ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Pse u sulmua Kosova?

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca. Gjermani

Rusisë i duhej një luftë tjetër për ta zhvendosur vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Këtë e dinë të gjithë dhe u përmend shpesh. Atë dhuratë ia kishte planifikuar Serbia dhe të parin që takoi Vuçiqi pas mposhtjes së terroristëve, ishte ambasadori rus.   

Ditë zija për paramilitarët tregoi se shteti serb qëndronte pas tyre. Askund në botë nuk shpallet ditë pikëllimi për eliminimi i kriminelëve të armatosur. Edhe deklarata e Ristuccia-së se kishte qenë vazhdimisht në kontakt me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe,dëshmon për koordinim të sulmuesve me qeverinë e Serbisë. (https://zeri.info/aktuale/508874/ristuccia-kfor-i-pengoi-qe-situata-ne-banjske-te-eskaloje-edhe-me-shume/)  

Rusia dështoi tani për tani në Kosovë dhe i futi zjarrin me sukses Izraelit. Në fakt Rusia sulmoi Perëndimin në Kosovë dhe tani në Izrael. Ashtu si po i masakron për vete çeçenët, tani e tutje do ta bëjë me palestinezët.  

Lista Serbesi parti politike kishte themeluar ushtrinë e vet. Daçiq, si Ministër i Jashtëm dhe Aleksandar Vuçiq, si kryetar, grupin terrorist e krahasojnë me UÇK-në, prandaj Vuçiq deklaroi te CNN:  

Njerëzit kanë dashur të mbrohen. Nuk mund të keni qasje të ndryshme në vitin 1998, 1999 dhe 2003.” Domethënë, meqenëse UÇK ishte çlirimtare, nuk mund ta vlerësoni ndryshe vetëmbrojtjen serbe, që po mbrohet nga terrori i Kurtit.  

Për të ardhur deri te 24 shtatori u deshën shumë parapërgatitje: përmirësimi i imazhit të Vuçiqit në Perëndim, të cilin e ka ndihmuar tepër shumë edhe Edi Rama. Nga viti 2021 e ka ndihmuar shumë edhe Gabriel Escobar-i Në vitin 2022 iu shtua atyre dyve edheChristofer Hill, ambasador amerikan në Beograd. Dy vitet e fundit Vuçiqi po vizatohej nga perëndimorët si një engjëll i pa të keq; i pafajshëm dhe i butë. Viktimë! Ndoshta edhe po e trajtonin me dashuri si një fëmijë trazovaç, lazdrak.  

Për të ardhur deri te mundësia për ta aneksuar veriun e Kosovës, rrufeshëm, duhej dorëheqja e  policisë për të mos luftuar serbet në mes vete; duhej armatimi, duhej rekrutimi i njerëzve. Qeverisë serbe në anën tjetër gjithnjë e më shumë po i mbushej mendja se Perëndimi do ta kishte lejuar pushtimin e veriut.   

Ecoabr, Hill, Lajçak e Borrel e lavdëronin Vuçiqin edhe kur e pranonte marrëveshje pa nënshkrim në Bruksel, edhe kur e mohonte në Beograd. Edhe kur Kurti e pranonte zbatimin, edhe kur Vuçiqi deklaronte se katër pika janë në kundërshtim me Kushtetutën serbe dhe se nuk mund t’i zbatojë, megjithatë, Borrel do të deklarojë se kemi marrëveshje, marrëveshje që nuk obligon njeri dhe që Vuçiq, nuk e firmos! Apo më saktë, marrëveshje që obligonte vetëm Kosovën.  

Më 22.09.23 sulmin terrorist Vuçiq e paralajmëroi në OKB. E rikujtoi kryeministrja Bërnabiq në një intervistë te TV Hapy më 24.09.23 duke thënë, citat:„Vuçiq paralajmëroi se një konflikt i armatosur në veri të Kosovës është i sigurt“   https://www.danas.rs/vesti/politika/ana-brnabic-vucic-upozorio-da-je-oruzani-sukob-na-severu-kosova-izvestan/  

(Tash paralajmëroi kolona refugjatësh që ikin nga Kosova, domethënë së shpejti do të organizojë dyndje të mëdha! Është duke i përgatitur.)  

Para kryengritjes u provua revolta për targa, u provua bllokimi i rrugëve për diku tri javë, çfarë  më Perëndim nuk lejohet as gjysmë ditë, sepse shteti duhet të garantojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, pastaj u testua reagimi i Perëndimit me kidnapimin e policëve kosovarë, pastaj me mobilizimin e ushtrisë serbe, pastaj pajtimi për ta larguar atë armatë famëkeqe dhe komplimentet nga Perëndimi për tërheqjen, por dhe për sjelljen konstruktive të Vuçiqit. E gënjeu edhe Blinken, edhe te CNN tha se nuk ka më shumë ushtarë në kufi, por më pak. Të nesërmen tha se ushtria po tërhiqet, çfarë konfirmoi edhe Christopher Hill.  

Gazetat perëndimore nisën t’i quajnë diplomatët europianë  “idiotë të dobishëm” për Vuçiqin. Ne e dinim atë me vite, por jo Rama, jo Escobar, Hill, Borrel e Lajçak. Ose, ata e shihnin, por me e lehtë ishte shtypja e të voglit, e më të dobëtit, sesa e një ‘hamasi’ serb të armatosur, i cili ka Rusinë pas. Ose, ishin të bindur se ekstremisti serb mund të risocializohet, riedukohet, çfashizihohet dhe demokratizohet me komplimente, me investime në Serbi dhe me përkrahje të parezervë.  

Dështimi 

Paramilitarët serb po largoheshin si minjtë drejt vrimës, madje duke nxituar, duke e lënë në rrugë edhe shokun e plagosur. Miti për trimërinë serbe është thjeshtë përrallë, sepse ata gjithmonë kanë shkaktuar gjenocide barbare me njerëz duarthatë: ata vrisnin dhe masakronin gra, fëmijë, pleq e plaka, popujt më të vegjël rreth vetes. Kështu kanë vepruar kudo edhe rusët, ashtu veprojnë edhe serbet. Që nga themelimi i atij shteti terrorist, hegjemonia e tjj është mbështetur nga Rusia, pastaj një kohë të gjatë është duruar edhe nga Perëndimi. Nuk kanë trimëri as i pari, as i dyti, vetë nuk kanë ngadhënjyer kurrë kundër një shteti të fortë, por vetëm kundër popujve të vegjë: me masakra, dëbime dhe krime barbare. Nuk di a ka familje shqiptare në ish-Jugosllavi që nuk ka njeri në familje të vrarë apo të burgosur nga Serbia. Në familjen tonë nga nëna dhe babai, shtatë në Luftën e Dytë Botërore dhe me dhjetëra të ndjekur politikisht pas viteve tetëdhjeta, që sot gjenden në Perëndim. 

Rrëfimi i shqiptarit të burgosur në Nish 

Nipi im më tregoi këtë ngjarje në burgun e Nishit, të cilën e ka përjetuar dhe treguar vjehrri i tij.  Biseda është zhvilluar në burg, ku ai ka qenë i dënuar për nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar! 

  • Kush janë më patriotë, serbet apo shqiptarët?,- e kishte pyetur ai. 
  • Natyrisht ne shqiptarët!,- ishte përgjigjur ai shkurt. 
  • A je ti në gjendje t’ia presësh kokën fëmijës tënd?,- kishte pyetur i burgosuri serb. 
  • Jo fëmijës tim, ishte përgjigjur shqiptari, por asnjë fëmije, as fëmijës serb nuk mund kurrë t’ia presë kokën. Ai nuk ka asnjë faj…, – kishte shtuar ai në fund. 
  • E sheh?! Ne jemi më atdhetar se ju!!!                                                                            
  • Pse?,- kishte pyetur shqiptari i habitur. 
  • Sepse unë jam në gjendje t’ia presë kokën fëmijës tim dhe kokën e tij ta hedh para derës tënde, pastaj të thërras poliicinë dhe ti them se ia ke prerë ti. Më kupton tani?,- kishte pyetur ai shqiptarin e shtangur, dhe kishte shtuar: 
  • Natyrisht, nëse kjo ndihmon dhe i nevojitet shtetin serb, shtetit tim… 

 Juristja Sofija Mandiq nga Qendra për Hulumtime Gjyqësore në një intervistë te N1, nga minuta 19:00 – 19:32 citon një mendim të Vuçiqit nga vitit 1988 dhe habitet, si mendonte ai për fëmijën e tij njëvjeçar:  

 Unë jam jurist, por edhe ushtar: kam një djalë një vjeç. Nuk e di a do të bëhet jurist apo ekonomist, por jam i sigurt, për këtë po e përgatis, kur të duhet, ai do të bëhet ushtar.https://www.youtube.com/watch?v=_6ugCmA19tY 

Ju kujtohet kur gjendja ishte shumë e tensionuar dhe kur ai dërgoi atë djalë me një fanellë për të provokuar në Kosovë? Kjo ishte me 28.06.2023. Ai e pat dërguar djalin për ta sakrifikuar për pushtet të vetin dhe për shtetin serb. Një prind normal nuk e dërgon djalin në atë gjendje aty ku ka vrarë 13.500 veta, prej tyre mbi njëmijë fëmijë dhe ku kishte dëbuar mbi 50% të popullsisë. Çfarë tha Vuçiqi për atë shkuarje:Danilo im është më trim se Kurti, makina e tij u kontrollua tre herë!https://nova.rs/vesti/politika/vucic-o-sinu-danilu-na-kosovu/ 

Trimëria serbe, që rrëfehet si propagandë për shantazh, u dëshmua gjersa po i ngjiteshin kodrës terroristët: pa armatim! Para një force reale, nuk i ndihmon as shlivovica, e as droga, por ata ikin si qentë e vegjël duke lënë krejt armatimin pas. Ajo bandë u zbulua para se të armatoste edhe rekrutët tjerë të “Listës Serbe” dhe para se ta ndante Veriun praktikisht, prandaj krye-terroristi Rajdojçiq tha: 

Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës,…”  

Aksidentalisht!” Pse ?Sepse u zbuluan para kohe, prandaj.Domethënë ata duhej të armatosnin rekrutët tjerë, duhej të vinte krejt kryesia e Listës Serbe, që quhet Lista Sërpska”, që do të krijojë Republikën Sërpska, dhe që ndoshta të nesërmen do të vrisnin policë të Kosovës, jo të dielën dhe në një barrikadë, kryesia e partisë do të lexonte komunikatat dhe kërkesat, të shkruar në Beograd, nga Qeveria e Serbisë. Vuçiqi do të dilte pastaj për të arsyetuar revoltën popullore dhe vetëmbrojtjen. Do të thoshte se e kam thënë shumë herë, por Kurti nuk kuptonte. Arsyeja pse u shfaq 17 orë pasi u mor vesh lajmi, tregon krejt kaosin, gazepin dhe dramën në Qeverinë e Vuçiqit.

Ditë zie në fakt nuk ishte për të vrarët, por për humbjen e madhe, që pësoi Serbia me 24 shtator dhe që ishte fitorja më e madhe e shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. 

Edi Rama 

Siç e dini, ditën e humbjes dramatike të Serbisë, Vuçiqi e dëshiroi një fitore. Ai kërkoi që veriu të vihet nën kontroll të KFOR. Atë fitore ia dëshiroi edhe Edi Rama. U linjëzua menjëherë me të. Mos më keqkuptoni, nuk dua të them se Edi Rama është tradhtar. Unë nuk kam njohuri të tilla, por bazohem vetëm në fakte, që mund të dëshmohen. 

Proletari Rama, që refuzon identitetin, urren patriotët, që çliruan Shqipërinë nga fashizmi gjerman e italian, kurse Kosovën nga fashizmi i Akademisë Serbe/. Ai urren patriotët, por adhuron ultra nacionalistin serb. Katër vite pas nismës së Ballkanit të Hapur”, kuptoi pse pse të gjithë liderët e partive politike në Kosovë e refuzonin atë ngrehin pro-serbe dhe pse nuk pajtoheshin me kontributine Ramës, i cili luftonte më me sukses kundër sanksioneve ndaj Serbisë, sesa ministri i jashtëm serb.  

Pas katër viteve ky Edi Ramë do të kuptojë se Policia e Kosovës nuk po terrorizon serbet në veri, se nuk duhet të largohet nga veriu, por se ka nevojë për mbështetje. Sikur policia të kishte dështuar, sikur policia të kishte terrorizuar popat serb, pelegrinët dhe qytetarët, atëherë kërkesa e tij do tishte e drejtë. 

Çdo kërkesë e Ramës, që bëhet pa u konsultuar me liderët e Kosovës, është kërkesë poshtëruese, kërkesë tutori, jomiqësore. Mirëpo Baton Haxhiu thotë se Rama ka një vizion. Ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt pat thënë, “kush ka vizione, le të shkojë te mjeku”.Rama, që nuk bën dallimin elementar mes nacionalizmit dhe patriotizmit, ka vizione, por jo ide, që mund të zbatohen, prandaj pas katër viteve kuptoi se nuk mund të themelohet një “Ballkan i Hapur”  me një shtet që dy a tri herë në vitit përgatitet për pushtimin e Kosovës dhe mobilizonte armatën. 

Rama nuk e ka kuptuar kurrë nacionalizmin serb dhe i ka munguar gjithmonë edhe empatia ndaj shqiptarëve jashtë, prandaj ftonte edhe Bregoviçin, prandaj në Serbi citonte edhe Ivo Andriqin, i cili pat hartuar një program për shpërnguljen kolektive të shqiptarëve të Jugosllavisë  në Turqi, prandaj i ka vendosur Kosovës sanksione, por jo Serbisë. Ky ndihmoi edhe BE-në me sanksione. Ky njeri, Serbinë e imagjinon si Jugosllavinë e Titos dhe veten si i magjepsur nga ajo liri e vetëqeverisjes. Ky nuk njeh Serbinë aspak dhe e ngatërron me Jugosllavinë e kroatit. 

Ne jashtë kufirit kemi mësuar tërë jetën ta duam Shqipërinë, siç duket Rama ka ëndërruar Jugosllavinë, por si nuk njeh dallimin me nacionalizmit dhe patriotizmit, ai nuk e kupton as dallimin mes Jugosllavisë së Titos dhe Serbisë së Millosheviqit, respektivisht të Vuçiqit. Megjithatë, edhe pse ai shpërfill qëllimisht spastrimin etnik në Luginë, nuk mund të them se Edi Rama është tradhtar, por se distancimi nga identiteti i shtetit që drejton, me vizionin e tij, mund ta dëmtojë kombin shqiptar.  

Ashtu si nuk është normale Kosova të mbështesë Greqinë në një “konflikt” eventual me Shqipërinë, nuk është normale as Shqipëria të mbështesë Serbinë. Jo këtë Serbi të sotshme. 

Edi Rama ndihet i detyruar ta ndihmojë Vuçiqin, e bën vazhdimisht. Nuk e ka fqinje, nuk ka asnjë arsye të mos sillet me Serbinë së paku si ndaj Bullgarisë. Kërkesa e tij për largimin e Policisë së Kosovës  ishte kriminalizim i saj pa shkaktuar asnjë krim, apo thua se ajo kishte nisur luftën, e jo që e kishte parandaluar atë. Në vend se ta uronte për suksesin, ai dëshironte largimin e saj nga veriu. 

Dhe, dyert e dritaret për sanksione kundër Kosovës i hapi hiç më pak se „kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit, siç e quajti gazetari i së së famshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.Idenë e Rames për Konferencë ndërkombëtare e quan gazetari serb Bosko Jakshiq fisnike”, por të hershme. 

Rama as për konferencën, as për largimin e policisë së Kosovës nuk pyet liderët politikë, as të Qeverisë, as presidencën, as opozitën, por ai shfaqet si tutorë i Kosovës dhe jep propozime, thua se nuk ka punë si kryeministër i Shqipërisë dhe tërë ditën e kalon duke shkruar nëpër media sociale, apo duke publikuar video e intervista për t’i mësuar gazetarët si t’i bëjnë ato. 

Ai shkroi një statut për serbet pa ia kërkuar Qeveria e Kosovës 

Ai kërkoi marrjen e kontrollit të veriut KFOR pa pyetur njeri në Kosovë 

Ai sanksionoi i pari Kosovën 

Ai i hapi derën e sanksioneve BE-së 

Ai kërkon Konferencë Ndërkombëtare pa u konsultuar me Kosovën 

Pse? 

Ai dëshiron me çdo kush të jetë personazhi kryesor. Kur ishte piktor për të tërhequr vëmendje, doli cullak në një plazh në Francë. Kur i mungon vëmendja, vishet me pizhame, apo me këpucë që nuk i përshtaten veshjes, por për të tërhequr vështrimet. 

Ai trishtohet nëse nuk qëndron në qendër. Nëse nuk mundet me veshje, atëherë tregon gazmore! Nëse as kjo nuk e përplas në epiqendër, atëherë ai do të përdorë dhunën verbale dhe shan këdo që i del në rrugë. Komunikimi i tij shpesh nëpër intervista është plot dhunë dhe drejtohet nga emocionet, prandaj edhe mund të teledirigjohet dhe ndërsehet sa herë ta dëshirojë gazetari. 

A është Edi Rama tradhtar? Nuk e di! Por e di atë që e konfirmoi vetë, se ai ka luftuar sanksionet kundër Serbisë. Nëse nuk është dhe unë dua të besoj se nuk është, edhe pse më ka bllokuar, atëherë animi pro-serb bëhet sepse nuk e kupton vuajtjen e shqiptarëve, që ka shkaktuar shteti serb, nuk e kupton rrezikun serb, tregohet dhe dëshmohet naiv me vizione, i mungon njohuria dhe perceptimi i drejtë. Për Luginën nuk e trazon Vuçiqin, ndoshta beson se gjendet në një planet tjetër. Shihet se ai nuk ka mësuar ta dojë kombin, por internacionalen! 

Unë nuk jam as psikolog, as psikiatër, por ky mendim dëshmon disa patologji të Edi Ramës:  

Citat: Narcizmi malinj është një kombinim i narcisizmit, agresionit, paranojës dhe sjelljes antisociale – një përzierje djallëzore që mund të çojë në akte jashtëzakonisht mizore.  

Narcisët malinjë janë të bindur për madhështinë e tyre. Nëse nuk ndihen të vlerësuar siç duhet nga të tjerët, hakmerren pa u penduar. Refuzimi ose mungesa e vlerësimit nga të tjerët nuk duhet të jetë reale. Për shkak të prirjeve të tyre paranojake, narcisistët malinj i gjejnë shpjet armiqtë tek njerëzit që i kanë afër. 

(…) 

Narcizizëm ekzibicionist 

Ky lloj mund të përshtatet mirë dhe të jetë shumë i suksesshëm në botën tonë konkurruese. Sjellja e tij është shumë e sigurt në vetvete. Këta njerëz sillen në mënyrë arrogante dhe të ftohtë ndaj të tjerëve.”   

https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2022/11/llojet-e-crregullimit-te-personalitetit.html 

Para se të ndahemi nga Edi Rama, krahasoni dy mendime të dy ish kancelarëve gjermanë për patriotizmin, me mendimin e Ramës: 

“Patriotizmi është streha e fundit e horrave!”, Rama 

Pas zgjedhjes së tij, ish-presidenti federalHorst Köhler: “Unë e dua vendin tonë. Patriotizmi dhe kozmopolitizmi nuk janë të kundërta, ato varen nga njëri-tjetri.  Vetëm ata që respektojnë veten i respektojnë edhe të tjerët.” 

Presidenti i dikurshëm Johannes Rau në vitin 1999:“Unë kurrë nuk dua të jem nacionalist, por dua të jem patriot. Patriot është ai që e do atdheun e vet, nacionalist është ai që përçmon atdheun e të tjerëve. Por ne duam të jemi një popull i fqinjëve të mirë, në Europë dhe në botë.” 

E çfarë thotë Jean-Paul Sartre? “I urrej viktimat që respektojnë xhelatët e tyre.” 

Gabriel Escobar 

“Me heshtjen bëhet mëkat, kur në vend se të protestohet me zë të lartë, heshtet. Kjo i shndërron burrat në njerëz të poshtër!” Abraham Lincoln 

U lajmërua i shqetësuar për gjendjen në Kosovë Anthony Blinken, Ministër i Punëve të Jashtme të ShBA-së. U deklarua i shqetësuar dhe John Kirby  këshilttar i Biden, por jo Gabriel Escobar, i cili i jepte tonin dhe drejtimin negociatave. Jo Escobari, jo Hilli. Më vonë ky i fundit shprehu keqardhje, thua se po fliste për një aksident të lehtë komunikacioni, e jo për një ushtri paramilitare, që ishte dërguar nga Beogradi.  

Ambasadori gjerman dhe ai amerikan në Prishtinë thanë të vërtetën pa ekuivokë dhe patën guxim të jenë të sinqertë. 

Escobar as nuk shprehu ngushëllime, as nuk gjykoi sulmin e paramilitarëve që komandohej nga Qeveria serbe. Escobar heshti dhe po hesht ende. Edhe pas dy javëve. Ai u diskreditua deri në palcë, si edhe Borrel e Lajçak. Si edhe Hili. Nëse Escobar nuk është i sëmurë, atëherë mund vetëm të hamendemi për motivin: ndoshta ka keqinformuar dhe manipuluar Blinken dhe Bidenin për Vuçiqin dhe Kurtin.Nuk e di a është pro-serb, mirëpo gazetari boshnjak Rasim Belko thotë se hanmeja e Esobarit, Elisabeth Escobar është adhurues e vërtetë e artit serb. Se media serbe e lavdërojnë dhe se ajo ishte bashkë-iniciatore e ekspozitës së artistëve serbë në mes të Uashington DC me emrin interesant Finding the way. https://cazin.ba/odgovor-orbanu-gabriel-escobar-integrirat-ce-bh-muslimane-da-budu-za-dom-spremni-ko-kralja-petra-garda/ 

Ndoshta ajo dashuri mund të jetë arsyeja, pse Escobar hesht, ndoshta ndihet i tradhtuar nga Vuçiq, ndoshta ndihet keq pse dështoi marshimi serb. Nuk dihet, por derisa ai nuk shpreh keqardhje për vrasjen e policit të Kosovës nga banda terroriste e Vuçiqit, mund të mendohet se atij i vjen keq për terroristët e vrarë dhe nuk mund të shprehet.  

Mund të mendohet se ai ka penguar deri tani sanksionet kundër Serbisë, sepse çfarë shprehte Escobar me fjalë apo me heshtje, e recitonin Lajçak dhe Borrel. Ata Vuçiqin e konsideronin paqësor si Dalai Lamën, por dhuna verbale që përdori disa herë gjatë komunikimit publik kundër Kurtit, shpërfaqte pa keqkuptime qëndrimin e tij, që pastaj dukej si ilustrim apo si pasojë te Lajçak, por edhe te komunikimi verbal i Vuçiqit. 

Tash e 14 ditë Escobar nuk shfaqet dhe nuk shpreh ngushëllime për policin e vrarë nga paramilitarët serb. Kjo tregon se ai ishte mbështetësi kryesor i Vuçiqit dhe sjelljet e Lajçakut e Borrelit, ndoshta edhe të Hillit, nuk ishin asgjë tjetër, pos ndikime të tij. 

Escobar ose dinte për sulmin që po përgatitej dhe ndihmoi në neutralizimin e tyre, ose dështimi i paramilitarëve serb e zhgënjeu tmerrësisht shumë. 

Vetëpërmbajtja e Escobarrit, e Borrelit dhe Laçakut, i dërgoi mesazhe të gabuara Vuçiqit Daçiqit, Gashiqit dhe Vulinit se një blic krig dhe një copëtim, do të pranohej nga Perëndimi sepse do të sillej para fakteve të kryera dhe kështu Vuçiq ndoshta edhe ndërmjetësuesit e negociatave do të kishin thënë: Për fat të keq Kurti refuzoi asociacioni dhe tani populli i shtypur, i diskriminuar dhe i trishtuar, mori armët në dorë dhe po vepron si dje UÇK dhe se ata janë të gatshëm të flijohen si familja Jashari!” 

Mirëpo projekti dështoi dhe Vuçiqi doli në shesh pas 17 orëve. Nuk e kishte pritur humbjen kaq dramatike, por sigurisht kishte përgatitur deklaratën pse e aneksoi veriun, apo pse serbet shpallën shkëputjen nga Kosova. 

Në fund, meqenëse Serbia e konsideron Kosovën Serbi, atëherë nuk ka asnjë vështirësi për t’ia dorëzuar terroristët Kosovës. Do t’ia dorëzonte krahinës së vet. Nuk mund ta besosh kushtetutën serbe sipas qejfit, ose e ke, ose nuk e ke! Nëse Kosova është Serbi, dorëzoi terroristët në Serbi. Këtë ta lejon Kushtetuat sepse ti nuk beson se Kosova është shtet! 

Edhe një në fund për Edi Ramën: ndoshta është shumë i mirë, si ishte në fillim, por e mundur se pushteti shumë i gjatë e ka dëmtuar, e ka prishur dhe e ka korruptuar keq, prandaj tani i shfaqen vizione duke shkëputur kontaktin me realitetin, duke mohuar identitetin e vendit që drejton, sepse besimi për vetveten është tepër i madh dhe nuk mund më ta kontrollojë veten. Ai edhe gjersa dëmton, beson se është duke e ndihmuar. 

Serbia e konsideron Kosovën krahinë të veten, Edi Rama e trajton herë is krahinë serbe, herë si katund të askujt! 

Lufta në Izrael është fitorja e parë e Putinit jashtë. Tani Perëndimi do të merret me atë luftë dhe gradualisht largohet nga Ukraina dhe nga Ballkani.

Sulmi i radhës kundër Kosovës është në përgatitje e sipër. 

Kosova duhet të kujdeset të ruajë raportet me Perëndimin, sepse në këtë botë nuk është e drejtë ajo që është e drejtë, por ajo që të fuqishmit i konvenon të jetë e drejtë; kështu është te kafshët e egra në mal, kështu është te majmuni i zbutur, i qytetëruar, jashtë malit dhe në mal. 

Përfundim: nuk ka asnjë dyshim se ne duhet të pajtohemi me Serbinë, por është e pamundur pa demokratizimin e saj. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu