ARKIVI:
1 Prill 2025

    Psikologji fjalakeqse , poezi nga Andris Lleskai

    Shkrime relevante

    Rreth fushatës së Qeverisë Gjermane ndaj Orbanit, Vuçiqit, Ficos, Dodikut e të tjerëve

    Autor: Lirim. Gashi ___ (në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht) ___ Pse qeveria e re...

    Marrëzi, hipokrizi apo servilizëm i Ipeshkvit Dodë Gjergji

    Bardh M. Nengurra, Sarpsborg, Norvegji HIPOKRIZI DHE SERVILIZËM APO BUDALLAKI Kryeipeshkvi i Kishës...

    Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!

    Florim Zeqa Të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, në...

    Deri kur?!

    (Në përkujtim të masakrës së Belegut, 29 mars 1999) Shkruan Endrit...

    Otomanonostalgjiku Fatmir Azemi dhe ulërima e tij nga tempujt e errësirës

    Afrim Caka, Gjakovë ___ Një imami i dalur nga tempujtë e errësirës, duke...

    Shpërndaj

    Andris Lleskai, Rrëshen

    Psikologji fjalakeqse

    Poezi

    Fjala e keqe
    ashtë një molë e molisun
    që kafkën ta gërryen pak e nga pak,
    forcën arrnore ka për ta gërricun,
    e etun për sherr, e etun për gjak.

    Fjala e keqe
    ka për qëllim me ti mbyllë qepallat,
    me t’qorru, syt’ me t’nxerr e me t’lanë n’terr,
    me të gërrvishtë me thoj, me ti ba varrat,
    me t’shkatrru, e jetën me ta ba ferr

    .
    Fjala e keqe
    don me ta përly n’lloç lumninë
    me llumin e baltës s’vet t’fëlliqme.
    Fjala e keqe don me e prishë njerinë,
    don me iu ngjitë si rriqën e pashqitshme.

    Fjala e keqe
    don me ti hangër andrrat me dhamë,
    forcën e mrenshme pa fre me ta cytë,
    pa langun e mishit të shpresës me të lanë,
    e me kocitë e kotësisë me të kacafytë.

    Fjalën e keqe
    lene të mbytet në të vjellën e vet,
    në jashtqitjen e saj plot “mut” e “shurrë”;
    varrose sikur mos ta kesh ngju kurrë
    se dashakeqsin, veç shurdhmemeci e vret.

    ___

    Andris Lleskai 0721 #gegnisht

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu