ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Pse qan deti, poezi nga Shefqet Dibrani

Shkrime relevante

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Shefqet Dibrani, Ulqin

PSE QAN DETI

Poezi

DETI qan me zë,
se është Zëri i Zotit
Atij kurrë nuk i pushojnë
gjëmat dhe tallazet,
gjerë sa të ketë Diell
mbi kokat tona.

Deti qan sepse është klithje
për braktisjet që nuk po zvoglohen
dhe për rrallimet e gjithmonshme.

Qan Deti,
për pakësimin e zërave fëmijëror
që pushuan të gazmueshëm
mbi rërën dhe në gjirin ujor të tij.

Tash Deti qan për ditët e veruesve
që nuk patën të qara e as kukama,
por qetësisht e qenjësisht u dashuruan
duke i mbëltuar plagët e kohës.

Ata derdhen gëzimin e tyre
mbi valët e detit,
e sot Valët e Ulqinit janë tërbuara
nga frika e vetëmisë
që askush nuk do t‘ia trazojë
vuajtjet në vetminë e gjatë!

Tashmë Deti në Ulqin
po fillon uvertyrën e Tij
të përvitshme që zakonisht
nis në Vjeshtat e Vona
dhe përshkohet nëpër Vetminë
e Viteve të Vjetruara…

Dhembja e DETIT
është dhembje popullore
që shkrihet si Akullore,
andaj edhe valet tërbohen
e tallazet zemërohen!

Qan DETI si me gërnetë,
lotët zdirgjen nga sytë e Tij me tërbim,
për ikjen e pushuesve në mërgim,
në dhera të larta dhe vende të largëta
tej kufijve të harresës, përtej ëndrrës,
ndanë shpresës për kthime të bardha!…

Qajnë edhe ulqinakët
për vetën e tyre të braktisur
në këtë Oazë Dhembshurie,
në këto brigje ku kanë ngulitur
historinë e tyre ekzistenciale,
bri Atdheut Atëror,
buzë Shkëmbinjëve
me Kalan prej Guri
Lartë e lartësuar.

Dhe një Derë të Hapur,
ulqinakët gjithmonë e kanë lënë,
për kthimet e vonshme
të atdhetarëve
me gjymtyrë të shkapërderdhura
dherave gjithandej Globit!

Sot në Ulqin nuk po bie shi jo?!…

Në Ulqin,
sot po pikojnë lotët e vajzave
për djemt që i braktisën,
lotojnë Ata sy kthyer kah Deti,
Vajzat Ulqinake
janë simfoni e dhembjes
kombëtare.

Sytë e tyre ngjyrë Deti,
presin kthimet e dashurive
që u mungojnë,
presin dashuritë
që Deti ua katandisi nëpër botë.

Vetëm Deti i Ulqinit,
tërë verën qeshi e përjetoi
momente gëzimi
dhe
blatoi dashuri mallëngjimi!

Sot nuk po bie shi në Ulqin,
por rrjedhin rrëke lotët mallëgjyes
për ikjet në mërgim.

Fundja e fundit vetëm Ulqini
qesh e qan në të një ditë
duke iu rikthyer
çdo herë përditshmërisë!

Eh… DETI QAN
për dashuritë e Ulqint
të fundosura si Sirenat
në fundin e DETIT të trazuar
dhe nga atje do të rikthehen
si tallazet për t‘i sfiduar shekujt!…

Ulqin, 28 gusht 2021.

Egzona Salaj – Shege e amel, Vajzat e Ulqinit (Live) “Qejfe qejfe kjo dynja” RTV21 – YouTube

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu