PSE XHAVIT HALITI , U FTUA SI DËSHMITAR NË PROCESIN GJYQËSOR TË APELIT TË DOSJES ENVER HADRI?
Bozhidar Spasiqi, shefi i strategjisë për vrasjën e Enver Hadrit, ka deklaruar , që liderët e diasporës shqiptare kanë dashur ta vrasin Sllobodan Millosheviqin. Pë ta evituar atentatin kundër S.Millosheviqit, Dejan Terziqi dhe Bozhidar Spasiqi , thonë së është vendosur të vritet Enver Hadri.
Kjo deklaratë e Bozhidar Spasiqit , është një pretekst, për të arsyetuar vrasjen e Enver Hadrit, para diplomacisë ndërkombëtare dhe opinionit perëndimor, se sipas Serbisë, Enver Hadri ka qenë terrorist që ka planifikuar te vrasi personalitetët politike serbe. Për vrasjën e një terroristi, nuk bëjnë zhurmë as Perëndimi e askush.
Këtë mendim të Bozhidar Spasiqit, në vitin 2000 , në “Zëri” (botues Blerim Shala), shkruante se trekëndëshi Bruksel-Shtutgard- Zvicër kishte planifikuar vrasjen e Millosheviqit. Në këtë trekëndësh përfshieshin: Enver Hadri në Bruksel, Emil Fazliu alias Emil Kastrioti në Shtutgard , Xhavit Haliti dhe Xhafer Shatri në Zvicër.
Një ditë më vonë reagova kundër këtij shkrimi duke ia sqauar opinionit tonë, se Xhavit Haliti kurrë në jetën e tij nuk është takuar më Enver Hadrin. Më Xhafer Shatrin dhe Ibrahim Kelmendin kemi pasur takime disa herë, por me Xhavit Halitin kurrë.
Pse u vra Enver Hadri?
Enver Hadri kurrë nuk ka thurë plane për vrasjen e asnjë personaliteti serb e as shqiptar. Qe nga viti 1981 e deri në ditën e vrasjës, Enver Hadri ka vepruar në sensibilizimin e dramës kosovare në institucionet europiane veçanërisht në Parlamentin Europian. Në fillim prilli 1989, Parlamenti Europian, e aprovon rezolutën kundër torturave, burgosjeve e vrasjeve që Serbia bënte mbi popullin shqiptar. Më 30 maj 1989, në Kosovë vjen një delegacion nga Parlamenti Europian për të parë gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. Më angazhimin tonë : Enver Hadri, Behare Rexhepi, Gani Azemi dhe Reshat Sahitaj dhe më ndihmen e Xhafer Shatrit , kemi arritur që delegacioni europian në Kosovë të pritet më manifestime. Më 30 maj 1989, nën kujdesjen e Afrim Zhitisë, Vata, Ragip Shales… etj para Hotel Grandit organizohet një demonstratë. Më 31 maj 1989, në Podujevë nën kujdesin e Ali Ajetit , organzihet një demonstratë ku edhe vritet Ali Ajeti. Pas Prishtinës dhe Podujeve demonstrata organizohen në tërë Kosovën. Delegacioni europian të shqetësuarr e nderpren viziten.
Kjo është arsyeja pse u vra Enver Hadri , Ali Ajeti, Afrim Zhitia…. e jo vrasja e Millosheviqit
Në Bruskel , kundër personalitete politike të Serbisë janë bërë shumë vrasje si psh atentati në ambasadën e Jugosllavisë më 14 korrik 1981, atentati ku Musa Hoti i vranë tre diplomatë të ambasades së Jugosllavisë me 4 gusht 1981, Hysen Karaliu i cili poashtu vrau dy apo më duket tre serbë në qendër të Brukselit etj etj Të gjithë këta shqiparë u denuan për vrasjet që i kanë bërë. Prioriti i Enver Hadrit ka qenë DIPLOMACIA e jo Terrorizmi.
Pse paska shkuar Xhavit Haliti në Procesin për vrasjën e Enver Hadrit?
Bazuar në deklaratën e Xhavit Halitit, në Bruksel ka shkuar, ngase supozohet që vrasësit e Enver Hadrit janë të njejtit që kanë tentuar ta vrasin Xhavitin në Zvicër.
Në Klan Kosova, në emisionin e Kushtrim Sadikut, Milan P. serbi që tentoi ta vriste Xhavit Halitin u burgos nga organet e Zvicres. I njejti serb , nuk ka asnjë mundësi reale (sepse gjendet ne burg) , të jetë edhe vrasës i Enver Hadrit. Vrasësit e Enver Hadrit dihen më emra e mbiemra nga i pari deri të i fundit.
Vrasësit e Enver Hadrit që ende janë gjallë dhe Bozhidar Spasiqi, janë denuar më burg të përjetshëm dhe ska kush që mundët t’iu ndimojë. Dy nga të përfshirë në vrasje fizike , kanë paguar kaucion 100 mijë euro, kurse Bozhidar Spasiqi as që është paraqitur në janar 2025, mirëpo denimi as nuk i hiqet e as nuk i lehtësohet asnjërit.
Deri në sqarim nga vetë Xhavit Haliti, Enigmatike mbetët shkuarja e tij në procesin gjyqësor në Bruksel në janarin e këtij viti 2025.
Unë që kam bashkëvepruar më Enver Hadrin, dhe që kam bërë me dhjetëra konferenca per medie në Bruksel, me disa interpelanca në Senatin dhe Parlamentin Belg për zbardhjen e vrasjës së Enver Hadrit , kurrë nuk më ftuan të deshmoj asgjë.