Isni Kilaj me Hashim Thaçin te Ahmet Rrahmani në Bubël, ”me punë”, për pajtim e falje të
rrehëve e plagëve.
Sinan Kastrati, Suedi
Dikur, moti thuhej ”u bât hor”, ”u bât gaz”, ”u bât për gazetë”.
Sot njerëzit krenohen me ata që thirren nga specialja dhe ata që shkojnë në Hagë, plus ia shtojnë edhe një bisht ”Liria ka emër” dhe po e ”mbrojnë UÇK-në” ose ”UÇK-ja” na mrojti, përrala.
Isni, më vjen keq prej teje që edhe ti u bëre me t`kajt Stamolli. Ganja, ka qef me dalë n`gazetë.
Këtë dëshirë e ka pasur edhe Hashimi dhe dëshira iu plotësua madje pagoi edhe njerës e personalitete politike të shkruajnë 1 libër. Ai tash e ngrehi kamen zhagë dhe don me i marr me rend të gjithë ish kryetarët e PDK-së dhe kryetarët e Komunave të Kosovës, nga radhët e PDK-së.
Nuk është e lehtë të shkruajsh e ta kujtosh një ish nxënës për kohën koh ishte fëmi e ri, që nganta pas topit të shkyer, me tesha të leckosura e opinga Piroti.
Nuk e kam të vështirë ta gjej aty ku ulej Isniu i vogël, 15 vjeçar me Hilmi Paçarizin, me të cilin shoqërohej kudo. Isniu dhe Ilmiu `) apo Hilmiu uleshin bashkë në bankë, në klasën e tetë, kur unë fillova të punoj si mësues Gjuh e Letërsie.
Për mua si ish mësues shkolle ku ishte nxënës Isniu, si nxënës i klasës së tetë (VIII-të)nuk ishte e lehtë të shkruaj. Mësues i gjuhës shqipe i Isniut, ishte Isak Kastrati, një ish normalist, kusheri i imi që punonte si mësues ”gjuhe” me Isniun. Unë shkoja në klasën e Isniut, të Ilmiut e … Florimit, djalit të këngëtarit me nam, Feriz Ramadan Krasniqit vetëm kur ushtroja me nxënës të zgjedhur për ndonjë orë letrare, iu flisja për ndonjë ngjarje të madhe kombëtare, siq ishte 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) apo për ndonjë skeq, recitim a dramë, bashkë me Ismet Ali Bytyqin, ish shoku i studimeve dhe kolegu im i punës, tash i ndjerë.
Isniu ishte i urtë, i sjellshëm dhe nuk mban mend kush, asnjë mësues ndonjë fjalë a sjellje të keqe të Isniut. Si nxënës ishte i pa të meta, shte i përkryer.
Nuk do të besoja se Isniu do të bëhej politikan e aq më pakë ”komandant” pa ushtarë e pa asnjë betejë.
Karierën politike mirren vetëm ”karieristët”, shumica e vazhdojnë vetëm njerëzit që nuk kanë suksese në profesionet e tjera. Nuk e di a ishte i tillë Isniu pas shkollimit fillor, në shkollimin e mesëm dhe univerzitar.
Isniu hyri, mjerishte e them dhe arriti majat si kryetar i PDK-së e më vonë edhe si kryetar i komune në Malishevë, dy mandate.
Isniun nuk besoj që e kam takua ndonjëherë e as nuk kam folur, aq më pakë kur ai ishte kryetar komune.
Në një nga shkrimet e mia, Isniun e kam qortua, bashkë me shokët e Isniut, Gani Selman Krasnqiqin, edhe ky ish kryetar i kom. në Malishevë, dy mandate e ish shok klase në gjimnaz me mua, Fatmir Limajn, ish ”Komandant Çelikun” dhe ish nxënësin tjetër timin, vendasin e Isniut, Gani Gjemë Paqarizin i njohur si «”Komandant Rrezikun”, i varrë në një fshat afër Rahovecit.
Por sot, më 3 nëntor (2023), çuditërisht qëlloi në datën kur 580 vjet më parë Gjergj Kastrioti (ri)kthehet në atdhe, Isniu shkon në Hagë si dëshmitar.
Për lexuesit që nuk iu kujtohen, në Hagë gjinden edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim që nga fillimi i nëntorit 2000 e të tjerë të ashtuquajtur ish udhëhehqës të UÇK-së dhe ish kryetar të Kuvendit, të Qeverisë dhe ish ministra të Kosovës, të cilët e vodhën, e stërvodhën dhe e rjepën Kosovën.
E tash, a është krahasimi i qëlluar i Isniut dhe ish ”çlirimtarët” Hashim Thaçi, Rexhep Selim me Skënderbeun që këthehet në atdhe e At Gjergj Fishta do ti këndonte kështu?
“Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá tokën e Shqypnís
Për me mbajtë klysht e Rusís?
Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m’ kto brigje
Për tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?”
(At Gjergj Fishta – Lahuta e Malsisë ndërsa, unë e mora nga një opinion i shkruar nga i ndershmi Frank Shkreli))
Krahasimi është i kundërt përderisa Skënderbu këthehet në atdhe për ta përzënë pushtuesin osman turk, këta dyshohet me të drejtë dhe akuzohen për krime lufte.
Po Isni Kilaj, për çka dyshohet?
Isni Kilaj dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë.
A është kjo e vërtetë apo është vetëm dyshim?
Ato që dihet, sëpakut flitët kështu, Isniu si ish kryetar i PDK-së dhe kryetar i Kuv. Kom. të Malishevës ka pasur ndikim dhe (autoritet, si politkan) në rrethin ku jetonte, në Malishevë dhe fshatin Lubizhdë, fshatin e lindjes, në Turjakë, Bubël e Damanek.
Isniu ishte «mashë» (?), dorë e zgjatur e shefit, Hashim Thaçit.
Isniu i tubonte ish viktimat që Hashim Thaçi i kishte burgosur e maltretuar fizikisht, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre në qendrat e paraburgimit, më butë “Qendrat e Ndalimit”.
Disa nga ish viktimat e Hashim Thaçit, më vonë publikishte do rrejnë haptaz se gjoja nuk e din kush i ka arrestua në Dragobil. E vërteta është Hashimi i njohur si “Gjarpri” i ka rrahur viktimat, të lidhur dhe me thas najloni në krye.
Pastaj, pas “çlirimi”, kur Hashimi u bë edhe “President” nëpermes Isni Kilajt ka shkua në Bubël te Ahmet Rrahani, bashkë me Isniun dhe kanë pirë e kanë hëngër derisa kanë gagësua me C. D. e J. K.
- D. ishte edhe i ftuar special kur Hashimi zgjidhet ”president” nga mbështetjen e parezezervë të Isa Mustafës dhe deputeëteve të LD-së në Kuvendin e Kosovës e krejt afër, turma të mëdhe njerëzish protestonin kundër zgjedhjes së Hashimit. Kjo ngjante me ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 (Lexo linkun më pshtë: “Opozita në Kosovë ngre çadra para qeverisë, kundër Thaçit President“)
Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, partitë opozitare në Kosovë kanë nisur një tjetër mënyrë proteste përpara qeverisë së Kosovës, ku në qendër të Prishtinës kanë ngritur disa çadra të cilat do të shërbejnë për protestuesit të cilët janë kundër zgjedhjes president të Hashim Thaçit. (lexo linkun “Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës mes molotovit e protestave“)
Një tjetër habi, për mos me thënë çudi është se sot qenka tre vjetori i arrestimit të Jakup Krasniqit.
Jakupin e paska kujtua Bardhyl Mahmuti, që edhe ai ishte ish dëshmitar në Hagë.
Bardhyl dilingjia jo, dëshmitar por ky duhët të shkoj në Hagë si i akuzuar.
Bardhul dilingjia e paska vajtua Jakupin me këto fjalë “Është domosdoshmëri e kohës t’i lëmë inatet personale, që ja kanë zënë frymën skenës politike, dhe të mobilizojmë të gjitha energjitë tona kombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie!” (B. M.)
Edhe Ganja, që është rritur në “Odat e Drenicës”, e don ta “zëvendësoj” Shote Azem Galicën paska llomotit se Kosoova paska nevojë urgjente, më shumë se kurrrë për PDK-në.
Gane, PDK-ja është e keqja më e madhe e Kosovës, ndërsa ti kullote se po të shkon që mënyra se si flet do të kishin lakmi edhe deputetet e Parlamentit E, Vërtetë je për lakmi he lumja Drenica që t`ka e lumja ako skemli e Kuvnd. të Kosovës ku ulesh ti.
Ato që kishte thënë djali i Isniu dhe kusheriri im, Ekrem Kastrati, kryetari I Malishevës, thuehen vetëm për një të vdekur, nekrolog.
Isni, edhe mua më vjen keq, jo pse ke shkua në Hagë por pse nuk ke folur drejtë e nuk punua mirë. Ke përkrahur të keqen e ke punua vetëm për gjep tëndin.
Ish shokët e mi të gjeneratës, tre ish kryetarët e komunës, Jakupi (nuk është i korruptuar, si kryetar), Ganiu, dhe Begaj dhe dy ish nxënësit: Gani Paqarizi, “Rreziku” e Isni Kilaj, u ngritën. Njëri me patllake e tjera urtësi mashtrimi. Nuk e paskan mbajt mend shprehjen latine “Historia magistra vitae est” (Historia është mësuesja e jetës).
Ganiu është vrarë, jo në fushë të mejdanit por në mënyrën më të turpshme si ”komandant” e Isniu, do të mbahet në mend si nxënës i mirë e politkan i keq.
Më fal Isni por mos harro se ti, shokët ”e luftës”, ”Komandant Çelikut” i thoje ”Komandant pamuki (Komandant leshi)”.
Por ti ishe më paqësor se Fatmiri, ndoshta pse ke qenë edhe kryetar i LDK-së. Ndoshta.
Isni Kilaj, Fatmir Lima, Sami Lushtaku, në Broj i bashkon mishi e rakia
Isni, nuk e thuash të vërtetën edhe ti do të bëhesh hisenik i të keqes.
Isni, qe me çka i rëndon aktakua ata që ti ke ndërhy dhe kjo është e vërtetë, nëse guxon ta thuash:
GJASHTË AKUZA PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT
Përndjekje (Pika 1)
Burgosje (Pika 2)
Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4)
Torturë (Pika 6)
Vrasje e paligjshme (Pika 8)
Zhdukje me forcë e personave (Pika 10)
KATËR AKUZA PËR KRIME LUFTE
Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3)
Trajtim mizor (Pika 5)
Torturë (Pika 7)
Vrasje e paligjshme (Pika 9)
“Sot bëhen tri vjet nga dita kur padrejtësisht u arrestua nga Specialja Jakup Krasniqi“
“Politologu Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në “Facebook” se sot bëhen tri vjet nga dita kur padrejtësisht u arrestua Jakup Krasniqi.
“Është domosdoshmëri e kohës t’i lëmë inatet personale, që ja kanë zënë frymën skenës politike, dhe të mobilizojmë të gjitha energjitë tona kombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.”
“580 vjet më parë: Më 3 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në atdhe” November 3, 2023
Cen Desku, në rendin e dytë, me telefon ne dorë (e vesh) kur Hashimi zgjidhet president
“Musliu: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për PDK-në“, Gazeta Express
03/11/2023 23:56
https://www.gazetaexpress.com/musliu-kosova-me-shume-se-kurre-ka-nevoje-per-pdk-ne/
“Kush ishte Ftyra, Gjarpri, Korbi, Gjermani- njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës”
A do të vazhdojnë dhe kur do të ndalen arrestimet e bastisjet e “çlirimtarëve?
Për çka dyshohet Isna Kilaj, ish kryetai i PDK-së dhe Kryatari i Komunës së Malishevës?
Isniu, sipas Sedat Sahitaj, ”Isni Kilaj dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë”.
“Përveç shtëpisë, Specialja bastis edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë”
“Specialja arreston Isni Kilajn”
https://www.epokaere.com/specialja-arreston-isni-kilajn/
“EULEX-i arreston Isni Kilajn, Kastrati: Specialja ta ndal përndjekjen e çlirimtarëve”
“Djali i Isni Kilajt: Babai u arrestua pak para orës 24:00”
https://www.gazetaexpress.com/djali-i-isni-kilajt-babai-u-arrestua-pak-para-ores-2400/
Ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Lajmi është konfirmuar për Gazeta Metro nga djali i Isniut, Blendi Kilaj.
“Specialja arreston Isni Kilajn”
MË: 3 NËNTOR 2023 NË ORA: 09:26 PËRDITËSUAR NË ORA: 10:21 MË 03.11.2023
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2076922/specialja-arreston-isni-kilajn/
03.11.2023 – 10:17
”Isni Kilaj po mbahet në bazën e EULEX-it në Fushë-Kosovë, dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë”
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar mbrëmë nga EULEX-i, por që i njëjti akoma nuk ka udhëtuar për në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar familjari i Isniut, Sedat Sahitaj, i cili tha se ish-kryetari po dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë.
“Akoma nuk ka shkuar për në Hagë, është në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë. Ndërhyrje në dëshmitarë apo në pengim të drejtësisë”, tha Sedat Sahitaj.
03.11.2023 – 10:04
Reagon komuna e Malishevës pas arrestimit të Isni Kilajt
Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.
“Nisma i reagon Kilajt: Je shumë i vogël me fol për Fatmir Limajn“, 09/12/2016 15:47
https://lajmi.net/nisma-reagon-kilajt-je-shume-vogel-fol-per-fatmir-limajn/
”Isni Kilaj: Fatmir Limaj politikani më i korruptuar në Kosovë”, 09/12/2016 | 13:55
https://gazetametro.net/isni-kilaj-fatmir-limaj-politikani-me-i-korruptuar-ne-kosove/
“28 Nëntori i bëri bashkë në Burojë Limajn, Lushtakun, Grabovcin, Kilajn…”
https://www.epokaere.com/28-nentori-i-beri-bashke-ne-buroje-limajn-lushtakun-grabovcin-kilajn/
“Opozita në Kosovë ngre çadra para qeverisë, kundër Thaçit President“
Protestat masive të popullatës shqiptare, më 28 mars 1989 kur ndryshohet dhunshëm Kushtetuta e Kosovës (1974)
“Hashim Thaçi zgjidhet President i Kosovës mes molotovit e protestave“
26 Shkurt, 2016 19:46
https://www.balkanweb.com/hashim-thaci-zgjidhet-president-i-kosoves-mes-molotovit-e-protestave/
“Më 28 mars 1989, në Kosovë shpërthyen protestat e mëdha kundër represionit të Serbisë“, 28 MARS, 2020 – 9:27 AM
Me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kur zgjidhet Hashim Thaçi president (sikurse më 28 mars 1989, kur Kosovës i mirret me dhunë Kushtetuta)
“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/
Isni Kilaj për Fatmir Limajn: “komandant pambukin”. Ai doli fitues sepse Ju (H. Th.) nuk lejuat z. Thaçi të i thuhet e vërteta, ai u bë “heroi im”! Limaj vjen nga vendlindja ime dhe njihemi nga qytetarët e Malishevës! Ai u “rrit” në zyret tuaja dhe jo në Malishevë. Unë bashkë me bashkëpartiakët e mi kemi bërë fushatë në zgjedhjet e kaluara pasi ai ishte i deleguari i PDK-së, por unë nuk isha servil i tij dhe të dirigjohesha nga ai, sepse unë luftoj për parime dhe jo për teke dhe karriera të individëve si ato të Limajt. Përfitimet e Limajt dhe të Krasniqit qoftë politike, karriere apo materiale i njeh populli i Kosovës. Ata është dashur të largohen nga PDK-ja edhe pa dëshirën e tyre për dëmet që i kanë shkaktuar asaj dhe popullit…” do të shprehet Isni Kilaj për Fatmir Limajn gjatë fushatës së fundit elektorale për kryetar të komunës së Malishevës” ( ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998, se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”)
”Serbët vrasin e ”UÇK-ja” flasin”, i shkruante Mero Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998!”
Foto nga protestat në Prishtinë kur Hashim Thaçi zgjidhet president
Në fund do të dëshiroja të dije: Kush do ti paguaj avokatët e Isniut dhe të tjerëve, mos e b â ft Zoti nëse shkojnë të gjithë të dyshuarit nga PDK-ja, AAK-ja dhe ”Nisma” e vogël në Hagë?
-Jo, jo nuk ka vend Haga për 1.8 milion banorët e Kosovës.
Për ata, që vodhën e (dyshohet) e vranë, sot taksapagusit shqiptar të Kosovës paguajnë miliona për avokatë, për udhtimet e familjarëve, për fjetjen në hotelet e Hagës, me gratë e tyre.
Isni, a për këta iu ke bërë rixha e ke bërë preion që dëshmitarët të mos dëshmojnë- a?
Për 2 (dhe me shkronja ”2”) ia ke arritur qëllimin.
Për këte, marre të koft se ata kanë keqtrajtua shqiptarë se ushtrisë e policisë serbe as që kanë guxua me iu afrua.
Isni, mos harro se ti dhe shokët tuaj, nuk keni luftua, nuk e keni çlirua Kosovën. Por ti ke qenë dhe je bira e mr â m e bistit të kavallit por, me eshtart që s`ka mundur me i hânger Hashimi dhe troshat, ti je bërë KULAK.
Malmö, 3 e 4 nëntor 2023