimën e pambrojtur, e që ishte e tërë popullsia Boshnjake e rreligjionit islam.
Në lidhje me këtë që u tha më lartë, shqiptrëve të Republikës Kosovës duhet t` u thuhet e vërteta, se po kjo Evropë nga 1096 e deri më 1267 ka organizuar dhe ka orkestruar nga Vatikani KRYQZATA, të cilat kanë përfundurar me tragjedi të shumta njerëzore. Pas Kryqzatave, dihet se më 1354 shkelli këmba e parë e ushtarit Osmani në Evropë. Perandoria Osmane deri më 1912, sidomos Ballkanit, në rend të parë shqiptarëve, kurrë nuk iu kanë shkëputë tragjeditë e reja. Edhe më kjartë, populli (Kombi( shqiptarë ka organizuar 54 kryengritje kundër okupatorit osmano-turk, dhe të gjitha kanë përfunduar me humbje, sepse Evropa, po ajo, më në fund nepër kongrese dhe konferenca e coptoi shqiptarinë, mu për faktin se shumica dërmuese e kombit e kishte përvetsuar Islamin, krejtë me qellim për t` u distancuar nga sllavët dhe grekët, dhe për mos më e pasë fatin e Gjergj Kastriotit Skrnderbeut, të cilit Evropa nuk ia shtriu dorën për asnjë çast. E dikush që ende pjek prralla në akull, do të më akuzojë se jam antikrishter, apo të tjerët (mjekrroshat e shumtë) se jam antiislam. Kush jam dhe si jam i përkushtuar për Kombin dhe fenë Vaso Pash Shkodranit e dinë populli, e dinë ajo shtresa e gjërë popullore fare mirë, në të gjitha periudhat. Po një fakt nuk duhet mshefur më sepse Evropa anti isalme po tregon vet. E sa jemi ne popull (islamik) realiteti është krejtë tjetër. Por një fakt këtu duhet mësuar se ndikimi i Beogrdait është shumë më i fuqishëm në Evropë, por sidomos në botën arabe dhe turke. Dhe, ku pushon ky realitet, rrënjët duhet kërkuar diku largë: plotë sulltanë u martuan me serbiane dhe greke, me shqiptarë asnjë. Pra me turkun nuk kemi pasë miqësi “bilogjike” kurrë. Po Evropa pse na urren pra, jo që jemi rrezik për te, por që na e ka injektuar në qenjen tonë fjalën “fundametalist”, sikurse Serbia fjalën iridentist, për të na akuzuar, se po turbullojmë ujë, në stilin ujku dhe çingji.
Po ne që jemi Evropian, me plot kupotimin e fjalës, dihet me saktësi, por akuza nuk largohet nga truri i infektuar me urrejtje rreligjioze. E bota e pati mësuar se JEMI populli më i dlirë në Luftën e Dytë Botërore. Lidhur me këtë, Lexone Programin e Qeverisë Rexhep Mitrovica (1943-1944) dhe do ta kuptoni se ku ishim dhe çfar palnesh kombëtare kishim edhe gjatë luftës. E nëse i shtohet këtij realiteti se jemi kombi i vetëm në Evropë që u ÇLIRUAM me forcat tona antinaziste. E vërteta, pas mabrimit të luftës, patëm fatin që në krye të Kosovës (ashtu si ishte pozita jonë me 97% anafabetë), erdhi një mësues. Dhe ngadal u pozicionuam në rrugën e arsimimit kombëtar në të gjitha nivelet. Ai mësues përkundër ekipit që nuk e kishte arriti me njëmijë sallto të dali nga një intrigë e nga një tragjedi më me pak vargoj gjaku. Dhe gjithëmonë e dinte se do të përfundojë sigurihsht si tradhtar, ose nëse e shkollon popullin përfundimi do të ishte fitimtar. Madje të gjitha burgjet dhe godinat e njohura nepër Kosovë ai MËSUES i shndërroi në shkolla. Madje, ku është sot REKTORATI i Univerzitetit Hasan Prishtina, ishte dikur burg dhe gjatë Luftës (1941-1944) u kthye në kamp përqëndrimi. Edhe shkolla ku është sot KATEDRALA SHQIPTARE ishte burg dhe u kthye në shkollë. E dikujtë më vonë i ra ndër mend që shkolla të rrënohet, dhe të ndërtohet KATEDRALJA KOMBËTARE. Asnjë shqiptar i rreligjionit islam nuk reagoi pse u prish shkolla. Po, të gjithë shqiptarët kanë reaguar për ngritjën e Kishës serbiane në Oborrin e Univerzitetit, sepse ishte kishë politike. Dhe po mos të ndodhte lufta e UÇK-ës (së cilës si model ia knë frigën të gjithë sidomos në Evropë), sot në atë kishë do të mbahej liturgjia e popave serbian që natë e ditë projektojnë krime të reja.
E vërteta nepër Republikën e Kosovës kanë vërshuar ndertimet e xhamive, madje jo të ritit tradicional burimor muhamedan, por të sektave të ndryshme, varësisht kush i finanson. Dhe ato objekte të kultit joburimor islam po e frigësojnë Evropën e krishterë, si kurve profesionale politike, që është pa asnjë dyshim.
Mbi të gjitha, le të analizohet një fenomen i ngritjës “ilegale” dhe jo trasparente të një Gjykate Speciale për t` i denuar vetëm ÇLIRIMTARËT e Kosovës. Prap, dikush do të më thot se po ata që janë në Hagë e kanë lejuar dhe votuar atë. Po, po, bile dikush duke shkuar në SHBA Presidentin e Kosovës e shpallën “person nën hetime për krime lufte”. Dhe Presidenti u kthye, se nuk paskan mund për t` ia komunikuar akuzën një ditë më parë, bile. Por dikush donte të bëjë lajm dhe krmet e verteta, mbi 15000 civilë shqiptarë të maskaruar nga serbët (me viza), madje një pjesë e të cilëve serbët ua bartën kufomat deri në Btajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë. Jo vetëm kaq, më se një milion shqiptar të dëbuar nga vatrat e veta, më se 20 000 femra të dhunuara, nuk janë asgjë për Evropën e At Gjergj FISHTËS. Ia shtroi pyetje Evropës dhe Trandafillovës, u hetua apo u gjykua kush për njerëzit e prerë me sharrë afër Prishtinë, për Mejen, Prekazin, për mizori të papra që një shtet me tanke e sulmon një familje. JO, sepse Serbia me leje të Evropës i ka shfarosë 714 katunde shqiptare të Sanxhakut Nishit me 6 qytete (dhjetor 1877) dhe krye gjashtë muajëve Serbisë që e shndërroi Sanxhakun e Nishit në KREMATORIUM, i është pranuar pavarësia shtetëroe në Kongresin e Berlinit më 1878.
Shqiptarë, jemi në mes Lindjës dhe Perendimt, civilizimet e të cilave janë në luftë shumë të egër dhe kjo egërsi do të zgjatë. Po, ne nuk mund të jemi dhe nuk do të jemi, neutral. Po t` i biem troq. Ne jemi popull evropian para Evropianëve. Nuk po them se e kemi mbrojtë Evropën për një çerek shekulli 1444-1468) nën Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizje e fuqishme politike kombëtare por luftën e saj e injoruan në tërësi fuqitë e të dy blloqeve. Më tutje e kemi çliruar tërë Vilajetin e Kosovës më 30 korrik 1912, definitivisht. Atëbotë, më 26 gusht 1912 erdhën në Shkup tre përfaqsues: Francezi, Austriaku dhe Rusi. Biseduan me prijësin e Kryengritjës Hasan Prishtinën, dhe pa ekivoke i thanë: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, NRYSHIM të kufijëve të Perandorisë Osmane nuk ka”. Po, foli francezi me Hasan Prishtinë frengjisht. Shtrohet pyetja, pse pati ndryshim të kufijëve dy muaj më vonë në favor të Alenacës Krishtere ballkanike. Evropa edhe një herë tregoi se sa fytyra i ka. E pse mos ta themi se në një taborr ishin: Austro Hungria, Italia dhe Gjermania. Kurse në taborrin tjetër ishin por si “mishi e thoni” Frnaca, Ruisa dhe Anglia. Të gjitha si një, në Londër më 1913 plqëruan tragjedi të reja, në të cilat edhe vet u dogjën.
Po sot pse izolohet Kosova
Nuk ka asgjë të re pse izolohet Kosova me via ,sepse ishim sipas një teze, popull proamerikan (proprotestant) nga fillimi i shekullit XX-të. Vetëm le të shiqohet Programi i Komitetit Kosovës dhe do të kuptohet animi shqiptar kah Amerika. Teza tjetër realiste, është se “shqiptarët e Kosovës identifikohen në baza rreligjioze islame, kudo nepër Evropë”. Në këtë drejtim mund të numrohen edhe shtete, të cilat e ushtrojnë këtë zejtari raciste mesjetare.
Idetë serbomëdha në anën tjetër nuk ndryshojnë. Ato kanë vertetuar realitetet gjatë dy shekujve të fundit. Lidhur me këtë, idetë evropiane të kohës kryqzatave nuk e kanë ndryshuar as Avropën e as Vatikanin. Atëherë, pse të gjitha shtetet ballkanike kanë viza e vetëm Kosova jo. Përgjigjës mund t` i plasohet si parapërgjigje një e vertetë, se Serbia na ka masakruar, ndërsa Evropa na ka IZOLUAR, gati qe dy shekjuj edhe për shkak të ideologjisë majtiste, të cilën vet na e ka imponuar. Kosova pra, tani po izolohet sipas diplomatëve evropianë sepse: “Shqiptarët do të largohen gati të gjithë nga vendi për të gjetur punë e strehim në Evropë”. Kjo thënje është dhe vjen nga nëntoka evropiane, dhe është e vërtetë sovrane në Holandë, Francë dhe Spanjë. Kurse politikës serbiane, e cila për çdo rrethanë po punon që shqiptarët të nervozohen dhe të kërkojnë marrëje të pashaportave serbiane. Kështu po shpresohet në Beograd se do t` u amortizohet akuza për gjenocid mbi shqiptar, me moton se Kosova duke kërkuar viza, do ta harrojë akuzën për krimet dhe gjenocidin dyshekullor. Këtë rrol Serbia po e luan me aq lehtësi sepse Tirana është azdisë pas Mini Shengenit me një anë, ndërsa në anën tjetër e ka rregjimin shumë të ashpër , të vizatuar në Ligjin mbi shtetësinë e dyfishtë. E lidhur me këtë, pse mos t` ia themi Evropës: nga Bullgaria janë vëndosë nepër Evropë nja 3 milionë bullgarë dhe turqë; nga Serbia janë vendosë nepër Evropë nja 2 milion serbë, boshnjakë , rumunë, hungarezë dhe shqiptarë; nga Kroacia janë larguar dhe vendosë në Evropë nja 700 000 kroatë, serbian dhe boshnjakë; nga Shqipëria janë vëndosë nepër Evropë e SHBA rreth 550 000 shqiptarë.
Tash shtrohet pyetja: pse Maqedonia ka viza, kur dihet se atje 36% e populsisë është shqiptare. Kjo ndodhë për faktin se Maqedonia e Veriut konsoiderohet shtet i Maqedonëve dhe “ilegalisht” edhe i bullgraëve. Në këtë “akullnajë të mjegualluar” shqiptarët në Maqedoni janë lejuar të “privilegjohen edhe për një fakt: që t` u thonë bullgarët se po mos të ishim ne, ju do të ishit me tretman racist si Kosova”, pra nuk preket termi shqiptar.
Lidhur me këtë që u tha më lartë duhet sqaruar se më 1946 në Beograd u mbajtë Kongresi pnasllavist. Me të njejtin qëllim më 1991 u mbajtë Kongresi pansllavist, prap në Beograd. Kurse më 27 maj 1999 u mbajtë Kongresi i deshtuar pansllavis në Beograd, krejtë me qellim që Kisha autoqefale serbiane ta maerr primatin e krishterizmit në Ballkan dhe Evropë. Madje në këtë kongres ishin ftuar edhe kishat katolike dhe bashkësitë fetare islame nga Rusia. E të gjitha së bashku shpreohet se do ta përkujtonin më 28 VI 1999, luftën e paqenë të Kosovës (28 VI 1389). Madje, shpreohej se tash rahmetli Patriku Pavle, do ta drejtonte Vaselenën deri në vdekje. Kështu i ishte garantuar nga Jugosllavia e Tretë dhe Hitleri i saj (S. Milloshi) për të cilin ishte ngritë akuza e krimeve të luftës, vetëm i ferkonte duartë, se do të shpëtojë.
Mbi të gjitha duhet të jemi të knaçur që Kombi shqiptar është kombi më pro amerikan në Botë. Ky realitet zor se do të zbehet me kombinime të ndryshme avero- azitatike, të kujtë do qofshin. E shqiptarët e Kosovës, po izolohen edhe për një fakt se: duhet sipas diplomacisë dhe politikës evropiane të mos kërkojnë bashkim kombëtar, por të amortizohen vetëm duke kërkuar viza, për largim nga trungu arbëror. Gabojnë shumë, sepse bashkimi kombëtar i shqiptarëve është ante portas. Nuk ka rëndësi dekada, apo gjysëm shekulli, për atë kauzë Skenderbegiane truri shqiptar po punon, me shumë pengesa, por po punon. E vizat ndoshta do të na shtyhen por ne nuk luajmë vendi si autokton. Kudo që shkojmë, ndihemi se duhet të kthehemi në fole: me mendua, me folë, jetua, vdekë e me lindë prap shqip.
PS: Shkrimin ia dedikoj Myderriz Ymer Przrenit, Profesor në Medresenë e Arbanshit në Kushumli (1872-1880), Kryetarit të Parë të shtetit shqiptar i zgjedhur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1886), i denuar me vdekje në mungesë më 1881 në Stamboll, mik i ngushtë i Abdyl Frashërit dhe idol i: Sami Frashërit, Murat Xhakës, Haxhi Zekës, Haxhi Sadrisë, Mihail Gramenos, Ismail Qemal Vlorës, Bedri Pejanit, Rexhep Mitrovicës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Nazim Gafurrit, Aqif Blytës, Bajram Currit, Migjenit, Esat Mekullit, Adem Demaçit, Ali Podrimes, Adem Jasharit me shokë shumë.
Prishtinë, më 1 korrik 2022
I nderuar Profesor,
Doren ne zemedr kam respekt maksimal ndaj Jush si patriot, si intelektual, profesor univerziteti dhe akademik. Absolutisht.
Me kujtohen fejtonet tuaja te dikushme mbi figuren dhe personalitetin monumental dhe emblematik te Adem Demacit ne “Kosova Sot”….Nese Ju kujtohet e pata shkruar nje veshtrim timin autorial mbi ato fejtone Tuajat komplementare dhe suplementare mbi Adem Demacin me titull “Amor Dei Intelectuallis”….
Por, ne disa raste nuk pajtohem me Ju….E sidomos atehere kur jashta vullnetit dhe kodit Tuaj shkencopr, intelektual dhe akademik, e perzini kripen me sheqer!
Askush me mire se Ju nuk ua dine kuptimin ose esencen “makriohistorise” dhe mikrohistorise”….”Post Quem” dhe “Ante Quem”….
Me fjale tjera, Ali Podrimja dhe disa te tjere…jane mikro ose minihistori, ne krahasim me Adem Demacin, Adem Jasharin dhe koloset tjere te kombit dhe atdheut qe i takojne makrohistorise ose megahistorise sone kombtare.
Sa per rikujtese: Ali Podrimja dikur shkroi vjershen (poezine) e tij “Metohia eshte gjaku yne qe nuk falet”, te cilen dikur me vone e konvertoi ne “Kosova eshte gjaku yne” qe nuk falet! Ishte tip poltron, konformist dhe oportunist, por edhe intelektual e letrar i forte.
Me ndjeni Profesor Bajrami!
Paci shendet dhe gjithemone mendje te ndritur e pjellore!