ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Pse, pse ky popull kaq i vogël e lindi kaq shumë tradhtar !?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi
* Ripostim me shkas!
Ndoshta në një periodë kaq të shkurtër kohore me një zhvillim të marramendshëm të shpejtë të ngjarjeve ishte e pamundur që çdo figurë politike të mos gabonte, por gabimet e tyre dallonin në ato të mëdha që ishin te kobshme për të ardhmen e vendit dhe gabime të vogla e të mundshme për riparim.
Historia na tregon disa herë që qeveritë shqiptare u ngritën me ndihmen e Serbisë.
Ishte qeveria e Esat Pashës, qeveria e Ahmet Zogut dhe në fund kishim Enver Hoxhën që morri në dorë udhëheqjen Shqipërisë me ndihmën e Serbisë.
Ishte Ahmet Zogu që me ndihmën e Serbisë i shpallë luftë të pa mëshirë ndaj figurave të mëdha në popull siç ishin Bajram Curri, Azem Bejta, Hasan Prishtina e shumë të tjerë.
Dhe në fund kishim Enver Hoxhën që me ndihmën e komunistëve serbë morri pushtetin në Shqipëri.
Luftërat vëllavrasëse gjatë 1912-1945:
Kishim tri luftëra vëllavrasëse
Lufta e parë 1914-1915 grushtshteti islamik proturk në krye me Haxhi Qamilin “ duam babën”
Lufta e dyte 1924 grushtshteti kundër qeverisë së Ahmet Zogut
dhe
Lufta e tretë 1944, Enver Hoxha me njësitet shqiptare dhe serbe sulmojnë forcat reaksionare siç ishin Ballistët, Zogistët, SS-Skenderbeg.
Për lexuesin shqiptarë është e qartë kur lexon për programet antishqiptare të akademikëve serbë si ” Naçertanja” e Ilia Garashaninit dhe “Shpërngulja e Shqiptarëve” (Iselevanje Arnauta) e Vasa Çubrilloviqit por është e pa kuptueshme qëndrimet e komunistëve shqiptarë nga Shqipëria.
Hyrja e brigadave të Shqipërisë në Kosovë ishte mashtrimi më i madh në historinë e Kosovës.
Nga frika që kishin për tu përballur me forcat balliste, zogiste dhe të SS-ve shqiptare, Tito dhe komunistët serbo/jugosllav dhanë urdhër dy brigadave shqiptare të Shqipërisë të nisen për në Kosovë për të mashtruar popullin se ne jemi këtu që t’ju mbrojmë nga gjermanët fashistë.
Me fotografi të Titos dhe Enverit dhe me dy flamurët atë shqiptar dhe jugosllav, pasi luftuan disa ditë me vëllezërit e tyre shqiptarë dhe forca të pakta gjermane morrën qytetin e Gjakovës, duke valëvitur flamurin shqiptar dhe pa KURRFARË PARALAJMËRIMESH SE PAS TYRE DO TË VININ ARADHAT PARTIZANE SERBO/JUGOSLLAVE.
Këtë poshtërim na solli Enver Hoxha, Ramiz Alia, Reiz Malile e të tjerë.
Dy gjenocide serbe dhe një gjenocid të përbashkët nga serbo-shqiptarët komunist.
Kishim dy gjenocide të bëra më herët nga serbët mbi popullsinë shqiptare, atë të vitit 1877-8 dhe të vitit 1912, por që gjenocidi i tretë ndaj popullit shqiptarë të ndihmohet edhe nga vetë komunistët shqiptarë të nisur së pari nga Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e tij e pastaj të ndiqet edhe nga komunistët shqiptarë të Kosovës siç ishte Fadil Hoxha me bashkëpunëtorët e tij kurrë se kisha besuar që kjo mund të ndodhte.
Gjenocidi i tretë mbi popullin shqiptarë të Kosovës filloi kur Tito pranoi ofertën e Çubrilloviqit për vrasjen e 200.000 gjermanëve dhe 50.000 shqiptarëve.
Urdhri për mobilizimin e mijëra shqiptarëve për ti dërguar në front erdhi nga shtabi suprem i armatës Jugosllave dhe e zbatuan shtabet e divizioneve V e VI të UNÇ të Shqipërisë.
15.000 mijë shqiptarë vdesin në frontin e Sremit.
Komandant Shaban Haxhia nga Tropoja tregon:
“Mbasi kishim hyrë brenda kufijve të Serbisë, na ngujuan në trena të mbyllur dhe 48 orë na mbajtën në çelës. Nuk dinim se ku ishim e shka po bahet me ne…Na dukej vetja rob lufte…pa ushqim.
Po na vinte një vdekje e ngadalshme. Ma në fund, na përplasen në Banatë në duart e oficerëve serbë. Qëllimin e kuptuam, kur na përpiu një tifo dhe na hallakatën nëpër repartet serbe në luftime. Shtabin tonë shqiptarë na e hoqën dhe e kthyn për në Kosovë…”
Komandanti e përfundon me fjalët tronditëse:
“U kthyem pa ushtri në Kosovë. Pyetjet se ku i lamë djemtë tanë, ishin tepër rënduese për ne….”
Ndërsa në vrasjen e Shaban Polluzhës me 8000 luftëtarë të tij në Drenicë, Ramiz Alia duke lëvduar punën e partizanëve jugosllav raporton:
“ Kjo lëvizje ka qenë dhe ka përfshi në gjirin e saj një pjesë të mirë burrash 7000-8000 të armatosur. Lëvizja e këtyre reaksionarëve u shua disi nga veprimi i disa brigadave të Kosmetit dhe disa brigadave jugosllave të ardhura për këtë punë. Tashti gjenden akoma grupe të vogla bandash nga 20-30 vetë…”
Në një raport të Reiz Maliles, zëvendës komisar politik i Divizionit V dërguar komandantit suprem Enver Hoxhës shkruan:
“ Partizanët shqiptarë janë duke ndjekur dhe asgjësuar bandat reaksionare kosovare, nē njē sulm ku morri pjesë edhe Divuzioni VI asgjēsuam 68 reaksionarë kosovarë”.
Brigadat shqiptare përveç vrasjeve bënin spastrimin e terrenit nga përkrahësit dhe tē familjeve të tyre, burgosjes së tyre, të gjithë dezertorët e kapur janë dorëzuar te shtabi operativ i Kosmetit, ku ata pushkatoheshin ose dërgoheshin si njësi plotësuese partizane në frontin e Sremit, ku gjenin VDEKJEN E PASHMANGSHME SI PARAROJË PËR PASTRIMIN E TERRENIT NGA MINAT.
Nga të dhënat jugosllave del se nga Divizionet shqiptare partizanëve jugosllavë u janë dorëzuar mbi dy mijë shqiptarë që ishin dorëzuar te ta, ku këta së bashku me 13.000 ushtarë të tjerë shqiptarë të mobilizuar me dhunë i dërgojnë në grupe të vogla në frontin e Triestës, ku shumica e tyre u vranë gjatë rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Mali i Zi.
Dhe masakra më e madhe ndodhi në Tivar ku u vranë qëllimisht mbi 4000 mijë shqiptarë dhe 400 shqiptarë në një depo të Shibenikut kur atë do ta marrë flaka.
Pas këtyre vrasjeve, burgosjeve, shpërnguljeve të shqiptarëve nga komunistët serbë dhe shqiptarë nga frika udhëheqësit shqiptarë të Kosovës njëherit nënshkrues të marrëveshjes së Bujanit ( Mehmet Hoxha kryetar, Fadil Hoxha mësues, Ali Shukriu, Hajdar Dushi etj) ndryshuan qëndrimet e tyre 100% kur votuan pro rezolutës për bashkim të popullit shqiptarë me serbinë mbajtur në kuvendin e Prizrenit me 1945.
Mehmet Hoxha:
“Që Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale, nuk e frikëson popullin shqiptarë, por e forcon dhe i jep siguri se do të ketë të njëjtat të drejta me popujt e tjerë”.
Xhavid Nimani:
“Është dëshirë e masave mē tē gjëra të Kosovës e të rrafshit të Dukagjinit që të bashkohen me Serbinë Federale”.
Memorandumi i Çubrilloviqit
Në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e Shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin dhe njerezit me ndikim, me para ose me shtrëngim…
Dr. Vasa Çubrilloviq 1937
Statistikat tona të viteve 1921-1931, tregojnë se politikën tonë të kolonizimit e mundi pjellorja e grave shqiptare.
A ka tentime që edhe sot Shqipëria me liderët e saj të përzihen në punët e brendshme të Kosovës?
Po…

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Keshtu po ,i jane vene pikat mbi I sakte. Te verteta historike qe nuk mund te mohohen dhe t’u m’vishen fakte te kunderta nga vete trathtaret e kombit.Ku akoma mjerisht Profesore e Akademike kosovar qe kane pasur nderin apo fatin te jetojne ne dy epokat e ish- Yugosllavise.Te japin dhe kontributin e tyre ne ato dekada ,ne vitet 70 ,80, 90, e deri me sot .Keta te nderuar Profesore ,pa asnje ironi , sot te kerrusur me nje ngutje e besim qe duan te shesin me libra qe i botojne duke perseritur fakte historike jo te verteta por te servirura nga vete trathtaret e vertete qe diten te maskohen per 4/5 dekada.Shikoj Fotografite e shume profesoreve kosovare si z.Sinan Kastrati me shoke qe prej dekadash jetojne ne mergim .A per kete Kosove luftuan ,enderruan ata ?? Syte e tyre tek i shoh ne shkrime te ndryshme tregojne pikellim Dhe pse jane me femijet, miqte e tyre duke perjetuar pervjetore festash ,gezime familje etj. .Ata jane shpirtra te vrare , nje rini e vrare per nje ideal qe ishte e trathtuar qysh ne hapat e pare.Nuk jam e pashpirt qe vec qaj hallin tim ,brengen time te jetes .Me dhemb po aq dhe zhgenjmi qe moren ata shqiptare te Kosoves qe besuan ne ndihmen e vellait te madh ,ne ato vite ,fillimi te shpreses ,me 1981- e tutje.Nga te gjithe ata koka te mencur ,Akademike si R. Qosja qe hynte e dilte ne Shqiperi sa here i donte qejfi ,si nuk doli nje e te fliste per realitetin.Perpara popullit te Kosoves e te tregonte se ai “vellai i madh” e ka lene zhveshur ,te uritur popullin e vet ,torturon femijet e vet ,i burgos per nje llaf goje ,i internon familje te tere pa shkak ,fshatari vec 5 pula ka te drejte te kete e fshatari kosovar ( familja e mikut tim Sinan numeronte diku 20 bageti si me e varfera ne katund ) e do te na ushqeje e mbroje nga serbi qe po na ushqen 100 here me mire se kushdo tjeter.? Nje proteste mbare popullore me 1982 per clirimin e vertete te Tiranes ,popullit shqiptar nga komuniste staniliste ,shkatarrimin e gardhit kufitar e me marsh te shporrnin kriminelet shqiptare-vrases .Nuk do te qeshnin serbet me kete te vertete ,perkundrazi do thonin se me ne fund u zgjua shqiptari i vertete.Kjo nuk ndodhi kurre se Akadamiket e nderuar ishin dje e sot nen trysnine e botimit te librave qe i largohen me sa te mundin te vertetes. Im ate ,Rahmet paste besonte deri me 1990 – ten se Kosovaret nuk dine te verteten e gjendjes sone.Vetem ketu nuk isha dakort atehere e as sot .C’do gje dinin ,te verteten .Ne do te vazhdojme te nxjerrim vec trathtare , mjerisht !

  2. E nderuaar Rita , ga prizmi i yte botekuptimi i shprehur eshte ma kompleks
    dhe dukurite negative jan si farat e bimve parazite qe enalin hovin e bimes
    per te cilen eshte investu pune zelle kujdese e shpenzime ! Dua me te thane
    se e kam jetue kohen kur kosova perdite perparonte dhe sukseset prekeshin
    me punesim me standard , me shkollim e me kualitet !Pra vuajtjet dhe
    interesi i gjeneratave te ma hershme e sollen kushtetuten e vitit 1974
    Ne kete kohe shkollimi ishte shume cilesor Profesort tone kishin studiju
    Ne Beograd ,zagreb , Lublane , Sarajeve po edhe jasht jugosllavije
    Ato gjenerata jan aftesue per ti sherbye vendit (kosoves) Me qe se edhe
    vet kam studiju e punue ne arsim Edhe sot e kujtoj kohen koleget
    nxenesit , prindet dhe dashurin qe kultivohej aq njerzishem e me nje
    kulture shume te lakmueshme Por ivestimet fashiste serbe na e prishen
    tabanin per jete normale Na u pezulluen te drejtat ne cdo ane
    se pse Milloshi na e hanger autonomine dhe jeta u be me hap e rrezik !
    Edhe ne aso kushtesh nuk jemi gjunjezu por kemi lype shtek me jetu !
    Qytetart tone i ka majte kultura tradita , puna private , blegtorija
    e bujqesija Por edhe pjesa e mergimtarve qe punonin jasht
    Ku gati secila familje kishte dikan jashte E Ata burra kan punue
    fort me nere e me vlere Dhe krejt fitimin e kan dorzue ne familje
    Se neve ne kosove deri ne vitet e 90 kemi jetue si familje patrijakale
    Keshtu asnjeher nuk iu kemi dorzue anmikut fashist Po i kemi nejt brryl
    Eh Lufta dhe shtabistat me ndihmen e fatosave te Shqiprise e krymen
    pastertine kombetare Por prap dua te them qe Edhe pse kosova ishte
    e bere krejt shkrum Eshte bere ndertim se migrantet secili ka investu
    per ndertim meremetim e per te krijue jete Edhe pse hajnat na kan bitise
    Kosova jeten e ka ne nivel ma te mire se shqiperija Edhe pse eshte
    dobesue ajo dashurija vellaznore e miqesore ende ka familje qe jan
    burim i ndertimit te moralit , karakterit , beses dhe cilesive pozitive
    shqiptare qe e rrisin krenarin e te qenunit shqiptare

  3. Gezohem miku im M Uka qe po te nij Zanin. Dhe pse s’kam jetu as dhe nje dite ne Kosove per vitet qe flasim 75-90 une degjoja rregullisht lajmet e TANJUNG ne shqip por me shume ne yugosllavisht.Fale ketij durimi e etje per te mesuar pervetsova dhe gjuhen sllave.Ne vitin 1981 z.Mal ju ngacmuat kobren qe po flinte e dihet si reagoi ajo pastaj.Duke kafshuar ,helmuar rinine kosovare , duke burgosur e duke ju hequr dhe autonomine. Rreth ketyreve ngjarjeve jane ngritur mithe ,historira e nuk mund te shuhen se jane ato shpirtra ,djem nenash qe kerkojn shpagim ,kerkojne persene ? Se dhane jeten per Kosove te lire e jo per nje Kosove mbushur me hajne e vrases.Per nje Kosove qe vazhdon e trathtohet nga Shqiperia meme .Kjo eshte per t’i vere kujes.Pa ca ka ndodh ,ka ndodh ,ca ka kalu ka kalu e nuk rikthehet me por te shohim per brezat e sotem te ardhshem qe te jemi ne zoter te shtepise e jo hajnat si E Rama me shoke te luajne role trathtaresh.! Ketu e kam hallin jo me tallje me historine tone.!Naten e mire ju dhe Sinanit.!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu