ARKIVI:
6 Maj 2025

    Pse Valon Syla me urrejtje shkruan për diasporën ?

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Shkruan : Reshat Sahitaj
    ___
    Asnjëherë nuk kam dashur të merrëm më tipa që qëllimisht i injorojnë ose i nëpërkëmbin sakrificën dhe vlerat kombëtare, ngase të tillët dihën nga kush paguhën dhe cili është misioni i tyre.
    Në bazë të postimeve të tij në FB, dhe shpërndarjeve te tyre në portale dhe herë pas here në debate televizive, e kam formuar bindjën se ky njeri është narcistik. Ka disa definicione për çrregullimet e personalitetit narcistik, e njëri nder ato është edhe ky : « … çrregummi i personalitetit narcistik karakterizohet me tipa të cilët kanë tendenca të fiton besimin të tjerët së është i mençur, i bukur etj dhe këta kanë nevojë të jenë të adhuruar ». Duke iu falenderuar medieve, portaleve dhe televizioneve, Valon Syla i përbush kërkesat e tij të brendshme e të ndrydhura sa herë shfaqët ne mjete të informimit dhe pavarësisht çka folë i duket vetja se ka folë mirë dhe krejt Kosova po flasin për të. Fakt se krejt Kosova flasin për Valon Sylën, mirëpo askush nuk e vlerëson si të mençur por si një i pacipë dhe destruktiv.
    Destruktiviteti i Valon Sylës
    Duke e pasur përkrahjën e medieve e sidomos televizive, Valon Syla është kundër kontributit dhe sakrificës që diaspora ka dhënë për çlrimin e trojeve shqiptare.
    Historia e lëvizjeve kombëtare nuk mundet të imagjinohet pa kontributin e intelektualëve shqiptarë që jetonin jashtë atdheut pa i pemrendur faktet historike të largëta por duke filluar nga rilindasit tanë të cilët jo vetëm në luftë por e zhvilluan edhe letërsinë tonë.
    Në diasporë lufta për çlirimin kombëtar nuk u shua as pas vitit 1945 e deri më 1999.
    Në diasporë u derdh gjaku i parë për çlrimin e Kosovës më 10 tetor 1981, kur për aktivitete kombëtare u vra patrioti Vehbi Ibrahimi. Tre muaj më vonë në Gjermani u vranë Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu. Pak vite më vonë u vra Enver Hadri, Musa Hoti për lirinë e Kosovës që gjeneratat tona sot të jetojnë të lirë, mirëpo jo edhe t’i injorojnë.
    Po harron qëllimisht Valon Syla, gjakun e derdhur të luftëtarëve të lirisë të cilët nga diaspora erdhën mijëra luftëtarë të lirisë e që disa ranë në altarin e lirisë si Agim Ramadani e shumë të tjerë e disa hubmën gjymtyret e tyre maleve të Kosovës në perleshje më forcat ushtarake serbe. Valon Syla i injoron këto fakte qëllimisht duke e vë vetëvetën në qendër të vëmendjes. Të injorosh gjakun e tyre do të jesh i mallkuar për jetë e mot.
    Valon Syla e injoron faktin tjetër që pa diasporën sot Valoni do të kishte folur serbisht e kurrë shqip, sepse me kontributin e shqiptarëve të diasporës u paguan mesuesit e profesorët e shkollave tona.
    Valon Syla e injoron faktin se pikërisht nga djemt dhe vajzat e diasporës valonin flamujt tanë në sheshet e botës nga 1981-1999, duke kërkuar « Kosova Republikë !« ose « Millosheviqi varsës ! »
    Valon Syla e injoron faktin se duke filluar nga Ibrahim Rugova e deri të Albin Kurti , ne bijtë dhe bijat e diasporës i pritëm dhe ua rregulluam kontaktët më zyrtarët më të lartë të këtij planeti , vetëm e vetëm që Kosova të çlirohet.
    E Valon Syla folë kundër gjysmës së popullit tonë, për t’ia bërë qefin Serbisë !
    E Valon Syla folë kundër gjysmës së popullit tonë duke e ngritur vetëvetën në piedestalin e e elitës më të mençur të Kosovës , e që në fakt është ndër më të dobëtit në mesin e të dobtëve !
    Pse Valon Syla e i ndanë në dy pjesë mërgimtarët ?
    Pas përfundimit të luftës, masovikisht mergimtarët e votuan Hashim Thaçin, më kalimin e kohës mërgimtarët tanë që vetëdijën kombëtare e kanë më të ngritur njëmilion herë më të madhe se Valon Syla, e votuan Albin Kurtin. Pjesa që në zgjedhjet e fundit e votuan Albin Kurtin janë të njetit që dikur e votuan PDK e Hashimit. Ata asnjëri nuk janë antikombëtar, pse sot e votojnë Albinin e neser Hashimin. Duke i nisur nga fakti se mërgimtarët nuk janë pjesë e robërisë të mendimit të imponuar, ata natyrisht që e kanë zgjedhur të votojnë VV si opcion më të mirë për mirëqenien e tyre. Nëse Albin Kurti do t’i zhgënjejë , mergimtarët nuk do ta votojnë, sepse ata janë edukuar në sistemet demokratike europiane e jo në sistemin fisnor të Kosovës siç është Valon Syla i cili bënë zhurmë për partinë që ia ka financue « Metro ».
    Diaspora shqiptare e ndryshon mendimin varësisht prej rrethanave që krijohen në realitetin e brendshëm të ne në Kosovë.
    Deklratat e Valon Sylës janë debile dhe antikombëtare.

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. I lumte pocerrka e krese Valon Syles!

      Lume si ajo nana qe ia ka dhane cicen (gjinin) atij kryemadhi e “patrioti te cartun”!

      E paste nana Valon Sylen…!

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu