Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
____
At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonin shqiptarët. Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. Arrestohet në vitin 1946 dhe një vit më vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Këtë herë dënimi ishte i pakthyeshëm. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Sot Don Shtjefën Kurti është një ndër 38 martirët shqiptarë që u kanonizuan nga Vatikani.