ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Publicisti Idriz Zeqiraj: Fatmir Limaj dyshohet për 6 raste vrastare e korruptive

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj
 
     “Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimsht nuk ka dashur t`i hetojë ato raste, në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore”, – e pranon, më në fund, Fatmir Limaj. Deklarimet e Limaj janë të sakta. Vrasjet politike numerike në Kosovë janë faktike. Dëshmi janë varret, shumë syrësh me pllaka përkujtimore, buste dhe shtatore, anekënd Kosovës, mjerisht! Të gjithë janë viktima të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
     Për të qenë rrëfimi i plotë, Limaj duhet të sjell arsyen, pra, qëllimet e mirëfillta të vrasjeve politike; autorësinë dhe të dhënat tjera, për ta ndihmuar drejtësinë. Pamëdyshje, Limaj di shumë, ka informacion të bollshëm dhe të dorës së parë. Sepse ai ishte menaxher i njërit nga 40 burgjet të improvizuara, madje, më të përgjakshmit – Kleçka tmerruese!
     Kleçka u bë varri i sekretarit organizativ të LPK-së për Kosovën, Behajdin Hallaçit; komandantit markant Ismet Jashari – Kumanova; Shaban Shalës dhe të tjerëve. Aty u dajakosën, me rrjedhje gjaku, deri në fund të shpinës, kryetari i LDK-së për Malishevën, Jakup Kastrati, veprimtari i shquar Cen Desku dhe shumë të tjerë, që provuan kalvarin e komandantëve banditër e mizorë. Dhe, në qendër të kësaj ploje, ishte, pikërisht, shefi i burgut të vdekjes, Fatmir Limaj. Por, ai nuk ishte i vetmi. Vizitat ogurëzeza, ndjella keqe e ndjella vdekje, të zëvendës-drejtorit të SHIK-ut, Elmi Reçica, me vartësit e tij, nuk mungonin, qoftë edhe në errësirën e natës.
     Fatmir Limaj është levizak i hershëm, me “kruzhokët”, rrethet staliniste e hoxhiste. Për këtë ka folur bashkëmendimtari i tij, Hajredin Kuqi, i cili garon me Limaj në panegjerizmin përlavdërues të shefave të tyre, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e kompani. Madje Limaj e tepëron, deri në banalizim, me marrëzinë e tij se, “pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk do të kishim as Kosovë të lirë”!?
     Gënjeshtra dezinformuese demantohet, lehtësisht, kur dihe se asnjëri syrësh nuk ishin pjesë e luftës. Sepse ata ishin  banorë rezidentë të hotel “Rogner” dhe merreshin me listime vrastare dhe komunikata morbide!
     Në deklaratën rishtare të tij, Fatmir Limaj , shquhet për sinqeritet kur thotë se “qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”.
     Në një takim të hapur, në Dukagjin, në vitin 1998, Fatmir Limaj i shërbente, pikërisht, ndarjes dhe përçarjes: “Kush donë të hyjë në Evropë përmes Tirane, lë të vjen me neve, ndërkaq kush donë të hynë përmes Beogradit, lë të shkojë me Rugovën”! Më qartë nuk ka se si t´i shërbehet ndarjes dhe përçaqrjes të popullit, madje, në vlugun e luftës! Por, dukagjinasit, të zhgënjyer, e injoruan me mosbebim.
     Limaj vazhdon deklaratën e tij, krejt të virgjër, të padëgjuar nga soji i tij lëpëkeist:  “Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, – ngulmon, njëmendësisht e bindshëm, Limaj, në vazhdim të deklaratës së tij.
     Por, Limaj, me deklarimet e tij, të cilat janë absolutisht të sakta, veçsa konstaton, se seria e vrasjeve politike numerike, tashmë, ka ndodhur. Veçse mjaftohet me kaq, duke anashkaluar autorësinë e këtyre vrasjeve, sepse edhe -krimi ka emër -. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se Limaj është njeriu i duhur për të rrëfyer, për opinionin shqiptar, për shumë nga krimet vrastare, gjatë dhe pasluftës, në Kosovën tonë, rrast të inkriminuar.
      Emri i Fatmir Limaj lakohet, të paktën, 
   në 6 (gjashtë) raste vrastare e korruptive: 
      1) Burgu rural i Kleçkës, i cili u bë emër i kobshëm, për ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së. Të gjithë luftëtarë dhe veprimtarë, për çlirimin e Kosovës;
     2) Rasti i vasjes të Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, të rrëmbyer dhunshëm dhe të ekzekutuar si tradhtarë! Komandant Limaj dyshohet se ka urdhëruar dhe përcjellur kidnapimin dhe ekzekutimin. Personalisht, ai, ka çarmatosur djalin e Ramiz Hoxhës, ushtar i UÇK-së. Akuza ndaj Limaj për vrasje, konvertohet në “pakujdesi komandimi”! Kësaj i thonë – vrajë nëpër Kosovë dhe merr pafajësinë në Gjakovë -! Sikur nuk mjaftoi ky skandal, Limaj festoi “pafajësinë”, me komandantët e sojit të tij, me krisma kallashi, të cilat u dëgjuan edhe në Familjen Hoxha në Bellanicë dhe të Binishit në Banjë. Ishte një rivrasje e viktimave dhe lëndim i skajshëm i familjeve të tyre dhe i shqiptarëve njerëzorë të kudondodhur.
     Në vitet `60-a kam qenë mësues në Banjë të Malishevës, kam njohur Ramiz Hoxhën. Kur Dr. Ibrahim Rugova themeloi partinë e parë plurale, Hoxhajt e Bellanicës, ishin me Rugovën dhe LDK-në e Tij. Ata ndihmuan Kosovën dhe luftën nga Mërgata dhe Kosova. Një familje fisnike, e dëshmuar në paqe dhe në luftë. Andaj, assesi nuk e meritonin gjëmën e skajshme, të shkaktuar nga Limaj, me bandën e tij.
     3) Operacioni “Shigjeta”, me kryeshef Fatmir Limaj, u organizua një muaj para çlirimit. “Komandantët” e Pashtrikut po grindëshin ke ta zgjidhnin – komandant të parë-! Hafijet e SHISH-it të Klosit, donin të ishte nga Shqipëria, ndërsa SHIK-u e donte komandantin nga torishta e tij. Komandantët profanë në artin ushtarak, i futën 148 ushtarë në Lugështajën e Gorozhubit. Ata u spiunuan qysh para nisjes për në kufi. Forcat serbe kishin zënë pritën në të dy shpatët e Lugështajës. Me breshëri plumbash i vranë 23 ushtarë të UÇK-së, shumë të tjerë u plagosën, të tjerët i zunë robër.
     Tani, dezinformohet, falsifikohet, vrazhdësisht, gjoja se “u bë një luftë e rreptë” me forcat armike. Ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë mundësi as sulmi dhe as mbrojtjeje. Cinikisht, masakrat po festohen si fitore! Atëherë, pse prisni të ndëshkohet sodateska serbo-sllave, për krimet në Kosovë, kur UÇK-ja i paska fituar betejat, duke vrarë shumë armiq pushtues?!
     Ekrem Rexha – komandant “Drini”, me ushtarët e tij, edhe pse veproi në zonën e Pashtrikut, ai i mbeti besnik emërtesës FARK, duke mos njohur si epror Fatmir Limaj. Dhe, hakmarrja ishte fatale, duke u ekzekutuar para shtëpisë së tij, në Prizren, nga saliveselat e Limajt. Komandant “Drini” ishte i pakonkurueshëm, për pushtetin lokal të pritshëm. Edhe me këtë shembull, po ndihmojmë Limaj, që ai të prononcohet për arsyet dhe autorësinë e vrasjeve me motive, tërësisht, politike.
     Hashim presidenti u mburr, tre vjet më parë, për “angazhimin dhe lavdinë e operacionit “Shigjeta”, në Luftën e Kosharës”! Por, komandanti i kësaj lufte, Kolonel Rrustem Berisha, e demantoi atë, duke thënë se “për operacionin “Shigjeta” kemi mësuar vetëm pas çlirimit”! Në largim e sipër nga Kompleksi Memorial i Kosharës, Hashimi i tha Kolonel Berishës: “Më fute thikën pas shpinës”. Koloneli gjegjet: “Unë thashë vetëm të vërtetën”. Gënjeshtrën e përsëritë, madje dendur, edhe Gjenerali matrapaz, Kudusi Lame.
     Është skandaloze, pse nuk u jipet grada “Gjeneral”, të paktën, dy kolonelëve markantë, të shquar në komandën e Luftës të Kosharës: Rrustem Berishës dhe Anton Qunit?!!
     4) Heroi i gjallë Fetah Rudi, ishte kuadër i devotshëm i LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova e vlerësonte si organizator të mirë dhe mik të sinqertë. Disa komandantë, me Qeverinë e tyre të Përkohëshme, të kompozuar nga krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, vepronin me skemëm e diktatorit fashist, Enver Hoxha. Gjatë luftës ai i vriste, pas shpine, kundërshtarët politikë.
     Pas luftës, në të gjitha rrethet, siç quheshin komunat, përzgjidhte atdhetarët më të zëshëm, i dënonte dhe ekzekutonte, me akuza të stisura, të shpifura, për të mbjellur frikë, terror dhe nënshtrim në popull. Për afro gjysmë shekulli, banda byroiste e Hoxhës, ushtroi fashizëm tipik, ndaj popullit shqiptar. Në atë rrugë po shkonte edhe Qeveria e Përkohëshme e “komandantëve”. Vetëm ndërkombëtarët e stopuan, në një masë.
     Me atë që kemi mësuar deri me tani, rezulton se Limaj ka bërë përzgjedhjen, se kush duhet shënjestruar në Malishevë, për frikë e terror. Dhe, Fetah Rudi ishte kuadër i LDK-së, bashkëpunëtori i zellshëm dhe miku personal i Presidentit Rugova. Ndërsa ekipi i SHIK-ut, zyrtarisht, ka bërë atentatin, të cilit Rudi i mbijetoi, por, i plagosur rëndë, për të mbetur në karrikën invalidore – përjetësisht.
     Për të fshehur gjurmët e krimit, po atë ditë, komandantët, eksponentë të SHIK-ut, eksponentë të krimit, urdhëruan shtypjen, si minjtë, të tre atentatorëve në veturën e kuqe! U zhduk edhe kamioni vetëshkarkues, bashkë me shoferin, që shkaktoi “aksidentin” e porositur! Krejt kjo brenda ditës, si në filmat horror! Për atentatorët, komandantët kanë bërë edhe një kompleks memorial dhe kriminelët trajtohen si dëshmorë!
     LDK-ja ishte në koalicion për qeverisjen e komunës të Malishevës. Caktoi për nënkryetar të komunës kuadrin e saj, Fetah Rudin. Ishte ndërhyrja e Limajt të mos pranohej kjo kandidaturë. Për rrjedhojë, LDK-ja u tërhoq nga bashkëqeverisja. Veç kësaj, PAN-istët, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, kandidimin për deputet të heroit Rudi, e konsideruan si  provokim. Pra, Limaj, me PAN-istët e tij, e pranuan, natyrshëm, krimin e bërë ndaj rugovistit Fetah Rudi.
     5) Rasti tragjik i dëshmitarit Agim Zogaj, ka lidhje të drejtëpërdrejtë me eprorin e tij, Fatmir Limaj, i cili iku kësaj bote, në rrethana misterioze! Rasti Zogaj do të kujtohet, si rast unik, në drejtësinë botërore, për heshtjen e turpshme të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Dëshmitë e tij, për krimet e Limajt, me shokë, në burgun e vdekjes, në Kleçkë, të shkruara në – Ditar -; i intervistuar nga Policia e UNMIK-ut; i intervistuar nga mediat e shkruara qendrore dhe ato vizive; dëshmitë zënore në televizione.
      Dëshmitarin potencial, kundër Limajt, në Gjykatën e Hagës, Agim Zogaj, e morën në mbrojtje ndërkombëtarët. Por, nuk e mbrojtën dot, sepse krimi në Kosovë, është më i fortë se ligji, më i fortë se drejtësia! Kur kuadri i “Nisma”, Jakup Krasniqi, mësoi vdekjen e dëshmitarit Zogaj, i gëzuar, deri në ekstazë, deklaroi botërisht: “Tani, Fatmiri shpëtoi, pasi dëshmitari u shua kësaj bote dhe dëshmia e tij, në mungesë, nuk vlenë më”!? E turpshme dhe kriminale!
     Edhe pas eliminimit të dëshmitarit okular, syjas, i akuzuari Limaj, nuk u mjaftua. Ai kërcënoi Familjen e Zogajt, se “tani janë rritur fëmijtë e tij dhe keni kujdes, t`i pushoni akuzat”! Ndodhi çudia e madhe! Familja Zogaj paguante avokatin Çelaj, për ta shpallur Agim Zogaj hafije të Serbisë, qoftë edhe pas vrasjes!! Ky skenar ishte i Fatmir Limajt. Gjëra të tilla ndodhin vetëm në Kosovën e çudirave!!!
     6) Si ministër i PDK-së, ekziston dyshimi i bazuar, se është përfshirë në 20 makro-tenderime korruptive, hajni zyrtare. Kuotën përfituese e kishte fikse: 200 mijë dollarë apo marka, për një tender të majmë. Bisnesmeni nga Gjilani, me guximin  e mjaftueshëm qytetar, e denoncoi Limajn, për ofërtën e dhënë, nëse don tender nga Qeveria e PDK-së”! Dhe, ndërkohë që Limaj ishte nën akuzë, bëri një pazar me një biznsmen tjetër, me të njëjtën kuotë çmimi! Prandaj, Limaj njihet në opinionin shqiptar si “hajni trim”!
     E veçanta në rastin Limaj është se ai ka fat në fatkeqësi: Dëshmitarët e tij i merr Zoti, para se të ballafaqohen në Gjykatë, me të akuzuarin Fatmir Limaj! Kështu ndodhi me Agim Zogaj. Dhe, si me porosi, edhe biznismeni nga Gjilani, vdiq në një aksident në Vjenë!
                                                                                                      – V i j o n –
 
          KOMANDANTËT PRANOJNË FAJËSINË PËR VRASJET POLITIKE!
IDRIZ ZEQIRA
     Janë, të paktën, tri raste faktike të pranimit të krimeve, kryesisht, të vrasjeve të kundërshtarëve politikë nga disa komandantë banditër:
     I. Kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, po diskutonte afatin e mandatimit të saj, për hetimin e krimeve të luftës dhe të pas luftës, komandantët që “e kishin mizën pas veshit”, reaguan ashpër, të mos kalohej tej vitit 2000! Pse? Sepse, luftën e konsideronin si “kohë të rrëmujshme” dhe mund t`ia faturonin vrasjet pushtuesit. Dhe, arritën ta kufizojnë deri në fund-vitin 2000. Kjo është amnistim i krimeve të mëvonshme serike, nga e njëjta strukturë kriminale, e përkufizuar, mençurisht e profesionalisht, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, nga prokurori amerikan Xhack Smith.
     II. Reagimi kundërshtues i disa komandantëve kriminelë të PAN-it, për emërimin në poste drejtuese dhe garimin për deputetë, të fëmijëve të të vrarëve për motive politike, e quajnë provokim! Kandidatura simpatike e Fetah Rudit, u mirëprit nga populli, por i irritoi fort komandantët. Kjo tregon se kriminelët e PAN-it, nuk janë penduar për krimet e tyre. Dhe, duke e ndjerë vetën, të implikuar në vrasjet polititike, nuk e duan ballafaqimin me viktimat, përkatësisht,  trashëgimtarët e tyre.
     III. TV “Dukagjini” ka një reprizë të gjithmonshme: “A është e vërtetë se Hashim Thaçi ju ka kërkuar, qoftë edhe përmes të tjerëve, të mbroheni në heshtje”,- i bënë pyetjen publike moderatori Ermal Panduri, ish-ministrit të Brendshëm, në Qeverinë e Përkohëshme, Rexhep Selimit?
     “- Po, si nuk është e vërtetë”, – përgjgjet, prerazi, ministri në fjalë.
     Praktikimi i heshtjes nga komandantët e akuzuar për krimet vrastare, të kundërshtarëve politikë, është bërë e zakonshme. Sepse, sipas një utrësie rumune: “Ata që gënjejnë, duhet të kenë memorie të fortë”. Pra, përsëritja e gënjeshtrës, rrezikon t`i tradhtojë memorja!
     Pra, fajësia e pranuar për krimet, tashmë, të bëra, nga disa komandantë, me bandat e tyre, është evidente. Janë të tepërta dhe bjerrje kohe hetimet të stërzgjatura. Elementet e krimit janë konsumuar katërcipërisht.
     “Më mirë vonë se kurrë”, – thotë urtësia. Limaj ka bërë hapin e parë, duke pranuar se vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, jo si disa kolegë të tij kriminelë, të cilët mohojnë motivet, madje, i quajnë edhe “të vjetëruara, që duhet harruar”! Nuk është vetëm Baton Haxhiu, i cili apelon për pajtim të brendshëm dhe të jashtëm, duke i amnistuar kriminelët! Janë edhe disa “gjeneralë”, eksponentë të krimit, të haraçit dhe të korrupsionit, që duan të harrojnë të kaluarën e zezë të tyre, duke i mbuluar me “tam-temet” e “betejave” të tyre imagjinare.
     Vërtet, nuk është hera e parë, që Limaj reflekton drejtë, në raport me kolegët e tij: “98 % të ushtarëve na vinin nga radhët e LDK-së”, – deklaron, përsëritshëm, Limaj. Por, kur shtrohet pyetja: A duhet të japë përgjegjësi Fatmir Limaj? Mendoj, gjithësesi po, sepse ai ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër të akuzuarit kryesor.
      Mendësia se “kam kaluar në filtrin e drejtësisë vendore dhe ndërkobëtare dhe jam dëshmuar i pafajshëm”, siç pretendon Limaj, me sojin e tij, është një “përrallë dimri”! Të gjithë të akuzuarit dhe të arrestuarit, për krime vrastare apo hajnore, përgjatë tej dy dekadave, kanë qenë dhe mbetën të fajshëm. Për disa vrasje faktike, dënimet kanë qenë simbolike, sikur të kenë vjedhur ca pula!
      Avokati i njohur Ben Emerson thotë se “liria e një komandanti ka kushtuar 11 milionë euro”, prej tyre ai pranon se ka marrë 5 (pesë) milionë euro. Por, kurrë nuk përmend fjalën “pafajësi”!? Haga ka arrestuar gabimisht vetëm një person dhe brenda 24 orësh e ka liruar, me kërkim falje, e ka kthyer të lirë në Kosovë, me dëmshpërblimin përkatës, ligjor.
      Gjykata e Hagës kurrë nuk i ka dënuar të pafajshmit, por, ka liruar të fajshmit. Prandaj, është themeluar Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për ta korrigjuar, tashmë, fajësinë e bërë nga Gjykata e Hagës, e cila, me vendime arbitrare politike, shkeli mbi gjakun e shumë qindra viktimave të pafajshme, kryesisht, shqiptarë, luftëtarë dhe atdhetarë, të përkushtuar për çlirimin e Kosovës.
     Fatmir Limaj, më në fund, duhet të flasë, sepse ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes, përkrah Hashimit, me shokë. Janë pazarët tenderuese, që kanë prishur miqësinë e tyre. Përndryshe, ata i lidhin të bëmat e luftës dhe pas saj, madje, pazgjidhshëm, të cilat janë tmerruese. Limaj është bërë yll i mediave vizive. Flet “për Shkup dhe për Shkodër”! Por, tani është radha dhe rasti të flasë për vrasjet politike, rast unik, kur bota demokratike luftonte për shpëtimin e popullit të Kosovës, ndërkohë, disa komandantë bastardë e hafije të Serbisë, vrisnin FARK-istët luftëbërës të Ibrahim Rugovës; luftëtarët dhe veprimtarët e LDK-së; si dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së!
     E përsërisim, Fatmir Limaj di shumë për vrasjet e kundërshtarëve politikë, sidomos në domenin e sundimit të tij, që përfshinë koxha hapësirë. Nëse nuk i njeh ekzekutorët, urdhërdhënësit i di. Përtej dy dekadave u heshtën, nuk u hetuan, sepse krimi në pushtet dhe shtet, kishte kapur sistemin e drejtësisë. Përmendja e vrasjeve politike, konsiderohej blasfemi! As Limaj kurrë nuk e ngriti zërin për hetimin e tyre. Madje, e bëri namin, për mbojtjen e imunitetit të deputetit, ndërkohë që, sipas shërbimeve informative prestigjioze ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës kishte 27 deputetë kriminelë!
     Që vrasjet politike, me listimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve politikë kanë ndodhur, realisht. Sikur nuk mjaftuan jetimët numerikë të Kosovës, me prindër të vrarë nga soldateka e Millosheviçit! Numrin e jetimërve e shtuan “komandantët” shqipfolës, që thirreshin në emër të luftës. Kjo nuk ndodhi as në Kroaci dhe as në Bosnje.
      Por, ka ndodhur dekada më parë në Shqipërinë hoxhiste! Ishte Sigurimi Shqiptar, ai që instruktoi kriminelët e Kosovës, për ta marrë pushtetin me dhunë. Dhe, hetimi i vrasjeve politike, duhej të nismonte, pikërisht në Shqipëri, atje ku është bërë ekzekutimi zyrar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në vlugun e luftës. Rast unik!
       Pra, vrasjet politike u bënë për pushtet dhe para. Kjo, tashmë, është dëshmuar bindshëm. Edhe Fatmir Limaj duhet ta pranojë dhe ta pohojë zëshëm, motivin vrastar të disa komandantëve, si pjesë e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shume te verteta shkruani madje asnje fjali nuk len hije dyshimi se zmadhoni , I ndryshoni ngjarjet. Sa per mesimdhenesit nga Tirana asnjehere nuk do te pesojne asgje deri kur zbatuesit , ‘mysafiret ‘ e Hages nuk hapin gojen e te tregojne skemat e udhezimet e marre nga ushtaraket e larte te Tiranes ku sot gezojne dhe grada te larta si Gjenerale , Majore etj.Ata me Lame Kudusin epror ishin punonjes te Sigurimit famekeq dhe de fakto kjo organizate terroriste vazhdoi veprimtarine e saj dhe pas renies se komunizmit. Ne dekaden e pare pas 1990 – ten detyra e kesaj organizate terrorists ishte te zhdukte deshmimtaret okulare ne gjygjet e medha .Ne rast eshte nje grua qe ka ndare ore me F.Shehun ( gruan e M.Shehut ) ne qeli duke e torturuar ne menyre speciale.Ajo dinte shume dhe pak muaj Para 90 -,tes vdes nga ,,,zemra ku gezonte shendet te plote.Kete dyshim e verteton vdekja pas 2,3 ,vjetesh e djalit te saj te vetem ne rrethana krejt te mistershme. Shyqyr qe vetem ate djale kishte se flijimet do te vazhdonin.Detyra tjeter e kesaj organizate terroriste ishte te dhunote barbarisht kedo qe do te shante , udheheqsin e tyre ‘shpirtror ‘ diktatorin enferr.Dhe kjo vazhdoi deri ne vitet 2000 – 2005 .Te flasin e te tregojne te verteten te burgosurit ne Hage se parudha hipokrite e tyre se ‘Liria ka emer ‘ lexohet ndryshe. Urdheruesit ,vrasesit kane emer dhe mbiemer.

  2. Rrena (genjeshtra), mashtrimi, spekulimi, agjitacioni ose propaganda, jane nana, motra, halla, tezja ose ndrikulla e krimit, dezertimit, tradhetise ose pabesise.

    Fatmir Limaj eshte njeri prej figurave monumentale ose emblematike te UCK-s….

    Nderkaq, nderi dhe morali ne lufte jane kontrabande dhe propagande.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu