ARKIVI:
18 Shtator 2024

Pueblo (1965) / Kur Mbretëresha Geraldinë emocionohej nga muzika cigane në restorantin hungarez “El Budapest” në Madrid

Shkrime relevante

Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Ervina Toptani, Vjenë Ne nuk jemi më ata që ishim dje, në prehër...

Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik

Sulltan Mehmet - Fatihu (I tmerrshmi), shkatërruesi i Shkodrës deri në...

Skandal seksual në “Medresen Alauddin“ në Prishtinë, prokuroria ta hetoj rastin!

  Shkruan: Luan Dibrani Çështja  fetare si fenomen është ngritur qe një vit...

Dr Sami Alrabaa: Rishikim – “Xhihadi Islamik – Një trashëgimi e detyruar konvertimi, imperializmi dhe skllavërie”

Rishikim: “Xhihadi Islamik – Një trashëgimi e detyruar konvertimi, imperializmi dhe...

Shpërndaj

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Shtator 2024 

“Pueblo” ka botuar, të hënën e 15 shkurtit 1965, në faqen n°31, një shkrim rreth emocionimit të Mbretëreshës Geraldinë kur dëgjoj tingujt e muzikës hungareze në restorantin “El Budapest” në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldina e Hungarisë (Shqipërisë) u emocionua nga muzika cigane

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

Burimi : Pueblo, e hënë, 15 shkurt 1965, f.31

E shoqëruar nga ambasadori hungarez dhe një grup hungarezësh me banim në Madrid, Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Hungarisë (në fakt e Shqipërisë) nuk mundi të përmbajë emocionet e saj kur violina magjike e Serge Vörös-it luajti për motive të ndryshme nga folklori i pasur Magyar, gjatë darkës që mori pjesë në restorantin e vetëm hungarez që ekziston në Spanjë, El Budapest, në rrugën Montalbán. Vetëm fotografia e Gyenes shpreh gjithçka që mund të themi.

*Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/pueblo-1965-kur-mbreteresha-geraldine-emocionohej-nga-muzika-cigane-ne-restorantin-hungarez-el-budapest-ne-madrid/.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Cudia s’ka limit . Nga z. Paul rishkruhet pseudohistoria e demagogëve bolshevike të 1944 e tutje,, madje deri më sot në shtator të 2024 kur faktet me dokumentacione në arshivat shteterore të Shqipërisë janë publikuar pas viteve 1990 – të . E kam fjalën për ” vjedhjen , zbrazjen ” e arkës së shtetit nga Mbreti Zog në viti 1939 .Lexoni të vërtetën e largimit të tij , vendimin e Parlamentit për pagesën që duhet të mirrte për familjen e tij dhe grupi që e përcollën . Që mos të humbisni kohë për të lexuar këtë lajm të fshehur nga pushtuesit dhe hajdutët e vërtetë që erdhën në pushtet në nëntorin e zi të 1944 ,,floriri i supozuar se u ” vodh ” nga Mbreti Zog u gjend me dokument e , de fakto në bankat e Italisë ( 2- 4 tonelata flori , nuk më kujtohet saktësisht se sa ) . Përfundoi aty gjatë ikjes me shpejtësi të ushtrisë hitleriane që nënkupton qartë se floriri nuk u rrëmbye nga Mbreti Zog . S’arritën t’a përvetsonin gjermanët ,pasi ato tonelata flori u përdorën për dëmshpërblimin e incidentit të Korfuzit ( vendim i gjykatës ndërkombëtare ) . Është pak të them mjerim z.Paul . Të përsërisni mashtrimet e kriminelëve dhe hajdutëve komunistë që nuk la shtëpi , familjarë pa ju vjedhur floriri , plaçka e mundi i një jete . Gja që prindërit e mij dhe krejt populli shqiptar nuk i përjetoi për aq vite sa ishte Mbreti Zog në pushtet . Ai që krijoi shtetin e parë të vërtetë shqiptar !!! Mjerisht ende dëgjojmë historinë mashtruese të atij shteti që historinë e shkruajti si deshi , të bardhën në të zezë e të kundërtën , ,,,, nga klasa kundërshtare .

    • Cka shkruj e shkruj me fakte, jo pse ka thane njeni apo tjetri.
      Sa per Enver Hoxhen, ka fakte te pakontestushme qe ai e ka rjepe popullin shqiptar shumefish ma shume se ish mbreti Ahmet Zogu. Enver Hoxha ka depozitu sasina te mdha ari ne bankat e Zvicrres. Per kete kerkush nuk flet edhe pse mjaft persona e dijne mire.
      Kalosh mire Rita.

  2. Jo zotni , nuk nxirrni asnjë fakt veçse përsërisni at histori që un dhe ju në bankat e shkollës kemi mësuar se ,,indentik fjalë për fjalë ,, ” satrapi Zog vodhi floririn e mori arratinë ” .Kjo deri më 1990 se dolën dokumentat e fshehura që Mbreti Zog me VENDIM parlamenti merr 135 kg. flori ( në formë të monedhave të asaj kohe ) e tash krahasoni me tonelatat e gjetura në Itali se sa ” vodhi ” ky Mbret , kur për hir së vërtetës tim gjyshi afërsisht kaq i vodhën pushtuesit komunistë dhe e vranë pa dalë më gjygj aty në qelitë e torturave.Pëshpëris me vetveten Mbreti dhe gjyshi im një sasi e njëjtë pasurie .Dhe sa të tillë në krejt Shqipërinë feudale , të pazhvilluar në atë kohë por pak para lufte e dlirë , e pastër e lirë nga hajdutët komunistë . Shtoj dhe korrigjoj se këto tonelata flori nuk u morën ,vodhën nga gjermanët por një vendim i bashkëpunimit, miqësisë se shtetit shqiptar me atë të Italisë. I vetmi Mbret që i bëri rezistencë ushtrisë italiane në Ballkan ishte ai i Greqisë pasi kishte ushtri të kompletuar si atë tokësore ,ajrore dhe detare si dhe aleat Britaninë e Madhe. Nejse, kuptoj që nuk jeni i informuar për historinë e re që u fsheh për dekada . Po të ishin të vërteta akuzat e hajdutëve komunistë a do të rimerrte pronat i nipi në Tiranë ( aq sa ka marrë ) , a do të nderohej me statujë në mes të Tiranës ??? Janë dokumentat ata që u mbydhën gojën mashtruesve të historisë .Problemi qëndron se si të informohen të gjithë për historinë e fshehur ? Se atë vjedhje që i bënë popullit shqiptar për 44 vite ,at dëm ekonomik , shpirtror ai pushtet demon s’ja ka bo as një pushtues e për më tepër krijuesi i shtetit të mirëfilltë shqiptar ,Mbreti A.Zog.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu