ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Pse Shqiptarët ngelin gjithnjë bajraktarë primitiv, që e reduktojnë kapacitetin e vet si faktor i bashkuar?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Ragip Rugova, politolog, Prishtinë
_____
Duke e njohur nga historia si fatkeqësi të Evropës, sot – para se ta kenë pranuar në union, sot është koha më e përshtatshme, nëse kjo kohë tashmë nuk ka kaluar, që – në përpjekje për ta disciplinuar mirë e mirë, ta shnukin si pulën, duke e mbështetur me të dy shpatullat për tokë. Përpëlitjet e saj dhe kërcënimet e saj se do të shkojë edhe më largë në lindje do të ishin plotsisht të kota sepse lindja thjesht thënë është gjeografikisht shumë largë. Çfarë bëjnë këta, këta e ledhatojnë, e mbështesin, e lavdërojnë dhe si pasojë e fuqizojnë! E kjo u thotë, qijuni: unë nuk i vë sankcione Rusisë, unë nuk pranoj se në vt. ’99 dola humbëse, unë për ditë e më shumë do të lidhem me Kinën, unë dua të jam shumë afër me të gjitha asociacionet ndërkombëtare ekonomike, politike, ushtarake të cilat janë aty për t’i qëndruar karshi botës euro atlantike…
Kjo logjikë anti logjike, kjo shkurtpamësi dhe kjo cektësi e pa imagjinueshme e BE me gjithë këtë toleracë që kan për te, nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe pos si luftë e të mëdhenjve brenda EU për supremaci mbi te, mbi vet EU-n, luftë të cilën Serbia le që e nuhatë por edhe merr impulse mbështetëse nga disa brenda EU-s për t’i eksploatuar këto plasaritje deri në maksimum, luftë kjo që për momentin shkon në favor të atyre që nëpërmes fuqizimit të Serbisë synojnë ta mposhtin ‘bllokun’ kundërshtarë përbrenda EU-s… Si ndryshe të spjegohet rrebelimi i Hungarisë, si mdryshe të spjegogen klithmat rrebeluese që vien nga disa rryma antievropiane në disa shtete të ish bllokut të Varshavës – sot antar në EU (sentimenti pro-rus në rritje e sipër në Sllovaki etj.); si ndryshe të shpjegohet gjithë kjo tolerancë dhe përkëdhelje që i bëhët Serbisë me politika destruktive në fqinjësi të saj… Kjo në thelb dëshmon dobësinë e thellë brenda EU-s e cila esencialisht nuk është mirëfilli e konsoliduar as e përcaktuar se kah dëshiron, cili është drejtimi strategjik i saj… Të EU-s e cila nuk është plotsisht e sigurtë se mundet dhe duhet të mundet pa Rusinë, pa një Rusi që synon të madhërohet duke shtrirë ndikimet e saj malicioze mbi te. Një EU-s që, sado – paradoksalisht, varet nga ambrella e sigurësë Amerikane, thellë në ndërdije ia ka frikën po të njejtës Amerikë!!! Sikur kjo EU nuk është plotsisht e sigurtë, sikur ia ka drojen aleatit jetik të saj – SHBA-s, e cila dorën në zemër në dy dekadat e fundit ka shpërfaqur dobësi të konsiderueshme, më pak në atë që do ta quanim fuqi konvencionale të saj dhe shumë më shumë në fuqi morale të saj si lidere e besueshme e botës së lirë! Sepse edhe ajo vet, madje brenda përbrenda saj, filloi të dridhej keq! Në skenë kemi gjithnjë e më shumë një Amerike Laramane, ndërkaq “adoleshenca” politike Evropiane kursesi të “burrërohet” me shtim të vetëbesimit, dhe si e tillë në kërkim të vazhdueshëm të alternativave duke koketuar me dreqin e të birin për strategji dalëse në rast të shpërthimit të madh Amerikano-Aziatik (rusë dhe kinez). Serbia, si dhelpër e vjetër, pezullon mbi këtë gjendje, duke marrë guximin t’ua tregojë gishtin e mesëm e bindur se kjo do jet më fitimsjellëse për te…
Në gjithë këtë pshtjellim, shqiptarët, ngelin ata që gjithmonë ishin: bajraktarë primitiv që, në mbrojtje të interesave të fragmentarizuara e reduktojnë kapacitetin e vet e të qenit faktor si të bashkuar, reduktim ky që është për keqardhje të thellë të përkufizohet se deri në ç’stad mund të shkojë në tkurrje e sipër.
___
English below!
___
Knowing her from history as a menace of Europe, today – before they have accepted her into the EU, today is the most suitable time, if this time has not already passed, to discipline her properly, by plucking her like a chicken and bringing her down with both shoulders against the ground. Her rambling and threats to go even further to the east would be completely pointless because the east is simply too far away geographically. And what do they do instead, they caress her and support her, they praise her and by doing so they empower her! In response to this she tells them: Listen, I’m not gonna apply any sanctions on Russia, I don’t accept the loss of armored conflict with NATO in year ’99, I’m gonna get closer to China every day and on, I’m gonna get closer to all economic, political, military and every international association, which are there to oppose the Euro-Atlantic world.
This weird thinking of the EU, this short-sightedness, and this unimaginable shallowness of theirs towards Serbia cannot be explained in any other way but as a struggle for supremacy within the EU itself, a struggle which Serbia not only sniffs but it also receives supporting impulses from some within the EU to exploit these cracks to the maximum, a struggle that at the moment goes in favor of those who, through the strengthening of Serbia, aim to strengthen the opposing ‘block’ within the EU… How else to explain Hungary’s rebellion, the rebellious cries coming from some anti-European movements in some states of the former Warsaw bloc – nowadays the EU members (pro-Russian populist movement in Slovakia, and alike); how else to explain all the tolerance and pampering of the EU to Serbia with all of the destructiveness of theirs against neighboring countries… This basically proves the deep cracks within the EU, which is essentially neither consolidated nor defined enough in what its strategic direction is… Of the EU, which is not completely sure that it can and should sustain on its own and without Russia, the very same Russia which aims to become aggrandized by extending its malicious influence over the EU as well. Over the EU that, however paradoxically, depends on the American security umbrella, deep in its consciousness is afraid of the same America!!! As if this EU is not completely safe, as if it is afraid of its vital ally – the USA, which – as a matter of fact, in the last two decades has shown considerable frailty, less in what they call a conventional power, more in its moral power as a credible leader of the free world! Because even the states itself began to shake badly! While on the scene we have more and more of an inconsistent America, and the European political “adolescence” is getting too late to perform “manly” showing a continuous lack of self-confidence, and – as such, in search of alternatives flirting with the devil and its son in an attempt to figure out an exit strategy in case of a big American-Asian (Russian and Chinese) bang. Serbia, like an old fox, hoovers on and over this context, daring to show them all the middle finger, convinced that this will be more profitable for her…
In all this bewilderment, the Albanians remain what they always were: primitive patriots who, in defense of fragmented interests, reduce their capacity to be a factor as a unified force, a reduction that I am ashamed to define to what extent I may go to.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu