Fitim Çaushi, Gjirokastër
_____
Ju falenderojmë Z. Nano për ekspozimin publik të një mashtruesi dhe
spekulatori, si pseudoakademiku Vasil Tole. Në situatën e diskretimit të plotë profesional dhe zyrtar të tij, nuk i ka mbetur tjetër, veç dizinformimi i atyre që nuk e njohin problemin e “isopolifonisë”, dhe gjenezën e saj “prej sirenave greke”. Një prej tyre pranuat se ishit edhe ju. Në emisionin tuaj, Tole iu shmang përgjegjësisë së tij për futjen e “isopolifinosë” së sirenave grke në UNESCO, dhe manovroi me falsifikimin, se ka futur në ruajtje “polifoninë me iso, por termi “iso” ka dalë përpara emrit nga përkthimi anglisht”. Një mashtrues kaq gjakftohtë mund të jetë vetëm Vasil S. Tole. Ky ka botuar në shqip librat: “Odisea dhe sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”, në vitin 2005, “Enciklopedia e isopolifonisë”, në vitin 2007 dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, në vitin 2011, të cilat në mënyrë konstatante kanë stampuar mijra herë termin “isopolifoni” dhe jo “polifoni me iso”, çka provon, se nuk ka influencuar anglishtja në evidentimin e “isopolifonisë” në UNESCO. Po qe se do të kishte influencuar përkthimi anglisht, nuk do të mund të ekzistonte termi “isopolifoni“ në librat e botuara shqip, të Toles dhe nuk do të ekzistonte kjo emërtesë tek ndonjë mercenar i tij në Ministrinë e Kulturës e deri në bazë. Tole, i detyruar nga presioni i emisionit “Gjurmë Shqiptare” dhe simpoziumi model i Shoqatës “Labëria”, manovron, duke mashtruar opinionin, ai ka pohuar: “Dosja e përgatitur nga pala shqiptare përfshin: “Studimin e plotë shkencor për iso-polifoninë nga Vasil S. Tole”. (Enciklopedia e Isopolifoinisë Shqiptare, Uegen, 2007, f. 128-129) Sikundër shihet, emërtesa “isopolifoni” është produkt i studimit të Vasil Toles dhe jo i përkthimit anglisht. Nuk ka kurkund punime për “isopolifoninë” as nga autorë shqiptarë dhe as nga autorë botëror, ky është spekullim i Toles, ka vetëm studim personal të Vasil Toles, i cili e ka dokumentuar: “Si ekspert i etnomuzikologjisë në vitin 2005, Vasil Tole përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” (Vasil S. Tole “Enciklopedia e isopolifonisë” UEGEN 2007, f. 319-320). Ekzistenca e këtyre botimeve në shqip, me “isopolifoni”, e autodemaskon akademikunTole. Studimin për “isopolifoninë” Tole e ka shtrirë, para se ta depozitonte në UNESCO, edhe në polifoninë e Skaparit, për të cilën ju Z. Nano treguat interes: “Vëmë re një ndryshim ndërmjet iso-polifonisë labe dhe asaj toske, i cili buron prej tipareve thelbësore të tyre. Duke filluar me zërin e isos, do të thonim se, në përgjithësi, isoja në polifoninë trezërëshe toske … fillon edhe këngën në trezërëshin tosk, dukuri që nuk e hasim në asnjë krahinë tjetër… Pikërisht, natyra e isos është e dhëna më e domosdoshme për të kuptuar se mbi ç’bazë fillojnë e ndërtohen zërat e tjerë”. ( V. S.Tole, Odiseja dhe sirenat …vep e cit. f. 32-34) Sikurse e shihni, akademiku Tole e ka pagëzuar edhe polifoninë toske të Skraparit, “isopolifoni”, sepse ajo “fillon me zërin e isos“ dhe mbi “bazën e isos, fillojnë e ndërtohen zërat”! Këtu kemi një injorancë profesionale, sepse prof. Ramadan Sokoli, të cilin Tole e përmendi si “mentorin e tij”, ka argumentuar: “Në polifoninë tre zanëshe… marrësi dhe kthyesi janë udhëheqësit e këngës. Jonën kryesore e merr zani i parë. Jonia e këtij zani asht ma e stolisur me glisando e melizma. Përsa i përket vendosjes së tre zërave, ai i marrësit mund të jetë përsipër, ose në mes, por asnjëher përposhtë zaneve të tjerë …Në shumicën e këngëve të shkrueta, tonin e isos e jep prijësi i këngës, i cili e përdredh zanin në një farë grupeti rreth këtij toni dhe e këput tue e rrëshqit tëposhtë. Pastaj parashfron temën”. (Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike Tiranë, 15-21 nëntor 1962, f. 332-333) Sikundër shihet, tonin e isos në polifoninë shqiptare e jep prijësi i këngës, marrësi, Xha Demiri dhe jo e kundërta, “isua”. Jo se Tole nuk e ka lexuar prof. Sokolin, por Tole e ka tjetërsuar me ndërgjegje, si premisë strategjike. Edhe prof.Beniamin Kruta ka argumentuar të njëjtën realitet artistik: “Ky tingull bazal (i xha Demirit) shërben si pikë orientimi për t’u orientuar me të gjithë pjesëtarët e grupit”. Pra është zëri i marrësit që orienton zërat e tjerë, e bashkë me të edhe ison, prandaj nuk justifikohet shkencërisht vendosja e “isos” para Polifonisë. Vasil Tole e ka tjetërsuar “mentorin” e tij. Prof Sokolin dhe tërë studiuesit shqiptar, për shkakqe strategjike. Mund ta pyetni Z. Nano akademikun Tole, përse j’u mashtroi gjatë emisionit me akrobacitë e tij? Mashtrimet e Toles janë fëminore, sepse nuk e mbulon dot medikritetin e tij profesional: ”Theksoj faktin se sipas meje, iso-polifonia nuk ka patur ndonjë zhvillim historik në formimin e tipareve të saj me dy, tre apo katër zëra, por gjithmonë ka funksionuar si një lëndë e përbashkët, e cila ka qenë thërrmuar, në këto trajta të klasifikuara si të tilla.” (V. Tole- Folklori muzikor-1 f. 93-94) Nga “mënçuria” e Toles, del se “isopolifonia”, nuk është produkt i zhvillimit historik dhe shoqëror të etnisë tonë. Ajo nuk është formuar nga një zhvillim i brendshëm gjatë historisë së kulturës së popullit tonë, por rezultat i “thërrmimit të mëvonshëm”! Të kujt?! Pse gjithë kjo metafizikë dhe empirizëm i pseudoakademikut Tole?! Problemi kryesor, i nderuar Nano, nuk është tjetërsimi i emërtesës “isopolifoni”, është spostmi i gjenzës së saj me prejardhje prej kulturës greke, për këtë ai shkruan: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”. ( V. S. Tole, Odiseja dhe sirrenat, vep. e cit. f. 65) Këtu fshihet lepuri! Tole e trajton poemin epik “Odisea”, prej të cilit dëshmon, se polifonia shqiptare ka ardhur nga kënga e sirenave greke, si parahelene, jo parailire. Këtu përfundon problemi dhe polifonia shqiptare merr etnitet grek. Sirenat mund të jenë parahelene, sepse janë produkt i mitologjisë greke, shkruan Tole, por jo Odiseu dhe polifonia popullore shqipare. Tole ka shkruar se “Muzikanti më i madh i antikitetit grek, Orfeu, me lirën dhe këngën e tij, i konkurroi sirenat…” (V. S. Tole Odiseja dhe sirenat…vep. e cit. f.40) Është shkruar qartë, ashtu si Orfeu, edhe sirenat kanë përkatësi etnike greke. Për rrjedhim edhe “isopolifonia” shqiptare, përderisa e ka djepin e saj tek sirenat, duhet të jetë doemos greke! Për të dokumentuar prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke, Tole ka shkruar dy libra: “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin…” (Vasil S. Tole, Odiseja dhe sirenat…vep e cit. f. 10) Këtë prejardhje ka përcaktuar Tole edhe ndaj polifonisë shqiptarer: “Ekzistenca në folklorin muzikor iso-polifonik e disa gjinive si p.sh. kënga iso-polifonike me prejardhje mitologjike, mund të provojnë, se iso-polifonia ka qenë…”(Vasil Tole, Pse qajnë kuajt e Akilit, f. 65) Sikundër shihet, sirenat vijnë prej mitologjisë greke, edhe kënga polifonike shqiptare vjen prej mitologjisë, dhe meqenëse edhe ajo vjen prej mitologjisë dhe sirenave greke, “është produkt kulturor grek”! Mund ta kishit pyetur Z, Nano, Tolen, pse e ke shpurë krijimtarinë shpirtërore të popullit të Skraparit tek djepi i sirenave greke?! Apo s’ka rëndësi kjo për Ju? I gjithë diversioni i Toles, është shtrirja e këngës së sirenave në Epir, deri në Shkumbin, diversion për të cilin ka depozituar në UNESCO, edhe hartën e “isopolifonisë”: “…ky territor i nëntokës, ku gjenden sipas Homerit kori i sirenave vajtore… mbitoka e tij e ruan ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërës”. (V.S. Tole, Pse qajnë kuajt…f. 53) Akademiku Tole zbuloi, se nëntoka e Hadit në Çamëri, ku jetojnë sirenat, ruan ende mbi të, “traditën shumëzërëshe të trashëgimisë shpirtërore botërore: iso- polifoninë”! Nuk ka asnjë dyshim, se akademiku Tole, vuan nga qafa e lart! A mundet që kori i sirenave të nëntokës, të ketë pjellë polifoninë shqiptare?! Tole është i vendosur që sirenat t’i pashaportizoj në Shqipëri: “Ne i përmbahemi idesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve të sotme shqiptare. ( S.Tole, Odisea dhe Sirenat…vep. e cit. F. 41) Sikundër shihet i nderuar Nano, vendodhjen e sirena të krijuara nga populli grek, akademiku Tole e vendos pranë territorit politik shqiptar, ndërkohë që kufiri etnik shqiptar ndodhet pranë kufirit anik grek, në Prevezë! Brigjet shqiptare aktualisht fillojnë nga Kepi Stillos në lumin Pavlla në Vrinë, deri në kepin e Llogarasë! Shikoni sa afër na i sjell Tole sirenat, madje ai i çon deri në Shkumbin! Prof. Eqrem Çabej i referohet studiuesit francez Ami Boue, i cili jo vetëm brigjet e sotme të Shqipërisë i konsideron territor shqiptar, por edhe brigjet e Epirt të Jugut që ka gllabëruar Greqia, i konsideron territor shqiptar. Po ashtu Martin Liku, do të shkruante: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të popullsisë shqiptare”. Në këtë sens ka shkruar edhe bashkëkohësi i tij, Pukëvili, 200 vjet përpara: “Republika e Sulit rreth vitit 1660 përbëhej nga katër fshatra: Suli ose Kakosuli, Qafa, Avariko, Samoniva, fshatra këto me regjime të veçanta që ndiqnin traditat e lashta të shqiptarëve. Gjatë 40 vjetëve popullsia u shtua në shtatë fshatra të rinj.” (F. Pouqueville, Voyage de la Grece, Paris, 1826, v. 3, f. 82) Ka me dhjetra dokumente dhe argumente që dëshmojnë, se qëllimi i futjes së “isopolifonisë” në UNESCO nga na e Toles, nuk është i rastësishëm, po të ishte i tillë, Tole kishte futur në UNESCO polifoninë shqiptare sikurse e ka studiuar shkenca shqiptare në territoret e popullit shqiptar. Pavarësisht, se Tiole kërkon ta fshehë veprën e tij të zezë për “isopolifoninë”me parrulla propagandistike si “aritja më e madhe e njohur nga një institucion ndërkombëtar”. Tole mund t’ia hedhë një vit, dhjetë vjet, 20 vjet, por s’mnd t’a mashtrojë inteligjecën dhe popullin shqiptar për tërë jetën. Kjo mund të besohet për Ardian Vebiun dhe mercenarët e tjerë. Me një hipokrizi prej Uriahipi, Tole u shpreh i “mallëngjyer” për prof. Ramadan Sokolin, ndërkohë që prof. Sokoli ka tërhequr vëmendjen: “Mohohen arritjet e muziktarit që parapriu në disa degë të muzikologjisë shqiptare”. Ky mohues ishte Vasil Tole.