ARKIVI:
30 Dhjetor 2024

Pse shqiptarët e duan Amerikën e Bill Klintonit

Shkrime relevante

Një mjek i psikiatrisë kthehet në sulmues: Historia e Taleb A. dhe një tragjedi në Magdeburg

Nga: Luan Dibrani Mëngjesi i një tregu Krishtlindjesh në Magdeburg, Gjermani, u...

Rrugëtimi historik dhe aleancat strategjike të kombit Shqiptar

Nga: Luan Dibrani Nga periudha para Pavarësisë së Kosovës deri sot: Një...

Opinion i Organizatës jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

26 dhjetor 2024, Prizren OPINION NGA EC MA NDRYSHE Kosovës i duhet...

Amina Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre

Foto| RTK-Radio Në Fokus 13:32 / 29.12.2024 Hyrë Tejeci| RTK-Radio Kryetarja e Këshillit Nacional Kombëtar...

LDK-ën edhe në këto zgjedhje do ta mallkoj injorimi që ia bënë diasporës, … mendime të veprimtarit Hafiz Gagica

Nga: Shefqet Dibrani Portreti Veprimtarit HAFIZ GAGICA Veprimtari HAFIZ GAGICA, ishte strumbullari i...

Shpërndaj

Hakif Bajrami , historian, Prishtinë

(Studimi duhet lexuar me kujdes të shtuar !)

Amerika nuk mundet në shekullin XXI- në shekullin e informatave për t` i respektuar shqiptarët dhe serbët njësoj, sepse ambicjet dhe rreshtimet Perendimore nuk i kanë të njejta. Mu për këtë pozicion disa politikanë amerikan “dukën naiv” në disa segmete, sespe Ballkanin po e “regjenerojnë” jo përmes labratoriumit demokratik, por me vizore të fuqisë, që i afrohet diktaturës e jo diktaturës shumicës, ku kushtetuta përcakton çdi të drejtë. Mu për këtë, jemi populli më pro amerikan në botë. Të huajtë Perendimor, gati nuk po e dijnë se dikur kur shkonin të rinjët serb ushtar, tërë fshati apo kvarti në qytet ishte në dasmë-këngë. Në anën tjetër, kur nisej i riu shqiptar për të shkuar në ushtri, të gjithë shqiptarët qanin, sepse prindët sidomos, e dinin se gjasat janë që mos të kthehet i gjallë në shtëpi, sespe gati të gjithë oficerët i mbanin “këmbët e gjarprit” nën jastak. Dhe nuk është e rastësishme që Adem Demaçi e shkroi romanin: “Gjarpijtë e gjakut”. Edhe më kjartë, të gjithë serbianët edhe sot thonë: Nëna Rusi. Në anën tjetër nuk mund të gjindet asnjë shqiptar që nuk e quante Madlin Ollbrajtin NËNA E MADHE, Amerika  e Madhe, sepse Nëna e pavdekshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare, është Shqipëria Etnike vet. Prandaj, deklarta e Albin Kurtit është lëshuar nga goja logjike e përceptimit të tërë rrethit substancial shoqëror dhe politik, nga filozofia popullore, me të cilin realitet bota Perendimore po komunikon qe 25 vite me Kosovën. Se në cilën pozitë gjënden shqiptarët e Kosovës, më së mirë e zbërthen Çështja e VIZAVE. Si është e mundur që vetëm shqiptarët e Kosovës të janë të izoluar në Evropë. Mos janë infektues, mos janë të pasigurtë, mos janë bukpërmbysës? E nuk janë. A nuk flet kjo për një politikë koloniale ndryshe: “Pranone Serbinë dhe vizat i keni si qytetar të saj të sigurta në çdo komunë”. Këtij realiteti i thonë: “Po të pres në fyt dhe nuk do të dhemb fare, se nuk je më i gjallë”. Ja, në këtë gjendje është e trajtuar në BE çështja shqiptare dhe e Kosovës, e nepërkëmbur nepër kongrese dhe konferenca të Fuqive evropiane, qe dy shekuj. Dhe është lëshuar në një moment psikologjik duke mos vulosë një qëndrim joparimor amerikan, sepse shqiptarët e duan Amerikën dhe për këtë pozicion nuk mundet askush t` u konkurojë. Ndërsa serbët e urrejnë Amerikën, dhe për këtë nuk kanë konkurencë as nga iranianët. E kotë është, serbët janë të rreshtuar kah “nëna Rusi”, që tragjikisht po sharron në nazifashizëm, së pari ndaj popullit të vet, e pastaj ndaj Ukrainës. Por mu këto ditë lufta në Ukrainë ka marrë pozicione të tjera gjeostrategjike, për faktin se është sulmuar Moska me dronë, dhe ai sulm është spejguar si i brendëshëm, shumë më i rrezikshëm se sa të ishte nga jashtë. Faktori i dytë, që e ka trazuar BE-n është se në Veriun e Kosovës kanë “marrë pushtet kryetarër shqiptar”, ku Beogradi, BE dhe sidomos Rusia fashiste planifikojnë ta krijojnë një: “Republikë serbe, brenda Kosovës”. Në këtë ndryshim për BE, Rusinë dhe Serbinë është alarmanet se Turqia që sot është mike e kombit shqiptar, po dërgon ushtarë shtesë në kuadër të NATO-s.Ndërsa Serbia deri sa t` i jep komandë Putini nuk e terhjek ushtrinë në gjendje lufte, pranë kufirit Kosovës. Dhe për t` i ndihmuar fashizmit serbian, prononcohet Sergej Lavrov këto ditë se: “Po përgatitet eksplodimi në Evropë”. Ka dëshirë i gjori ta shpërndaj tragjedinë që po e ushtron në Ukrainë. Nuk ka rëndësi në anën tjetër po na duket se pse BE e Llajçakur dhe Borrelit, ta studiojnë:  a është “ekspoldimi i Lavrovit” nga organizata “Vagner” apo nga rrezitenca rezonante qytetare në Veri të Koosvës me premisa terroriste serbiane”. Me rëndësi është se Eskobar më 5 qershor 2023, do të jetë në Kosovë. Kjo do të thot se miqësia është në nivel të rrethanave dhe SHBA dhe Kosova janë në maje të miqësisë.

Shqiptarët e Kosovës e kanë vetëm një shpresë në SHBA  

Historia shqiptare, sidomos ajo e shekullit XX-të, nuk mund të mendohet pa shpresën e shqiptarëve në Shtete e Bashkuar të Amerikës. Në këtë përcaktim burimin e gjejë te qëndrimi i Haxhi Zekës më 1902, kur hapur iu folë shqiptarëve: “Në Berlin (1878) Evropa na coptoi duke na i aneksuar në favor të Serbisë dhe Malit Zi viset më të çmueshme të komjetit tonë. Ne e kemi pasë shturar çështjën shqiptare në Lidhjën e Pejës më 1899 dhe nga ajo kohë kemi ardhë në pikën treguese se: Fuqitë evrpiane jo që janë ndalë më 1879, duke na i caktuar kufijtë etnik si u konvenon rusëve dhe të gjithë kralëve të Ballkanit, por po planifikojnë coptime të reja” (Haxhi Zeka më 1902 te Verrat e Llukës. Hulumto Prof Mehmet Vokshi-Shqipëria e të gjithë shqiptarëve 1930). Për këtë fakt Haxhi Zekën e vranë pas shpine me hjekësi kriminale, thuhet për të humbur gjurmë ‘nga një shqiptar”.

Më 1913 Konferenca e Londrës jo që nuk u ndal aty ku kishte ngulë “hudut” Kongresi i Berlinit (1878), por ia sharroi thikën pas shpine shqiptarisë, sa që e “kulaifikoi” për invalid të përjetëshëm, duke e coptuar në pesë copa. Të kuptohemi se fajet i kemi edhe vet, sepse jo vetëm gjatë shekullit XIX por edhe gjatë gjithë shekullit XX drejtuesit kryesor të kombit ka dalë se janë narcisoid, duke u shkri për pushtet dhe duke tradhtuar për “derë dhe për dritare”.

Më 1919 në Konferencëne Versajit ishte Wudro Villsoni ai që e shpëtoi Shqiptarinë nga një politikë masone e shfarosjës në stilin: “pjesë-pjesë, duhet shkëputur gjymtyrët”. E vërteta, Vudro Villsoni e tha një fjali që u bë TAPI për shqiptarinë se SHQIPËRA DUHET TË EKZISTOJË. E mos harroni shqiptarë, se në vend se në Versaj të flasim me një ZË, aty shkuan TETË delegacione shqiptare. Seicili delegacion më karagjoz se tjetri. Madje, në Versaj nuk ishte Rusia fare, por Franca dhe Anglia me Italinë u përkujdesën që viset shqiptare të vihën në ankand, jo për interesa blloqesh, që kishin dalë nga lufta të përgjakura, por për intersa meskine rregjimesh dhe bajraktarësh të mëhallëve sikurse ngjan edhe sot me rastine  Kosovës, së cilës më shumë po i shkaktohen plagë pavarsisë saj brendia, se sa nga Evropa që si duket i ka ra PISHMAN pse na kanë ndihmuar në luftën tonë të drejtë më 1999. Shiqoni shqiptarë të dashur se çka flasin disa laro, madje mu në Parlament. Këta vëtëm kritikojnë si papagall dhe nuk japin asnjë shenbull milimetrik se ku është zgjidhja për Veriun e Kosovës. Këta nuk e shohin as “Vagnerin, as Vuçiqin, as Putinin, e shohin vetëm pozitën e pushtetit për t` i vazhduar hajnitë aty ku i kanë lënë në gjysmë të rrugës”, sipas tyre. Kthehemi te shpresa e popullit.

Kush ishte Wudro Vilsoni 

Wudro Vilsoni u lind më 1856. Ishte një kohë të gjatë pofesor universiteti. Kishte doktoruar në drejtësi, dhe kishte filluar me njohuri solide të mirret me politikë. I takoi Partisë Demokratike. Më 1910 zgjidhet guvernator i shtetit Nju Xhersi. Ndërsa, më 1912 në zgjidhjet prresidentciale zgjedhet kryetar i 28 i SHBA-ve. Në lidhje me këtë Wudro Vilnsoni ka mbetur si arkitekt i ligjeve progresive. Në fillim të Luftës Parë Botërore ishte neutral. Por më 1917 SHBA do të hyjnë në luftë si borqli në anën e Antantës, dhe dolën nga lufta si superfuqi botërore. Në këtë pozicion në janar 1918 Wudro Villsoni i publikoi 14 pikat e tij, me të cilat e krijoi filozofinë e re të paqës në botë. Së këndejmi ishte iniciator i krijimit të Shoqatës së Kombeve, por në saje të vendimit të Kongresit SHBA kurrë nuk u bërën antatre e saj. Më 1920 Wudro Villsoni tërhiet nga jeta politike. Më 1920 vdes duke u kujtuar në çdo kohë se ishte fitues i Çmimit Novel për paqe.

Kontaktet e shqiptarëve me Wudro Villsonin 

Janë ruajtur shënimet e migrimeve të para shqiptare në SHBA. Nga ato shënime mësojmë se shoqata e parë shqiptare më emrin “Vllaznia” krijohet më 1904. Më 1905 krijohen shoqëritë: “Dashuruia” në Boston dhe “Pellazgu” në Bufallo. Po ato shënime na japin të dhëna se deri më 1912 pason vala e dytë e themelimit të shoqatave shqiptare si: “Malli i Memdheut” në Bufallo më 1906, “Koha e Lirisë” në Nju Jork, “Besa Besë” në Boston më 1907 dhe “Flamuri i Krujës” më 1911 në Boston. Por, kulmi i themelimit të shoqatave shqiptare në SHBA do të arrihet me Shoqatën “Vatra” e themeluar në prill 1912. Shoqatën “Vatra” e themeluan: Fan Noli, Llambi Çikori, Kristo Kirka, Fail Komica, Kristo Floçi etj. Gjithnjë sipas shënimeve arkivore shoqata “Vatra” deri në mbatrim të Luftës Parë Botërore do të avansohet në një “ambasadë” gjithëshqiptare. Lidhur me këtë më 15 mars 1918  “Vatra” do ta publukojë një deklaratë se: “ Është qëndrim i të gjithë shqiptarëve që të përcaktohen që t` i mbrojë një komb i madh, komb ai që nuk ka ambicje për t` i nënshtruar apo për të përfituar teritore prej tyre. Në frymën e këtij përcaktimi një delegacion shqiptar më 4 korrik 1918 do të marr pjesë në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Vashington. Nga ky kongres delegatët shqiptarë do ta shoqërojnë: Presidentin Wudro Villson deri te varri i Gjorgj Vashingtonit. Në këtë takim do të kërkohet që Villsoni ta mbrojë Çështjën shqiptare, në kuadër të 14 pikave të tij. E të themi shkurt se nga biseda shqiptarët do të kuptojnë se Wufro Villsoni do të shprehet: “Në Konferencën e Paqës unë kam një zë dhe atë do ta përdori në favor të Shqipërisë”. Në frymën e këtij pozicionimi të drejtë më 9 dhjetor 1919 Wislon i dha fund pretendimeve të Greqisë, Serbisë dhe Italisë, duke e forcuar këtë qëndrim më 6 mars 1920 se:  “Nuk do ta pranojë kurrë që Mbretërisë SKS t` i jipet asnjë cep i Shqipërisë Veriore”. Me këtë kërcnim do të merr fund Plani sekret e Konfrencës së Londrës së vitit 1915 për ricoptimin e tokave shqiptare.

Në mes dy luftave botërore, çështja shqiptare në SHBA do të përkrahet për aq sa lëshonte hapësirë pushteti i Tiranës, por që nuk mund të flitet për një miqësi të dlirë, sepse shumë qeveri e sidomos Mbreti Zog me sielljet e tij bëri që Shqipëria të mos “virret” as në tokë e as në ajr, por jo edhe në ujë nga Fuqia botëroe e SHBA-ve.

SHBA në Luftën e Dytë Botërore ishin në anën e Aleatëve antifashist: Angli, Rusi dhe popujtë që me luftë të drejtë e luftuan nazifashizmin, e ku ishte edhe shqiptaria kryengritëse. Në atë luftë do të dëshmohet edhe Kombi shqiptar, siq ka thënë Sejfulla Maleshova (Lame Kodra): “Me të dy duart jemi të drejtuar kah Amerika. Por trurin duhet ta shpërlajmë nga e majta ekstreme, sepse SHBA dhe Anglia janë protestante, sikurse janë të pozicionuar Fan Noli me vepra dhe Faik Konica me alegori artistike”.

Nëse mirren dokumentet e Luftës Dytë Botërore katërciprisht rrezulton se SHBA ishin pak për çështje trategjike të viseve shqiptare, pak për faktin se në luftën antifashiste ishim popull që nuk kishte nevojë ndonjë mund i madh për të na bind se nazifashizmi ishte ideologji meskine, e këtë misionarët amerikanë e kuptuan kur e mësuan se Hebrenjët janë më të sigurit në Ballkan kur janë pranë, ose në mesin e shqiptarëve, nepër familjët e tyre. (Raport i: “ASIME” Kosovës nga Stambolli, janar 1943).

Mos ta harrojmë Presidentin Hari Turman për qëndrimin e tij më 1946 

Hari Truman është i lindur më 1884. I takoi Partisë Demokratike. Më 1934 zgjidhet senator. Ndërsa në zgjedhjet presidenciale të SHBA më 1944 zgjidhte nënpresident. Pas vdekjës së Ruzvelltit në prill 1945 zgjidhet President i SHBA. Është i njohur si kreator i Palnit Marrshal. Është kreator i krijimit të bazave amerikane nepër të gjitha meridianet e botës. Zgjidhet për herë të dytë Presidnet i SHBA më 1948. Kreator i ligjit për sigurinë e brendshme të SHBA-ve. Gjatë sundimit të parë të Truamnit, Senatori Papen (pro grek) ishte ai që bëri një rezolutë dhe e plasoi në Kongres. Dokuemnti Papen si u quajt kërkonte që: Korça, Gjirokastra dhe Saranda t` i takojnë Greqisë. Senati amerikan përkundër lutjeve të patriotëve shqiptar e votoi rrezolutën. Madje para se të votohet Fan Noli e luti Papenin (pro grek) që ta tërheqë rezolutën. Por Papen asqë e pranoi Fan nolin në bisedë. Në emër të shqiptarëve, më vonë Papen e pranoi Kostë Çerkezin, por atëherë çdo gjë ishte vonë, sepse Rezoluta kishte hy në rend dite në Kongres. Rezolutën e senatorëve nuk e nënshkroi pastaj në porcedurë Presidenti Harri Truman. Dhe ajo rrezolutë, nuk pati asnjë vlerë për Shqipërinë e jugut, për çka Greqia nuk e shfuqzoi “Ligjin e Luftës” edhe pse Qeveria kuisllinge e Rexhep Mitrovicës e kishte shfuqizuar. (Shiqo: Programi i Qeverisë Rexhep Mitrovoca 1943; “Fletorja Zyrtare” nr. 93/43, i botuar në Kosovë më 1997 nga H.B.). E vërteta, respekti ndaj Amerikës nga populli shqiptar kurrë nuk ka qenë i shkëputuar, aq më parë kur atje gjente strehim patrioti dhe shkrimtari Fan Syilian-Noli. Dhe jo vetëm kaq, më 1946 kur e mori fjalën Enver Hoxha në Konferencën e Paqës në Paris, në fillim salla ishte e shprasur. Por kur e filloi polemikën me përfaqsuesin grek, salla u mbush sa që njerëzit rrinin edhe në këmbë. Le të shkojnë ngjarjet ashtu si rrjedh uji. Pra më 1958 Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë dërgoi një ankesë ndaj Jugosllavisë se: “shqiptarëve në jugosllavi po u shkelën të gjitha të drejtat”. Dy vite më vonë (1960)  Shqipëria doli de fakto nga Pakti i Varshavës. Më 1968 Shqipëria doli edhe de jure nga Pakti i Varshavës. Më 1974 Shqipëria e sigurioi ushqimin e popullit pa ndërhyrje nga jashtë. Më 1975 nuk e nënshkroi Marrëveshjën e Helsinkut për mosndryshimin e kufijëve. Në vijim Shqipëria filloi ta REGJENEROI karburantin për raketa, dhe filloi të flasi edhe më fuqishëm për të drejtën e Kosovës në Republikë. Lidhur me këtë, më kujtohet kur në Tiranë më 1977 më parti intervistuar një funksionar shumë i lartë. Më duket se quhej Kadri Hazbiu. Ai filli të pyes: Do ta ngisni Kosovën në Republikë? Unë. Po, me ndihmën e Lindjës apo të Perendimit. Ai: Keni program për këtë. Unë: Po kemi program dhe atë e ka shkruar Adem Demaçi më 1963 ku thuhet: Nuk ka rëndësi a do të na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë”. Ai po ky program për neve është i njohur. Unë e di prandaj, po ju them të vërtetën. Ai: Po kush mendoni se ka mundur të na e sjellë? Unë: Po është një partiote që quhet Bije Vokshi, që për demonstrantët e vkitit 1968 thot hapur ata-ato janë fëmijët e mi”. Ai: e doni ju Amerikën? Unë e duam Amerikën sespe atje demokracia po hapë shtugje të reja për popujtë e shtypur. Ai: Pse shqiptarët në Kosovë janë musliman rreth 98%. Unë: Sepse turku kur erdhi e gjeti një popullsi buzë shpërthimit sespe ishte i detyruar të punojë për feidalin 2 ditë në javë. E Osmanlia kur erdhi proklaoi se duhet punuar 4 ditë në vit. Dhe kur e pyetja një shqiptar në “Dajti” pastaj e don ti socializmin? Mu përgjegj: E dua atë që ma sigurion një patate më tepër. Po kur erdhi në pushtet Pjetër Arbnori pati deklaruar: “Duhet ta shkatrrojmë farën e kuçe të patatës”. E me këtë “logjikë” vandaliste, a nuk u shkatrrua ekonomia edhe në Kosovë? Po. Do të pahguajmë haraç një kohë shumë të gjatë, plus kur t` i shtohen pengesat e ish okupatorit, duhet mirë të mendojmë e të dalim në zgjedhje së pakut nja 80-91% e t` i tregojmë botës civilizuar se demokracinë e kuptojmë fare mirë sepse kemi rini të shkolluar, që nuk është inferiore në asnjë instancë Perendimore.

Letra drejtuar Lindon Xhonsonit për tragjedinë shqiptare në Jugosllavi 

Jo për herë të parë përfaqsuesit e “Lidhjës Kosovare” do t` i shkruajnë Presidentit Lyndon B. Johonson më 26 shkurt 1964. Në letër shoqata e njohton Johonsonin se Shqipëria është coptuar nga Fuqitë evropiane në Konferencën e Londrës më 1913. Në letër theksohet mëtej se tragjedia e Kosovës dhe Çamërisë, e mbi të gjitha politika e shpërnguljës së shqiptarëve nga trojet e veta si pasojë e pazareve greko turke (Konferenca e Llozanës 1923) dhe Jugosllavo turke ( konventa 1933, 1934, 1938 dhe 1953). Së këndejmi si rezultat i politikës së drejtë të SHBA-ve ndaj popujve të robëruar, nuk është e rastit që Kongresi i parë i “Lidhjës Kosovare” u mbajt më 24-25 Nëntor 1973 në Çikago.

Rrezoluta e Senatit SHBA për Kosovën më 1986 

Sipas shënimeve tona politika e jatëme e SHBA merr kurs të ri ndaj çështjës shqiptare në përgjithësi e ndaj Kosovës në veçanti më 1986. Në lidhje me këtë, pas themlimit të LDK-ës në fund të vitit 1989 do të shtrohet çështja strategjike se: Çfar kursi duhet të ndjekin shqiptarët në arenën ndërkombëtare?. Në Mbledhjen e parë më 1991 “Kah duhet rreshtuar shqiptarët”, çështja do të rrumbullaksohet se duhet fokusuar në dy mundësi aleternative: në Gjermaninë dhe Vatikanin. Por në mbledhjen e  dytë do të dominojë qëndrimi se shqiptarët duhet me të gjitha mjetet të kërkojnë mbështetje në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, dhe ashtu ndodhi historia. Së këndejmi, politika dhe lufta e drejtë shqiptare do të gjejë përkrahje sidomos në Vashington, duke u mbështetur në qëndrimin burrëror të Bushit Vjetër me fjalinë historike të: “vijës kuqe”; do të avansohet me qëndrimin e Klintonit me kërkesë që agresioni serbian ndaj shqiptarëve të ndeshkohet duke u bombarduar. Bombardimi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 është i njohur në histori si  aksion “humanitar”! Por, duhet të dihet se lufta e UÇK-ës i dha këtij bombardimi të drejtë që të kërkohet KAPITULLMI i Serbisë në okupimin e mëtejmë të Kosovës, akt ai që u nënshkrua në Kuanovë më 9 qershor 1999. Së këndejmi, nëse Wudro Villson mirret si shpëtimtar i Shqipërisë më 1919, atëherë Bushi i Ri më 2006, mirret në çdo shtëpi shqiptare si kumbar i Republikës Kosovës, ndërsa Bill Klintoni mirret si organizator i Pranverës shqiptare për liri. Këto fakte shqiptaria me BESË nuk i harron.

Me prononcimin e Blinkenit SHBA e mjegulloi miqsinë shqiptaro-amrikane 

Blinken dhe BE kur janë pozicionuar në anën e Serbisë, sigurisht se kanë pasë për bazë një fakt se në anën lindore të Ibrit shtrihen minjerat të cilat i lakmon çdo shtet industrual. Së këndejmi Bashkimi Evropian, vetëm ata që nuk duan të kuptojnë, se Brukseli moti është venë hapur në anën e agresioniot serbian, këto ditë është shumë i aktivizuar. Kjo për faktin se:1. ka bërë investime të konsiderueshme në Serbi, e ato investime duhet të ruhën. 2. Se ka emruar dy përfaqsues që të drejtojnë bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, por që ato shtete prej kah vijnë këta përfaqsues deklarojnë se: 3.Kurrë nuk do ta njohin Kosovën”. Ky fakt flet hapur se janë në anën e Serbisë, që ka të njejtin qëndrim, se Kosovën ëndrron që ta kthejë sërish në koloni.

Tani Kosova është në udhëkryq shumë të rrezikshëm, me këto qëndrime. Aq më parë kur Shqipëria është palsuar në anën e politikës nëntokës që e drejton A. Sorrosi. Edhe më targjiksiht kur Opozita shqiptare në Kosovë është rreshtuar hapur në anën e okupatorit serbian sipas asaj që mendon dhe flet, sespe opozita shqiptare, çdo veprim në Kosovën Veriore e kualifikon si jo të drejtë!

Këtu nuk po dihet se kush po i kualifikon mjegullat për “drejtësi”, por po dihet se kush po favorizon luftë lokale, pale mos po i hapet ndonjë llogari në Nikozo, për të shitë armë dhe fashizmi i Putinit në Ukrainë me mbetë nën hie, ose me u shpërnda tragjedia në vënmendje edhe në anën tjetër të botës, sepse Rusia po ushtron hapur gjenocid në Ukrainë, qe dy vite. Atje, Rusia nuk mundet për ta fituar luftën, por nuk guxon as ta humbë atë. Ndërsa, Serbia e ka humbë luftën në Kosovë, por hapur po KURAJOHET që ta rifillojë dhe t` i jipet e drejta se: “e ka me vend që e mban çështjën e Kosovës në preambullën e Kushtetutës”. E Qeveria e Kosovës këtë politkë e ka të njohur në detale. Prandaj, falë qëndrimit të popullit, popullariteti i saj dhe Albin Kurtit sa vejn e po rritët. Në lidhje me këtë, nëse VV ka fituar në zgjedhjete  fundit paralmentare 52% . Sot, në maj 2023, ajo përqindje po të mbaheshin zgjedhjet, do të ishte 73% në favor të Albin Kurtit. Parndaj, Antoni Blinken si burrshteti shumë ingtelegjent, duhet t` i besoi popullit dhe drejtësisë, duke nënkuptuar se Kosova është shteti më PROAMERIKAN në botë, e jo të shiqojë për t` i barazuar llogaritë shqiptarore serbe, sepse ato si është relaiteti në pushtetin e Beogradit, nuk do të kuptohen drejtë për deri sa Serbia të detyrohet për t` i paguar dëmet e luftës palës shqiptare për dy shekuj rresht. E që të arrihet ky realitet, mendoi se Kosova dhe Serbia të gjejnë gjuhë të përbashkët si fqinjë është naive dhe gati e pamundur tani për tani. Po, nuk jam përkrahës që nuk duhet lëvizur gjërat. Por ato duhet saktësisht me ua zbuluar diagnozat. E pastaj, pasojnë medikamentet ose operacioni ala Bil Klinton, sespse nazifashizmi serbian i nxituar nga “Nëna Rusi” nuk njeh gjuhë tjetër përpos forcën. Unë mendoi se pushteti në SHBA më në fund do ta kuptojë se jemi të lodhur nga nazifashizmi serbian qe dy shekuj pa shkëputje. Shqiptarët e duan Amerikën, e kjo që e them nuk është demagogji, por realitet. Në rregull, mos të na donë askush, por si ka thënë Arkimedi: Mos na i prekni rrathët tanë- mos na i ricpotoni tokat tona!

Shkrimin ia kushtoi Gjyshës sime Qamile Bajranit dhe Akademik prof Dr Fehmi Aganit, që më mësuan me folë drejtë e pa prapavi!

Më 4 qershor 2023 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu