ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Pse vajtoni o Shqiptarë? Pse i latë manastiret të braktisura dhe pse thatë jemi myslimanë, e jo shqiptarë?!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Valbona Spahia
___
Pse vajtoni o Shqiptarë
“Tokat e Manastirit na i kanë marrë”?!!
Pse vajtoni, pse ulërini
pse zanin sot n’qiell e ngrini,
pse, pse o Shqiptarë
o fatkqinjë, o të marrë,
pse për Manastirin vajtoni sot
pse s’e ruajtët atë mot,
pse, pse o gjakprishur
pse latë Kishat e braktisur,
pse s’i ruajtët si sytë e ballit
po ua latë n’dorë shkjaut?!!
Pse, pse o Shqiptar
i vetvetes zullumqar,
pse tradhëtove rrënjët tua
pse pranove fe të huaj,
pse ndërrove me fes plisin,
pse shkele gjakun, fisin
pse mohove historinë,
pse e humbe lavdinë,
pse, pse o Shqiptar
pse u bane kaq i marrë?!
Manastirin e Deçanit
ia dhe vet shkjaut!!
(V.S)
/
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti
” Atëherë kur mos të jem,
s’dua britma n’gjuhë të huaj,
para varrit e para Zotit
dua gjuhën e Kastriotit!”
U tha, u bë!
E Diela e Pashkëve , 31.03. 2024

K O M E N T E

11 KOMENTE

  1. ….Ti cika (goca) ose gruaja e mire!

    Te paret e shqiptareve, iliret ose pellazget kane besuar ne shume zotera. Kane qene politeist: Fene katolike, ua sololli Roma, fene ortodokse Bizanti, fene muslimane turqit osmanlinje.

    Feja ose religjioni, jane droga ose opiumi i njerezve tevarfer, te paditur dhe hallakatur.

    Friedrich Nietzsche ne nje rast thote se ” alkoholi, prostitucioni dhe katolocizmi, jane rreziku kryesor i Europes.

    • Ti “Megimtari” nuk ke fare njohuni mbi historine e popullit shqiptar dhe ke guximin te bajsh pohime te rreme.
      Ku e ke lexu ti se “Fene katolike” e ka sjelle ne trojet shqiptare Perandoria Romake?
      Ti nuk ia ke haberin e historise dhe flet batihava.

      • …Paul Tedeshcini, atehere na thuaj ti pra, pasiqe une nuk po dij…?

        Une, me dhjetera shkrime autoriale i kam cuar (derguar) ke redaksia e Dirinit mbi kete tematike dhe tematika te tjera. Por….???!!

        Hajde, na thuaj ose trego te me mire pasiqe qenke historeian;kulturolog ose gjitholog i ….!!!

        Apo, te pshurrim dhe peshtyjme secili me large ne gjoks njeri tjetrit….?!

        Nuk e dij, nuk e klam te qarte perse ( pse) gjuhesh pa lidhje si kumbara ne dasem!?

        Me ngjane ne ate fare Gzim Markun, alias Ilir Dardanin e “zemres shqiptare” me gjak armiku!!

        • P.S. Paul Tedescini!

          Ai fare Aurel Dasarati me quajti ose krahasoi me njefare Ali Sheikun ose Shakatarin e Irakut, vetem pse i thash leri nenat dhe familjet shqiptare rehat, ti me thua dicka tjeter….edhe me keq se Dasarati!

          Hajde na tgregoni se kush jeni ju? Inkuizitor ose persekutor fetar, mesjetar, kulturore, apo…?!

          Kush jeni ju? Na thuani ose tregoni me konkretisht:….

          Nuk jane portali ose gazeta poligon gjuetishe ose lojerash te ndryshme autoritare, totalitare ose monologjike, por jane per debat, dialog, mendime ndryshe dhe te ndryshme.

          Nuk e dij se c´a ( cka) te miren keni….!?

          Ku po u dhemb ore zotni!?

    • Do te replikoj shkurt me Ju duke shpresuar qe nuk do te keqkuptohem.
      Ne shume raste, perfshire ketu edhe persona te ditur, thone gabimisht qe fene e krishtere na e solli Perandoria Romake. E verteta eshte krejt ndryshe. Kristianizmin nuk na e sollen Romaket sepse ata ishin kundershtaret me te medhenj te saj. Perandoret romak ishin persekutoret me te medhenj të të krishtereve. Do te permend vetem dy perandorë qe ishin kundershtare te medhenj te kristianizmit, Neroni dhe iliri Diokleciani. Aq shume te krishtere masakroi Diokleciani sa qe per nje moment u duk qe jau hupi faren te gjithe te krishtereve. Ata vriteshin kudo, ata hudheshin ne arena qe te luftonin ( vriteshin ) nga egersirat etj. etj. Edhe ne Iliri kishte martire te shumte te kristianizmit. Nder te paret ishte ipeshkvi i Durresit Asti (qe me vone u shenjterua nga kisha) te cilin ne vitin 117 perandori Trajan ( edhe ky nje kundershtar i madh i te krishtereve) dha urdher qe te vritej. Te shkretin e lyen me mjaltë dhe ashtu te lakuriqesuar e varen ne nje peme. Shen Asti dha shpirt me mundime te medha duke u pickuar nga grerezat dhe bletet. Ne Dardani kishim vellezerit Flori dhe Lauri etj. etj.
      Prandaj me shume te drejte prof. Zef Mirdita thot se “Nuk eshte kjo, pra, fe qe Ilireve ua solli pushtuesi, por kjo eshte fe e deshmuar me gjakun e martireve, qofte te klerit apo te laikeve.”
      Ky persekutim ndaj te krishtereve zgjati deri ne vitin 313, atehere kur Konstantini i Madh (Edikti i Milanos) e beri fe te barabarte me fetë tjera. Deri atehere, pra deri ne vitin 313 pjesa dermuese e pjeses urbane te Ilirise, edhe pse me shume rreziqe, me deshire e kishte pranuar krishterimin.
      Eshte e vertete qe gjate historise edhe kisha kishte gabimet e saja, por kjo eshte teme tjeter.
      Ju pershendes.

      • Albert,

        ke te drejte kete qe e ke cekur ketu.

        Keto qe i thua ti ketu, peraferesisht i km thene edhe une ne nje rubrike tjeter..:me nofken x, y…por, eshte fakt se katolicizmi nuk erdhi nga shqiptaret….

        Lexo lufterat e njohura te ilireve kunder fromakeve nen Teuten, Agronin etj…nga viti 229 dhe deri me 168-para Krishtit…Mitet dhe legjendat ose historite njohura mbi Artemisen (Atremiden) ne Greqi ose Dianen (Selenen) ne Romen Antike….Apollonin etj….Nejse. Jam dakord 1OO % me ju. No Comment.

        Ke nje stil te kulturuar dhe bindes komunikimi.

        Paul Dedeschinit dhe Aurel Dasaretitit, si dfuket u mungon motivimi intrnznik, ekstrinznik, aserniteti ose vullneti dhe aftesia per urtesine, maturine, studimin dhe analizen. Prandaj, menjehere sulmojne dhe reagojne me brutalitet ose egersi.

        Une po e them ose citoi nje mendim te njohur te Konfuqit kur thote se: Ai qe i munde (pushton ) dhe sundon ndjenjat, emocionet, egon ose vetveten e tij, ai eshte me i forte se sa nje ushtri ose armate e tere.

        ” Jeta shkencore, studimore, analitike, intelektuale, profesionale, fetare, kulturore, politike etj…nuk ka te bej vetem me gjetjen ose zbulimin e se vertetes, por edhe me gjetzjen dhe zbulimin e vetvetes para te tjereve.

        Me duket se disa po i sdhajne dhe mohojne me teper se shume shqiptaret e fese muslimane. jemi ne muajin e Ramazanit o vella.

        Une per veti, me teper jam i krishter ose katolik, se sa ndonje besimtar i forte musliman. Por…Kam, ndjenja dhe respekt per vellezerit dhe moptrat e mia gjithandej, pavaresisht fese, krahines, partise ose ideologjise.

        Pershendetje! Me kaq, mendoj dhe besoj se nuk komentoj kurre me ne asnje rubrike te Drinit!

        MIREMBETESHI!

        • Mendoj se gaboni kur thoni se nuk do te komentoni më ne Drini.us. Ju mundohuni te jeni korrekt me secilin “kundershtar” qe nuk pajtoheni me shkrimin (komentin) e tij. Se si do te sillet “kundershtari”, le te mbetet ne ndergjegjen e tij.
          Eshte e vertete qe katolicizmi nuk erdh nga shqiptaret. Edhe kroatet, italianet, gjermanet… e dinë qe katolicizmi nuk erdh nga kroatet, italianet, gjermanet. Por nejse po vazhdoj me nje teme qe vertete eshte shume e ndjeshme qe ka te beje me kritikuesit e islamit politik.
          Edhe une nganjehere mendoj se a thua vertete po ju hyjme ne hak besimtareve myslimanë. A thua po behemi pak me shume kritik ndaj tyre se sa qe duhet. Eshte veshtire te jap nje pergjigje te prere. Por me duhet ta pranoj se kritikuesit kane te drejte. Kurre me shume se sot nuk ka patur besimtare myslimane qe hapur jane kunder cdo gjeje qe eshte shqiptare. Kurre me shume se sot nuk do te degjosh qe ata shajne, fyejne figurat me te ndritura te kombit tone. Kurre me shume se sot nuk kemi besimtare qe madherojne pushtuesit turq, qe adhurojne Erdoganin, qe hapur deklarohen se vella kane turko-arabet, qe hapur kerkojne Sheriatin etj. etj. Te gjitha keto veprime te tyre u japin te drejte kritikuesve te tyre. Dhe, fatkeqesisht pjesa me e madhe e klerikeve myslimane kane te njejtat qendrime.
          Nga ana tjeter, une ende nuk degjova qe nje klerik katolik shau herojte kombetare te fese myslimane. Asnjeri nuk doli kunder Adem Jasharit, Bajram Currit, Hasan Prishtines, Samiut, Naimit, Abdylit, Topullit, Rilindjes Kombetare etj. etj.
          Po e perfundoj kete koment me friken time shume te madhe per ardhmerine e shtetit tone. Sinqerisht e them qe kurre nuk kam qene me i zhgenjyer se sa qe jam sot.

  2. …Disa thote( rrejne ose genjejne) si Shen Pali per here te pare e solli ose perhapi katolicizmin dhe Ungjillin e Krishtit nga Jerusalemi, Nazareti ose dikush tjeter ne iliri!

    Si ka mundesi kjo kur Iliria ne kohen e Krishtit ishte nen sundimin e eger romak´?!

    Nderkohe qe fete i kane perhapur ose imponuar ( papa me para dhe sulltani me shpate, hekur ose cekan ne koke) -perandorite ose imperite e ndryshme si Roma, Bizanti, Perandoria tuke etj…

    ” Cuis Regio, Eius Religio”….

  3. Jane disa shkaqe:
    Disa iken ne Itali, Greqi, umani e Ukraine e Rumeli
    Disa u vrane u perdhunuan
    Disa u konvertuan ne Osmane
    Disa u afruan Kishes Serbe per te ruajtur fene dhe pronat por haruan gjuhen-shkiet
    Disa iken maleve per te zbritur ma vone dhe ose u konvertuan ne islam ose u bene katolike pas vitit 1622

    • Sipas jush i bie qe para vitit 1622 ne viset shqiptare nuk paska patur katolikë. A nuk ju duket ky konstatim joserioz, mos te them qesharak?

  4. znj. Spahia ka shkruar ca vargje te bukura, me plot sens, takt e kuptim, i nderuar Profesor Pirro Prifti!

    Ne komentin tim bera nje qik humore te bardhe ose te lenget, e jo humor te zi gjithe sarkazem, cinizem dhe injorance. Keni te drejt keto qe i keni cekur ketu.

    Shendet dhe gjithe te mirat profesor Prifti!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu